DY INTELEKTUALË
TË KUNDËRT
Rasim Bebo
I pari, Përparim
Hysi, Shkruan poezinë “KUJDES KUR MË SHANI!”: “Më shani për të meta, se edhe unë jam njeri. / Më shani për krijimet:
në prozë e poezi. / Por, mos guxoni të më shani Shqipërinë. / Bëhem kamikaz dhe
shpërthej si minë./ Si minë shpërthej dhe u bëj copa-copa. / Sa për Atdhenë nuk
më hynë në sy koka. / Tash ju lajmërova dhe bëni kujdes:
/ Si “kamikazë” për Atdhenë, kam “licencë”. (P.Hysi, Tiranë, 12 prill 2016).
Ndërsa intelektuali I dytë është Zef Pergega, i cili i
drejton Prof. Dr. Flori Bruqit, pyetjen: “A
mund të na thoni, ku është kombi shqiptar sot? Ju nënvizoni debatin për identitetin kombëtar, për
kulturën homogjene brenda kombit shqiptar, flisni për “vëllazëri”
shqiptaro-turke, për pasuri të
trashëguar, me llogari bankare të lënë 100 vite më parë. Ç’farë do të thotë sot
të jesh shqiptar dhe a është përgjigja në këtë pyetje homogjene për gjithë
shqiptarët?”
Prof. Dr. Flori Bruqi, thotë: “…atë aftësi tragjike që kemi ne, për të qëndruar në vend numëro, atë aftësi
të çuditshme që kemi për t’i injoruar shenjat dhe për t’i mbyllur veshët kur
kambanat bien... do të shtroja atë pyetje: nga do t’ia mbash? Nga Perëndimi apo
nga Lindja? Ka një kohë të gjatë, që debatet për identitetin shqiptar nuk
pushojnë. Sipas jush, kanë shqiptarët identitet unik? Për më tepër, a mund të flitet për një kulture
homogjene brenda kombit shqiptar? Mendoj se problem kryesor i ne shqiptarëve është
Kriza e identitetit. Tek ne flitet për identitetin, për histori, për lashtësi
kombëtare. Historianët dhe Akademikët që duhet të ishin të parët në debatin për
identitetin kombëtar, janë të parët që e shtojnë konfuzionin dhe keqkuptimin...
Na pëlqen të flasim për historinë, në një kohë qe jemi nxënësit më të këqij të
historisë, na pëlqen të flasim për identitetin, në një kohë që jemi të gatshëm
t’i nënvlerësojmë vlerat tona të kulturës dhe simbolet tona të kombit. Gjergj
Fishta, Fan S. Noli, Lasgush Pogradeci janë shkrimtarë më të pangjashëm mes
tyre dhe janë shkrimtarë të bashkuar e më përfaqësues të kombit.” (Prof.
Dr. Flori Bruqi, “Shqiptari nuk duhet të jetë i etur…” 4-11-2016).
Për këto pyetje e të tjera keni marrë përgjigje të
plotë nga profesor Flori. Unë mendoj se këto pyetje që keni drejtuar i
konsideroj si të një të huaji, që nuk e njeh Shqipërinë, ose të një emisari si
Janullatosi që urren Shqipërinë. Prandaj “bëhemi kamikazë dhe shpërthejmë si
mine”. Nga Vedat Shehu: “Nocionin
Kombëtar e përziejnë me nocionet e
“besim fetar”, “shtet”, “qytetërim”... boshti i Kombit është gjuha, origjina
dhe territori”. (internet 12 prill 2016).
Sot, në Sinodin e Katedrales së Tiranës, nuk figuron
Kombësia Shqiptare. A. Llalla denoncon titullin “Qytetar Nderi” të Anastas
Janullatosit, dhënë nga komuna e Alikos në gjuhën greke, kur dihet se shqipja është
gjuha zyrtare e Republikës së Shqipërisë. (DIELLI, “Skandali greqishtja…”
16-8-2014). Në fshatin Derviçan të
Dropullit, vazhdon i varur flamuri gjigant grek. Në rrugën Sarandë-Butrint
është varur një tjetër flamur gjigant grek, që turistët të mendojnë se janë në
tokën greke. Në pyetjet e veta, z. Pergega, nuk e zë në gojë Guvernatorin
Janullatos, i cili ka krijuar shtetin grek, brenda shtetit shqiptar, që i kthen
kishat shqiptaro-bizantine, në kisha greke. Sot Janullatosi rri në kupolë, në
krah të Panterës së zezë (Nexhmije), që drejton çdo veprim.
Pyetja që drejtoni: “A mund të na thoni, ku është
kombi shqiptar sot?”... Kombin shqiptar sot, duan ta fshijnë. Prof. Dr. Eshref Ymeri
e ka përcaktuar: “Shqipëria ka në krye një
kastë tradhtarësh në pushtet dhe në opozitë... Janullatosi është në Shqipëri
guvernatori faktik i shovinizmit grekokaragjoz” ... Atij nuk i thotë askush
ndal, kur ngre në piedestal armiqtë e Shqipërisë si shenjtore dhe heronj të
grekut, që gjetën vdekjen në tokat shqiptare. Një i tillë është prifti Kozma, i
vrarë me urdhër nga qeveritarët e kohës më 24-8-1779. (Historia e Shqipërisë
bot. 2004, f. 389). Këtë mohues të Kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe,
Janullatosi kërkon ta bëjë simbolin e antishqiptarizmit dhe të shpallë luftën e
shenjtë për Vorio-Epirin, nën flamurin e Shën Kozmait. Historianët e sotëm grek
e quajnë atë “flamurtarë të flakët të helenizmit”, kundra kombit shqiptar.
Kohën e fundi, Janullatosi kërkon të ngrejë monumentin
e peshkop Fotit në Korçë. Kur dihet historikisht që Peshkop Foti, në bashkëpunim
me peshkop Karavangjelin e Kosturit vranë Papa Kristo Negovanin, më 12 shkurt
1905, bashkë me vëllanë dhe tre fshatarë të tjerë, me anën bandës së tyre. Papa Kristo Negovani ishte patrioti i
kthyer në simbol të Atdheut, të kombit dhe të gjuhes së tij shqipe.
Luftëtari Bajo Topulli, ka thënë: “Gjaku
i Papa Kristo Negovanit, duhej të merrej për nderin dhe fitimin e të gjithë
kombit”. Për këtë i dhanë plumbin peshkop Fotit. Mëso z. Pergega, se Janullatosi përdhos dhe dhunon
Kombin Shqiptar, ortodoksët shqiptar i
quan grekë dhe Myslimanët i quan turq. Vallë nuk i di z.Pergega se ku është
kombi shqiptar sot. Shqiptarët u bënë myslimanë për të ruajtur individualitetin
dhe identitetin kombëtar. Lordi Hobhauz shkruan: “Vetëm shqiptarët kanë ndjenjën e kombësisë, asnjë prej popujve
të tjerë të mbretërisë osmane nuk dinë gjë tjetër përveç fesë”. Bajroni thotë: “I dua shqiptarët, nuk janë të gjithë
myslimane, disa nga fiset e tyre janë të krishterë. Feja nuk i bën të ndryshojnë
zakonet e tyre”.
“Tri fetë që gëzon populli ynë,
kanë ardhur nga tri Perandori që kanë sundur vendin tonë: Perandoria Romake,
Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane. Por shqiptarët, pasi morën këto fe,
kurrë nuk ndryshuan karakterin kombëtar, dashurinë ndaj atdheut dhe marrëdhëniet
harmonike fetare midis tyre.”
(E. Finlay“Histori e Greqisë...”, f. 187).
Josif Bagëri, (1870-1930), dëshmitar i përjetshëm i
shqiptarëve ortodoksë të Rekës: “Asimilimi u përballua gjatë 540 vjetëve të
sundimit Osman, ndodhi vetëm në vitin 1913 e këtej, kur e pushtoj Serbia dhe
vazhdoi gjatë sundimit komunist”. Pyetjet e z. Zef Pergega, janë zbërthimi i
deklaruar nga Janullatosi në gazetën greken “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është Shqipëria”,
këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare
Shqiptare”. (Gazeta “Panorama” 5-12-2014). Dhe më tej: Historiani grek
Nikolas Stavros ka Thënë: “Futja në dorë
të Kishës Shqiptare është fitoria më e
madhe e jona në Shqipëri në shekullin e XX”. (Prof. Dr. Eshref Ymeri, Top Çannel, 4-12-2004).
