e diel, mars 08, 2015

SHQIPJA KERKON PRIJES

SHQIPJA KERKON PRIJES
(Poemë e hapur. Pjesa e parё)

  Ka shekuj që Shqipja kërkon një prijës. Ka marrë kurorën në kthetra dhe fluturon në çdo skaj ku flitet shqip. Do tё gjej kokёn e merituar, qё nderon kurorёn dhe historinё e saj.
                                                                                                Shёnim i autorit

Tё lindi me lule, mitra lashtёsi.
Petalet e tyre përhapnin lavdi.

Fustanin tё kaltёr, bluzёn ngjyrё bari,
kapelen tё hapur, si dёborё janari.

Flokёt vjedhur hёnёs, diellin dritё nё sy,
ngjyrat e ylberit, derdhur pёrmbi ty.

Hijerёndё malet, fushat trёndelinё,
perla - shtojzavallet, zbritёn yllёsinё.

Forcёn si kreshnik, bukurinё si zanё,
qё ti bёje dritё, dheut, anembanё.

Ishe ndёr tё parat qё qёndise detin,
vizatove arat dhe stolise mbretin.

Shpellat i braktise, ndёrtove kulturё,
mbolle nёpёr vise qytete me gurё.

Lashtёsia e mirё; kur tё ndriti shtati
pёr tё qenё e lirё, Iliri ta quajti!...

* * *

Rreth e rrotull teje ziliqarёt rozё,
thurnin errёsirё, ngjyrosur ne bloze.

Mbushёn re tё zeza me tufan e shi,
nёpёr mugёtirё tё veshёn nё gri.

Stinёt keq u mpleksёn, hiret ti shёmtonin
me acar e ngrica, ngjyrat ti ndёrronin.

Trupin – lis i thatё, krahёt – mrete e thekur,
i sulmuan gjatё, as gjallё e as vdekur.

Era gri e vjeshtёs, s’tu nda asnjёherё,
mbulonte në mjegull shigjeta me vrerё.

Gjethet i rrёzoi, trungun plasariti,
rrudhat t’i shumoi, dhimbja ulёriti.

Ta printe dikush nё udhёn me dritё
e t’ja fshinte sytё, nga hija e hirtё.

* * * 

Njё kreshnik i zjarrtё nё mesin e jetёs,
i dha ngjyrё tё artё, erёs gri tё vjeshtёs.

Kish ikur i vogёl peng pёr Arbërinë
dhe nёpёr mungesё, ushqeu dashurinё.

I dha krahё e jetё dhembshurisё sё rrallё,
kur mbushi dyzetё, i tha: “Mё ke gjallё!”

Thanё ish ngritur Muji qё tokёn e tundi
me trokun e kalit, erёn gri e shkundi.

Mjegullën e dendur me dritë e kish larë.
Fundvjeshta agoi AGIMIN E PARE.

Stolitё u rikthyen, bukuria ndriu,
njё simbol tё kuq, jugu dhe veriu.

Dhe nё mes tё tij njё shqiponjё e zezё
qё burrat e dheut i lidhi me besё!

Kёshtu, Arbëria emёr tjetёr merr,
fluturon e lirё shqipe me dy krerё.

Qё tё vigjёlojё nё furtunё, nё shi,
 tё mos ngrijё mё, nga akulli gri.

Bota ndali frymёn njёzetё e pesё vjet,
mbreti i Shqipёrisё kreshnik i vёrtetё.

Me çelik e zjarr dhe mendim tё ri
e dёrgoi nё varr, njё perandori…

I pat hije mjekra, shenje fisnikërie.
Koha hodhi firmën: “Burr Shqiperie”.

Kurora pat gjetur kokën e vërtetë,
forcën, mençurinë, madhështinë për mbret.   

* * *

Xhelozia ndizej rreth e rrotull saj
kur dielli e ndrinte nga skaji nё skaj.

Moti, prap u mbyll, re tё zeza nxinё,
s’dukej asnjё yll ti ndrijё bukurinё.

