e premte, nëntor 16, 2007

DY LETRA FALENDERIMI

Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Prof. Dr. Bamir Topi
Tiranë
Albania
Faleminderit
14 Nëntor 2007
Drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij Prof. Dr. Bamir Topi
I nderuar z. President,

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
Prof.Dr.Sali Berisha
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Nr.1,1000
Tirane
TELEFON: 00355 4 250474, 003554 228399
FAX: 00355 4 237501
kryeministri@km.gov.al
Faleminderit
14 Nëntor 2007

Na lejoni që së pari nëpërmjet kësaj letre, t'Ju shprehim falënderimet tona ta sinqerta për angazhimin e shtetit shqiptar, për një çështjet më të rëndësishme siç është diaspora shqiptare në botë. Të paktën një në katër shqiptarë të Shqipërisë zyrtare është mërgimtar dhe ashtu si mërgimtarët e tjerë nga hapësirat shqiptare të mërguar në periudha të ndryshme, kanë pritur për vite me radhë, që të mos ndjehen jetimë dhe së fundmi të shohin të realizuar vënien në jetë të nenit numër 8 të Kushtetutës së Shqipërisë. Komuniteti shqiptar ne Britani e ndoqi me shume interes fjalimin Tuaj, në konferencën me përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar në botë, ku u theksua fuqishëm ky aspekt tepër i rëndësishëm dhe gati-gati i harruar. Ne shprehim besimin tonë se konferenca e ambasadorëve që u zhvillua në Tiranë, do të shërbejë si një katalizator i një procesi të tërë, që ka të bëjë me strategjitë për një bashkëpunim dhe bashkërendim sa më të ngushtë të shtetit shqiptar, nëpërmjet përfaqësive diplomatike me diasporën shqiptare në vendet e ndryshme te botes.
Z. President dhe Z. Kryeminister:
Ne, organizatat Shqiptaro-Britanike në Mbretërinë e Bashkuar, përmes plan - projekteve tona po përpiqemi të bëjmë një punë themeltare në ndihmesë të integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë Britanike. Ne dëshirojmë të shprehim gadishmërinë tonë të plotë për të bashkëpunuar me Institutin Kombëtar të Diasporës, Përfaqësinë Diplomatike Shqiptare në Londër, Ministrinë e Arsimit, Sportit, Kulturës dhe Turizmit etj, për interesa te përbashkëta. Ne dëshirojmë që përfaqësia Diplomatike në Londër, të jetë sa më aktive në forcimin e lidhjeve me komunitetin, duke eksploruar rrugë të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit. Ne dëshirojmë te konsultohemi në lidhje me planet dhe projektet afatmesme dhe afatgjata që Ambasada Shqiptare ka ndërmend të realizojë, në lidhje më edukimin apo ndihmesën për integrimin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe përfshirjen dhe angazhimin e plotë
në implementimin e këtyre projekteve. Një ndër të drejtat kushtetuese, është e drejta e shprehjes së lirë, e cila për shqiptaret në Diasporë, do të thotë e drejta dhe dhënia e mundësisë për të votuar. Ne besojmë qe krijimi i një Ministrie të Diasporës, do të ndihmonte përveç të tjerash edhe në realizimin e këtij misioni madhor. Ne jemi të lumtur që përkrah përfaqësisë Diplomatike Shqiptare dhe Ambasadorit të saj në Britani, me qindra ambasadorë po shkëlqejnë në fushat e sportit, artit, kulturës, arsimit, shkencës etj, duke përfaqësuar denjësisht vlerat më të shkëlqyera që na karakterizojnë si komb. Duke ju falënderuar sërish për angazhimin që Ju keni ndërmarrë, ju sigurojmë se do të gjeni përkrahjen e plotë nga organizatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Me konsideratën më të lartë:
Albanian Association of Mental Health
Rozina Thaci
aamh.uk@googlemail.com
Shoqeria “Arberia”
Bashkim Mala
www.arberia.co.uk
Shoqata "Ardhmeria"
Lutfi Vata
www.ardhmeria.co.uk
Bashkësia Shqiptare “Faik Konica”
Talat Pllana Kryetar
http://ukalbanians.googlepages.com/home
Besa Albanian Community Group
Enver Buzoku
www.besauk.com
Centre for Albanian Studies
Bejtullah Destani
www.albanianstudies.org
Dituria UK
Ruzhdi Jata,
www.dituria.ik.com
Shoqata Edith Durham
Nalan Maxhuni
www.edithdurham.com
Kosova Islamic Centre
Mehmet Stublla
kosova@kicuk.freeserve.co.uk
MEAF (Midlands Ethnic Albanian Foundation)
Arten Llazari
www.meaf.org.uk
Shoqata “Skënderbeu”
Taulant Omi
www.scanderbeg-foundation.com
P.S Kjo letër u iniciua nga z. Petrit Kuçana, Kryetar i Shoqatës (Edith Durham) dhe z. Dritan
Dema, Kryetar i MEAF (Midlands Ethnic Albanian Foundation) me mbështetjen e plotë dhe
kontributin e të gjitha organizatave të lartpërmendura.



1 koment:

Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.