Z. Pergega, fjalën e keni te identiteti dhe pyesni, pse
qeveritë shqiptare shfaqin një “vëllazëri” me politikanët turq dhe kërkoni të
dini vlerësimin e këtyre marrëdhënieve turko-shqiptare të viteve të fundit. “… Mendoj se 100 vjetori i Pavarësisë
Kombëtare, duhej të qe një çast i reflektimit kombëtar. Reflektim se si ca burra të shquar të kombit shpallën Pavarësinë Kombëtare,
duke na lënë pasurinë më të rrallë e më të çmuar në bankën e ndërgjegjes tonë”,
(nga Prof. Dr. Flori Bruqi). Në një kohë kur tek ne gjendet si guvernatorë, prifti
grek, i cili bashkon urrejtjen me të venë e Enver Hoxhës, që i rrëzuan monumentin
8 metra të lartë të burrit të saj, që ia përdhosën, shurruan, copëtuan,dhe hoqën
zvarrë. Këtë inat e menaxhon shumë keq me mikun e saj Janullatos. Por dale, or
mik, se miku njihet në kohë të keqe.
Zonja e nderuar Ollbrajt, ish sekretare e Shtetit e SHBA. Jo rastësisht i
tha z. Pangallos në marsin e vitit 1997:
“Nëse do t’i bini Shqipërisë, ne nuk do ta
ndalojmë Turqinë t’ju bjerë juve”. Kështu u ndalua vrapi i “mikut të shtrenjtë”
Th. Pangallos “Për të çliruar” 600.000
“grekë” e Shqipërisë së Jugut, që konsiderohet prej tij “zonë e pa përcaktuar”.(Sh.
Delvina “EPRIN”, f. 100”). Kryeministrja
turke. Zonja Çyller, i dha ultimatum grekëve, që te ktheheshin brenda kufirit të
tyre dhe greku u kthye me bishtin në shalë. Shqiptarët, thonë mjaft autorë të huaj
bashkëkohorë, u kthyen në myslimanë që të mos thitheshin prej popujve kufitarë
sllavë e grekë, kur filloi islamizimi i vendit tone. Në fund te shek. XVI dhe në
fillim të shek. XVII, kemi kthimin masiv të shqiptarëve nga të krishterë në
myslimanë. Kështu mendojnë respektivisht: I. Irvin, R. Falasçi, W. S. Dawis,
Roberto Morozzo etj. “Islamiimi i
shqiptarëve ka qënë një pritë kundër presionit sllavo-grek. (SH. D. “Epirin”
f. 308)
Faik Konica thotë: “Po të mos
ishim bërë myslimanë, Shqipëria do të ishte e madhe, por nuk do të ishim
shqiptarë”. Por shqiptarët
vijnë nga thellësitë e mijëvjeçarëve me emrin e tyre, prej shqiponjës , që
Zeusi e mbante në skeptrin e tij, me familje fjalësh: Shqiponjë, Shqipëri,
shqiptarë. Shqip, me sinonim: arë, arëbërës, arbëreshë, arnaut, arvanit, arbëri.
Sami Frashëri konstaton: “Shqiptari është shqiptar, përpara se të jetë mysliman, apo i krishterë.
Ç’ka qënë ai kur kish besën e tij, besën e Pellazgëve, ai qe, edhe pasi u bë i
krishterë, ai ishte edhe si mori besën e Muhamedit. Po t’i referohemi historisë . Homerit më parë
dhe më pas Herodotit (485-425) para Krishtit , ka thënë, se pasardhës të
pellazgëve në gadishullin tonë, si lashtësi dhe si qytetërim, vetëm tre popuj
numërojnë mijëvjeçarë të thellë: Ilirët, Naqedonët dhe Epirotet.”
Janullatosi filloi luftën kundra “Rilindjes
Kombëtare”, për të zhdukur Shtëpinë e Kulturës
“Naim Frashëri” në Përmet dhe shtëpinë muze të Themistokli Germenjit në Korçë. Kisha kërkon të vrasë identitetin dhe kulturën tonë kombëtare. Duke tentuar të
instalojë në Përmet neo-helenizimin. Janullatosi
pretendon, se për “çështjet e Shenjta” nuk vlejnë ligjet e shtetit dhe as
kushtetuta. Ai, natën si hadut, vuri agjentët e tij, për të xhveshur pallatin e
kultures “Naim Frashëri” nga brenda dhe
për të ndërtuan kishën në mënyrë të fshehtë. Ky veprim skandalos u demaskua nga
vendasit. Pas rrënimit të shtëpisë së kulturës
Naim Frashëri në Përmet dhe pas vjedhjes
së veprave të artit në galerinë e arteve në qytetin e Korçës, kryhet një
masakër kulturore. Me skandalin
tjetër në Korçë, shëmbet shtëpia muze e Ngritjes së flamurit me 8-12-1916 nga
Themistokli Gërmenjit, natën fshehtas, agjentat e Janullatosit shkatërruan me
buldozerë më 11 gusht 1912, shtëpin Muze, e cila në mengjes u gjetë gurë mbi
gurë. Sa më shumë.
Janullatosi shton zulmën, ose
urrejtjen kundra kombit shqiptar, aq më shpejt u vjen fundi. Janullatosi, si përfaqësues
i boshtit serbo-ruso-grek, që drejton diskriminimin e kombit shqiptar, vazhdon
misionin e tij dhe ne heshtim. Agjentura e Janullatosit përgatiti një statujë të
përçudnuar të heroit tonë kombëtar të Skënderbeut. Që u gjet i hedhur nga një
kamion që vinte nga dogana e Tiranës, në anë të rrugës, në afërsi të Kasharit, në
tokën e pronarit Ruhi Vasilit, më 19-2-2014. Por deri sot nuk është akuzuar askush për këtë
skandal. Janullatosi është mjeshtër për të fshehur veprimet e tij kundër vendit
tonë. Volteri,
në vitin 1756 i kushton dy faqe Skënderbeut.
“Ç’farë grekë e bizantë, vetëm shqiptarët
janë ata, që nxorën Skënderbeun dhe këta dinë të bëjnë histori. (“Maqedonia shqiptare”, bot. 2009, f. 192).
Dr. A. Lambert thotë: “Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin
shqiptar. Askush nuk mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e
tyre të shquar, as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë
të drejtë të jenë krenarë. (internet 12-10-2011).
Ish Presidenti i Greqisë Stefanopullos, thotë: “...Shqiptarët do të përsheshen të gjithë
midis nesh dhe Serbisë së Madhe (sepse janë njerëz pa troje). (Athinë, 23-12-1999).
Në qoftë se boshti, që drejton dhe përgatit kolonel
Janullatosi, një të dytë si i vitit 1997,
ka mundësi të plotë që Turqia do t’i bjerë Greqisë dhe kufiri ku do të ndalojë tek
ai i vitit 1830. Dhe vazhdimisht flitet për Bashkimin e kombit shqiptare me
drejtim: Prevezë-Preshevë-Tivar-Shkup-Grebene-Artë-Prevezë-Tivar. Se interesat tona kombëtare lidhen me
interesat e fuqive të madha edhe në mbështetje të testamentit të Presidentit të
parë Amerikan. Z.
Zef Pergega, duhet te dini se për kombin shqiptar, si brenda dhe jashtë Atdheut,
flasin shumë me respekt dhe nderim të madh. Sot është fatkeqësi që Kisha,
qeveria dhe akademia e marrin nëpër këmbë kombin tonë. Bashkimi Kombëtar
Nacionalist, do t’i japë fund kësaj katrahure të miliarderëve tradhtarë.
Rasim
Bebo, Addison IL. USA. 22 prill 2016