e premte, dhjetor 21, 2007

Elbasani nderon legjenden e futbollit, Frederik Jorgaqi



Nga Fatmir Terziu


Frederik Jorgaqi ish trajneri i klubit te futbollit te Elbasanit ka marre titullin qytetar nderi i ketij qyteti. Vendimi eshte marre me kerkese te vete tifozerise. Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka akorduar legjendës së Futbollit të qytetit Frederik Jorgaqi titullin “Qytetar Nderi” me motivin “ Futbollist dhe trajner i dallur i klubit të futbollit të Elbasanit për 30 vite me rradhë dhe për kontributin e tij të cmuar në rritjen e cilësisë së futbollit të këtij qyteti dhe të futbollit kombëtar”.
Ky titull i është dorëzuar bashkëshortes së Jorgaqit,znj Sllavica, gjatë një ceremonie të organizuar në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë këshilltarët e kësaj Bashkie, drejtues të pushtetit vendor, ish futbollistë dhe trajnerë të shquar Elbasanas, nga qytete të tjera të vendit tonë, të cilët kanë shprehur vlerësimet e tyre për Frederik Jorgaqit.


Kush ishte Frederik Jorgaqi

Frederik Jorgaqi, ndwrroi jetw nga nje semundje e pasherueshme ne Itali, nw Nwntor tw 2007-ws. Ai ishte njw futbollist dhe trajner i njohur ne Elbasan. Frederik Jorgaqi nderroi jete ne moshen 65-vjecare. Ai do te mbahet mend si trajneri qe nxori per here te pare kampion Elbasanin, asokohe Labinoti.
Me kontributin e Jorgaqit dhe bashkepunetorit te tij, Dashamir Stringa, Labinoti u shpall kampion kombetar ne futboll per sezonin 1983-84.
Frederik Jorgaqi eshte fiksuar ne historine e futbollit elbasanas, si nje nga emrat me te shquar te ketij ekipi. Per te gjithe meritat, para pak ditesh, keshilli bashkiak ne Elbasan i akordoi atij titullin “Qytetar Nderi” i qytetit. Shendeti i profesorit te futbollit u perkeqesua kohet e fundit nga nje semundje e rende. Per nje kohe te gjate u mjekua ne klinika te njohura ne Itali, por nuk mundi t’i shpetoje vdekjes. Ceremonia mortore eshte zhvilluar ne Itali, ndersa te aferm ne Elbasan priten shoke dhe miq te panumert te mjeshtrit te futbollit. Me vdekjen e Frederik Jorgaqit, Elbasani humbi nje nga emrat me te shquar te futbollit.




Nuk ka komente: