BUZË LIQENIT
Një trumcak, një qukapik dhe një galë
Deftera, çanta, lapsa e pena kishin marrë
Pranë Liqenit të Ohrid bënin fjalë:
Anëtarë të një ‘Komisioni të Rradhë’.
Këtu ka qenë një gropë tektonike
Thoshte trumcaku me zërin ziliqar
Jo këtu ka qenë zonë vullkanike
Shtonte gala: me sytë e mi e kam parë!
Pastaj qukapiku i zi çukitqar
Nxori nga çanta e tij e zezë
Një letër të gjatë si çarçaf
Dhe e shtriu aty mbi tryezë.
Uji i Liqenit ka qenë ‘i kripur’
Ja, thuhet këtu në hartë
Këtë, vetëm ne ‘qukapikët’ e kemi ditur
Është vërtet një gjë e rradhë.
Dy trofta pikaloshe kurriz qëndisura
Ngritën kokat shpirtlënduar
Kemi dëgjuar e dëgjuar gjëra të krisura
Por këtë qyfyre s’kemi për t’a harruar.
Dëgjoni tani me kujdes
Ju trumcakë, qukapikë e gala:
‘Kush kërkon idetë e tij të shes
Të mos ngatërroj krap me ngjala!’
Shkeputur nga vellimi i ri poetik PORTRET STRUGE
1 koment:
Urime te sinqerta miku im i vjeter , Fatmir!
Me lejo te te them,se ke qene vertete i mrekullueshem,dhe i pa perseritshem,ne ato pamje te Struges,qe na nise ne urimin tend. Mendja e nje kineasti si ju,qe ne nje fare menyre,keni kaluar edhe pragun e portes se ftohte te filmit anglez,me metrazh te shkurter, duke marre kesisoj,edhe vleresime shume serioze nga personalitete te filmit ne bote e ne Londer, mund qe te na dhuronte nje çast te tille emocionues.
Edhe nje here, te faleminderit.
Miqesisht Aleko Likaj
Bordo, FRANCA
Posto një koment