Pse
kartolina e arkitektit P.Stefa që ka flamurin e Spirirdon Ilos duhet
shumëfishuar,ky është flamuri i ngritur në pasditen e 28 nëntorit
GËZIM
LLOJDIA
1.Ku
është flamuri qe u ngreh nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil
Vlorës?
Rrugë kërkimet për gjetjen e flamurit origjinal. Flamuri ishte i kuq,me zhgabë të zezë hyjnor u mbajt nga dora e ëmbël e Ismail Vlora.
Ishte shenjtor ,gjeti rrugë me shtigje ,njerëz, miq për të kryer aktin e
pavarësisë. Ishte shenjtor me gjak e kockë të vërtetët shqiptari .Një shekull
pavarësi u tret. Kemi ende në mëndje flamurin ,at që ngriti dora e tij. Atë
flamur që ndriçoi shpirtrat atë pasdite
kur u valëvit nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil
Vlorës dhe pas saj Spiridon, nxitoi ta mbërthej
në parmak. Është udhërrëfyesi ynë në kohëra luftërash ,mote të ligshtë,paqe të brishtë.
Për arë flamur jepej besa ,bëjnë be burrash .Për ty flamur!U tret
shekulli që kur u ngrit flamuri. Nga gjumi zgjohemi , në detin pa rërë e
guaska, në natën pa hënë e yje. Gjurmimi mistik,përse të mos e provojmë?
Pyesim:Ku gjendet flamuri ynë që u ngrit në 28 Nëntor?
Cila pishë e dorë i vuri xhixhën?Kush do ta shpëtonte këtë vend,që nxinte
nga “kroma otomane”.Ka të dhëna se ka pasur kërkime nga kohërat kur
ai u zhduk. Hulumtimet kanë vijuar. Janë hedhur ide gati të panumërta për
flamujt që u ngritën në Vlorë duke pretenduar për secilin prej tyre si flamuri
origjinal. Në tablotë e kohës, rreth kërkimet u ngushtua madje duke
u përqendruar në tre prej varianteve. Por gjithë kohën mungoi kërkimi i
specializuar nga specialistët. Kërkimet për gjetjen e një objekti të humbur
kërkojnë të zbulohen arkivat,objektet e tjera,që kanë qarkulluar kur mungesa e
lajmit ka ndikuar dukshëm,për periudhën ‘45-90.
.Kohë kur u mërguan nga jeta shumë firmëtarë.
Kartolina,objekte postare,gazeta,monedha,pulla postare, rodhanë,koleksionet,
botime,kujtime duhen hulumtuar. Tre variantet të hedhura nga shtypi i
kohës për këtë rast. Por dëshmia është se flamuri,që u ngrit në pasditen e 28
nëntorit në sarajet e familjes Vlora për të shpallur independencën tonë është
i flamuri i Spiridon T. Ilo.
A gjendet ky flamur?A kemi ndonjë shenjë të tij?Flamur nuk
ekziston më. Gjurmimi shpirtëror na shpie në këtë hulli. Është djegur nga
armiqtë e këtij kombi .Edhe dy flamujt e tjerë që përmenden nga
referimi i gazetës „Dielli“ mbi një shkrim të Qerim Panaritit :“Ne e
dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë
nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen,
paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë“ .Në vijim
z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi,
ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë.
Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij, flamuri që u ngrit
më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ishte një flamur personal, pronë
private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim, të dhuruar në vitin 1909 në
Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti.
Duke
gjurmuar të dhënat e shtypit shqiptar: I biri, Vangjo Ilo para pak vitesh dha
në media informacionin se Spiridon T. Ilo e mori flamurin shqiptar që
zbukuronte sallën në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 në Bukuresht dhe e solli në
Vlorë në 27 nëntor 1912. Sipas tij, "Spiridon Ilo qëndroi në shtëpinë e
vajzë së tezes Marigo Posio, e cila i qepi flamurit një radhë thekësh dhe disa
ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912".Ky
është edhe flamuri origjinal që ngriti Ismail Vlora në pasditen e 28 nëntorit.
