Nga Fatmir Terziu
Më kujtohet një bisedë e dy intelektualëve Elbasanas në kohën e Pluralizmit. Dy profesorët Thanas Meksi dhe Bulent Tela kishin shqetësimin për dashurinë që na mungon; dashurinë për njëri-tjetrin.
Në qoftë se unë do të flasë me fjalën dashuri, edhe në ndonjë gjuhë të huaj, Perëndimore apo Lindore, nga ato që di t’i shkruajë e të flasë në këtë jetë, qoftë edhe në Parajsë edhe në Tokë, por nuk dashuroj të tjerët, nuk shpreh dashuri për ta, unë kam bërë vetëm një zhurmë të pakuptueshme, ose një oshëtimë gongu. Në se unë kam një dhuratë të profecisë së të fshehtës për të ardhmen, dhe në qoftë se unë njoh çdo gjë rreth asaj, por nuk njoh të tjerët, çfarë të mire mund të ketë ajo e fjetur në një mendje? Dhe në qoftë se unë kam një dhuratë besimi që të flas me malet dhe mund t’i bëj ata të lëvizin, pa dashuri, unë jam i padobishëm tek asnjeri. Në se unë jap çdo gjë që kam për të varfërit dhe në qoftë se edhe shkrij e sakrifikoj trupin tim, unë vetëm mburrem për atë; por në qoftë se unë nuk dua të tjerët, unë do të kem asnjë vlerë përsëri. Dashuria është durim dhe vyrtyt. Dashuria nuk është xhelozi, mburje, krenari ose nervozizëm. Dashuria nuk ka kurs tjetër në rrugën e saj. Dashuria nuk është irrituese, dhe nuk mban mërri për atë që t’i ke shprehur e bërë gabim, për veprimin tënd të gabuar. Të duash është Ndryshe, është thjesht dashuri për të tjerët. Ajo kurrë nuk është e kënaqur me padrejtësitë, por gjithmonë mirraton në heshtje çfarëdolloj fitore të së vërtetës. Dashuria kurrë nuk premton, kurrë nuk humb besimin e saj, është gjithmonë shpresëdhënëse, dhe përfundon fitimtare drejt çdo lloj rrethane. Edhe ju ndoshta gjithmonë e eksperimentoni këtë lloj dashurie për të tjerët. Dashuria për të tjerët është dashuria për Zotin, ajo që na ka humbur prej kohësh dhe që ende jetojmë në këtë përhumbje si të ‘pafajshëm’…
Kur unë fillova shkollën tetëvjeçare, gati e gjithë rruga nga shtëpia deri tek shkolla, që mbante emrin e njërit prej rilindasve të shquar të Shqipërisë, përshkruhej nga parrulla ateiste dhe gati në çdo cep do të gjeje vullnetarë të të ashtuquajturve ‘Militantë Ateistë’ që kishin dalë nga brigadat e aksioneve ose nga grupet komuniste nëpër fabrika apo ndërmarje bujqësore e industriale. Në të njëjtën kohë mbaj mend kur e nxorrën para shkollës një bashkëmoshatarin tim nga Lagja “Haxhias” sepse kishte shoqëruar nënën e tij në Kishë, në një nga ditët e fundit të hapjes së saj. Mbaj mend se si drejtori, një mesoburrë, ia shkuli kryqin atij vogëlushi të pafajshëm, të cilin e mbante përreth qafës së tij. Më vonë unë dëgjoja të moshuar të flisnin kokë më kokë me njërin-tjetrin, që kjo lidhej me një fatkeqësi të madhe që kishte përfshirë këtë vend të vogël, që komandohej nga njërëz që iu ishin errur sytë nga dhjamosja dhe që s’donin t’ia dinin më për popullin e varfër dhe njërëzit që silleshin si bagëti nën urdhërrat e tyre të verbëra. Ata shpesh thoshin me zë të ulët: “Njeriu shqiptar harroi Zotin; prandaj po ndodhin këto gjëra!” Profesori Richard Swinburne ka formuluar ateizmin si teory të shpjegojë faktin (24 Korrik 2007). Kjo përcipërisht vë në kontrast me një shikim teologjik për të zbuluar të vërtetën. Ky fakt vecanërisht shihet me respekt dhe me interes anembanë mesit të studiuesve. Ateizmi tani mund të analizohet si teory.
Që nga ajo kohë unë jetova në një situatë të tillë për vite e dekada të tëra, si gjithë moshatarët e mi, që pas mësimeve shkonim të zinim gardelina, apo të mblidhnim ndonjë kavanoz apo shishe të vjetër, që të paguanim fletoret e shumta që duhet të ishin patjetër me një vijë të trashë të kuqe anash, si gjithë veprat, librat dhe historinë që na mësonin dhe na tregonin asaj kohe. Herë pas here mblidhnim edhe letra, por ato t’i shisje duhej të kishe mik shitësen se kishte thuajse një ushtri të madhe që mblidhnin letra në atë qytet. Pastaj dhe paratë që merrte shitësja nga Komunalja ishin një grusht dhe shpesh ajo ngrinte supet dhe thoshte: ‘javës tjetër, mbaruan lekët’. Dhe ne me thesin me letra në krah dhe kaq e kishte, s’kishte as ku t’i vendosje pastaj. Detyroheshe t’ia lije shitëses për një gurabije ose për një aranxhata, që në atë kohë dukeshin si një ëndërr dhe dhuratë për fëmijën e moshës sime në atë kohë. Dikush edhe kullundriste mirë, por ato ishin të ardhur në atë qytet dhe prindërit e tyre, ishin njërëz me pozitë dhe i mernin dhe i sillnin me makinat ‘BÇ’ të asaj kohe.
Që nga ajo kohë unë kam shpenzuar vite duke shfletuar në historinë e Shqipërisë dhe Revolucionin të Kuq që ndikoi vendin tim të bukur. Në këtë process unë kam lexuar qindra libra, kam seleksionuar me dhjetra dokumente të rradha të mbajtura për një kohë të gjatë në raftet e Librarive Britanike, kam mbajtur në memorjen time fakte dhe dëshmi të shkruara e të pashkruara të asaj kohe dhe të atyre që pasuan atë kohë, dhe kam kontribuar vazhdimisht që nga vitet tetëdhjetë e këtej me penën time në të gjitha faqet e shtypit shqiptare për të thënë qoftë edhe me një fjali atë që unë tani tentoj t’a shpie në një ‘dhomë të mbuluar nga drita’, ndërsa ka jetuar gjatë në një errësirë, që pakkush ka tentuar t’a ndriçojë
Në këtë ‘dhomë’ kanë hyrë nga e majta, e djathta, qendra dhe madje edhe nga dritaret e saj dhjetra vizitorë me pena e me sqeparë në duar, me kazma e me heshta; dhe rezultati: thuajse asgjë. Në qoftë se ne pyesim sot pse ka ndodhur dhe ndodh ende kështu me atë ‘dhomë’; përgjigja është e prerë: “Komunizmi, E Majta, Revolucioni…”
Komunizmi, e majta dhe revolucioni janë një gjellë e gatshme, një menu që ngatërroi dhe trazoi rreth 60 milionë të Rusisë, dhe unë nuk dua të përsëris ato që janë thënë dhe stërthënë për këtë, të cilat janë lidhur edhe me fatin e vendit tim të vogël që nuk arriti të shpëtojë nga këto lukuni të ftohta siberiane. Por ajo që më shqetëson është populli im dhe fati i tij. Fati i tij ende përcaktohet nga fate të prira në një gjendje jo stabile, nga gjendje mendjesh jo të përqëndruara, që janë dhe faktori determinant në të gjitha krimet e mëdha të dy shekujve të fundit.
Shkrimtari i Madh rus, Dostojevski kohë më parë kishte paralajmëruar se gjërat e mëdha do të vijnë pas nesh dhe do të na kapin intelektualisht të papregatitur. Kjo është saktësisht çfarë ndodhi dhe po ndodh në vendin tim…
Shekulli që po jetojmë është pushtuar më shumë nga një lloj ateizmi tjetër, ndoshta më i kamufluar se ai i Kohës së Kuqe, që rrënoi Kisha e Kulte fetare. Edhe pse ky shekull po ndërton dhe filloi të ‘respektojë’ diçka, më duket se po thellon hendekun e ateizmit me një gjuhë tjetër që lidhet me vetë-shkatërrimin (self-destruction). Kjo shpullë njërëzore e vete njeriut për njeriun, ka aspektin e vet që duket i rrënjosur në sistemin politik, por edhe në atë ekonomik dhe zhvillimin kulturor, pse jo edhe në nocionin Kombëtar dhe ato që lidhet me këtë variant të ri të quajtur [dis] integrim.
Ishte sërrish Dostojevski që theksoi njëherë e mirë edhe për Revolucionin Francez dhe urrejtjen e tij për kultet se “Revolucioni patjetër duhet të fillojë me ateizmin” Kjo është absolutisht e vërtëtë. E vërtetë është edhe kur termat ndërrojnë rrasa në lakimet gjuhësorë edhe kur fjala revolucion shkëmbehet me fjalët ‘reforma’ apo ‘reformat’ në shumës të integruar ose të [dis] integruar. Por bota e këtyre lakimeve institucionale kurrë nuk ka sjedh ndërmend se ulja e besimi tek Zoti dhe tejçimi i këtij spontaneiteti është vetëm një organizim, militarizim që është foshnjërisht i mavijosur në praktikat e Marksizmit.
Me filozofinë e ‘Fillit të Kuq’, sistemit të Marksit e të Leninit, urrejtja e Zotit ishte forca e tyre kryesore lëvizëse, që ushqeu militantët ateistë dhe ata që iu ‘qepën kodrave e Maleve t’i bënin ato pjellore si dhe fushat’ duke i lënë qytetet pa ‘mushkëri të gjelbra’ pa ajër; dhe pa ajër dihet rezultati…
Sot në një mënyrë disi të kamufluar, ndoshta ende të pakuptuar qartë po ndodh e njëjta gjë në Shqipëri. Pallate të mëdha, disakatëshe zgjaten dhe ‘zbukurojnë’ vendin anëmbanë, nga jugu në Tiranë, nga veriu prapë në Tiranë, nga lindja në Tiranë dhe prapë nga Perëndimi në Tiranë, pse jo edhe në Durrës?! Diku nga shtëpitë e bukura e të mrekullueshme Tiranase, duket se thirja e poetit të mirrënjohur Adem Istrefi e thotë qartë me ‘Lëshoma Hisen e Diellit’. Dje ajrin sot diellin. Dje me Revolucion, sot me Reforma! Instalim i një rrugëtimi të stisur, në një rrugë, që askush s’e di se ku ka për të bitisur…
Tani në Shqipëri ku Kishat, Xhamiat, Manastiret ishin rrënuar ose mbyllur, ishin kyçur ose ishin kthyer në Shtëpi Kulture apo magazina, në vendin e vogël ku lulëzoi ateizmi, askush nuk është i mangët të thotë: “Hapi sytë mirë e sheh, ja ku i ke ato që munguan, ja ku i ke!” Ja dhe ngjyrat që ka Tirana. A nuk ngjajnë se ne jemi përsëri aty ku ishim? Jo! Kjo nuk duhet besuar, ne nuk jemi në atë stad, ne nuk fshihemi pas bojrave të fasadave, ne kemi kohë që kemi nevojë të kuptojmë këto fasada… Perëndimi ka kohë që e ka përcaktuar ‘rrugën e fasadave’ e cila është drejt një termi të kuptueshëm qartë e mirë: “Besimi është i lirë!” Po kujt t’i besojmë tani? Perëndimi nuk e shikon zhvillimin dhe lirinë e fjalës tek interesi material, shpëtim i njeriut në Perëndimin e hershëm të besimit nuk e garanton zhvillimin në profuzionin e të mirës materiale as në përfitimet bazuar në besimin e njërëzve tek Zoti. T’i besojmë fasadave politike apo fasadave me bojra? Është koha të jemi pregatitur intelektualisht, që Dostojevski të mos na gjejë më në tulatje me paralajmërimin e tij.
Kur unë shkruajta artikullin tim, poeti Robert Martiko më shkruante: “Janë mjaft prekëse të gjitha ato që shkruani... Më kujtojnë një emision në RAI aty rreth viteve gjashtëdhjetë... Prifti quhej padre Virgilio Rotondi dhe ju drejtohej njerëzve me fjalët:
''Ascolta, si fa sera...'' që do të thotë: ''Dëgjo, bie nata...'' Kjo është ekuivalente, pikërisht me atë që shkruani ju... Njeriu është aq i papërgjegjshëm, kudo në botë, sa që dita ditës shkon drejt përplasjes me planetin e tij...(ROBERT MARTIKO: roberto@ker.forthnet.gr)

‘Dashuria s’ka nevoj për përkthim, ajo kuptohet në ç’do lloj gjuhe’, - thoshin ata, aty në mes të korridorit të ngushtë të Bashkisë së Elbasanit, ato ditë kur më shumë se kurrë duhej dashuria dhe fjala e ëmbël për njëri-tjetrin…Pas kaq vitesh, edhe viti që po lëmë pas nuk ndryshoi asgjë në raportin e këtij shqetësimi intelektual. Ai mbeti i tillë mes nesh,… i tillë mes politikës. Politika?! Më mirë mos t’ju lodh me të. Le t’a shpreh në veten e parë idenë time…
Në qoftë se unë do të flasë me fjalën dashuri, edhe në ndonjë gjuhë të huaj, Perëndimore apo Lindore, nga ato që di t’i shkruajë e të flasë në këtë jetë, qoftë edhe në Parajsë edhe në Tokë, por nuk dashuroj të tjerët, nuk shpreh dashuri për ta, unë kam bërë vetëm një zhurmë të pakuptueshme, ose një oshëtimë gongu. Në se unë kam një dhuratë të profecisë së të fshehtës për të ardhmen, dhe në qoftë se unë njoh çdo gjë rreth asaj, por nuk njoh të tjerët, çfarë të mire mund të ketë ajo e fjetur në një mendje? Dhe në qoftë se unë kam një dhuratë besimi që të flas me malet dhe mund t’i bëj ata të lëvizin, pa dashuri, unë jam i padobishëm tek asnjeri. Në se unë jap çdo gjë që kam për të varfërit dhe në qoftë se edhe shkrij e sakrifikoj trupin tim, unë vetëm mburrem për atë; por në qoftë se unë nuk dua të tjerët, unë do të kem asnjë vlerë përsëri. Dashuria është durim dhe vyrtyt. Dashuria nuk është xhelozi, mburje, krenari ose nervozizëm. Dashuria nuk ka kurs tjetër në rrugën e saj. Dashuria nuk është irrituese, dhe nuk mban mërri për atë që t’i ke shprehur e bërë gabim, për veprimin tënd të gabuar. Të duash është Ndryshe, është thjesht dashuri për të tjerët. Ajo kurrë nuk është e kënaqur me padrejtësitë, por gjithmonë mirraton në heshtje çfarëdolloj fitore të së vërtetës. Dashuria kurrë nuk premton, kurrë nuk humb besimin e saj, është gjithmonë shpresëdhënëse, dhe përfundon fitimtare drejt çdo lloj rrethane. Edhe ju ndoshta gjithmonë e eksperimentoni këtë lloj dashurie për të tjerët. Dashuria për të tjerët është dashuria për Zotin, ajo që na ka humbur prej kohësh dhe që ende jetojmë në këtë përhumbje si të ‘pafajshëm’…
NJERIU KA HARRUAR ZOTIN
...Shekulli që po jetojmë është pushtuar më shumë nga një lloj ateizmi tjetër, ndoshta më i kamufluar se ai i Kohës së Kuqe, që rrënoi Kisha e Kulte fetare. Edhe pse ky shekull po ndërton dhe filloi të ‘respektojë’ diçka, më duket se po thellon hendekun e ateizmit me një gjuhë tjetër që lidhet me vetë-shkatërrimin (self-destruction). Kjo shpullë njërëzore e vete njeriut për njeriun, ka aspektin e vet që duket i rrënjosur në sistemin politik, por edhe në atë ekonomik dhe zhvillimin kulturor, pse jo edhe në nocionin Kombëtar dhe ato që lidhen me këtë variant të ri të quajtur [dis] integrim...
Kur unë fillova shkollën tetëvjeçare, gati e gjithë rruga nga shtëpia deri tek shkolla, që mbante emrin e njërit prej rilindasve të shquar të Shqipërisë, përshkruhej nga parrulla ateiste dhe gati në çdo cep do të gjeje vullnetarë të të ashtuquajturve ‘Militantë Ateistë’ që kishin dalë nga brigadat e aksioneve ose nga grupet komuniste nëpër fabrika apo ndërmarje bujqësore e industriale. Në të njëjtën kohë mbaj mend kur e nxorrën para shkollës një bashkëmoshatarin tim nga Lagja “Haxhias” sepse kishte shoqëruar nënën e tij në Kishë, në një nga ditët e fundit të hapjes së saj. Mbaj mend se si drejtori, një mesoburrë, ia shkuli kryqin atij vogëlushi të pafajshëm, të cilin e mbante përreth qafës së tij. Më vonë unë dëgjoja të moshuar të flisnin kokë më kokë me njërin-tjetrin, që kjo lidhej me një fatkeqësi të madhe që kishte përfshirë këtë vend të vogël, që komandohej nga njërëz që iu ishin errur sytë nga dhjamosja dhe që s’donin t’ia dinin më për popullin e varfër dhe njërëzit që silleshin si bagëti nën urdhërrat e tyre të verbëra. Ata shpesh thoshin me zë të ulët: “Njeriu shqiptar harroi Zotin; prandaj po ndodhin këto gjëra!” Profesori Richard Swinburne ka formuluar ateizmin si teory të shpjegojë faktin (24 Korrik 2007). Kjo përcipërisht vë në kontrast me një shikim teologjik për të zbuluar të vërtetën. Ky fakt vecanërisht shihet me respekt dhe me interes anembanë mesit të studiuesve. Ateizmi tani mund të analizohet si teory.
Që nga ajo kohë unë jetova në një situatë të tillë për vite e dekada të tëra, si gjithë moshatarët e mi, që pas mësimeve shkonim të zinim gardelina, apo të mblidhnim ndonjë kavanoz apo shishe të vjetër, që të paguanim fletoret e shumta që duhet të ishin patjetër me një vijë të trashë të kuqe anash, si gjithë veprat, librat dhe historinë që na mësonin dhe na tregonin asaj kohe. Herë pas here mblidhnim edhe letra, por ato t’i shisje duhej të kishe mik shitësen se kishte thuajse një ushtri të madhe që mblidhnin letra në atë qytet. Pastaj dhe paratë që merrte shitësja nga Komunalja ishin një grusht dhe shpesh ajo ngrinte supet dhe thoshte: ‘javës tjetër, mbaruan lekët’. Dhe ne me thesin me letra në krah dhe kaq e kishte, s’kishte as ku t’i vendosje pastaj. Detyroheshe t’ia lije shitëses për një gurabije ose për një aranxhata, që në atë kohë dukeshin si një ëndërr dhe dhuratë për fëmijën e moshës sime në atë kohë. Dikush edhe kullundriste mirë, por ato ishin të ardhur në atë qytet dhe prindërit e tyre, ishin njërëz me pozitë dhe i mernin dhe i sillnin me makinat ‘BÇ’ të asaj kohe.
Që nga ajo kohë unë kam shpenzuar vite duke shfletuar në historinë e Shqipërisë dhe Revolucionin të Kuq që ndikoi vendin tim të bukur. Në këtë process unë kam lexuar qindra libra, kam seleksionuar me dhjetra dokumente të rradha të mbajtura për një kohë të gjatë në raftet e Librarive Britanike, kam mbajtur në memorjen time fakte dhe dëshmi të shkruara e të pashkruara të asaj kohe dhe të atyre që pasuan atë kohë, dhe kam kontribuar vazhdimisht që nga vitet tetëdhjetë e këtej me penën time në të gjitha faqet e shtypit shqiptare për të thënë qoftë edhe me një fjali atë që unë tani tentoj t’a shpie në një ‘dhomë të mbuluar nga drita’, ndërsa ka jetuar gjatë në një errësirë, që pakkush ka tentuar t’a ndriçojë
Në këtë ‘dhomë’ kanë hyrë nga e majta, e djathta, qendra dhe madje edhe nga dritaret e saj dhjetra vizitorë me pena e me sqeparë në duar, me kazma e me heshta; dhe rezultati: thuajse asgjë. Në qoftë se ne pyesim sot pse ka ndodhur dhe ndodh ende kështu me atë ‘dhomë’; përgjigja është e prerë: “Komunizmi, E Majta, Revolucioni…”
Komunizmi, e majta dhe revolucioni janë një gjellë e gatshme, një menu që ngatërroi dhe trazoi rreth 60 milionë të Rusisë, dhe unë nuk dua të përsëris ato që janë thënë dhe stërthënë për këtë, të cilat janë lidhur edhe me fatin e vendit tim të vogël që nuk arriti të shpëtojë nga këto lukuni të ftohta siberiane. Por ajo që më shqetëson është populli im dhe fati i tij. Fati i tij ende përcaktohet nga fate të prira në një gjendje jo stabile, nga gjendje mendjesh jo të përqëndruara, që janë dhe faktori determinant në të gjitha krimet e mëdha të dy shekujve të fundit.
Shkrimtari i Madh rus, Dostojevski kohë më parë kishte paralajmëruar se gjërat e mëdha do të vijnë pas nesh dhe do të na kapin intelektualisht të papregatitur. Kjo është saktësisht çfarë ndodhi dhe po ndodh në vendin tim…
Zootekniku me maskën e gradës shkencore (të marrë në Perëndim) këshillon arsimin, arsimtari me kategori parashkollore drejton policinë, bujku i kualifikuar shëndetësinë, ish-shitësi pa shkollë tetëvjeçare ende zgjidhet Kryetar Komune...
Shekulli që po jetojmë është pushtuar më shumë nga një lloj ateizmi tjetër, ndoshta më i kamufluar se ai i Kohës së Kuqe, që rrënoi Kisha e Kulte fetare. Edhe pse ky shekull po ndërton dhe filloi të ‘respektojë’ diçka, më duket se po thellon hendekun e ateizmit me një gjuhë tjetër që lidhet me vetë-shkatërrimin (self-destruction). Kjo shpullë njërëzore e vete njeriut për njeriun, ka aspektin e vet që duket i rrënjosur në sistemin politik, por edhe në atë ekonomik dhe zhvillimin kulturor, pse jo edhe në nocionin Kombëtar dhe ato që lidhet me këtë variant të ri të quajtur [dis] integrim.
Ishte sërrish Dostojevski që theksoi njëherë e mirë edhe për Revolucionin Francez dhe urrejtjen e tij për kultet se “Revolucioni patjetër duhet të fillojë me ateizmin” Kjo është absolutisht e vërtëtë. E vërtetë është edhe kur termat ndërrojnë rrasa në lakimet gjuhësorë edhe kur fjala revolucion shkëmbehet me fjalët ‘reforma’ apo ‘reformat’ në shumës të integruar ose të [dis] integruar. Por bota e këtyre lakimeve institucionale kurrë nuk ka sjedh ndërmend se ulja e besimi tek Zoti dhe tejçimi i këtij spontaneiteti është vetëm një organizim, militarizim që është foshnjërisht i mavijosur në praktikat e Marksizmit.
Me filozofinë e ‘Fillit të Kuq’, sistemit të Marksit e të Leninit, urrejtja e Zotit ishte forca e tyre kryesore lëvizëse, që ushqeu militantët ateistë dhe ata që iu ‘qepën kodrave e Maleve t’i bënin ato pjellore si dhe fushat’ duke i lënë qytetet pa ‘mushkëri të gjelbra’ pa ajër; dhe pa ajër dihet rezultati…
Sot në një mënyrë disi të kamufluar, ndoshta ende të pakuptuar qartë po ndodh e njëjta gjë në Shqipëri. Pallate të mëdha, disakatëshe zgjaten dhe ‘zbukurojnë’ vendin anëmbanë, nga jugu në Tiranë, nga veriu prapë në Tiranë, nga lindja në Tiranë dhe prapë nga Perëndimi në Tiranë, pse jo edhe në Durrës?! Diku nga shtëpitë e bukura e të mrekullueshme Tiranase, duket se thirja e poetit të mirrënjohur Adem Istrefi e thotë qartë me ‘Lëshoma Hisen e Diellit’. Dje ajrin sot diellin. Dje me Revolucion, sot me Reforma! Instalim i një rrugëtimi të stisur, në një rrugë, që askush s’e di se ku ka për të bitisur…
Tani në Shqipëri ku Kishat, Xhamiat, Manastiret ishin rrënuar ose mbyllur, ishin kyçur ose ishin kthyer në Shtëpi Kulture apo magazina, në vendin e vogël ku lulëzoi ateizmi, askush nuk është i mangët të thotë: “Hapi sytë mirë e sheh, ja ku i ke ato që munguan, ja ku i ke!” Ja dhe ngjyrat që ka Tirana. A nuk ngjajnë se ne jemi përsëri aty ku ishim? Jo! Kjo nuk duhet besuar, ne nuk jemi në atë stad, ne nuk fshihemi pas bojrave të fasadave, ne kemi kohë që kemi nevojë të kuptojmë këto fasada… Perëndimi ka kohë që e ka përcaktuar ‘rrugën e fasadave’ e cila është drejt një termi të kuptueshëm qartë e mirë: “Besimi është i lirë!” Po kujt t’i besojmë tani? Perëndimi nuk e shikon zhvillimin dhe lirinë e fjalës tek interesi material, shpëtim i njeriut në Perëndimin e hershëm të besimit nuk e garanton zhvillimin në profuzionin e të mirës materiale as në përfitimet bazuar në besimin e njërëzve tek Zoti. T’i besojmë fasadave politike apo fasadave me bojra? Është koha të jemi pregatitur intelektualisht, që Dostojevski të mos na gjejë më në tulatje me paralajmërimin e tij.
Kur unë shkruajta artikullin tim, poeti Robert Martiko më shkruante: “Janë mjaft prekëse të gjitha ato që shkruani... Më kujtojnë një emision në RAI aty rreth viteve gjashtëdhjetë... Prifti quhej padre Virgilio Rotondi dhe ju drejtohej njerëzve me fjalët:
''Ascolta, si fa sera...'' që do të thotë: ''Dëgjo, bie nata...'' Kjo është ekuivalente, pikërisht me atë që shkruani ju... Njeriu është aq i papërgjegjshëm, kudo në botë, sa që dita ditës shkon drejt përplasjes me planetin e tij...(ROBERT MARTIKO: roberto@ker.forthnet.gr)
Nuk ka komente:
Posto një koment