e enjte, gusht 28, 2008

Gerald Ford. Jr.-Tributet e Nje Burri Shtetit!-Nje figure imponuese ne histori!


Sipas "Time"
Pergatiti :Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Republika jone e lavdishme eshte nje Republike ku sundon :LIGJI! e jo politikanet. Ketu populli SUNDON!" Ai ishte me teper se nje figure madheshtore, se ju mund ta keni imagjinuar. Shume burra shteti, yje te kinematografise, njeres te shquar te letrave dhe mediave, -duken te thjeshte kur ju i shihni ne televizion apo fotot e tyre. Gerald Ford Jr. u cfaq nje figure imponuese ne histori. Ai ishte produkt i "Depression era"(ekonomi tejet e renuar), si nje hero i Luftes se Dyte Boterore, si nje lider i Luftes se Ftohte, ne Shtepine e Bardhe, si nje nenpresident dhe president, ne nje kohe kur Amerika po perballej, me luften aspak popullore ne Vietnam, Skandalin e Watergate-it dhe Richard Nixon. I rritur ne nje familje me probleme tejet te mprehta e te veshtira familjare, e cila e edukoi ate te asimiloje "artin e te komunikuarit e zgjidhjes se problemeve"Me vone, Gerald Ford Jr., do te dinte ta perdorte kete aftesi ne kohen e duhur, ne vendin e duhur, per te "lundruar"e mbijetuar ne mes te intrigave te Washingtonit. Nje dite te diele ne lutjen e mengjesit , te 8 Shtatorit 1974-s, kur nuk kishte me shume se nje muaj qe ishte emeruar ne postin e presidentit te SHBA-se, i vetem ne kishen presidenciale, ai shmangu reporteret dhe gazetaret e shumte te dera e kishes, te cilet po e merzisnin me pyetje te shumta rreth planeve ditore, ne menyre te vecante se:-C'fare do te bente ai me ish- presidentin Richard Nixon, i perfshire ne skandalin e Watergate-it. Sapo hyri ne zyre, ai i telefonoi nje senatori konservator, se po e falte Richard Nixon, per cfaredo lloj krimi qe mund te kishte bere ne zyren e tij. Ai i shprehet atij se :-Publiku ka te drejte te dije se per syte e Presidentit-Nixon eshte i paster".

Ford ishte nje politikan ne kuptimin me te mire, me domethenes te fjales. Ai diti si ta peshonte pushtetin e tij ne sherbim te interesave te publikut e nje President qe realisht pati vizione te qarta, per te ardhmen e nje kombi Ai ishte nje burre i hijshem, i pashem, fisnik e i thjeshte.

Morali dhe karakteri i Ford-it, spikatnin jo vetem virtualitet e dliresi, fisnikeri e ndershmeri, por edhe nga aftesia e tij. se si ai vinte ne funksion eksperiencat e tij jetesore, qe zakonisht formojne e zbulojne nje burre shteti e nje lider te admiruar. Ai kishte nje menyre te veten per te treguar karizmen dhe aftesite e tij, bente supriza e levizjet e duhura ne momente kritike te historise, me ulje ngritje-zmbrapsje e terheqje-disa te paracaktuara -disa aksidentale -si e kerkonte koha. Gerald Ford Jr. u lind ne Lesli Linch King. Babai i tij i vertete, ishte nje burre i pasur, bjond e i pashem, por nje njeri egoist, i pashpirt, xheloz e hokatar. Ai rrahu barbarisht, ne naten e pare te muajit te mjaltit, duke kercenuar me thike te koka nusen e tij, ndersa ajo po i jepte gji, femijes se tyre te porsalindur, nga xhelozia, vetem e vetem se ajo i dha nje buzeqeshje nje te panjohuri ne elevatorin e hotelit. Qe ate nate, ajo e le ate, duke u larguar se bashku me femijen e porsalindur. Me pas ajo do te martohet me nje shites bojrash, ku i jep femijes se porsalindur emrin e tij Gerald Ford Jr. Jeta e mesoi Ford-in, si te ruante sekrete. Mbas Luftes se dyte boterore, kur ai bente fushate per ne Kongres, ai i propozoi martese nje kercimtareje, shume e bukur dhe e divorcuar, e quajtur Betty Warren. Ai kerkoi prej saj ta mbanin sekret lidhjen e tyre, fejesen, duke mos i treguar as aresyen;"PSE?"Aresyeja:"Keshilltaret e tij politike e paten keshilluar se martesa me nje te divorcuar do t'i kushtonte atij votat midis konservatoreve. Cifti u martua menjehere, mbas fitores se Republikaneve. Ford hyri ne Kongres me 1949, dy vjet pas "vershimit", te veteraneve te rinj te Luftes se Dyte Boterore, si John F. Kennedy dhe Richard Nixon, te cilet e dinin dhe e kuptonin se Amerika duhej te qendronte ne skemen boterore per te kufizuar komunizmin dhe te perhapte Lirine, Demokracine. Ford ishte nje njeri ambicioz dhe i pelqente te sfidonte. Per te mbartur favoret dhe votat ai ishte kembengules ne ate c'ka kerkonte, ne mbledhjen e ndihmave per arken e Partise, duke udhetuar 200 dite ne vit. Ai e shihte rralle familjen e tij. Gruaja e tij, Betty, shpesh ankohej se ndjehej e vetmuar. Ford nuk kishte ndonje post ne parti. Si nje lider ne minorance, me 1960, ai kaperthehet keqas me presidentin Lindon Xhonson, duke e konfrontuar e sulmuar ate se nuk po ben sa c'duhet per te fituar luften ne Vietnam dhe duke e akuzuar ate per shperdorim te taksapaguesve me programin e perkrahjes sociale. Xhonson do ta therriste ate "budalla "e i "krisur".

Kur filluan te duken flakerimat e para te skandalit te Watergate-it, te "percellonin", Shtepine e Bardhe, Ford qendroi i heshtur dhe besnik. Nixon ishte i bindur se Ford ishte mjaft instrumental per te siguruar se"House Banking & Currency Comittee", nuk investiguan burimin se ku ishin printuar kartmonedhat $100 -she, te cilat shndrruan: Skandalin e Watergate-it! Per kete ai u shperblye duke marre vendin e nenpresidentit Spiro Agnew i cili pranoi pa kundershti te shlyente pagesat bankare dhe u detyrua te jepte doreheqjen, ne tetor 1973. Por Ford & Nixon, po shkonin drejt nje rreziku te paparashikueshem, -nga me intrigueset- i erret e i mbuluar me mister - qe ngjasonte se ne ato aktet e tragjedise shekspiriane. Por Ford nuk e njihte friken. Ai merrte vendime shume te veshtira. Ai vuri veton per 66 Bill-a(pagesa bankare), duke ja derguar Kongresit te kontrolluar nga Demokratet. I rrepte dhe i paparashikueshem, Ford shkarkoi kedo qe nuk i bindej atij, duke filluar qe me Haig, Sekretarin e Shtetit. Ai e detyroi Henry Kissinger te dorzoje titullin si nje Keshilltar i Sigurise Kombetare, duke i lene vendin nje tjetri, Brent Scowcroft. Ford, shkarkoi, sekretarin e Mbrojtjes, James Schelinger. Ai shkarkoi gjithashtu edhe nenpresidentin e tij, Nelson Rockfeler, nga GOP-ja, me 1976. Ate e vriste shume ndergjegja qe potretizohej si nje nga Presidentet e pare qe deshtoi me Luften ne Vietnam, dhe qe ai nuk nderhyri, kur Saigoni perfundimisht ra, me 1975. I sulmuar nga lajme jo te mira dhe pakenaqesia e publikut, qe ai fali Nixon, Ford filloi fushaten me 25 pike me poshte se rivali i tij demokrat Jimmy Carter.

Nje nga trashegimite me karakteristike te Ford-Era, qe ndjehet edhe sot ne Shtepine e Bardhe --eshte perpjekja nga dy lidere -Rumsfeld & Cheney -per te ringjallur -FUQINE E PRESIDENCES. Ata ishin te rinj e ambicioze, kur ata sherbyen ne stafin e presidences se Ford-it, ne nje kohe kur vete Ford, po perpiqej te zberthente ate c'ka historia e kishte quajtur "The imperial Presidency" Ford perpiqej gjithmone te krijonte nje atmosfere sa me komode te hapjes e bashkepunimit mes Kongresit e Drejtesise, mbas gjithe asaj cfaqeje grandioze te pushtetit presidencial te Nixon-it. Por Rumsfeld & Cheney, e ndjene qe reformat e Watergate-it kishin mbaruar. Si anetare te kabinetit te Bush-it, per luften ne Irak, ata u perpoqen shume te forconin ekzekutivin. Ford ishte kunder invadimit te Irakut, kjo si rrjedhoje e asaj qe ai si nje kongresmen, dikur kishte atakuar, administraten e Xhonson-it. gjate luftes ne Vietnam. Rekordi i Ford-it, si nje president, tregon, per vullnetin, vendosmerine, per te mos ndryshuar mendje e kurs. Biles me shume se Bush, sot, duke pare luften ne Irak, qe u shndrrua ne nje "mocalishte". Ai gjithmone shihte perpara, dhe kurre nuk kishte frike per te bere sfida e te merrte vendime per Paqen dhe Lirine - si per familjen e tij dhe per Kombin e tij.

Pergatitur nga Raimonda Moisiu
Hartford, CT, USA

Nuk ka komente: