e diel, prill 24, 2016

QILARI

Ismet Tahiraj· 

Në qilarin tim
Ra zjarr Primadi,
Ne dy ngelem aty
S’do na nxjerri
As përrallë e shejtanit
Lërena aty...
CERGA
Cerga u sosë anë e tej
Veç kashta mbeti,
Ne jemi dy drita
S’jemi hakoç
Dhe trarët e nxirë
Këtu kanë lezet
Lëri gonxhet
Shpërthejnë vet.
KËTË TRILL
Mos na vëni trapazan
Petulla as ujë burimi
Shpirtit i them dil
Kur hëna më hijën e saj
Lind kopilin.
Mos ik ,mos shko as kund
As te rrëket e lumtura
Rri
Se s’kemi më
Këtë trill ,i harbuar....
Janar 2016 ,Bulec