e enjte, gusht 28, 2008

"Gerhitja "e gjeneraleve amerikane


Sipas origjinalit nga revista 'Newsweek
Pergatiti: Raimonda Moisiu
Harford CT USA



- Zëra të vjetër e të rinj po ndihen në politikën amerikane, në Pentagon & Shtëpinë e Bardhë, ku kërkojnë dorëheqjen e Donald Rumsfeld.Çfarë i detyroi një grup gjeneralësh të liruar dhe në pension, por akoma aktive në politikën amerikane të kërkojnë "kokën" e Donald Rumsfeld? Luftë pas lufte dhe si po reagon Rumsfeld. Është një konseguencë e stërmadhe dhe e stërmundimshme, për një demokraci, me një ushtri nga më të fuqishmet në botë. Balanca midis civilit dhe ushtarakut është e pasigurtë. Mund të marrim si shembull, Abraham Lincoln, që duke i nxjerrë në lirim, gjeneralët e tij, derisa gjeti një që ishte i përkushtuar e i vetëdijshëm për të luftuar. Por realiteti modern është krejt i ndryshëm. Natyrshëm, nuk duhet harruar që Franklin Ruzvelt hodhi poshtë rekomandimin e shefit të shtabit të ushtrisë të të urtit Gjeneral, Xhorxh C.Marshall për të pushtuar Europen më 1942. Truman ishte gjerësisht i përgojuar për zgjuarsinë e tij në përzgjedhjen e gjeneralëve duke thirrur nën armë një nga më të mirët, Douglas A.Mcarthur, i cili dëshironte të shtrinte luftën në Kore duke sulmuar edhe Kinën. Gjeneral Hugh Shelton, atëherë shef Armate u paraqiti diçka shumë të rëndësishme për të lexuar si: "Dezertimi i detyrës", një studim klasik rreth gjeneralëve të epokës Vitenam, duke i akuzuar ata si të dështuar në përkrahjen dhe marrëdhëniet e tyre me liderët civilë. Në një mënyrë a në një tjetër, ata nuk e kuptuan mesazhin. Para invazionit të Irakut, trupat e ushtrisë amerikane dhe gjeneralët nuk diskutuan se çfarë do të bënin pas luftës, kur ajo të fitohej, sipas pretendimit. Rumsfeld ishte i përfshirë në planin e sulmit, por nuk parashikonte konseguencat që mund të vinin pas saj, të njëllojshme, apo të një natyre tjetër. Rumsfeld kërkonte një ndërhyrje të shpejtë, për t´u mbështetur që të operonte me përkushtueshmëri dhe përpikmëri, për t'i dëshmuar Sadam Huseinit, se ishte mjerisht i pamjaftueshëm për të marrë përsipër një detyrë të vështirë, tejet të mundimshme për sigurinë dhe rindërtimin e Irakut. Vetëm tani vonë, gjeneralët e liruar dhe pensionistë, dalin në skenë, shfaqin pakënaqësi duke kërkuar me forcë që Rumsfeld të japë dorëheqjen. Revolta e gjeneralëve pensionistë ka krijuar një telash në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardhe. Presidenti Bush u ndje në siklet javën që kaloi, kur deklaroi dhe shprehu gjithë përkrahjen e tij për Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.Tani për tani, Bush, as që ka ndërmend ta heqë Rumsfeld-in,"Ai e pëlqen atë"-shprehet dikush shumë pranë Presidentit,i cili do të ruajë anonimitetin. Bush nuk është i verbër .Ai e di që Rumsfeld qëndron me njërën këmbë aty. Unë personalisht nuk shoh ndonjë evidencë në marrëdhëniet e tyre. Ata takohen e bisedojnë shpesh. Rumsfeld i ka ofruar dy herë dorëheqjen Bush-it, por Bush i ka kundërshtuar ato, vazhdon anonimi. Një nga gjeneralët më të vjetër , i cili po shkruan një libër ,duke e quajtur Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld një njeri "i paaftë", si nga ana strategjike, taktike dhe vepruese". Por kritikat e tyre, ju ngjajnë atyre si dallëndyshet e para në luftë, rreth asaj se "kush e humb Irakun", shprehet kolonel Douglas Mcgregor në librin e tij me titull "Duke thyer falangat", i influencuar dhe frymëzuar nga sulmi i befasishëm në Bagdat. Po,-"Rumsfeld duhet të largohet, të ikë "-shprehet Mcgregor. Gjithashtu edhe shumë gjeneralë të tjerë pas tij, duhet të largohen. Ata janë përgjegjës për atë çfarë Ata & Rumsfeld gatuan. Rumsfeld është një personazh negativ për një libër "Kobra 2".Duke hyrë në hollësi, që nga momenti i invazionit dhe pushtimit të Irakut, Rumsfeld është treguar një kundërshtar i mërzitshëm, ngacmues. Por shumica e gjeneralëve,vunë në pikëpyetje strategjinë e sulmit me sa me pak trupa që të jetë e mundur. Në kundërshtim me atë çfarë thuhet për luftën se u kurdis nga një komplot neokonservativ, Rumsfeld për veten e tij paraqitet indiferent, në drejtim të ideologjisë, që thellësisht ai ishte i dyshimtë, rreth nocionit se :"Amerika do të sjellë demokracinë në Irak."Ai u fokusua si një mendjeshkurtër ,në transformimin e ushtrisë në Irak, në mënyrë të ngadalësuar. Rumsfeld shpërfilli "Ndërtimin e kombit"dhe i ekzaltuar u shpreh se irakianët duhet të rindërtojnë vendin e tyre. Por, pikërisht, në të njëjtën kohë, mbas invazionit të Irakut me urdhër të Këshilltarit amerikan për Irakun, Paul Bremer, shpërndahet ushtria irakene dhe lirohen nga detyra shumë punonjës të shërbimit civil, duke ikur nga sytë këmbët dhe duke lënë Irakun në kaos dhe në një revoltë në rritje. Një nga akuzat e shumta por të fuqishme erdhi nga një Gjeneral Leitnant, Gregory Neëbold, i cili ka qenë gjithashtu, shef i hartimit të veprimeve, kur planifikohej invazioni i Irakut. Neëbold deklaron se tani më vjen keq që nuk sfidova ATA,të cilët ishin të detyruar të invadonin një vend ,veprimet e të cilëve ishin periferike,por të një kërcënimi të vërtetë si Al Qaeda. Faktikisht nuk është detyra e një oficeri pa uniformë ,të sfidojë vendimin e Presidentit ,për pushtimin e Irakut Ky është një gjykim politik. Varet nga Presidenti dhe Kongresi ,të vendosin se ku duhet të luftojmë Detyra e ushtrisë është të fitojë luftën. Përgjegjësia e vërtetë për Irakun, sigurisht lidhet me Presidentin ,Bush,zv/presidentin Dick Cheney dhe Rumsfeld. Gjithashtu edhe Colin Poëell u kritikua që nuk veproi me shumë për të ngadalësuar ndërhyrjen e Bush-it në Irak. Gjithashtu gjeneralë të ndryshëm nuk treguan asnjë lloj shqetësimi dhe nuk folën kur ishte momenti,por tani që dolën në pension, shpërthejnë. Por diçka është e rëndësishme në edukatën ushtarake,dhe që duhet vlerësuar se shumica e gjeneralëve dhe ushtarëve nuk i kryqëzojnë udhëheqësit e tyre civilë. Personazhi Rumsfeld dhe stili i menaxhimit të tij janë shumë të sofistikuara. Ai vazhdimisht flet dhe pyet me ironi, të sheh drejt në sy,që mund të merret si një kërcënim. Rumsfeld njihet si një njeri që kujdeset vetëm për njërën anë të medaljes ,ku i intereson atij. Disa ushtarakë shprehen se kur ju mendoni të vendosni e të bisedoni me të,së pari duhet të mendoheni mirë, të përgatiteni mirë, të dini se çfarë do të thoni ,në të kundërt, ju jeni automatikisht të pushuar. Por kështu funksionon ,dhe Rumsfeld del i suksesshëm. Rumsfeld konfrontoi gjeneralët ,duke ju thënë gazetarëve se"nuk sheh ndonjë gabim të marrësh opinionet e njerëzve të ndryshëm,në rastin konkret ,të gjeneralëve ne duhet t'i mirëpresim ato. Është historike.!"Rumsfeld shprehet se ai shqetësohet vetëm se i gjithë koncepti i kontrollit civil është i kthyer për "kokën e tij",nga revolta e gjeneralëve. Në koncept dhe institucionalisht, që "gërhitja ", e një grushti gjeneralësh në lirim e pension,të mund të detyrojnë se kush do të udhëheqë Departamentin e Mbrojtjes. Në një demokraci, nuk funksionojnë kështu problemet, shprehet Rumsfeld. Praktikisht, ky lloj rebelimi i siguron zgjatjen e vendit të punës Rumsfeld-it. Asnjë Presidenti nuk i imponohet nga një grup njerëzish e aq me tepër nga një grup gjeneralësh të liruar dhe pensionistë, për të hequr Sekretarin e Mbrojtjes , Rumsfeld. Sigurisht, dihet që duke mbrojtur Rumsfeld, Presidenti po ecën në "një zonë me mina",sepse shpejt do të përballet me reagimin e demokratëve që do t'i thonë :"Shikoni ,Bush po mbron një të paaftë". Dhe Rumsfeld vetë, nuk është nga ata që e dorëzojnë shpatën me një të rënë. Atij i pëlqen ta ngacmojnë si një "Matinee Idol". Ai do bëjë 'dorëheqje",vetëm kur të dalë në pension,i cili është pranë të 73 vjetëve. Këshilltarët e tij nuk presin që ai të dorëhiqet në ndonjë kohë të afërme. Vetë Rumsfeld shprehet në mënyrë mekanike se ai nuk bën DIPLOMACI. Rumsfeld akoma është në kërkim të ndryshimit,duke u përpjekur të ndryshojë ndonjë institucion që i tundohet ndryshimit. Ai është mëse i sigurtë që në një të ardhme jo të vonuar ai do të ndeshet me të tjera kërkesa nga ushtarake të vjetër, por ai i shikon këto se një tullumbace e shfryrë.