Këtij flamur i janë qëndisur thekët nga Marigo Poszio .Ky është edhe
shtegu të shpie në gjetjen e flamurit të ngritur në Vlorë nga dritarja e
mesme e divahanit të Xhemil Vlorës.
Spiridon
Ilo, thotë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që
nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e
mbërtheva me sqepar në parmak”.
2 .Flamuri duhet të ketë dalë nga selia e parë e qeverisë
Nisëm një kërkim dy vite më parë. Objekti ku u përqendruam
:selia e parë e qeverisë së Vlorës. A
gjendet brenda këtij muzeu ky flamur?Dëshpërimi ynë pa kufij .Flamuj të tjerë
të çetave patriotike si i S.Butkës apo të tjerë të viteve para Motit të madh.
Origjinali kërkund,aq më tepër që kjo seli është rikonstruktuar pas djegjes.
Sefa
Vlora nga Roma në 6 maj 1968 :”U muar vendimi nga qeveria që të krijohet
senati i parë i Shqipërisë dhe selija u caktua të ish shtëpia ku banonte Ekrem
Beu. Mbas gati dy muajsh qëndrimi në shtëpinë e Xhemil Beut,Ismail Qemali
vendosi që qeveria të shkojë në një ndërtesë të shtetit U zgjoth për këtë
qëllim godina që quhesh e “Karantinës” në Skelë të Vlorës.”
Pinjolli
i Vlorjave “,Eqrem beu dëshmon këtë transferim të qeverisë drejt Skelës. Kështu
qeveria provizore u shpërngul tek ndërtesa me dy kate në Skelë.
Godina
është në të njëjtin vend .U zhurit ndërtesa ( flamuri ishte
zhuritur mote më parë).
Skelën
e zunë fashistët në 39. Një humbje tjetër,që shkruan dhimbjen. U rindërtuar në
formën origjinale. Nga largësia e motit të madh 50 vjetori përkon me vitin
1962, shpallet muze i pavarësisë. Krejt ndërtesa përbëhet nga 6 dhoma8
pavijone dhe 2 sallone. Këtu u ngritën zyrat e ministrave të kabinetit të
qeverisë provizore.
Në
cilën prej këtyre zyrave besoj të jetë strehuar flamuri origjinal? Ai
flamur ishte simbol i pavarësisë. Ai nuk mund të rrinte më në banesën ku mbajt
kuvendi .Flamuri do të qëndronte në zyrat e qeverisë si simbol i saj.
Shqyrtojmë
fotografinë e qeverisë të Vlorës ,fotografi e realizuar tek selia e saj në
godinën e Skelës. Fotografia i përket nëntorit të vitit 1913. Përvjetori
i parë i pavarësisë. Është i gjithë grupi i ministrave. Në krahë të djathtë të
qeverisë e cila ka dalë e tëra në ballkon gjendet flamuri.
Forma
e flamurit na shqyrton këtë mundësi ai është më i vogël se flamujt e tjerë .Ka
atë madhësi,formë,shkabë që shquhet qartazi në mes të farfuritjes .
Ky
është flamuri që solli prej Bukureshtit patrioti ,Spiridon Ilo. Prej
këtej duhen kërkuar gjurmët dhe zhdukja e tij apo djegia siç e ka raportuar
Sheradin Berisha. Pra djegia e tij nga armiqtë e këtij kombi të cilët nën
ethet e pushtimit,të ndarjes dhe copëtimit të këtij vendi kanë bërë edhe aktin
e fundit. Dihet në vitet ‘30 është kërkuar flamuri origjinal për tu ruajtur në
muze, por kërkimi ka rezultuar gati i pashpresë. Flamuri duhet të jetë
marrë prej këtu për tu djegur definitivisht për të mos mbetur asnjë gjurmë.
Zhuritja besoje nga armiqtë e kombit tonë,për të shuar kështu një dëshmi
të madhe, atë të zhdukjes,zhuritjes e kthimit në hi të simbolit të
pavarësisë.
Në 25
vjetorin e pavarësisë, viti 1937 ka gjetur të gjallë shumë firmëtarë e ministra
të qeverisë provizore të Vlorës. Ka një korrespodencë t që i përket
viteve ‘30 për gjetjen e flamurit i cili do të shkonte të ruhej në muze
.Përgjigjia
e E .B.Vlorës dhe të tjerëve është e pashpresë. Petro Poga ka bërë një
koment.Lef Nosi fotokopjoi aktin origjinal.Por flamuri origjinal nuk u
gjet.
3. 25
vjetori pavarësisë a gjendej flamuri origjinal ?
Kur
kishte mbritur 25 vjetori i pavarësisë kombëtare viti1937. Delegatë dhe
firmëtar një pjesë ishin ende gjallëMirëpo befasia është se në këtë
përvjetor dhe në të tjerët nuk gjenden më flamujt origjinalë.
Bëhet
llaf për flamujt e Spiridon Ilos,Eqrem beut. Nga hulumtime dhe disa fakte e
botime q ëjanë kryer gjurmët të shpien tek ai flamur që ka sjell Spiridon Ilo.
Varianti
i Eqrem beut rrëzohet ,ai ishte në Kurvelesh në frontin përball armikut por ka
mbritur me vonesë në qytetin e pavarësisë.
Udhëtimi
nga Bukureshti në Vlorë me synimin shpalljen e pavarësisë e cila në
vetvete përmbante disa rregulla ku ai Ismail Vlora dhe te tjerë që kishin qenë
shtetar i njihnin mes të cilave ngritja e flamurit,pra e flamurit
shqiptar i kishte bërë të vëmendshëm që në këtë rrugëtim të kishin edhe
flamurin që do të ngrihej në ditën e shpalljes së pavarësisë.
Ata
kishin një synim që ja arritën,kishin të koncentruar gjithçka, që u shkrua dhe
u realizua në Vlorë në ditën e parë dhe në ditët e mëpastajme me shpalljen e
pavarësisë,ndërtimin e qeverisë provizore,të senatit,të institucioneve
shtetërore .
Ndonëse
nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë ishin mërguar më tepër se 25 vjet
,polemikat në shtypin shqiptarë vazhdojnë, ndoshta synojnë zbardhimit të
ngjarjes ,sepse koha kur ngjau kishte më pak mjete regjistrimi dhe media.
Orët e
25 vjetorit kishin rrëzuar akrepat në janar 1937, por flamuri origjinal nuk
gjendej askund.
Ndërsa
akti i shpalljes së pavarësisë ishte në duart e Lef Nosit ,për flamurin nuk
mund të bëhej më asgjë. Mulliri i polemikave ka punuar edhe atëherë dhe mirë ka
bërë. Kemi ndeshur në letrën që Kristo Floqi i dërgon drejtorit të gazetës,
“Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me titull: “Hartuesja e flamurit që valoj në
Vlorë për shpalljen e pavarësisë tonë” ku ai sjell të dhëna të rëndësishme për
flamurin.“I ndershim Z.
Drejtor,shkruan Kristo Floqi:Ju lutem, kini.
Kini mirësinë të botoni ne të ndershmen fletoren tuaj sa pasojnë poshtë mbi çështjen e
flamurit që valoj ne Vlorë për shpalljen e pavarësisë kombëtare nga ana e të pavdekurit Ismail Qemal bej Vlorës.Në Nr 4 të fletores s'uaj, ne faqen e, tretë, pashe një artikull te mikut
veteran z. P. Poges, i cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u
hartua flamurë liriprurës si dhe atë
që e hartoj. Z. Poga me të drejte
të plote thotë se : flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur qe u suall
nga Amerika, i i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta,që me aq
këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin
shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër,kur se të gjithë e dijnë
si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z.Kol Rodhes se atë flamur vetë
unë ja dorëzova z.Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë,
mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio , që e
kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë të dorëzuar prej
disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk
u hodh, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si
kur se ja vërtetoi edhe z Dr Loni Naci që ju përgjigj nën artikullin Tem po
të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z.K.Rodhe .Pra sado që z. Rodhe
insistojë kaq herë për këtë kjo nuk është e vërtetë dhe do ta ish
kuptuar edhe më mirë populli po të kish botuar z Timo Dilo në “Vatra” e tij
dhe përgjigjen teme të dytë,por z T. Dilo nuk deshi kur se me tha se nuk
munt të prishte miqësi me z Rodhe për hatrin temë . Këtë
përgjigjen e dytë ja dërgova edhe Gazetës së Korçës po nuk e botoj. Po ja
dërgova edhe Gazetës shqiptare por as ajo se botoj e kështu populli kujtoi se
unë e hëngra follën e z Kol .Rodhe,se më vuri gjoja në vend. Si mund të bënja
kur s’ma boti asnjë gazetë shqiptare duhej ta botonja në një broshurë të
veçantë dhe ja ku solli rasti sot ta botoj kjo gazetë.Me z.Poga jam dakord sa
për flamurin,që ishte një pluhur e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë
dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me ngjyrë të zezë, gjithashtu jam
dakort se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra
zyrtare të ndryshme,si edhe vetë kam bërë fjalë si këto por tjetër herë.
Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e hartoi flamurin e
Indipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon
z Poga .Është e vertëtë se një terezi s’ja mban mentë emrin kishte qepur disa
flamurë po atë,po atë ditë s’u qepën këta flamurë por edhe të tjerë si e dinjë
gjithë vlonjatet . Prej ay flamur që nguli atë ditë mbi ballkonin e shtëpisë së
Xhemil Bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej atyre që qepi ai tereziu që
thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së ndierës Margo Pozio dhe shqiponja
dy krenore ish modeli që me mjeshtëri përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom
Mark Vassa. Këtë e dinë të gjithë vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali, Qazim
Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin
në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e
prisnin me padurim. Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi
të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutanti
ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit z. Ethem dhe Qazim
bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që ishin
prezent atë ditë të shënuar. Kam një letër prej tem vëllaj z.Thanas Floqit, që
ky bashkë me z.Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin e vërtetojnë këtë që
panë më sy dhe që e dinë bukur mirë. Kam sa e sa argumente të tjera që jam gati
ti parashtroj porsa të jetë nevoja. N.q.s nuk flas drejtë le të më
përgënjeshtrojnë këta zotërinj që janë gjallë sot. Damkën e shkabës dy
krenore e kam unë sot në shtëpinë time kujtim prej së ndjerës Marigo dhe
kam me dorëzue muzeumit tonë kombëtar .Këto janë fakte dhe jo fjalë zoti Petro.
Fotografia është gjallë për të dëshmuar se që ai vetë bashkë me të ndjerin Dom
Mark Vasën e damkosën flamurin e parë mbasi e kishte përgatitur e ndjera Marigo
Pozio. Duhen akoma prova të tjera .Flamuri i shoqërisë ‘Besa Besën”,që përmend
z Kol Rodhe, ish i math, i mëndafsh dhe me xhufka ari të verdha dhe tepër i
kushtueshëm,kurse ky flamur i Indipendecës ish si thotë edhe zoti Poga , krejt
sempël ,pra nuk ish ai që thotë zoti Rodhe dhe këtë e pamë dhe e vërtetojnë të
gjithë ata që u ndodhën atë ditë. Atë flamur që thotë zoti Rodhe e ndjera
Margio mbajti në sëndukun e saj gjer sa ja dorëzoi z Lambi Bimblit si amanet,që
e di fort mirë. Si par ishte e mundur të ishte ai flamur që na thotë zoti
Rodhe?E mjera Marigo nuk hartoi vetëm atë flamur po edhe 60 të tjerë brenda në
2-3 ditë pas nevojës që u shfaqë dhe këtë e dijnë edhe z.Lef Nosi,Qemal
Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e dëshmojnë. Marigoja vdiq e
mjera,po e vërteta duhet të dëshmohet prej të gjallvet .
4.Kartolina
e arkitektit P.Stefa me flamurin origjinal të Spiridon Ilos
Arkitekti
Piro Stefa nga qyteti i Vlorës solli këtë vit një ekspozitë të
veçantë nga natyra dhe përmbajtja .Vlora e vjetër. Kishte emblema,fotografi të
vjetra të kohës kartolina historike. Një prej tyre përbënë edhe zbulimin.
Flamuri i ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912 në qytetin e
Vlorës .Një kartolinë e botuar nga Spirirdon Ilo në vitin 1920, kur ai
largohej sërish në emigrim në Boston. Këtë kartolinë e gjen në Milano arkitekti
dhe studiuesi Pirro Stefa.Kartolina e Spiridon Ilos, një nga katër grupet e kartolinave
me temë patriotike që ai editoi në vitet 1920-1930-të nga Bostoni, vjen një
dokument origjinal dhe mjaft i rëndësishëm, që lidhet me flamurin që u ngrit në
28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë. Kjo dëshmohet edhe në pjesën e pasme të
kartolinës, ku përcaktohen qartë të drejtat e autorit, botuesit të saj,
Spiridon T. Ilo. Një element që është vula e vendosur në këndin e kartolinës,
në faqen ku shfaqet flamuri kuq e zi.
Ky
është flamuri origjinal që u mbajt në 28 nëntor pasditen e ngjarjes historike në
Vlorë. Ky flamur që është edituar kartolinë nga vet autori S.T.I.Kjo
kartolinë është edituar në vitin 1920 nga Spiridon Ilo u gjend në qytetin
verior të Milanos.
5.Gazeta Liri e Shqipërisë e Sofjes
Një gazetë në gjuhën shqipe dilte në Sofje të
Bullgarisë. Kjo gazetë shihte dritën e diellit një herë në muaj siç e kumton
vet në ballinë të saj. Emërtohej :”Liri e Shqipërisë “ka dalë në 6 janar të
vitit 1913 pra një muaj nga koha e shpalljes së pavarësisë. Drejtor i saj ishte
Kristo Luarasi.Të dhënat për këtë rilindës janë se ishte veprimtari i shquar i Rilindjes, njëri nga
themeluesit e shtypshkronjës "Mbrothësia", u angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me
çetat e Bajo dhe Çerçiz Topullit, ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të
1909-1912, si dhe dha një ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e
Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vdiq më 8 korrik 1934. Kristo
Luarasi, duke pasur bashkëpunëtore dhe një radhe anëtaresh te shoqërisë
“Dëshira” filloi te botonte në Sofje gazetën “Liria e Shqipërisë” në programin
e se cilës midis te tjerave thuhej : "Do te veprojmë me mish e me
shpirt duke përhapur diturinë dhe ndjenjat kombëtare mbi kombin tone te dashur
që te shpëtoje nga padija dhe nga errësira". Kjo gazetë,sipas të dhënave,
filloi te botohej rregullisht në mars te vitit 1911 gjer në 1916 dhe jo
rregullisht në vitet 1916-1917. Kolonat e saj përmbanin artikuj te përgatitur
nga demokratet shqiptare te mërguar në vise te ndryshme te Evropës dhe te
Amerikës, nga arbëreshe te Italisë e te tjerë. Midis këtyre që shkruanin në
ketë gazete përmendim Asdrenin, Luigj Gurakuqin, Jani Vruhon, Adem Zhgaben,
Zisi Zikon, Hil Mosin, Aleksandër Xhuvanin, Agostin Ribekon etj.
Në
numrin e 6 janarit 1913 faqen e parë e zë një fotografi ku shkruhet:”Të
proklamuaret e vetëqeverimit të Shqipërisë më 15/28 Vjest e 3-të
1912 në Vlorë. Kjo pamje na shpalos flamurin që është ngritur në
Vlorë .Në këtë fotografi shquhet flamuri me thekë dhe shkabë,pra ai
që pruri Spiridon Ilo nga Bukureshti.
6.
Spiridon Ilo