e enjte, nëntor 15, 2007

KRYEMINISTRI BERISHA NE OXFORD


Një nga të përkushtuarit e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe është Dritan Dema. Ai ka kohë që aktivitetin e tij ia ka kushtuar tërëshisht komunitetit shqiptar, ndihmës në integrimin e tij dhe mbajtjen gjallë të traditave dhe vlerave shqiptare. Zoti Dema ka qenë në takimin e Kryeministrit Berisha në Oxford, që u organizua pas fjalës së tij historike, ku edhe drejtoi pyetje për kryeministrin e Shqipërisë dhe na dërgoi këto foto:

TAKIM PER ARSIMIN SHQIP NE AMBASADEN SHQIPTARE NE LONDER

Ne vijim te mesazhit te meparshem ne lidhje me takimin e Ambasadorit Mazi me drejtuesit e shkollave shqipe, theksojme edhe nje here se takimi mbahet ne ambientet e ambasades Shqiptare, me date 19 Nentor ne oren 15.00. Ju njoftojme se takimi do zgjase jo me shume se nje ore e gjysem, per shkak te angazhimeve tona. Jemi te detyruar te ftojme vetem nga nje perfaqesues nga secilashoqate qe ushtron aktivitet shkollash shqipe. Edhe njehere, ju lutemi te njoftoni drejtuesit e atyre shkollave qe ne, per mosnjohje, nuk i kemi permendur dhe lajmeruar. Mendojme se gjate takimit do te kete nje rend dite diskutimi. Ne propozojme te diskutohet si me poshte:
Pasqyre e situates se cdo shoqate
Numri i nxenesve
Numri i klasave sipas moshave
Llojet e lendeve qe jepen
Mesuesit dhe niveli i tyre profesional
Programet mesimore
2. Nevojat konkrete per:
Tekste mesimore / niveli / llojet e lendeve
Mjete didaktike si harta, postera, foto, magnetofone, CD e tjere.
3. Harmonizimi i nevojave / programeve:
Bashkepunimi midis shoqatave
Koordinimi / shkembim eksperience ne lidhje me nevojat, metodat dhe
stafin mesim dhenes.
4. Konkluzione te takimit

Shprehim bindjen se ky takim do te jete frytdhenes dhe do te
kontribuoje ne afrimin e qendrimeve dhe te bashkepunimit mes shoqatave dhe shkollave shqipe.

Faleminderit

Myzafer Alushi
Keshilltar
Ambasada Shqiptare
Londer

MEAF do te prezantohet ne kete takim me Jeni Myftarin - drejtuesen e projektit te shkolles per MEAF-in. Shpresoj se pjesemarresit e shoqatave do bashkerendojne mendimet dhe perpjekjet qe te presantohen sa me denjesisht ne takimin me perfaqesuesit e ambasades.

e mërkurë, nëntor 14, 2007

TALENTËT SHQIPTARË SYNOJNË 2012-ën


Nga Fatmir Terziu


Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka kohë që organizohet e riorganizohet. Me dhjetra shoqata janë krijuar dhe grupe të ndryshme profesionistesh dhe te perkushtuarish i drejtojnë dhe i aktivizojnë ato. Dhe kudo flitet shqip, synohet shqip; vlera, arritje, tradita dhe integrimi eshte vene ne pah. Shkolla plotësuese të arsimit shqip ngrihen në shumë pika të vendit dhe numri i nxënësve është ritur. Familjet shqiptare kanë shtuar interesat e ndryshme për brezin e ri, sidomos mbajtjen e traditave shqiptare. Po arritjet kulturore - fizike, e ato sportive a janë në plan të ditës? Tani kur më shumë se kurrë në prag të zgjedhjeve dhe angazhimeve për Lojërat Olimpike të 2012-ës në Londër a ka angazhime konkrete në mesin e shqiptarëve? Drejtuesit e shoqatave shqiptare shprehen: Luljeta Nuzi nga “Shpresa “ Programme shprehet se kjo shoqatë ka një nga projektet kryesore aktivitetet sportive dhe promovimin earritjeve të të rinjve. Për momentin kemi këto aktivitete sportive për të gjitha moshat shton Nuzi “Kickboxing - cdo të dielë; Futboll - 3 ditë në javë në zona të ndryshme. Projekti i Ricklimit - i cili është një projekt i ngritur në partnership me Neëham Council and Newvic dhe qëllimi është që ky grup të performojë në Lojrat Olimpike të 2012-ës. Kikboxing është bërë shumë popullor dhe fëmijët dhe të rinjtë qe kane marre pjese kane marre pjese ne nje numer konkursesh dhe kampionatesh dhe kane marre medalje te ndryshme. Futbolli ka qene me teper per mesim sesa krijimi i nje klubi profesional por ka nje interes te jshtezakonshem per te. Ndwrsa për Bashkësinë Shqiptare “Faik Konica” projektet janë lidhur me angazhimin e profesionalistëve të kulturës fizike dhe sporteve, të cilët aktivizohen për përzgjedhjen dhe angazhimin e talentëve të shumtë që synojnë të përfaqësojnë komunitetin sportive në 2012-tën. Rustem Halili, kryetar i Komitetit përzgjedhës na tha se janë gati të gjitha sportet, por synohet më shumë në ato tradicionale shqiptare.

Boksieri shqiptar Kreshnik Qato mposht britanikun Erni Smith
• Fitorja e te 6 raundeve nga boksieri shqiptar ka bere qe ai tanime te kaloje ne renditjen e peshes se mesme dhe te pretendoje per titullin e kampionit te Anglise

Boksieri shqiptar, Kreshnik Qato, eshte rikthyer serish triumfator ne ring duke mundur te merkuren ne mbremje britanikun 29 vjecar Erni Smith. Dueli i zhvilluar ne “Jork Holl Bethnal Grin” te Londres ka nxjerre fitues 60-54 boksierin shqiptar, i cili e ka dominuar totalisht takimin. Ne fakt, fillimisht ishte deklaruar se Qato do te ndeshej me britanikun 24-vjeçar, Tjan Buth, por ky i fundit eshte semure ne ditet qe i paraprine ketij dueli, duke u zevendesuar nga Smith. Fitorja e te 6 raundeve nga boksieri shqiptar ka bere qe ai tanime te kaloje ne renditjen e peshes se mesme dhe te pretendoje per titullin e kampionit te Anglise. Edhe kesaj radhe Qato eshte mbeshtetur ne ringun e Londres nga qindra tifoze shqiptare.


