Përgjaken rrugët e vendit. Pas tragjedisë në Kukës një tjetër
aksident me 5 viktima eshte regjistruar në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka
ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Bogazit, ku dy
automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të
vdekur në vend 5 pasagjerë të mjeteve.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat janë valltari i njohur i grupit të Konispolit, Taip Madani 67-vjeç i cili udhëtonte ne mjet sëbashku me vëllezërit Feizo Sulo 65 vjeç dhe Krenar Sulo 45-vjeç, edhe këta të vdekur. Mësohet të tre shtetasit po ktheheshin nga një ceremoni mortore në Konispol.
Taip Madani, ish-valltar
Taip Madani, ish-valltar
Krenar Sulo, kengetar
Ndërkaq nga automjeti tjetër kanë mbetur të vdekur dy persona të njëjtës familje, babë e bir, Petro Neçi 65 vjeç dhe Kristaq Neçi 38 vjeç.
Deri në këtë moment në morgun e spitalit të Sarandës ndodhen trupat e dy viktimave, ndërsa pritet transportimi i tre trupave të tjerë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.
Ndërkohë po në orët e pasdites një tjetër aksident është regjistruar në rrugën Levan-Tepelenë, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një fuoristrade me makinë Audi.Burime nga policia bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, nga ku mësohet se Viktor Troka, 40 vjeç dhe gruaja e tij Zenepe Troka, 37 vjeç, janë në gjendje të rëndë dhe janë futur në operacion.
Ndërsa të plagosurit e tjerë janë Liri Roka, Spiro Xheli, 58 vjeç, Urani Xheli, 52 vjeç, Besmir Xheli, 27 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.