Njё tufan i tmerrshёm nё dimrin e gjatё,
goditi rrufeshёm, Shqipen pendёartё.

Kreshnikёt i ikёn dhe zanat u zbehёn,
shkёlqimin e fikёn, u tretёn me erёn.

Shqipja ecёn kёrrusur me njё shall tё zi
kёrkon e trishtuar, njё prijёs tё ri.

Kokёn e mban ulur nga pesha e zisё
qё kur e pёrgjaku Sulltani i Azisё.

* * *

Me sytё e thelluar,  thinjur gjer nё zemёr,
dhe duke rёnkuar has një tjetёr emёr…

Njё pasha me mjekёr dhe me llullё tё gjatё,
zjarrё e tym rrёzon nga kala e lartё.

Dhe guxon tё ndalё njё perandori.
Nё tre popuj fqinjё, i vuri kufi.

Por njё ditё u thye kockё e tij e vjetёr;
pabesisht ia hoqёn, kokёn me gjithё mjekёr.

Pёr ta ndjekur pas njё çudi e madhe,
kujtesa ti flasё: Pasha me dy varre!

Nga sundimi i tij edhe pse i ashpёr,
nё krahёt e Shqipes e shtoi dhe njё flatёr.

Ajo ja besoi një kurorë të nderit,
por se ngrinte dot peshën e Skënderit.  

Ndaj e pikëlluar ngrihet fluturim
që të gjej një tjetër, të mençur e trim.

* * *

Si njё gjethe vjeshte forcat e kanё lёnё,
lёkundet e dehur gati pёr tё rёnё.

Sulltani i Azisё kёcёnon e qesh:
“Nga rrobat e zisё kurrё s’do tё tё zhvesh!

Tё rrish buzё varrit, si kufomё e verdhё
qё tё mbillet frikё edhe ndёr tё tjerё”.


* * *

Nёpёr erёn gri me fener nё dorё,
ndesh diku njё çift prijёsish popullorё.

Kur e panë të zbehur e tretur urie,
deri nё palcё ndjenë dhimbje Shqipёrie.

E marrin pёr dore dhe me lotë në sy,
t’i shёrojnё plagёt betohen tё dy.

Dhe ushtoi njё thirrje sa u tundёn malet:
“Si ‘meze nё pjatё’, Shqipja s’mund tё hahet.

Fukareshё e gjorё qё nuk ka pёr vete
s’mund ti japё Sulltanit, “nizam e xhelepe”.
Pa shkёlqeu guximi, shkrepёtimё nё mal,
mbushur lule trimi, Poçem – Kuç – Hekal*.

                     * * *

Kur perandoria mori njё tё çarё,
Rrapos pёrmbi rrap, ia hodhi litarё…

Shqipes dhe mё shumё krahёt ia shkurtoi,
me guxim tё marrё tё mos fluturoj.

E la tё zvarritet nёpёr errёsirё,
mos ta gjente udhёn pёr tё qenё e lirё.

Sytё ju errёsuan, s’dinte nga tё shkonte,
panorama gri pothuaj e verbonte.

                 * * *
 
Prin Prizereni, odë mençurie,
lidhur në një besë vatra trimërie.

Lidhja zgjidhi armët, i ngjeshi në sup
e gjithë Shqipëria u ngrit si një trup.  

Gjithë burrat e zgjedhur, me guxim të rrallë
lirinë shqiponjës ja shkruan në ballë.

Ta lexojë Evropa mbledhur në Berlin*
mos ta ndaj në copa, si tortë, Shqipërinë.

Por Evropa heshti, mbylli njërin sy,
dhe më vonë akoma, i mbylli të dy…

                 * * *

Kur mbeti pa krahë e mbahej me thonj,
humbjet e mëdha gjakun ja hollojnë.

Nёpёr muzg  ju shfaq njё poet i ri,
nё udhёn pa dritë i ndezi qiri.

Ashtu, zbehtё – zbehtё, qiriri ndriçoi.
Tek shpёrndante retё, dhjamin e mbaroi.

Me shkronja e veshi Shqipen, skaj mё skaj,
e mёsoi tё shkruaj historinё e saj.

Por prijёs nuk gjeti ta çonte mё tej,
krahё e kthetra thyer betejё mё betejё.

Nёpёr udhёn gri, s’gjeti rreze tjetёr
qё t’i jepte jetё dёshirёs sё vjetёr.

Tё jetoj e lirё, si njё shpend malesh,
me bija e bijё, e shkarkuar hallesh.


* * *

Buza nuk i qeshi pёr shekuj me rradhё
qё kur Kastrioti, i dha nur tё bardhё.

Skajuar nё Lindje, skaj nё Perёndim,
njё e madhe grindje, rindezi lakminё.

Ta ndajnё nё copa, o ta zhdukin fare
shpendin me dy koka e zemёr tё madhe.

Tani bukuria, thuajse, i qe shuar.
Fytyrёn me vija, sytё errёsuar.

Flamuri i Skёnderit pa emёr e nder.
Dergjet lotshelguar Shqipja me dy krerё.

Lotin sa njё zall, brengёn sa njё det.
As vdekur, as gjallё, nё shkretinё e vetё.

* * *

Uikonjё nёpёr netё, era ulёriti.
Nё vjeshtёn e tretё shumë e lodhur mbërriti.

Fundi i asaj vjeshte, fshiu tymin gri
me njё fllad tё bardhё, dritё nё kaltёrsi.

Bardhёsinё e shtuan thinjat e njё plaku,
qiellit flakёroi, simboli prej gjaku.

Mjegullёn e treti, motit diell i dha.
Njё pranverё e vogёl lulesh tё mёdha.

Me ngjyra gëzimi iu qëndisën sytë.
Fundvjeshta agoi AGIMIN I DYTE.

Shqipёria rronte, mbesё nё Iliri
rilindjen festonte veshur kuq e zi.

Këtë here si Krujën e stolisi Vlorën
plaku mjekërbardhë, e nderoi kuroren.

                 * * *

E rrudhёn vёshtrimin sipёr tё mёdhenjtё,
kur e panё qё rridhnin tё kthjellёt lumenjtё.

Dhe u ndjenё mё ngushtё, mё tё zvogёluar,
shpendi dridhte vallen duke fluturuar.

Nuk u kishte ndodhur, nuk u kishte ngjarё
tё ngrihej nga varri si shpend legjendar.

Kur e panё tё veshur me dritё kaltёrsie,
sytё i perёnduan nёn rrudha zilie.

Shkёlqimi i fortё dikё e verboi
me dritёn e ndezur, qё vjeshtёn ndriçoi.

Nuk dihet nga zbriti xhelozia gri
dhe krejt e veniti sfondin kuq e zi.

Plaku mbylli sytё i prerë në besë
dhe agimi dytë ra në gri të zezë.

* * *

Por beu i bardhë, sojli i nderuar,
hijes i dha diell dhe i perënduar.

Per vehte u dergj muzgjeve të shkretë,
gri-hijen ta çelë me dritën e vetë.

Nuk ishte dëgjuar dhe as parë ne jetë
të shuhej një bej pa një lek ne xhep.

Shqipja e kuptoi kur nisi ta qaj.
Pasuri e tij ish rilindja e saj.

Prandaj dhe u shua, ta shihte te lirë.
Nuk zgjodhi veteveten të ngrysej vezir*.

Kurorës së rëndë i dha peshë e nder,
ndërsa diplomatit mençuri e vlerë.

                   * * *

Fama e kaloi, detin, dhe më tej.
Skenderi ‘strateg’, ndersa plaku “bej”.

U pat hije mjekra, derdhte drite e nur.
Te vetmit qe shqipen e bene me flamur.

Kur fryma ju ndal dhe sytë ju rrëzuan,
pat mbetur lavdia, por shpresat u shuan.

Shqipja kurorën me kthetra e ngriti.
Cep me cep të racës me vrull e shëtiti.

Të gjente një tjeter me vlerë e me mend
e të t’i vendeste kuroren e rendë.