Nga Fatmir Terziu
Poezia e Lazgush Poradecit, është enciklopedia kulturore e pos-letrave Shqipe, një vagon didaktik që aprovoi ‘Njeriu’ me një udhërrëfim për manaxhimin e besimit të vet shpirtëror, etikës dhe jetës sociale. Të gjitha dhuntitë poetike dhe dramatike janë të përfshira në këtë rrugë krijuese për të siguruar transmetimin e traditës nga brezi në brez. Kjo këngë poetike Lasgushiane e ushqyer në rrënjët e moçme shqiptare të fuqizuara nga mjeshtrat e hershëm dhe atyre të Rilindjes Shqiptare, është ritmikisht e organizuar me një mjeshtëri të rradhë e të madhe në pjesë metrike, që sigurojnë secilin të jetë psikologjikisht i mbërthyer dhe i sqaruar deri në fokusimin në kujtesë e memorje deri në një rikujtesë të lehtë për t’a rithënë.
Në “Republikë”, Plato rigorozisht atakonte që herët britmat poetikë, si një ndërlidje për komunikimin e njohurive. Ai lutej për një metodë më të saktë të komunikimit dhe klasifikimit [“Idetë”], dikush që mund të nënkuptojë investigimin e fakteve, principet e realitetit, natyrën humane dhe dirigjimin e jetës së përditshme.Çfarë specialistët e kësaj fushe kanë menduar dhe mendojmë për poezinë, ka qenë dhe është një diferencë e madhe dhe radikale nga ajo që poezia është dhe mendohet apo tejçohet listave nga ‘poetët’. Poezia që ne shprehim të ketë vazhdimësinë e penës dhe mendjes së përkryer poetike të Poradecit, është produkt i një ekspresioni ‘poetik’ me një përvojë në prodhimin e kolektives dhe produktit të psikozës dhe mendjes kolektive. Forma mimike, kjo teknikë që eksploton ritmin, dimensionin dhe muzikalitetin realizon të dëshiruarën përgjigje psikologjikisht të mirëpritur nga dëgjuesi dhe lexuesi i saj. Poezia si një ushqim për këngën ka realizuar kështu, një dimension totalisht të lehtë kujtesor, dhe çfarë ka prodhuar vargu dhe tingulli japin e marrin në një simbolikë të cilën duhet të synojë sot poezia shqipe.
Plato e sulmoi metodën e mosndjekjes së traditës dhe lëvrimit analog, sepse ajo dekurajon argumentin dhe përqëndrimin logjik mbi brendinë e saj, brendinë e poezisë. Ai duke sulmuar krijimtarinë e ‘castit dhe të rastit’ e quajti poezinë e krijuar rishtaz si spekulative, në thelb abstrakte, ‘një helm dhe një armik për popullin’. “Qorr”, shumë dëgjues, Homeri pasuroi këtë mënyrë të komunikuari, këtë të folur që mund të krahasohet ngjashëm me një prizëm, ku paraqet disa kuptime nga e njëjta pikë. “Preçisioni” është sakrifikuar për një shkallë të lartë të sugjerimit.Miti është një metodë që vërehet në grupin apo kauzën e efekteve me termin krijues, poet. Këtu, sidomos poetët e rrinj, kërkojnë ende një formulë, që tulatet mes krijimtarisë aktuale, traditës dhe modernes, midis të vjetrës dhe të resë, midis dhuntisë dhe xhelozisë që ka mbuluar prej kohësh me jorganin e saj një pjesë të Perlës Poetike shqiptare. Nën këtë jorgan fle poezia e mrekullueshme e thurur ndër vite. Jorgani mbulues herë gërvishet nga thonj të makiazhuar, herë me ngjyra tekanjoze ‘politike’ e herë me paragjykime të pamatura. Poezia mbetet nën të, mbetet nën të edhe ajo që duhet sharrë, lavdëruar, kritikuar apo vlerësuar. Ndryshe, ku do të gjendet rrëfimi tek brezat? Nëse kjo do të vazhdojë gjatë; pa dhimbje dhe hezitim mund të themi: ‘Erdhi vdekja e poezisë shqiptare!’. Në fakt kush e dëshiron këtë vdekje të poezisë?! Atë së pari me sa duket e duan vetë poetët, sepse poetët lejojnë të tallen me veprën dhe ëndrrën e tyre, të shumtët ‘poetë’, të shumëzuarit poetë, që në fakt ende se dinë në se janë të tillë as ata vetë…
TROKIT, TROKIT… DHE ZGJO!
Ndjej kënaqësi të shpreh dy fjalë për poeteshën ‘pa moshë’ të të gjitha moshave, Iliriana Sulkuqi. Jashtë kuadratit të ndërthurur metafizik, ajo është një burim ndjenjash, frymëzim tejskaj dhe një busull orientuese brezash, gati, gati në tërë rrugën jetike dhe krijimtarinë e saj. Për së shumti në një vizion poetik, ku larmia ideore tingëllon qetësuese dhe tërheqëse vargu tipik i Ilirianës ka kostumin real, personal dhe mbart vlera reale. Le të shtoj këtu edhe timbrin e rezonancën sintaksore që mbart vargu i saj për ne kolegët e saj dhe për të gjithë të tjerët jashtë kësaj vorbull-pene në këtë shekull të numëruar 21. Dikur poeti Elbasanas Milianov Kallupi do të shprehej poetikisht për vargun e Ilirianës që “troket e troket derisa të të zgjojë”Ajo vetë e shpreh këtë dhe natyrshëm në “Trokit e Zgjo”, ku natyrshëm do të ishte mirë të ishin zgjuar realisht edhe ‘fikësit’ e kahershëm të ëndrrave dhe trokitjeve letrare… Suksese poetes Sulkuqi!vazhdon...
Nuk ka komente:
Posto një koment