Gerald Ford. Jr.-Tributet e Nje Burri Shtetit!-Nje figure imponuese ne histori!
Sipas "Time"

Republika jone e lavdishme eshte nje Republike ku sundon :LIGJI! e jo politikanet. Ketu populli SUNDON!" Ai ishte me teper se nje figure madheshtore, se ju mund ta keni imagjinuar. Shume burra shteti, yje te kinematografise, njeres te shquar te letrave dhe mediave, -duken te thjeshte kur ju i shihni ne televizion apo fotot e tyre. Gerald Ford Jr. u cfaq nje figure imponuese ne histori. Ai ishte produkt i "Depression era"(ekonomi tejet e renuar), si nje hero i Luftes se Dyte Boterore, si nje lider i Luftes se Ftohte, ne Shtepine e Bardhe, si nje nenpresident dhe president, ne nje kohe kur Amerika po perballej, me luften aspak popullore ne Vietnam, Skandalin e Watergate-it dhe Richard Nixon. I rritur ne nje familje me probleme tejet te mprehta e te veshtira familjare, e cila e edukoi ate te asimiloje "artin e te komunikuarit e zgjidhjes se problemeve"Me vone, Gerald Ford Jr., do te dinte ta perdorte kete aftesi ne kohen e duhur, ne vendin e duhur, per te "lundruar"e mbijetuar ne mes te intrigave te Washingtonit. Nje dite te diele ne lutjen e mengjesit , te 8 Shtatorit 1974-s, kur nuk kishte me shume se nje muaj qe ishte emeruar ne postin e presidentit te SHBA-se, i vetem ne kishen presidenciale, ai shmangu reporteret dhe gazetaret e shumte te dera e kishes, te cilet po e merzisnin me pyetje te shumta rreth planeve ditore, ne menyre te vecante se:-C'fare do te bente ai me ish- presidentin Richard Nixon, i perfshire ne skandalin e Watergate-it. Sapo hyri ne zyre, ai i telefonoi nje senatori konservator, se po e falte Richard Nixon, per cfaredo lloj krimi qe mund te kishte bere ne zyren e tij. Ai i shprehet atij se :-Publiku ka te drejte te dije se per syte e Presidentit-Nixon eshte i paster".

Ford ishte nje politikan ne kuptimin me te mire, me domethenes te fjales. Ai diti si ta peshonte pushtetin e tij ne sherbim te interesave te publikut e nje President qe realisht pati vizione te qarta, per te ardhmen e nje kombi Ai ishte nje burre i hijshem, i pashem, fisnik e i thjeshte.

Morali dhe karakteri i Ford-it, spikatnin jo vetem virtualitet e dliresi, fisnikeri e ndershmeri, por edhe nga aftesia e tij. se si ai vinte ne funksion eksperiencat e tij jetesore, qe zakonisht formojne e zbulojne nje burre shteti e nje lider te admiruar. Ai kishte nje menyre te veten per te treguar karizmen dhe aftesite e tij, bente supriza e levizjet e duhura ne momente kritike te historise, me ulje ngritje-zmbrapsje e terheqje-disa te paracaktuara -disa aksidentale -si e kerkonte koha. Gerald Ford Jr. u lind ne Lesli Linch King. Babai i tij i vertete, ishte nje burre i pasur, bjond e i pashem, por nje njeri egoist, i pashpirt, xheloz e hokatar. Ai rrahu barbarisht, ne naten e pare te muajit te mjaltit, duke kercenuar me thike te koka nusen e tij, ndersa ajo po i jepte gji, femijes se tyre te porsalindur, nga xhelozia, vetem e vetem se ajo i dha nje buzeqeshje nje te panjohuri ne elevatorin e hotelit. Qe ate nate, ajo e le ate, duke u larguar se bashku me femijen e porsalindur. Me pas ajo do te martohet me nje shites bojrash, ku i jep femijes se porsalindur emrin e tij Gerald Ford Jr. Jeta e mesoi Ford-in, si te ruante sekrete. Mbas Luftes se dyte boterore, kur ai bente fushate per ne Kongres, ai i propozoi martese nje kercimtareje, shume e bukur dhe e divorcuar, e quajtur Betty Warren. Ai kerkoi prej saj ta mbanin sekret lidhjen e tyre, fejesen, duke mos i treguar as aresyen;"PSE?"Aresyeja:"Keshilltaret e tij politike e paten keshilluar se martesa me nje te divorcuar do t'i kushtonte atij votat midis konservatoreve. Cifti u martua menjehere, mbas fitores se Republikaneve. Ford hyri ne Kongres me 1949, dy vjet pas "vershimit", te veteraneve te rinj te Luftes se Dyte Boterore, si John F. Kennedy dhe Richard Nixon, te cilet e dinin dhe e kuptonin se Amerika duhej te qendronte ne skemen boterore per te kufizuar komunizmin dhe te perhapte Lirine, Demokracine. Ford ishte nje njeri ambicioz dhe i pelqente te sfidonte. Per te mbartur favoret dhe votat ai ishte kembengules ne ate c'ka kerkonte, ne mbledhjen e ndihmave per arken e Partise, duke udhetuar 200 dite ne vit. Ai e shihte rralle familjen e tij. Gruaja e tij, Betty, shpesh ankohej se ndjehej e vetmuar. Ford nuk kishte ndonje post ne parti. Si nje lider ne minorance, me 1960, ai kaperthehet keqas me presidentin Lindon Xhonson, duke e konfrontuar e sulmuar ate se nuk po ben sa c'duhet per te fituar luften ne Vietnam dhe duke e akuzuar ate per shperdorim te taksapaguesve me programin e perkrahjes sociale. Xhonson do ta therriste ate "budalla "e i "krisur".

Kur filluan te duken flakerimat e para te skandalit te Watergate-it, te "percellonin", Shtepine e Bardhe, Ford qendroi i heshtur dhe besnik. Nixon ishte i bindur se Ford ishte mjaft instrumental per te siguruar se"House Banking & Currency Comittee", nuk investiguan burimin se ku ishin printuar kartmonedhat $100 -she, te cilat shndrruan: Skandalin e Watergate-it! Per kete ai u shperblye duke marre vendin e nenpresidentit Spiro Agnew i cili pranoi pa kundershti te shlyente pagesat bankare dhe u detyrua te jepte doreheqjen, ne tetor 1973. Por Ford & Nixon, po shkonin drejt nje rreziku te paparashikueshem, -nga me intrigueset- i erret e i mbuluar me mister - qe ngjasonte se ne ato aktet e tragjedise shekspiriane. Por Ford nuk e njihte friken. Ai merrte vendime shume te veshtira. Ai vuri veton per 66 Bill-a(pagesa bankare), duke ja derguar Kongresit te kontrolluar nga Demokratet. I rrepte dhe i paparashikueshem, Ford shkarkoi kedo qe nuk i bindej atij, duke filluar qe me Haig, Sekretarin e Shtetit. Ai e detyroi Henry Kissinger te dorzoje titullin si nje Keshilltar i Sigurise Kombetare, duke i lene vendin nje tjetri, Brent Scowcroft. Ford, shkarkoi, sekretarin e Mbrojtjes, James Schelinger. Ai shkarkoi gjithashtu edhe nenpresidentin e tij, Nelson Rockfeler, nga GOP-ja, me 1976. Ate e vriste shume ndergjegja qe potretizohej si nje nga Presidentet e pare qe deshtoi me Luften ne Vietnam, dhe qe ai nuk nderhyri, kur Saigoni perfundimisht ra, me 1975. I sulmuar nga lajme jo te mira dhe pakenaqesia e publikut, qe ai fali Nixon, Ford filloi fushaten me 25 pike me poshte se rivali i tij demokrat Jimmy Carter.

Nje nga trashegimite me karakteristike te Ford-Era, qe ndjehet edhe sot ne Shtepine e Bardhe --eshte perpjekja nga dy lidere -Rumsfeld & Cheney -per te ringjallur -FUQINE E PRESIDENCES. Ata ishin te rinj e ambicioze, kur ata sherbyen ne stafin e presidences se Ford-it, ne nje kohe kur vete Ford, po perpiqej te zberthente ate c'ka historia e kishte quajtur "The imperial Presidency" Ford perpiqej gjithmone te krijonte nje atmosfere sa me komode te hapjes e bashkepunimit mes Kongresit e Drejtesise, mbas gjithe asaj cfaqeje grandioze te pushtetit presidencial te Nixon-it. Por Rumsfeld & Cheney, e ndjene qe reformat e Watergate-it kishin mbaruar. Si anetare te kabinetit te Bush-it, per luften ne Irak, ata u perpoqen shume te forconin ekzekutivin. Ford ishte kunder invadimit te Irakut, kjo si rrjedhoje e asaj qe ai si nje kongresmen, dikur kishte atakuar, administraten e Xhonson-it. gjate luftes ne Vietnam. Rekordi i Ford-it, si nje president, tregon, per vullnetin, vendosmerine, per te mos ndryshuar mendje e kurs. Biles me shume se Bush, sot, duke pare luften ne Irak, qe u shndrrua ne nje "mocalishte". Ai gjithmone shihte perpara, dhe kurre nuk kishte frike per te bere sfida e te merrte vendime per Paqen dhe Lirine - si per familjen e tij dhe per Kombin e tij.

Nuk ka komente: