Sot ne Fjala e Lire:
_____________________________________________________________
Nga Fatmir Terziu
Kultura Perëndimore tashmë është bërë pjesë e pashmangshme e shoqërisë sonë në integrim e sipër. Si e tillë ajo synon të bëhet pjesë e detajuar dhe e mirëpritur në mesin e konsumatorit. Ky i fundit natyrshëm, konsumatori, si udhërrëfyes i kulturës kërkon të jetë një promotor i vetë kulturës së shumë-ëndërruar. Kështu në këtë rreth jetik të pashmangshëm kultura dhe konsumatori gjejnë edhe pikëtakimin e tyre. Ky pikëtakim natyrshëm konvergon në atë më të prekshmen që determinon biznesin si interes reciprok midis tyre, pra midis kulturës dhe konsumatorit. Le të flasim më konkretisht.
Në Perëndim gjithmonë festat sjellin gëzim, ulje çmimesh, bollëk, konsumizëm dhe kulturë. Tregu krenohet. Kultura pasqyrohet. Tamam si një interes reciprok, si një binom që ushqen njëri-tjetrin! Në Shqipëri pak kush mund të mendojë se tregëtarët mund të ndërtojnë një risi më të prekshme me Perëndimin. Të paktën nga përvoja jonë e deritanishme si konsumatorë. Por kjo thuhet duhet të ndodh dhe do të mirëpritet shumë mirë nga konsumatori, që e respekton tregun dhe ‘mirësjedhjen’ e tij. Te paret që kane hyrë në mesin e kësaj ‘mirëpritjeje’ midis kulturës dhe konsumatorit janë Albanian Airlines dhe Alban-Travel që ofertën e tyre e kanë gjithmonë në interes të këtij binomi. Sipas një publikimi të këtyre Kompanive shqiptare, që afrojnë shërbime të ndryshme dhe fluturime për konsumatorin nga Londra në Tiranë dhe anasjelltas mësohet se Krishtlindjet dhe sezoni i Vitit të Ri afrojnë çmime të ulura për udhëtarët. Ja se si prononcohet kultura dhe shërbimi i tyre Perëndimor: “Albanian Airlines se bashku me AlbanTravel, ju sjellin oferta ekskluzive per te udhetuar ne Shqiperi qe te festoni Krishtlindjet dhe Vitin e Ri prane te dashurve tuaj!
Fluturime direkte Londer Stanstead -Tirane:
Çdo te Marte, te Enjte dhe te Shtune.
- Nisja nga 15 Dhjetor - 31 Dhjetor 2007
- Kthimi nga 03 Janar - 20 Janar 2008
- Çmimi per te rriturin duke filluar nga £200 + taksat e aeroportit,
- Femijet do te kene zbritje çmimi ne total.
Per me shume informacione na kontaktoni ne agjenci.
Ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj!”
Pra me pak fjalë këtu fillon kultura, këtu nis integrimi, këtu synohet fitimi me kulturë dhe padyshim arrihet Perëndimi. A ka shembuj të tjerë? Sigurisht që ka. Sot ishte kjo nismë, nesër do të jenë fjalë të tjera për të tjera kultura shqiptare në rrugën drejt Perëndimit.
Shkrimi vazhdon, te interesuarit duhet te kontaktojne:terziuf@roehampton.ac.uk
_____________________________________________________________
Nuk ka komente:
Posto një koment