e premte, nëntor 09, 2007

KUR ‘FUQIA DHE DITURIA’ DO TË THOTË: ‘INFLACION’

Nga Fatmir Terziu
Autori kontradiktor në shkrimin e tij, padyshim është kaluar nga mediat shqiptare, është ‘shpërfillur’ nga analistët dhe gazetarët, nga politikanët është parë si shaka politike… Po nga vetë Instituti në fjalë dhe këshilltarët e Qeverisë pse heshtet? Si duhet kuptuar ‘fuqia dhe dituria’ kur nuk ka një sens në thelbin e saj?

Duke huazur një shrehje të Foucault ‘fuqia dhe dituria’ (Power and Knowledge), edhe pse shkrimi është diku larg kësaj shprehje, letërnjoftimi i tij duket i zbuluar. Duket i tillë, i [vetë]zbuluar, i goditur në një risi të varur ose mbështetur diku, [këtu tek ‘fuqia dhe dituria’]. Edhe pse në fakt, unë që e shkruaj atë shkrim, s’kam nisur të shpreh dicka me temën e shkrimit, brendinë, qëllimin apo interesin që ky shkrim do të trajtoj më poshtë në rrjeshtat në vazhdim, shkrimi është në shesh të një binomi viziv, imagjinar; shkurt i tejzbuluar. I tillë është hapi që vetë shkrimi në fakt ka hedhur, përderisa në hapin e dytë ai të duket më i qetë, më i relaksur dhe aspak i hallakatur në përshtatjen me Foucalt, apo me ‘fuqinë dhe diturinë’. Shkrimi synon pikërisht gjetjen e një strehe të përshtatshme, kuptimplote, dhe me një synim dypalësh; marrëveshje, debat, kontradikta dhe arritje në të mirë të ‘shkrimit’ dhe progresit të synuar nga vetë shkrimi për një temë a një qëllim të caktuar e të përzgjedhur mirë. Por a ndodh kështu me shkrimin tonë? Le të argumentojmë me fakte. Para disa kohësh një e përditshme shqiptare shkruante: “Ka shënuar përsëri një shifër mbi “tavanin” prej 4 përqindësh, të përcaktuar si nivel maksimal nga qeveria shqiptare, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, rritja e çmimeve për muajin tetor” dhe fatura e shkrimit që në titull i faturohej inflacionit (Kondi, 2007:8-9). Shkrimi që në titull e tha synimin dhe qëllimin e tij, ‘fuqia dhe dituria’ e tij doli dhe u zbulua. Titull ‘tronditës’ (!?) Po shkrimi? Sensacional? Faktet duken krahasuese dhe komenti po i tillë: “Është hera e parë që prej shumë vitesh që për tre muaj rresht shifra e inflacionit në Shqipëri “ankorohet” mbi nivelin 4%. I vetmi rast i ngjashëm është shënuar në vitin 2004, kur shkurti shënoi inflacionin 4,4% dhe marsi 4%” (2007:8-9). Si duhet të kuptohet ‘marrëveshja dypalëshe’ e autorit me lexuesin kur autori në fakt nuk kuptohet se c’farë thotë, larg titullit, larg synimit të nisur? Ai është i stisur, i motivuar. Dhe padyshim i vetëzbuluar. Autori thotë: ‘prej shumë vitesh’ dhe pastaj shton ‘për tre muaj rrjesht’ duke krijuar rolin e konfuzit me lexuesin e tij, nëse ka një të tillë, duke harruar elementaren e komunikimit shkrim-lexues, për të gjitha nivelet e shkrim – lexuesit, si një pjesë e ‘fuqisë dhe diturisë’ që të jep pushteti i katërt. Shifra 4% e marrë nga Instituti i Statistikave, sipas autorit, duket si një keqiterpretim me tendencë të qëllimtë: “Sipas të dhënave, të publikuara dje zyrtarisht nga Instituti i Statistikave, rezulton se, për të tretin muaj rresht, kjo rritje ka ruajtur një nivel vjetor mbi maksimumin, duke u barazuar me nivelin vjetor të rritjes së çmimeve për muajin gusht, por me 0,2% më pak se shtatori, kur kjo tendencë arriti në 4,4%” (2007:8-9). Autori kontradiktor në shkrimin e tij, padyshim është kaluar nga mediat shqiptare, është ‘shpërfillur’ nga analistët dhe gazetarët, nga politikanët është parë si shaka politike… Po nga vetë Instituti në fjalë dhe këshilltarët e Qeverisë pse heshtet? Si duhet kuptuar ‘fuqia dhe dituria’ kur nuk ka një sens në thelbin e saj? Më tutje është fjala e shkrimit në fakt. Ah s’e desh harrova për pak të kujtoj dicka nga Psikologjia e Sjelljes Ndërpersonale të Michael Argyles që thotë: “ e ftohta dhe e ngrohta e një personi mund të shikohet nga qëllimi i tij, qoftë edhe eksperimental, ose ‘profesional’ në mendjen e tij dhe kalimtar në synimin e tij”(Argyle, 1969:49). Shkrimi, ah shkrimi, me ‘një gur vret dy zogj’, por vetëm kur aparati ose aparatusi shtetëror ende s’ka magnetët e duhur që ia jep ‘fuqia dhe dituria’ t'a qartesojne shkrimin dhe synimin e fshehur te tij. Le të shpresojmë se do te ndodh zgjimi. Ndoshta dikush do te kujtohet se shkrimi yne ska sosur, do te kujtoje dhe 'fuqine dhe diturine' e shkruesit te djeshem, te sotem dhe te nevojshem per te ardhmen. Kjo e domosdoshme qe 'fuqia dhe dituria' te mos kene binjake 'inflacionin', qofte edhe ate te mendjes.

PAROKIALIZMI I “UNË”- IT

Nga Fatmir Terziu

Aty buron frikë, humbje dhe fiksohet natyrshëm modeli i fiksacionit si humbës, keqbërës, ndoshta edhe për një faj që as ‘unë’ s’e ka bërë dhe ende s’e kupton të vërtetën e fajit nga një vetveprim padashje i ‘familjes unë”, aty ku unë ka ngulur shtratin e tij. Ai ka frikë ‘babën’, ka frikë partneritetin, ka frikë prezencën.

“Unë jam kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe…”
“Unë jam i interesuar më shumë se të gjithë…”
“Unë e mirëkuptoj tërësisht pakënaqësinë tuaj për zvarritjen e projektit…”
“Unë jam këtu jo si ata…,”
“Unë ju garantoj se ç’ka po them,…” (lexo originalin)

‘Unë’…, ‘unë”…, ‘unë”… , ‘unë”… , ‘unë”… dhe asgjë më shumë. Pesë “unë” në pesë paragrafë. Pesë fjalë ‘unë’ në emër të ‘unë’. Pesë fjalë në emër të kujt në fakt? Kë përfaqëson ‘unë’ dhe kë anekson ‘unë’? Më shumë se fjala ‘unë’ ç’mbart në vetvete është pesha e saj si fjalë që shpërfill këtë ‘unë’. Fjala ‘unë’ nuk ka peshë, madje as kur thuhet nga ‘unë’, as kur komentohet nga ‘unë’ dhe kur ‘unë’ e them për ‘unë’. Ajo thjesht është një ‘unë’ për të të vënë në gjumë. Një unë është një njësh. Një njësh është zero dhe fill. Zero dhe fill do të thotë hiç, askush, asgjë. Atëherë askushi i vetëdeklaruar ka marrë përsipër peshën e dikushit, prapa vetëpërkëdheljes së ‘unë’-it. Përse ky ‘unë’ përbën një fjalë më shumë për analizën e ‘unë’? Përse ky ‘unë’ kurdis modelin e ri të strukur mbi prapaskenën ‘unë’? Prapaskena që nxiton daljen e ‘unë’ nga goja e Kryebashkiakut të Kryeqytetit shqiptar kapërcen teorinë e Foukault “fuqi dhe dituri”, madje tejkalon vetë ‘fuqinë’ që i ka dhënë “unë’-it vota e popullit. Por për të dalë nga korniza e mbetur ‘unë’ në izolim, shëtitja dhe kundrisja e ambientit, natyrshëm i bën mirë për të nxjerrë në publik një ‘unë’. Një ‘unë’ që publiku e shpërfill dhe e tejizolon në ëndrat Eudipale të Frojdit. Aty buron frikë, humbje dhe fiksohet natyrshëm modeli i fiksacionit si humbës, keqbërës, ndoshta edhe për një faj që as ‘unë’ s’e ka bërë dhe ende s’e kupton të vërtetën e fajit nga një vetveprim padashje i ‘familjes unë”, aty ku unë ka ngulur shtratin e tij. Ai ka frikë ‘babën’, ka frikë partneritetin, ka frikë prezencën. Prandaj ‘unë’ vetëpërjashtohet nga historia. Pra ‘Unë’, i vogël apo i madh qoftë, duket qartë se është në mes të ‘kastracionit’ nga frika e humbjes. Parandjehësi i humbjes, natyrshëm është vetëm një ‘unë’ i teorisë së Frojdit. Psykoanaliza do t’i bënte mirë në këtë rast. “Unë’ është parokializëm, që nënkupton ‘të qënit provincial, të qënit i ngushtë në retrospëktivë’, ose konsideron vetëm pjesët e vogla të problemit.

Nuk ka komente: