Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka kohë që organizohet e riorganizohet. Me dhjetra shoqata janë krijuar dhe grupe të ndryshme profesionistesh dhe te perkushtuarish i drejtojnë dhe i aktivizojnë ato. Dhe kudo flitet shqip, synohet shqip; vlera, arritje, tradita dhe integrimi eshte vene ne pah. Shkolla plotësuese të arsimit shqip ngrihen në shumë pika të vendit dhe numri i nxënësve është ritur. Familjet shqiptare kanë shtuar interesat e ndryshme për brezin e ri, sidomos mbajtjen e traditave shqiptare. Po arritjet kulturore - fizike, e ato sportive a janë në plan të ditës? Tani kur më shumë se kurrë në prag të zgjedhjeve dhe angazhimeve për Lojërat Olimpike të 2012-ës në Londër a ka angazhime konkrete në mesin e shqiptarëve? Drejtuesit e shoqatave shqiptare shprehen:
e diel, nëntor 11, 2007
TË ÇELEN ARKAPIAT ‘LETRARE’
Nga Fatmir TerziuKjo mes njërëzve me ‘tru’ letrar dhe prirje lapsore. Oh sa mirë me qenë ‘letrar’! Oh sa mirë me shkrue e me zhgaravit… Po pse more vëlla or motër me llomotitë? ... Në një ‘grup kulturor’ diku andej nga ku elektronika ka trazuar si pak tepër penën e lirë, ‘përkëdhelja’ e elementit femëror, duket qetësuese, e butë, dhe e ëmbël, madje dhe me rregulla të ngurta. Të shkruara në anglisht dhe në shqip. Femra! Femra që bëjnë punë dhe jo llafe. E presin mikun me fjalë mikpritëse dhe i urojnë deri në Francë uratat e mirëseardhjes, ashtu në gjininë femërore, në gjininë kulturore. Ata pritën burrin, kandidatin e ri të grupit, se burri u ndje mirë mes fjalëve dhe përbuzi ‘llafet’.
Syri dhe veshi 'burrëror' janë bërë akoma më të ndjeshëm tani në një mjedis elektronik, ku burrat anembanë botës e gjejnë veten në mesin e llafeve për dy-tre minuta. Ata 'burrërojnë' në mbretërinë e re të përrallave me 'gudulisje' alla-llafollogjike dhe presin të hapen 'arkapiat' elektronike, ditën me diell dhe natën me hënë. Pra, ende përralla me ‘të çelen arkapiat’ duket se vazhdon të bëjë efektin e saj. Edhe pse ka humbur paksa në temë dhe synimin kulturor edukativ që ajo mbart, prapë në mesin e shqiptarëve në emigrim ka thuajse të njëjtin qëllim. Diku hapet një ‘klub kulturor’, diku një web-site ‘klanor’, diku një ‘elektron [ik]-adë’ hije dhe diku vetëm një dreq mund t’a dijë… se ku synon hapja e një fletushke pa-pagese elektronike. Burojnë mes këtij vrudhi djersitës krijime, shkrime, mendime, arritje dhe rezultate, qëllim-mira dhe me synim dashamirës, por edhe me pak fjalë ‘sharëse’ dhe pak ‘xhelozi’ harbute. Nis me quuuksh-in e Tetovës dhe mbaron me Peshkun pa Ujë, vazhdon me …, ku kapet e ku t’a dish zanafillën dhe ngec e vazhdon me Art – Kafen që zhurmon çuditshëm herëpashere dhe përfundon me ‘llafen’. Me llafen tipike shqiptare! Çuditshëm, por jo natyrshëm. Kjo mes penash e pretenduesish të letrave. Kjo mes njërëzve me ‘tru’ letrar dhe prirje lapsore. Oh sa mirë me qenë ‘letrar’! Oh sa mirë me shkrue e me zhgaravit… Po pse more vëlla or motër me llomotitë?
Në një ‘grup kulturor’ diku andej nga ku elektronika ka trazuar si pak tepër penën e lirë, ‘përkëdhelja’ e elementit femëror, duket qetësuese, e butë, dhe e ëmbël, madje dhe me rregulla të ngurta. Të shkruara në anglisht dhe në shqip. Femra! Femra që bëjnë punë dhe jo llafe. E presin mikun me fjalë mikpritëse dhe i urojnë deri në Francë uratat e mirëseardhjes, ashtu në gjininë femërore, në gjininë kulturore. Ata pritën burrin, kandidatin e ri të grupit, se burri u ndje mirë mes fjalëve dhe përbuzi ‘llafet’. Burrat e kanë fajin, se klubeve iu dhanë pak nga natyra e tyre ‘burrërore’ e llafollogjike. Burrat kanë edhe të drejtë, se ku pihet kafe ka edhe llafe, ka edhe poterë, ka edhe ‘sharje’, madje edhe lindje heronjsh… të protokolluar hershëm në kafene. Por më mirë le të ‘çelen arkapiat’ për të mëdhenjtë e llafeve, le të shfryhen ‘burrat’…, se rradhën e kanë ‘odat elektronike të femrave’.
e shtunë, nëntor 10, 2007
FIGURA PATRIARKE SHQIPTARE NE FOTOT HISTORIKE
Nga Fatmir TerziuUniversiteti i Roehampton
Studimet, Kulturore, Teorike dhe Politike
Historia e tregon Shqipërinë në një pozicion tepër të fort patriark, ku figura e burrit bie në sy dhe paraqitet tërthorazi dominuese. Një nga librat që përmbledh librat e Edith Durtham për Shqipërinë në vitet 1903-1944, në kopertinën e tij pasqyron dy burra të ulur mbi dy gurë, diku në një front dere. Dy burrat dominojnë fotografinë dhe janë thuajse krejt monopoli viziv i saj. Të dy janë të ulur dhe secili prej tyre ka një pamje tipike, që prezantohet nga vizualiteti descriptive që imazhi ka në mesazhin e tij. Mustaqet e tyre karakteriske paraqesin një imazh burrëror tipik shqiptar të rrokur nga ndjesia e një simbolike naturale dhe antipracticizem në thelbin e kërshërisë, apo kurreshtjes. Qetësia që karakterizon dy burrat shfaqen modeste, tipike dhe naturale. Të dy janë me veshje karakteristike kombëtare shqiptare dhe që të dy kanë moralin e trevave që përfaqësojnë. Simbolika është vendimtare. Të dy tymosin duhan. Njëri mban një cigarishte të gjatë dhe tjetri mban në të majtën e tij një cigare. Cigarishtja anon paksa me Lindjen, Orientin dhe pasqyron lidhjen e tij me të në heshtje, teksa Perëndimorja lidhet me burrin me cigare në dorë, si një aspect më civilizues i tij. Bie në sy gjysëmdritarja e mbyllur me qepena dhe dera e mbyllur në krah të tyre. Një pemë me gjethet e degët e saj në horizont fikson vendin e tyre para shtëpisë. Ngjyrat janë tjetër kundrim viziv. Dicka monotone ka ndodhur? Shqetësuese apo… Ata janë në bisedë. Aspak pozuese, aspak komplekse. E qetë por komentuese. Pse? Pse prapa-kopertina e librit jep Edith Durhamin me veshje shqiptare?
SIMOTRAT E ‘BUNKERIZMIT’
Nga Fatmir TerziuPamja e kësaj fotoje s’ka të bëjë fare me bunkerat e ndërtuar në Shqipëri në kohën e Komunizmit, edhe pse duket si një kopje e tyre. Ajo është pamje e marë aty nga vitet 1935-36 nga Ethel Mannin, autorja e South To Samarkand, të publikuar nga Jarrolds, dhe që jo rrastësisht kishte kaluar në anët e Kazakistanit, pikërisht në Krasnovodsk. Më saktë fotografia paraqet ndoshta frymëzimin ‘ushtarak’ nga ku lindi ai budallallëk komunist i bunkerizmit. Bunkerizmi shqiptar natyrshëm e ka këtu burimin e frymëzimit dhe po aq natyrshëm kuptohet pse ky frymëzim ‘bunker’ zbriti nga kazakistani në Shqipëri. Komunizmi, Stalinizmi, Enverizmi dhe Bunkerizmi u katërpultuan mbi mendjet e trazuara njërëzore pas atij gjaku që derdhi njërëzimi nga makabriteti vrasës I luftës së Dytë Botërore. Duke përfituar nga pasoja e kësaj lufte dhe duke triumfuar me moton e “Lugës së Floririt” komunizmi i dha shkas pjelllës ‘bunker’ të ulej nga mendja fyll në tokën shqiptare, sot të pushtuar nga pasojat e bunkerizmit të mallkuar. ( Ne foton perballe: Kujtesa Bunker; (Bunkerat e Hoxhes jane kudo dhe jane ngado)Ndërsa autorja e South To Samarkand thotë që në hyrje të librit ‘për fatin e të njohurit, dhe atë cfarë s’duhet njohur’ le të themi më mire për të mos harruar, për të seleksionuar, përshtatur e kujtuar.
NE SITEN E HUMORIT BRITANIK
Numëratori telefonik shqiptar është humori i rradhës për gazetarët e The Guardian. Në artikullin e datës 19 Prill 2006, me titull Englishman Abroad, përdoret humori tipik duke theksuar se ‘ndoshta mund të kishte luajtur numëratorin telefonik të Shqipërisë (could have played the Albanian telephone directory), që lë të nënkuptohet se tashmë edhe dicka e vogël mund të lidhet e krahasohet ‘me bëmat shqiptare’ të c’do fushe, qofshin edhe ato të telefonisë, që kuptohet se funksionon aq mirë sa që është fokusuar nga gazetarët Britanikë dhe ka hyrë në sitën e humorit. Vallë c’mëkat do të ketë direktoria telefonike shqiptare?
ZOTI E LEHTËSOFTË DHIMBJEN E TË MADHIT NORMAN WISDOM
Ka qenë gazeta Daily Mail e para që ka njoftuar se përse familiarët e Sir Norman Wisdomit nuk lejojnë miqtë të shikojnë e takojnë aktorin e papërsëritshëm Britanik, mikun e Madh të humorit, dhe padyshim pjesën e buzëqeshjes së brezave të shumtë shqiptarë. Gazetarët KEITH BEABEY dhe ELIZABETH SANDERSON kanë thënë që më 11 Gusht 2007 se Sir Norman Wisdom qëndron në vetmi në një dhomë në një azil anonim në ishullin e Man. Ata përshkruajnë situatën në të cilën ndodhet azili dhe japin detaje të jetës në të, ndërsa shtëpia e tij është vetëm 20-30 milje larg prej aty. I paharruari në kujtesën njërëzore për 60 vjet karrierë, ai mbetet aktori më I madh komik dhe më I dashur në këtë lloj. Humori I tij ‘slapstick’ ka tronditur botën. Tani ai është nën kthetrat e sëmundjes Alzhemier. Zoti e bekoftë dhe e ndihmoftë Sir Norman Wisdomin!
e premte, nëntor 09, 2007
KUR ‘FUQIA DHE DITURIA’ DO TË THOTË: ‘INFLACION’
Nga Fatmir Terziu
Autori kontradiktor në shkrimin e tij, padyshim është kaluar nga mediat shqiptare, është ‘shpërfillur’ nga analistët dhe gazetarët, nga politikanët është parë si shaka politike… Po nga vetë Instituti në fjalë dhe këshilltarët e Qeverisë pse heshtet? Si duhet kuptuar ‘fuqia dhe dituria’ kur nuk ka një sens në thelbin e saj?
PAROKIALIZMI I “UNË”- IT
Nga Fatmir Terziu
Aty buron frikë, humbje dhe fiksohet natyrshëm modeli i fiksacionit si humbës, keqbërës, ndoshta edhe për një faj që as ‘unë’ s’e ka bërë dhe ende s’e kupton të vërtetën e fajit nga një vetveprim padashje i ‘familjes unë”, aty ku unë ka ngulur shtratin e tij. Ai ka frikë ‘babën’, ka frikë partneritetin, ka frikë prezencën.
“Unë jam kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe…”
“Unë jam i interesuar më shumë se të gjithë…”
“Unë e mirëkuptoj tërësisht pakënaqësinë tuaj për zvarritjen e projektit…”
“Unë jam këtu jo si ata…,”
“Unë ju garantoj se ç’ka po them,…” (lexo originalin)
‘Unë’…, ‘unë”…, ‘unë”… , ‘unë”… , ‘unë”… dhe asgjë më shumë. Pesë “unë” në pesë paragrafë. Pesë fjalë ‘unë’ në emër të ‘unë’. Pesë fjalë në emër të kujt në fakt? Kë përfaqëson ‘unë’ dhe kë anekson ‘unë’? Më shumë se fjala ‘unë’ ç’mbart në vetvete është pesha e saj si fjalë që shpërfill këtë ‘unë’. Fjala ‘unë’ nuk ka peshë, madje as kur thuhet nga ‘unë’, as kur komentohet nga ‘unë’ dhe kur ‘unë’ e them për ‘unë’. Ajo thjesht është një ‘unë’ për të të vënë në gjumë. Një unë është një njësh. Një njësh është zero dhe fill. Zero dhe fill do të thotë hiç, askush, asgjë. Atëherë askushi i vetëdeklaruar ka marrë përsipër peshën e dikushit, prapa vetëpërkëdheljes së ‘unë’-it. Përse ky ‘unë’ përbën një fjalë më shumë për analizën e ‘unë’? Përse ky ‘unë’ kurdis modelin e ri të strukur mbi prapaskenën ‘unë’? Prapaskena që nxiton daljen e ‘unë’ nga goja e Kryebashkiakut të Kryeqytetit shqiptar kapërcen teorinë e Foukault “fuqi dhe dituri”, madje tejkalon vetë ‘fuqinë’ që i ka dhënë “unë’-it vota e popullit. Por për të dalë nga korniza e mbetur ‘unë’ në izolim, shëtitja dhe kundrisja e ambientit, natyrshëm i bën mirë për të nxjerrë në publik një ‘unë’. Një ‘unë’ që publiku e shpërfill dhe e tejizolon në ëndrat Eudipale të Frojdit. Aty buron frikë, humbje dhe fiksohet natyrshëm modeli i fiksacionit si humbës, keqbërës, ndoshta edhe për një faj që as ‘unë’ s’e ka bërë dhe ende s’e kupton të vërtetën e fajit nga një vetveprim padashje i ‘familjes unë”, aty ku unë ka ngulur shtratin e tij. Ai ka frikë ‘babën’, ka frikë partneritetin, ka frikë prezencën. Prandaj ‘unë’ vetëpërjashtohet nga historia. Pra ‘Unë’, i vogël apo i madh qoftë, duket qartë se është në mes të ‘kastracionit’ nga frika e humbjes. Parandjehësi i humbjes, natyrshëm është vetëm një ‘unë’ i teorisë së Frojdit. Psykoanaliza do t’i bënte mirë në këtë rast. “Unë’ është parokializëm, që nënkupton ‘të qënit provincial, të qënit i ngushtë në retrospëktivë’, ose konsideron vetëm pjesët e vogla të problemit.
Nuk ka komente:
Posto një koment