e mërkurë, nëntor 14, 2007

KULTURA POPULLORE: NGA ‘ALLA-TURKA’ TEK KAUSHI I AKULLORES

Nga Fatmir Terziu



Kultura Popullore në një fokus fotografik ka gjuhën e vet. Kështu ajo udhëton në imagjinatën dhe realitetin e paraqitur dhe fiksuar në digital nga autori Dr. Dale Lightfoot, në udhëtimin nga allaturka e Irakut tek kaushi i akullores në Moskë. Një nga paraqitjet më të ngeshme e më virtuale në mesin e të ashtuquajturës “Kulturë Popullore” në art dhe fotografi i kushtoi vëmendje këto ditë edhe Shqipërisë dhe Kosovës. Dy foto të fiksuara nga këto anë paraqiten në mesin e 72 fotografive të tjera të realizuara për të përmbushur temën në fjalë. Shqipëria paraqitet me një foto nga qyteti i Kujës, dhe në foto bie në sy një pallat tip kullë, me pamje nga prapa. Fiksohen Antenat Satelitë (sacat televizive), rrobat e ndera të thahen në ballkon dhe pak a shumë komenti i autorit: një arkitekture tipike presente në Krujë, një form e botës në zhvillim “Concrete box architecture is a common—though uninspiring—form of building in much of the developing world (Kruja, Albania)”. Pamja e Kosovës jep në faqen ballore të një pallati figurën e ish liderit Rrugova me komentin: “Small, personal satellite TV dishes grow like mushrooms from apartment blocks in the rapidly developing city of Pristina, Kosovo”. Po satelitet e Teheranit a numerohen dot? Bien në sy komentet për disa nga vendet e tjera: për meksikën seleksionohet antenat satelitore “The satellite dish -- both cause and consequence of a merging global culture -- may be found in any urban or remote rural area of the ëorld. This one is tuned into American programs coming across the border from Boquillas del Carmen, Mexico”, dhe për Irakun WC-të allaturke. “All the ëorld uses toilets, but not all toilets have the same basic design. The Asian-style squat toilet is a revelation to Westerners traveling for the first time to many eastern hemisphere destinations, but is the only style available in many areas of Asia and Africa (Iraq)”. Ndërsa Rusisë i ka lënë në dorë të lëpijë akulloren: “Baskin Robins "31 flavors" ice cream store, Moscow, Russia”.

e mërkurë, nëntor 14, 2007

Koha po ikën në Kosovë




"The Guardian"

Lidershipi i shqiptarëve të Kosovës, i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, me vendosmëri është duke shkuar drejt shpalljes së pavarësisë nga Serbia, muajin që vjen, por Beogradi, ndërkohë ka hapur një front të ri dhe të rrezikshëm për ta parandaluar një gjë të këtillë. Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës që kushtoi me më shumë se 100 mijë jetë dhe miliona të zhvendosur, makthi në Bosnjë është duke u rikthyer në përndjekje të zyrave diplomatike në Evropë. Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka thënë se ruajtja e Kosovës dhe Republikës serbe në Bosnjë janë tani dy synimet parësore të shtetit serb dhe politikës kombëtare. Të shqetësuar nga rikthimi i politikës së Sllobodan Millosheviçit për "Serbinë e Madhe", diplomatët perëndimorë janë duke u përpjekur që të përmbajnë Beogradin. Por, koha po ikën dhe afati i fundit për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën nëpërmjet bisedimeve është duke u afruar. Kësaj urgjence i shtohet edhe fakti që më 21 nëntor skadon edhe mandati i forcave paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnjë. Në këtë kuadër, ambasadat e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara i kanë thënë Beogradit se, lidhshmëria midis Kosovës dhe Bosnjës është e papranueshme. Shtimi i jostabilitetit në Bosnjë, megjithatë, nuk ka qenë tërësisht i paparashikueshëm. Disa diplomatë kanë thënë se, ky vend është lënë anash, në kohën kur vëmendja është përqendruar në Kosovë. Por, me gjithë pasojat eventuale për Bosnjën, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca duket se janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, në kuadër të një sistemi për sovranitet të mbikqyrur nga Bashkimi Evropian. Diplomatët parashohin se do ta bëjnë një gjë të këtillë, pavarësisht nga fakti se çka mund të thotë komuniteti serb në Kosovë, Serbia, fqinjët e shqetësuar, si Greqia, pastaj Rusia dhe Kombet e Bashkuara. Duke llogaritur në mbështetjen e Treshes ndërkombëtare, edhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se hapi drejt pavarësisë deri në fund të këtij viti, është i pashmangshëm. Por, komandanti i forcave evropiane në Bosnjë, Hans Jochen Witthauer, në këtë kuadër ka thënë se, "zgjidhja e statusit të Kosovës krijon probleme që kanë ndikim në mbarë rajonin". "I gjithë Ballkani Perëndimor është ende një rajon i brishtë dhe jostabil, tensionet etnike janë ende të fuqishme dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë vëmendje të posaçme në këtë drejtim", ka thënë zoti Witthauer.

e martë, nëntor 13, 2007

BLOGJET SHQIP, PERMBUSHJE NE LEMIN E MEDIAS SE RE


Nga Fatmir Terziu


Hyrje

Blogjet shqiptare kanë shtuar modën e prezencës në lëmin e medias së re. Si të tilla blogjet shqiptare, më saktë ato blogje të adresuara e të mirëmbajtura nga shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë saj, janë emri i ri lidhës në mesin e të shprehurit dhe mendimit shqiptar. Blogjet janë detali mediatik i domosdoshëm, që nevojitet për të plotësuar dukurinë e domosdodoshme dhe të arsyeshme të shtysës personale për shkak të bagazhit në rritje të njohurive. Blogjet janë mënyra e re e lirë dhe krejt e pakushtueshme e pasqyrimit të mendimit personal dhe njohurive plotësuese për një temë, diskutim, rrethanë apo debat në fusha të ndryshme. Blogjet nuk janë mjete komunikimi, ato nuk janë pjesë e munguar e internetit, por hapësira të lira të krijuara në kohë dhe vend për të shprehur mendimin e pashfaqur gjetkë në auditoriume ose salla akademike. Blogjet janë pjesë e ditarit mendor, personal, dhe natyrshëm i përkasin këndvështrimit personal, në dimensionin dhe hapësirën e zotërimit të mendimit dhe gjykimit të castit dhe atij të depozituar në memorjen kulturore për një kohë të gjate e të arsyeshme, logjike. Blogjet edhe kur janë anonimë kanë një sens dallues në mesin e të ashtuquajturës, media e re. Aty shprehet fjala e … lexo së shpejti…

