e hënë, dhjetor 03, 2007

PROJEKTI “GOMAR”, POLITIKA DHE EKSPERIENCA E TIJ


Nga Fatmir Terziu
Në Mollas dhe në Shirgjan të Elbasanit ky grup kishte anoncuar një shtysë të projekteve në dobi të lopëve. Ndërsa projekti i gomarëve, kuajve dhe mushkave ishte piketuar për zonat malore, ku mendohej se kjo kafshë ngarkese duhej trajtuar më mirë, pasi zëvendësonte transportin e munguar në ato anë.

Në vitin 1999 Edicioni i Disidentëve i propozoi grupit “Miqtë e Shqipërisë” në Angli një projekt modest në interes të gomarëve, kuajve dhe mushkave të Shqipërisë, një vend ku veterinerët dhe veterineria, sidomos shërbimi i saj janë shumë pak, thuhej në një shkrim që prej kohësh qarkullonte në mjediset e Këshillit të Rrethit të Elbasanit të asaj kohe. Në të njëjtën kohë në Elbasan, në afërsi të ish Spitalit të vjetër Obsetrik-gjinekologjik një grup Norvegjez, kishte marrë përsipër të plotësonte këto mangësi në dobi të veterinarisë shqiptare. Në Mollas dhe në Shirgjan të Elbasanit ky grup kishte anoncuar një shtysë të projekteve në dobi të lopëve. Ndërsa projekti i gomarëve, kuajve dhe mushkave ishte piketuar për zonat malore, ku mendohej se kjo kafshë ngarkese duhej trajtuar më mirë, pasi zëvendësonte transportin e munguar në ato anë. Projekti ishte menduar nga Tirana të fillonte në Funar, për të cilin kryetari i Komunës, qani Sherja ishte njoftuar edhe me shkrim, por ai përfundoi në Gjinar, ndoshta për vetë faktin e asaj kohe, Sherja ishte i vetmi kryetar demokrat i dalë nga zgjedhjet e mëprashme locale në tërë rrethin e Elbasanit. Pastaj Prefektura justifikohej me Tiranën dhe me inisiativën e të tjerëve; ‘atje duan të huajt!?’. Si rezultat i kësaj inisiative dhe e fondeve të Edicionit të Disidentëve, paratë u derdhën nga sekretari dhe organizatori i FOA-as, zonja Primrose Peacock. Veterinerët nga Anglia, dhe Austria afruan humanisht ndihmën e tyre pa asnjë shpenzim dhe në të njëjtën kohë SPANA, shoqëria për mbrojtjen e kafshëve në botë, sponzorizoi vetërinerët e Skocisë dhe afroi literaturë në shqip, mjete dhe medikamente. Karitasi Britanik, The Donkey Sanctuary, refuzoi të ndihmonte projektin.
Njoftimi erdhi së pari në ambientet e Televizionit “Dardan” dhe atij “ETV”, pastaj iu dha edhe gazetarëve të mediave të tjera. Në të njëjtën kohë, një lajmërin në shqip ishte i pranishëm edhe në zyrat e Prefekturës së Elbasanit ku thuhej: Zyra e Diaconia Agapes, në bashkëpunim me organizatën angleze BESA: Miqtë e Shqipërisë organizon në zonën e Shpatit Projektin 'GOMAR'. Tre specialiste nga Anglia, Zelanda e Re dhe Austria do te trajtojne kafshet tuaja te punes (gomere, mushka, kuaj) per probleme te ndryshme qe kafshet mund te kene si probleme me thundrat, demtime nga samari probleme te gojes etj. Jeni te mirepritur me DATE 10 TETOR 2000, ORA 9.00 në Gjinar”. Lajmërimi postohej dhe shpërndahej nga Diakonia Agapes.
Kështu nga 9-13 tetor 2000, veterinerët dhe ndihmësit e tyre, shqiptarë dhe të huaj punuan dhe floën në rreth pesë fshatra të rrethit të Elbasanit. Ata ishin në Balëz, Gjinar, Gjergjan, Thanë dhe Papër. Ata u ndihmuan nga një staf veterinerësh nga Elbasani dhe Tirana dhe nga dy punonjës të (Diakonia Agapes: Service of Love) në Gjinar. Mjaft të interesuar për kafshët e tyre, gomarë, mushka e kuaj afruan kafshët në shërbimin e afruar dhe u ndihmuan me mjete mjekësore, këshilla dhe ndihmë reciproke. Shërbimi ishte i organizuar shkëlqyeshëm dhe fliste për korrektësi dhe disiplinë. Ai fillonte në orarin e duhur dhe vetëm punohej, nuk kishte orar mbarimi. Përshembull në Gjergjan, ku ne asistuam me kamerat tona të televizionit, u deshën të ndizen edhe dritat natën të mbaronte trajtimi kafshëve të ngarkesës. Veterinerët kontrollonin kafshët për sëmundje, dhëmbët e tyre dhe për parazitë në trupin e tyre. Përpos këtyre bënin edhe shërbimet përkatëse. Vendasit morën këtë eksperiencë prej të huajve dhe të huajt morën prej vendasve një mesazh bashkëpunimi me interes për qëniet e gjalla edhe në kushtet që ata ishin. Ata gjetën, pra vendasit dhe të huajt dyfish eksperienca.

Fotografite e meposhtme jane marre nga organizatoret
Primrose Peacock.


Ne Gjinar, ne oren 11:00 te Mengjesit


Veterineri Austriak, Edmund Hainish ne Gjinar.


Nje nene vendase me gomarin ne Gjinar.


Veterineri anglez Rudram ne Balez.


New Zealandezi, veterinar Ian Dacre ne Paper.


Ne afersi te fshatit Paper...


Nuk ka komente: