e shtunë, dhjetor 29, 2007

KATEDRALJA E MANÇESTERIT LUTJE PER AZIL KËRKUESIT


Nga Fatmir Terziu
Dekani i katedrales, Roger Govender, thotë: “Mesazhi i Krishlindjeve nuk është vetëm rreth pemës dhe dhuratave të Krishtlindjeve, ai është gjithashtu rreth drejtësisë për ata që më shumë se kush e duan atë”.

Katedralja e Mançesterit dhe gjashtë Kishat e qendrës së qytetit kanë sulmuar Qeverinë Britanike për “shtyrjen e azil kërkuesve në mjerim”. Kishat kanë prodhuar një kartolinë për Krishtlindje, e cila godet shumë fort, duke paraqitur Shën Marinë, Jozefin dhe Jezu Krishtin duke u arratisur për në Egjypt. Kartolina paraqet një lutje për refugjatët, dhe thotë:
“Gjatë sezonit të shenjtë të Krishtlindjeve, ne përkujtojmë arratisjen e familjes së shenjtë drejt Egjyptit për t’i shpëtuar persekutimit. Ne lutemi për sigurinë e atyre që ikin për të shpëtuar nga persekutimi. Ne lutemi për të gjithë nga e gjithë bota dhe vecanërisht për ata që vijnë të kërkojnë azil në këtë shtet”.

Kartolina përfundon:
“Ne lutemi që Qeveria jonë t’i japi fund ligjeve të saj që detyrojnë azil kërkuesit në mjerim”.
Kuaker Elizabet Kuleman, nga Mbledhja e Shtëpisë së Miqve në Mançester, thotë:
“Ne të gjithë ndajmë shqetësim të madh rreth mjerimit të azil kërkuesve”.

Dekani i katedrales, Roger Govender, thotë:
“Mesazhi i Krishlindjeve nuk është vetëm rreth pemës dhe dhuratave të Krishtlindjeve, ai është gjithashtu rreth drejtësisë për ata që më shumë se kush e duan atë”.

Dashnia dhe urrejtja jane dy gjana me efekte te kunderta!
I lumt zotni Fatmir Terziut qe na solli ketu ne gazete nji sinjal pozitiv te dashnise njerzore me shkrimin “Katedralja e Mançesterit lutje per azilkerkuesit!”.
Nuk zgjidhen punet me urrejtje, por me dashni njerzore. Shumica e azilantve ua shperblejne vendeve pritse me sjellje te mira, por ka edhe disa prej tyne qe u pergjigjen me urrejtje dhe me veprime kriminale. Kjo gja natyrisht shkakton ne menyre te pashmangshme kundrapasojat e padeshirueshme vetmbrojtese te ketyne vendeve pritse.
Le te lutemi tua kethejne menden nga e mbara edhe ketyne qe dashnise i pergjigjen me urrejtje.

Paul Tedeschini, 30.12.2007

TERZIU FILMS & MIP JU UROJNE: GEZUAR 2008!




Nga Fatmir Terziu

BUZË LIQENIT

Një trumcak, një qukapik dhe një galë
Deftera, çanta, lapsa e pena kishin marrë
Pranë Liqenit të Ohrid bënin fjalë:
Anëtarë të një ‘Komisioni të Rradhë’.

Këtu ka qenë një gropë tektonike
Thoshte trumcaku me zërin ziliqar
Jo këtu ka qenë zonë vullkanike
Shtonte gala: me sytë e mi e kam parë!

Pastaj qukapiku i zi çukitqar
Nxori nga çanta e tij e zezë
Një letër të gjatë si çarçaf
Dhe e shtriu aty mbi tryezë.

Uji i Liqenit ka qenë ‘i kripur’
Ja, thuhet këtu në hartë
Këtë, vetëm ne ‘qukapikët’ e kemi ditur
Është vërtet një gjë e rradhë.

Dy trofta pikaloshe kurriz qëndisura
Ngritën kokat shpirtlënduar
Kemi dëgjuar e dëgjuar gjëra të krisura
Por këtë qyfyre s’kemi për t’a harruar.

Dëgjoni tani me kujdes
Ju trumcakë, qukapikë e gala:
‘Kush kërkon idetë e tij të shes
Të mos ngatërroj krap me ngjala!’


Shkeputur nga vellimi i ri poetik PORTRET STRUGE

Nuk ka komente: