NDERIM DHE DHEMBJE PËR POETIN KOÇI
PETRITI (1941-2014)
Homazh nga Albert HABAZAJ
U
trondit pranvera, dhe lulja, dhe prilli,
dita e
Pashkës papritur u lëkund,
u ngroh
më dhembshur me erë pelini,
lirikat
e majit fluturuan gjithkund.
Lotoi
lulja, me ngashërim pranvera
dhe unë
u tkurra, u mpaka, qava,
me lot
e lule u mbush atmosfera,
në
zjarr të baladës lotët i thava.
Profesor
Koçiu si antropologji poetike,
përjetësisht
imazh i zogut të dallgës,
drithërueshëm
iku si një trishtim drite,
Liriku
i Kombit në krahë të baladës.
Vlorë,
20. 04. 2014