1. Kapitulli i Parë
1.1 Përse ndërtojmë blogje?

Kohët e fundit janë krijuar në mesin e lëvizjes së vazhdueshme njërëzore, metoda të ndryshme të krijimit të hapësirave të munguara për të thënë fjalën e ditur. Blogjet janë dukuria më e re në një hapësirë të tillë. Shumëkush tani mund të ketë blogun e tij. Blogun personal, letrar, artistik, krijues ose thjesht vetëm një blog tipik, pa ndonjë adresë krijuese në të. Ai prapë është blog, edhe pse ndoshta nuk hyn në klasifikimet klasike. Biressi thotë “realiteti i ri ka lejuar krijimin e një shansi për shtrydhjen e trurit” (Biressi, 2005:24). Vazhdon…

2. Fjalori i Blogjeve; gjuha si ndikim

Gjuha e pwrdorur nwpwr blogje wshtw natyrshwm e prirw mw sw shumti drejt njw kwndi tejet personal, ashtusic edhe mendimi nw blogje wshtw. Pwrshembull, fjalwt e urta, sloganwt dhe tw njohurat ‘kodra pas bregut’ janw fjalori mw i pwrdorur dhe mw tipik nw blogjet shqiptare…

3. Lidhja Blogiste

Njeriu është një qënie sociale”, thotë studiesi Michael Argyle në “The Psychology of Intepersonal Behaviour”. Si i tillë njeriu bashkëpunon me të tjerët për të realizuar qëllimet e synimet e veta dhe të plotësojë nevojat e tij jetike. Është njohur përpos kësaj teorie, ajo që marrëdhëniet e njeriut me të tjerët mund të jenë burimi i një sadisfaksioni të thellë por dhe të një mizorie të pallogaritshme. Moralistët, novelistët dhe të tjerët kanë shkruar përreth këtyre gjërave, por detalet dhe analizat e dhëna dhe të parashtruara prej tyre kanë qenë të pamjaftueshme. Gjithashtu të pamjaftueshme janë edhe termat që përshkruajnë këtë teory. Ajo që në fakt ekziston dhe s’do koment është fakti që njeriu që jeton në izolim, qoftë edhe të përkohshëm krijon stress, krijon probleme me jetën e tij. “Puna është ajo që të largon nga stresi, shkrimet natyrshëm të ndihmojnë të krijosh një gjendje stabile në situata të tilla” – thuhet në një studim të kohëve të fundit publikuar në Londër.
Natyrshëm këtu kuptohet edhe thelbi i lidhjeve dhe kundërshtive që ndërthuhet teorikisht në këto thënie e studime. Në fakt edhe praktika ka dhënë të njëjtin rezultat. Shumë ushtrues të vazhdueshëm të profesioneve të tyre kanë deklaruar se bashkëpunimi me të tjerët sjell rezultat, sjell lehtësi dhe komunikimi pasqyron vlera. Përpos këtij fakti vlerash shkruajnë edhe disa “blogistë”, të cilët me ndihmën e ideve të akumuluara kërkojnë të ndërtojnë, ndoshta shoqërinë më të re Globale të Blogpërdoruesve. Në thelb duket diçka e lehtë, e këshillueshme, e domosdoshme, por si çdo gjë “Globale”, si ç’do nismë edhe kjo ide ka të mirat dhe të këqijat e veta. Nisma në fjalë, edhe pse s’dihet nga ka dalë, dhe padyshim duke mos e kërkuar flamurtarin e kësaj ideje, ka një boshllëk në fakt, që bie në sy që në fillim. Ai nis që në mënyrën e parë të kuptimit të termit “blog” dhe pasohet në mënyrën e shtruar. Përqindja e madhe e blogjeve në internet është tamam brenda normave ditar, një pjesë tenton lajmin ditor në këndvështrime grupore ose personale, një tjetër pasqyron normat personale dhe trajton tematikën e individualitetit. Sakaq, askush nuk garanton për seriozitet. Askush nuk garanton origjinalitetin e Blogjeve dhe askush nuk ka informacionin e duhur të sigurisë, pasi e thënë troç: Blogu është Blog!
Brenda nocionit të Argyles për njeriun si “qënie sociale” dhe kërkesës immediate për të bashkëpunuar mendimi im është paksa dyzues për teoritë e globalitetit, por në këtë rast nëse synohet lidhje globistësh mes anës trajtuese të problemeve, më saktë një lidhje profesionale, padyshim që do të ishte mirë, ndoshta do të krijonte një mundësi më të re të realizimit të asaj që në fakt është vështirë t’a luajë totalisht media në përgjithësi, e ç’farëdolloji qoftë ajo. Lajmi është lajm, por mendimi individual bazuar në fakte e ide ndoshta do të ndihmijë të kuptohet më mirë lajmin, edhe kur ai paraqitet disi i ngrirë ose i fryrë. Urime lidhjes më të re Blogiste në botën e internetit… Ç’farë është blogu në fakt? Një faqe interneti në të cilën janë kryer rrgullat e hyrjes, ngjashëm me një gazetë online ose një ditar. Blogu ose blogu i internetit tregon publikimet më të reja në krye. Blogu zakonisht afron komentues ose komente dhe lajme në lidhje me subjektin e trajtuar. Ato zakonisht janë të prodhuara nga një njeri, edhe pse për t’i lexuar ato mund të thiren komentues.
Vazhdon …
3.1 E shkuara, premisa e kujtesës

Duke parë blogjet shqiptare, shikohet një tentativë e paraqitjes së jetës private, familjare dhe e asaj kolektive në një mënyrë tërrësisht moderne. E shkuara…

3.2 Memorja kulturore

3.3 Thjesht; bloging

Vazhdon...

INTERNETI NUK ËSHTË MEDIUM, POR…


Nga Fatmir Terziu

Por kjo nuk është absurde, kjo është e ndodhur në takëmin e biznesit, në dilemën e tij edhe pse kjo kompani, pra “Yahoo”, bëri gabimin fatal që shumë media e kanë bërë në linjë, duke menduar se interneti ishte një lloj mediumi tjetër. Të njëjtin gabim po përsërit sot media në Shqipëri. Edhe pse ata janë larg opsionit në fjalë, me një fjalë për përkitjet e internetit, janë në të njëjtin gabim që biznesi i “Yahoo”-s është momentalisht.


Interneti nuk është medium. Këtë e vërtetoi taktika e dështuar e Yahoo-s. E vërtetoi opsioni i kësaj kompanie me praktikën e vet tashmë të dështuar, duke i lënë oponentit “Google” padashje hapësirë dominuese. Por kjo nuk është absurde, kjo është e ndodhur në takëmin e biznesit, në dilemën e tij edhe pse kjo kompani, pra “Yahoo”, bëri gabimin fatal që shumë media e kanë bërë në linjë, duke menduar se interneti ishte një lloj mediumi tjetër. Të njëjtin gabim po përsërit sot media në Shqipëri. Edhe pse ata janë larg opsionit në fjalë, me një fjalë për përkitjet e internetit, janë në të njëjtin gabim që biznesi i “Yahoo”-s është momentalisht. Për t’a bërë më konkrete e më të kuptueshme këtë nyje që lidh dy shembujt e mësipërm, me median në Shqipëri, me atë ç’ka në fakt ndodh sot me median shqiptare, unë dua të sqaroj dy fakte në kohë të ndryshme.
Në vitin 1996 vazhdoja të drejtoja të pavarurën “Fjala e Lirë”, një gazetë që bëri emër nga Elbasani, duke u bërë model i një opozite me të gjitha palët politike në Shqipëri, duke sjellë vetëm faktin dhe realitetin, realitet, nëse do t’a pranonim me të vetmin emër, për lexuesit e saj, që u rritën dhe u ulën çuditërisht në kohë rekord. Pa u ndalur në shpjegime të mirëfillta, pa u ndalur në punën e mrekullueshme të Bujar Hudhrit apo Flutura Açkës, pa u thelluar në debatet mes drejtuesve të Pushtetit të asaj kohe dhe punonjësve të policisë me gazetarët dhe drejtuesit e gazetës, as edhe në detaje të tjera që sollën rrotacion në drejtimin e “Fjalës së Lirë”, ajo që dua të sqaroj është analogja e faktit. Para zgjedhjeve të përgjithshme të 1996-ës “Fjala e Lirë”, që kaloi nga njëra dorë në tjetrën dhe polli dy gazeta të tjera për ish drejtuesit e saj, mbeti në mes të rrugës. Mbeti pa asnjë sponsor, pa asnjë reklamë, pa asnjë depozitë në bankë, aq sa arkëtarja, Vali, ngriti supet një ditë dhe më tha: “S’ka para as për rroga!”. Askush nuk donte t’ia dinte më për “Fjalën e Lirë”. Askush nuk pyeste më për të, madje as ata që ajo kish përkrahur për të ardhur në karrige. Të vetmit që pyesnin ishin bashkëpunëtorët dhe ata që vinin për honorare, por jo si në rastin e Feral Tribune, në fakt:
Feral Tribune, një e përjavëshme politike kroate ishte e njohur për tehun e saj satirik dhe pikpamjet e patundura kritike ndaj politikanëve, personaliteteve qeveritare dhe publike si brenda Kroacisë ashtu dhe jashtë. Në kolonat dhe ilustrimet e saj gazetarët e Feral Tribune mbulonin çështje thelbësore. Si rezultat i kësaj ajo edhe duhej edhe urrehej. Këtë javë, për herë të parë në 14 vjet, e përjavshmja nuk doli nga shtypi. Feral Tribune i detyrohet qeverisë 136,000 euronë VAT dhe si rezultat ju desh të mbyllte operacionet. Blogerët kroatë kanë pikpamje të ndryshme.

Kështu, për ata që menduan se gazeta kishte kryer funksionin e kish mbaruar misionin, as që mund të gjendej ndonjë fjalë zbutëse. E vetmja rrugë ishte të “zbusje” misionin e saj ose t’i vishje një kostum nga ato që kishte politika në stolat e saj rezervë, një kostum që në fakt ajo e kishte të paraveshur me misionin e saj, por jo të bërë publik. E krijuar në 1990-ën, duke zëvendësuar “Shkumbini”-n, në fakt ajo s’duhet t’a bënte këtë gabim, pasi kalonte nga njëri ekstrem në tjetrin, por për hir të mbijetesës një zgjidhje duhej menduar. Atëherë as që bëhej fjalë për internet masiv, as që mendohej një mundësi e tillë. Sidoqoftë, edhe pse interneti mungonte, një lidhje tjetër ekzistonte për të realizuar qëllimin; nyja politike. Dhe koha rrodhi shpejt. Në Tiranë edhe ish Kryetari i PD-së, Tritan Shehu, do të nguronte të ndihmonte mbijetesën e saj, edhe pse ish zëdhënësi i PD-së, Arben Çejku, do t’a rendiste gazetën në listën e disa gazetave për fushatë. Përgjigjja: “S’ka para! Ne nuk financojmë gazeta!” Atëherë, pikërisht kjo u quajt mëri. Shumëkush e keqkuptoi dhe e keqinterpretoi. Pas disa kohësh, gazeta u mbyll. Dikush u ankua, dikush protestoi. Dikush e ngriti zërin, por ata që nuk donin më të ishte “Fjala e Lirë” mbuluan me heshtje çdo gjë. Sot një lloj “Fjala e Lirë” lexohet në internet, edhe pse nuk është ajo, edhe pse nuk është gazeta që lindi natën e u gdhi duke u gllabëruar prej 25 mijë lexuesve të saj. Por kjo gazetë del në internet dhe interneti është për njërëzit, lidhje dhe network. Ata që e nxjerrin e dinë këtë, ashtu siç e din edhe “Google”, sepse prandaj dihet që ai fiton. E tek e fundit mirë që një “Fjalë e Lirë” ekziston. Pak rrëndësi ka për të tjerat.
Fakti tjetër lidhet me lidhjet dhe zgjidhjet e dukshme dhe të padukshme të medias së sotme në Shqipëri. Ajo që dihet është se shumica e kësaj medie ka lidhje “biznesin ose biznesmenët”, dhe pakica fatin e varur tek shpresa e profesionalizmit. Dy shtratet e medias kanë dimensione të ndryshme, kanë shtrirje të ndryshme, kanë synime të ndryshme. Ajo që lidhet me këtë temë është pikërisht edhe loja me internetin, ose qëllimi në këtë lidhje njërëzish mes informacionit e dezinformacionit në linjë. Këtu kuptohet qartë, ndoshta edhe është kuptuar fare mirë pse bëhet kjo, pse lihen komente të hapura edhe pse janë krejt banale dhe të pakulturuara për dinjitetin e një Kombi, pse krijohen blogje, forume e të tjera të ngjashme me to, edhe pse mbajtësi i këtyre linjave në botën Perëndimore mban përgjegjësi ligjore, këtu heshtet. Heshtet kur shahet një krahinë, një zonë, një kulturë dhe trumbetohet një shpifje, një renë që denigron një Komb, një popull si në rrastin e orës së Bushit, sikur të ishte një shaka e rradhës. Politika, sipas interesave herë hesht e herë miraton në heshtje. Pushteti duke u trembur se mund të akuzohet se sulmon median, fjalën e lirë, rri në distancë. Shumë pak pjesëtarë të devotshëm të medias tentojnë të flasin, shkruajnë, por në linjën e Internetit, në shtratin e tij pak janë dhe pak lexohen. Vërtet Interneti nuk është medium, siç e thamë që në fillim, ai si lidhje njërëzish dhe linjash, duhet pushtuar edhe nga kjo pjesë profesionale, e cila ende ka shtrat të dobët në mesin e medias shqiptare. Dikush duhet t’i japë të paktën një gisht asaj, se nesër, mjerë media po u zaptua tërrësisht nga të paturpët, nga misionarët e xhepit, nën petkun “Fjala e Lirë”.

FLASH

Roger Federer edhe pse ka humbur ndeshjen e tij të fundit, jo natyrshëm me dy ndesh je tenisi rradhazi, prapë ka qenë në mesin e duartrokitjeve të pandërprera të spektatorëve. Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse luhet një film për të, Brad Pit mund të jetë aktori që mund t’a luajë atë në Hollywood.

e diel, nëntor 11, 2007

TË ÇELEN ARKAPIAT ‘LETRARE’

Nga Fatmir Terziu
Kjo mes njërëzve me ‘tru’ letrar dhe prirje lapsore. Oh sa mirë me qenë ‘letrar’! Oh sa mirë me shkrue e me zhgaravit… Po pse more vëlla or motër me llomotitë? ... Në një ‘grup kulturor’ diku andej nga ku elektronika ka trazuar si pak tepër penën e lirë, ‘përkëdhelja’ e elementit femëror, duket qetësuese, e butë, dhe e ëmbël, madje dhe me rregulla të ngurta. Të shkruara në anglisht dhe në shqip. Femra! Femra që bëjnë punë dhe jo llafe. E presin mikun me fjalë mikpritëse dhe i urojnë deri në Francë uratat e mirëseardhjes, ashtu në gjininë femërore, në gjininë kulturore. Ata pritën burrin, kandidatin e ri të grupit, se burri u ndje mirë mes fjalëve dhe përbuzi ‘llafet’.

Syri dhe veshi 'burrëror' janë bërë akoma më të ndjeshëm tani në një mjedis elektronik, ku burrat anembanë botës e gjejnë veten në mesin e llafeve për dy-tre minuta. Ata 'burrërojnë' në mbretërinë e re të përrallave me 'gudulisje' alla-llafollogjike dhe presin të hapen 'arkapiat' elektronike, ditën me diell dhe natën me hënë. Pra, ende përralla me ‘të çelen arkapiat’ duket se vazhdon të bëjë efektin e saj. Edhe pse ka humbur paksa në temë dhe synimin kulturor edukativ që ajo mbart, prapë në mesin e shqiptarëve në emigrim ka thuajse të njëjtin qëllim. Diku hapet një ‘klub kulturor’, diku një web-site ‘klanor’, diku një ‘elektron [ik]-adë’ hije dhe diku vetëm një dreq mund t’a dijë… se ku synon hapja e një fletushke pa-pagese elektronike. Burojnë mes këtij vrudhi djersitës krijime, shkrime, mendime, arritje dhe rezultate, qëllim-mira dhe me synim dashamirës, por edhe me pak fjalë ‘sharëse’ dhe pak ‘xhelozi’ harbute. Nis me quuuksh-in e Tetovës dhe mbaron me Peshkun pa Ujë, vazhdon me …, ku kapet e ku t’a dish zanafillën dhe ngec e vazhdon me Art – Kafen që zhurmon çuditshëm herëpashere dhe përfundon me ‘llafen’. Me llafen tipike shqiptare! Çuditshëm, por jo natyrshëm. Kjo mes penash e pretenduesish të letrave. Kjo mes njërëzve me ‘tru’ letrar dhe prirje lapsore. Oh sa mirë me qenë ‘letrar’! Oh sa mirë me shkrue e me zhgaravit… Po pse more vëlla or motër me llomotitë?
Në një ‘grup kulturor’ diku andej nga ku elektronika ka trazuar si pak tepër penën e lirë, ‘përkëdhelja’ e elementit femëror, duket qetësuese, e butë, dhe e ëmbël, madje dhe me rregulla të ngurta. Të shkruara në anglisht dhe në shqip. Femra! Femra që bëjnë punë dhe jo llafe. E presin mikun me fjalë mikpritëse dhe i urojnë deri në Francë uratat e mirëseardhjes, ashtu në gjininë femërore, në gjininë kulturore. Ata pritën burrin, kandidatin e ri të grupit, se burri u ndje mirë mes fjalëve dhe përbuzi ‘llafet’. Burrat e kanë fajin, se klubeve iu dhanë pak nga natyra e tyre ‘burrërore’ e llafollogjike. Burrat kanë edhe të drejtë, se ku pihet kafe ka edhe llafe, ka edhe poterë, ka edhe ‘sharje’, madje edhe lindje heronjsh… të protokolluar hershëm në kafene. Por më mirë le të ‘çelen arkapiat’ për të mëdhenjtë e llafeve, le të shfryhen ‘burrat’…, se rradhën e kanë ‘odat elektronike të femrave’.

e shtunë, nëntor 10, 2007

FIGURA PATRIARKE SHQIPTARE NE FOTOT HISTORIKE


Nga Fatmir Terziu
Universiteti i Roehampton
Studimet, Kulturore, Teorike dhe Politike


Historia e tregon Shqipërinë në një pozicion tepër të fort patriark, ku figura e burrit bie në sy dhe paraqitet tërthorazi dominuese. Një nga librat që përmbledh librat e Edith Durtham për Shqipërinë në vitet 1903-1944, në kopertinën e tij pasqyron dy burra të ulur mbi dy gurë, diku në një front dere. Dy burrat dominojnë fotografinë dhe janë thuajse krejt monopoli viziv i saj. Të dy janë të ulur dhe secili prej tyre ka një pamje tipike, që prezantohet nga vizualiteti descriptive që imazhi ka në mesazhin e tij. Mustaqet e tyre karakteriske paraqesin një imazh burrëror tipik shqiptar të rrokur nga ndjesia e një simbolike naturale dhe antipracticizem në thelbin e kërshërisë, apo kurreshtjes. Qetësia që karakterizon dy burrat shfaqen modeste, tipike dhe naturale. Të dy janë me veshje karakteristike kombëtare shqiptare dhe që të dy kanë moralin e trevave që përfaqësojnë. Simbolika është vendimtare. Të dy tymosin duhan. Njëri mban një cigarishte të gjatë dhe tjetri mban në të majtën e tij një cigare. Cigarishtja anon paksa me Lindjen, Orientin dhe pasqyron lidhjen e tij me të në heshtje, teksa Perëndimorja lidhet me burrin me cigare në dorë, si një aspect më civilizues i tij. Bie në sy gjysëmdritarja e mbyllur me qepena dhe dera e mbyllur në krah të tyre. Një pemë me gjethet e degët e saj në horizont fikson vendin e tyre para shtëpisë. Ngjyrat janë tjetër kundrim viziv. Dicka monotone ka ndodhur? Shqetësuese apo… Ata janë në bisedë. Aspak pozuese, aspak komplekse. E qetë por komentuese. Pse? Pse prapa-kopertina e librit jep Edith Durhamin me veshje shqiptare?


SIMOTRAT E ‘BUNKERIZMIT’
Nga Fatmir Terziu

Pamja e kësaj fotoje s’ka të bëjë fare me bunkerat e ndërtuar në Shqipëri në kohën e Komunizmit, edhe pse duket si një kopje e tyre. Ajo është pamje e marë aty nga vitet 1935-36 nga Ethel Mannin, autorja e South To Samarkand, të publikuar nga Jarrolds, dhe që jo rrastësisht kishte kaluar në anët e Kazakistanit, pikërisht në Krasnovodsk. Më saktë fotografia paraqet ndoshta frymëzimin ‘ushtarak’ nga ku lindi ai budallallëk komunist i bunkerizmit. Bunkerizmi shqiptar natyrshëm e ka këtu burimin e frymëzimit dhe po aq natyrshëm kuptohet pse ky frymëzim ‘bunker’ zbriti nga kazakistani në Shqipëri. Komunizmi, Stalinizmi, Enverizmi dhe Bunkerizmi u katërpultuan mbi mendjet e trazuara njërëzore pas atij gjaku që derdhi njërëzimi nga makabriteti vrasës I luftës së Dytë Botërore. Duke përfituar nga pasoja e kësaj lufte dhe duke triumfuar me moton e “Lugës së Floririt” komunizmi i dha shkas pjelllës ‘bunker’ të ulej nga mendja fyll në tokën shqiptare, sot të pushtuar nga pasojat e bunkerizmit të mallkuar. ( Ne foton perballe: Kujtesa Bunker; (Bunkerat e Hoxhes jane kudo dhe jane ngado)Ndërsa autorja e South To Samarkand thotë që në hyrje të librit ‘për fatin e të njohurit, dhe atë cfarë s’duhet njohur’ le të themi më mire për të mos harruar, për të seleksionuar, përshtatur e kujtuar.

NE SITEN E HUMORIT BRITANIK

Numëratori telefonik shqiptar është humori i rradhës për gazetarët e The Guardian. Në artikullin e datës 19 Prill 2006, me titull Englishman Abroad, përdoret humori tipik duke theksuar se ‘ndoshta mund të kishte luajtur numëratorin telefonik të Shqipërisë (could have played the Albanian telephone directory), që lë të nënkuptohet se tashmë edhe dicka e vogël mund të lidhet e krahasohet ‘me bëmat shqiptare’ të c’do fushe, qofshin edhe ato të telefonisë, që kuptohet se funksionon aq mirë sa që është fokusuar nga gazetarët Britanikë dhe ka hyrë në sitën e humorit. Vallë c’mëkat do të ketë direktoria telefonike shqiptare?
ZOTI E LEHTËSOFTË DHIMBJEN E TË MADHIT NORMAN WISDOM

Ka qenë gazeta Daily Mail e para që ka njoftuar se përse familiarët e Sir Norman Wisdomit nuk lejojnë miqtë të shikojnë e takojnë aktorin e papërsëritshëm Britanik, mikun e Madh të humorit, dhe padyshim pjesën e buzëqeshjes së brezave të shumtë shqiptarë. Gazetarët KEITH BEABEY dhe ELIZABETH SANDERSON kanë thënë që më 11 Gusht 2007 se Sir Norman Wisdom qëndron në vetmi në një dhomë në një azil anonim në ishullin e Man. Ata përshkruajnë situatën në të cilën ndodhet azili dhe japin detaje të jetës në të, ndërsa shtëpia e tij është vetëm 20-30 milje larg prej aty. I paharruari në kujtesën njërëzore për 60 vjet karrierë, ai mbetet aktori më I madh komik dhe më I dashur në këtë lloj. Humori I tij ‘slapstick’ ka tronditur botën. Tani ai është nën kthetrat e sëmundjes Alzhemier. Zoti e bekoftë dhe e ndihmoftë Sir Norman Wisdomin!

e premte, nëntor 09, 2007

KUR ‘FUQIA DHE DITURIA’ DO TË THOTË: ‘INFLACION’

Nga Fatmir Terziu

Autori kontradiktor në shkrimin e tij, padyshim është kaluar nga mediat shqiptare, është ‘shpërfillur’ nga analistët dhe gazetarët, nga politikanët është parë si shaka politike… Po nga vetë Instituti në fjalë dhe këshilltarët e Qeverisë pse heshtet? Si duhet kuptuar ‘fuqia dhe dituria’ kur nuk ka një sens në thelbin e saj?

Duke huazur një shrehje të Foucault ‘fuqia dhe dituria’ (Power and Knowledge), edhe pse shkrimi është diku larg kësaj shprehje, letërnjoftimi i tij duket i zbuluar. Duket i tillë, i [vetë]zbuluar, i goditur në një risi të varur ose mbështetur diku, [këtu tek ‘fuqia dhe dituria’]. Edhe pse në fakt, unë që e shkruaj atë shkrim, s’kam nisur të shpreh dicka me temën e shkrimit, brendinë, qëllimin apo interesin që ky shkrim do të trajtoj më poshtë në rrjeshtat në vazhdim, shkrimi është në shesh të një binomi viziv, imagjinar; shkurt i tejzbuluar. I tillë është hapi që vetë shkrimi në fakt ka hedhur, përderisa në hapin e dytë ai të duket më i qetë, më i relaksur dhe aspak i hallakatur në përshtatjen me Foucalt, apo me ‘fuqinë dhe diturinë’. Shkrimi synon pikërisht gjetjen e një strehe të përshtatshme, kuptimplote, dhe me një synim dypalësh; marrëveshje, debat, kontradikta dhe arritje në të mirë të ‘shkrimit’ dhe progresit të synuar nga vetë shkrimi për një temë a një qëllim të caktuar e të përzgjedhur mirë. Por a ndodh kështu me shkrimin tonë? Le të argumentojmë me fakte. Para disa kohësh një e përditshme shqiptare shkruante: “Ka shënuar përsëri një shifër mbi “tavanin” prej 4 përqindësh, të përcaktuar si nivel maksimal nga qeveria shqiptare, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja e çmimeve për muajin tetor” dhe fatura e shkrimit që në titull i faturohej inflacionit (Kondi, 2007:8-9). Shkrimi që në titull e tha synimin dhe qëllimin e tij, ‘fuqia dhe dituria’ e tij doli dhe u zbulua. Titull ‘tronditës’ (!?) Po shkrimi? Sensacional? Faktet duken krahasuese dhe komenti po i tillë: “Është hera e parë që prej shumë vitesh që për tre muaj rresht shifra e inflacionit në Shqipëri “ankorohet” mbi nivelin 4%. I vetmi rast i ngjashëm është shënuar në vitin 2004, kur shkurti shënoi inflacionin 4,4% dhe marsi 4%” (2007:8-9). Si duhet të kuptohet ‘marrëveshja dypalëshe’ e autorit me lexuesin kur autori në fakt nuk kuptohet se c’farë thotë, larg titullit, larg synimit të nisur? Ai është i stisur, i motivuar. Dhe padyshim i vetëzbuluar. Autori thotë: ‘prej shumë vitesh’ dhe pastaj shton ‘për tre muaj rrjesht’ duke krijuar rolin e konfuzit me lexuesin e tij, nëse ka një të tillë, duke harruar elementaren e komunikimit shkrim-lexues, për të gjitha nivelet e shkrim – lexuesit, si një pjesë e ‘fuqisë dhe diturisë’ që të jep pushteti i katërt. Shifra 4% e marrë nga Instituti i Statistikave, sipas autorit, duket si një keqiterpretim me tendencë të qëllimtë: “Sipas të dhënave, të publikuara dje zyrtarisht nga Instituti i Statistikave, rezulton se, për të tretin muaj rresht, kjo rritje ka ruajtur një nivel vjetor mbi maksimumin, duke u barazuar me nivelin vjetor të rritjes së çmimeve për muajin gusht, por me 0,2% më pak se shtatori, kur kjo tendencë arriti në 4,4%” (2007:8-9). Autori kontradiktor në shkrimin e tij, padyshim është kaluar nga mediat shqiptare, është ‘shpërfillur’ nga analistët dhe gazetarët, nga politikanët është parë si shaka politike… Po nga vetë Instituti në fjalë dhe këshilltarët e Qeverisë pse heshtet? Si duhet kuptuar ‘fuqia dhe dituria’ kur nuk ka një sens në thelbin e saj? Më tutje është fjala e shkrimit në fakt. Ah s’e desh harrova për pak të kujtoj dicka nga Psikologjia e Sjelljes Ndërpersonale të Michael Argyles që thotë: “ e ftohta dhe e ngrohta e një personi mund të shikohet nga qëllimi i tij, qoftë edhe eksperimental, ose ‘profesional’ në mendjen e tij dhe kalimtar në synimin e tij”(Argyle, 1969:49). Shkrimi, ah shkrimi, me ‘një gur vret dy zogj’, por vetëm kur aparati ose aparatusi shtetëror ende s’ka magnetët e duhur që ia jep ‘fuqia dhe dituria’ t'a qartesojne shkrimin dhe synimin e fshehur te tij. Le të shpresojmë se do te ndodh zgjimi. Ndoshta dikush do te kujtohet se shkrimi yne ska sosur, do te kujtoje dhe 'fuqine dhe diturine' e shkruesit te djeshem, te sotem dhe te nevojshem per te ardhmen. Kjo e domosdoshme qe 'fuqia dhe dituria' te mos kene binjake 'inflacionin', qofte edhe ate te mendjes.

PAROKIALIZMI I “UNË”- IT

Nga Fatmir Terziu

Aty buron frikë, humbje dhe fiksohet natyrshëm modeli i fiksacionit si humbës, keqbërës, ndoshta edhe për një faj që as ‘unë’ s’e ka bërë dhe ende s’e kupton të vërtetën e fajit nga një vetveprim padashje i ‘familjes unë”, aty ku unë ka ngulur shtratin e tij. Ai ka frikë ‘babën’, ka frikë partneritetin, ka frikë prezencën.

“Unë jam kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe…”
“Unë jam i interesuar më shumë se të gjithë…”
“Unë e mirëkuptoj tërësisht pakënaqësinë tuaj për zvarritjen e projektit…”
“Unë jam këtu jo si ata…,”
“Unë ju garantoj se ç’ka po them,…” (lexo originalin)

‘Unë’…, ‘unë”…, ‘unë”… , ‘unë”… , ‘unë”… dhe asgjë më shumë. Pesë “unë” në pesë paragrafë. Pesë fjalë ‘unë’ në emër të ‘unë’. Pesë fjalë në emër të kujt në fakt? Kë përfaqëson ‘unë’ dhe kë anekson ‘unë’? Më shumë se fjala ‘unë’ ç’mbart në vetvete është pesha e saj si fjalë që shpërfill këtë ‘unë’. Fjala ‘unë’ nuk ka peshë, madje as kur thuhet nga ‘unë’, as kur komentohet nga ‘unë’ dhe kur ‘unë’ e them për ‘unë’. Ajo thjesht është një ‘unë’ për të të vënë në gjumë. Një unë është një njësh. Një njësh është zero dhe fill. Zero dhe fill do të thotë hiç, askush, asgjë. Atëherë askushi i vetëdeklaruar ka marrë përsipër peshën e dikushit, prapa vetëpërkëdheljes së ‘unë’-it. Përse ky ‘unë’ përbën një fjalë më shumë për analizën e ‘unë’? Përse ky ‘unë’ kurdis modelin e ri të strukur mbi prapaskenën ‘unë’? Prapaskena që nxiton daljen e ‘unë’ nga goja e Kryebashkiakut të Kryeqytetit shqiptar kapërcen teorinë e Foukault “fuqi dhe dituri”, madje tejkalon vetë ‘fuqinë’ që i ka dhënë “unë’-it vota e popullit. Por për të dalë nga korniza e mbetur ‘unë’ në izolim, shëtitja dhe kundrisja e ambientit, natyrshëm i bën mirë për të nxjerrë në publik një ‘unë’. Një ‘unë’ që publiku e shpërfill dhe e tejizolon në ëndrat Eudipale të Frojdit. Aty buron frikë, humbje dhe fiksohet natyrshëm modeli i fiksacionit si humbës, keqbërës, ndoshta edhe për një faj që as ‘unë’ s’e ka bërë dhe ende s’e kupton të vërtetën e fajit nga një vetveprim padashje i ‘familjes unë”, aty ku unë ka ngulur shtratin e tij. Ai ka frikë ‘babën’, ka frikë partneritetin, ka frikë prezencën. Prandaj ‘unë’ vetëpërjashtohet nga historia. Pra ‘Unë’, i vogël apo i madh qoftë, duket qartë se është në mes të ‘kastracionit’ nga frika e humbjes. Parandjehësi i humbjes, natyrshëm është vetëm një ‘unë’ i teorisë së Frojdit. Psykoanaliza do t’i bënte mirë në këtë rast. “Unë’ është parokializëm, që nënkupton ‘të qënit provincial, të qënit i ngushtë në retrospëktivë’, ose konsideron vetëm pjesët e vogla të problemit.

E Drejta e Autorit: Fatmir Terziu

1 comments:

M.I.P. said...

Aleko Likaj


Faleminderit, miku im i vjeter Fatmir Terziu!

Te pakten per mua,duke rrefyer per "Fjalen e Lire" qe ke drejtuar ne ato vite, me ke sjellur emocione.Vertete,qe ishte ne teresi nje drame,me te cilen u perball ne ato vite nje shtyp i pavarur. Pavarsisht perkushtimit tuaj, ( edhe kontributit tim modest at'here tek "Fjala e Lire"), gazetes i u vodh edhe koleksioni i cili ruhej ne zyren tone te gazetareve, ne katin e trete te Prefektures se Elbasanit.Ne veren e vitin 2001, e kam pare ne merkaton e qytetit,ku e kishte nxjerre per shitje nje femije 12 vjeçar. E reklamonte me ze te larte. Nuk haronte,qe te theksonte edhe vlerat,qe do te kishte ajo me kalimin e viteve.Natyrisht , ajo ishte grabitur ne zyren tone. Ti e di mire,se aty rrinin plot koorespondente vullnetare,te shtypit te Tiranes.Me pas fati i saj...Sidoqofte, kjo eshte realisht nje tragjedi.
Do te ishte shume interesante,qe te hidhje ne listen tone edhe ndonje nga filmat e tu,te prodhuar tashme se fundi.Natyrisht,pas çmimeve qe ke marre ne kete fushe, aty ne Londer" Une ende ruaj ende kopjen e gazetes londineze,ku flet me superlativa per ty e filmat tuaj.Kjo me ben qe te ndjehem mire , jo vetem si nje mik i vjeter i juaji,por edhe per faktin,se je gjithmone ne kerkim. Admiroj entuziazmin tuaj e perkushtimin shoqeror e artistik.Bashke, ruajme kujtime te bukura nga ajo kohe e çmendur, kur benim gazetari ne nje absurd te paimagjinueshem. Shume nga ngjarjet e asaj kohe,i kam hedhur ne nje liber, "Skenat dhe prapaskenat e shtypit", qe do ta nis keto dite per botim. Jane edhe historite qe i kemi perjetuar mes bandash kriminale.Sot , as qe nuk mund te pereceptohen ato.
Gjithesesi , te uroj suksese , dhe ...presim qe te na sjellesh ne liste,nje nga filmat e tu te fundit, te realizuar aty ne Londer.
" Ruaj kater filma me metrazh te shkurter qe me ke nisur dy vite me pare.

Miqesisht Aleko Likaj Bordo France



Njekohesisht degjojeni dhe fjalen e Kryeministrit Berisha:

4 komente:

M.I.P. tha...

Ashtu sikunder Aida D. edhe une u ndjeva teper e prekur nga miresia dhe malli qe karakterizon komunikimin e dy miqve te vjeter qe u poqen ketu kaq rastesisht por edhe mrekullisht.

Faleminderit te gjtiheve per fjalet e mira qe thoni per kete klub kulturor.Natyrisht meriten per fizionomine e shendetshme te ketij komunikimi ketu, e kane te gjithe pjesmarresit dhe me respekt perulem si para kujtimit te te madhes Tefte ashtu edhe para Dr.Eno Koco qe i ka dhene mundesine moderatoreve te klubit (Aida D., Mondes, Albanes, Agimit etj..) te drejtojne drite ne shpirtin e shqiptarit permes ketij klubi

Me shpresen e pasurimit te metejshem te shpirtit

Ju pershendes

Merita B.McCormack, Wash. DC

M.I.P. tha...

Me leter kembimin ( elektronik) tuajin me keni permalluar.

Nuk doja t'e shprehesha keshtu hapur, por s'mund t'i rezistoja fjaleve te shprehura kaq ngrohtesisht mes dy miqve. "Torbat e mergimit" na jane bere atavizma ne kurriz e krah dhe mundesia per t'i leshuar ato qofte dhe per pak minuta na krijohet kur takohemi mes miqsh te hershem(sikur ju zoterinj ) dhe miq te rinj.

Ju kerkoj ndjese per kete nderhyrje por shkembimi juaj i mendimeve me preku thellesisht.

Me respekt

Aida Dismondy

Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.
Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.