Vijim
Njoha makinën time që larg. Pastaj dorën e Vjosës që më përshëndeste nga brenda dhe pashë se cigarja më ishte shuar.
Në njërën dorë, mësa duket ishte kostumi im që ajo e kishte çuar në lavanderi dhe në tjetrën një çantë e madhe, shumë e madhe, sa më bëri të vuaj që po e mbante ajo dhe shkova ja mora nga dora. Ajo më puthi lehtë. Ndjeva të lagur në buzë nga buza e saj dhe e lashë ta thante era e trazuar e majit. Më pëlqeu përkujdesja e Vjosës për larjen e Kostumit tim dhe blerjen e ku di unë? se ç'farë.
- U mërzite? Unë do të përpiqem të të bëj të lumtur.
- Faleminderit për kostumin... unë jam i lumtur.
- Pastaj do dalim bashkë. Të bleva dhe brisqe,-vuri dorën tek mjekra e saj.
- Ku?
Po ngjitnim shkallët, ajo para dhe unë pas. Sytë më binin midis shkallëve dhe këmbëve të saj dhe nuk e di pse m'u ngritën feçkat e hundës.
- Eja kali im!- siç duket ndjeu trazimin tim që unë e shihja poshtë minifundit të saj.
- Do këtë,- tregova kollaren,- të më tërheqsh apo do që të hingëllij?-thashë dhe m'u kujtua mërzia që më kishte hipur disa orë më parë, kur isha vetëm, që të bëhesha ujk e të ulërija. Ç'farë marrëzie i thash vetes dhe u kujtova për defektin tim që jam durim dobët.
- Këtu nuk hingëllihet, se do të zgjoheshin krejt turistët e bukura dhe pastaj do të më bëje të pija cigare. E di që sot kam pirë cigare?
- Pse? (Me vete unë,...po unë që doja të ulërija si ujk?)
- Nuk e di. Po pse pihet cigare? Ti e di?
- As doktorët nuk e dinë,- thash. Por unë nuk di shumë gjëra, por ti, mbase ke menduar për puthjen time me erë cigare. - E kisha merak për të të kërkuar këtë falje.
- Nuk e gjete! Nuk e gjete! Do ta gjejmë bashkë.
Në fakt, sipas mendimit tim unë e kisha gjetur dhe habitesha që ajo thoshte "do ta gjejmë bashkë". Pastaj, thash duke pyetur veten, po kush e di se ç'mund të këtë ajo në kokë?
Ajo rrotulloj çelësin në bravën e derës, hymë brenda dhe mbështetëm përkohësisht mbi tavolinë gjërat që patëm në dorë. Unë e dija çfarë do të bënte Vjosa pasi kyçi derën dhe mu drejtua ndaj hapa derën e dhomës së gjumit. Kjo do të më shaloj si kalë, thash. Sytë e gjelbër të saj kishin një shkëlqim magjik e trullosës. E gjelbërta e tyre i ngjante një fije shkrepëse në djegie e sipër.
- Unë dua të shaloj si kalë,- tha ajo dhe përsëriti pyetjen,-- Vërtet, doktorët pse e pinë cigaren?
Që do të shaloj si kalë? Apo doktorët s'e dinë pse pinë cigare? E ngatërrova, tha ajo.
- Të dyja bashkë. S'ka gjë se nuk e ngatërrove, se unë të kuptova.
Ndjeva një të shtyrë në këmbët e krevatit dhe rashë më sytë në tavan mbi krevat me Vjosën sipër meje. Ndjeva duart e Vjosës që po më shqyenin kollaren. Fytyra nuk i dukej nga flokët e shndërruar me një çadër telash, unë zgjatja duart ti ndreqja e të shihja fytyrën e saj, por ajo m'i hoqi dhe m'i vuri në gjoksin e saj gufuar mbi këmishën verore. Thash se po më digjeshin duart, dhe më kujtohej gruaja kur bënte ekografinë herë-pas here dhe mua më bëhej qejfi që ishte mirë. Zbrita duart mbi belin e saj dhe kërkova fillin e këmishës, e gjeta dhe ja hoqa, gjoksi i bardhë i saj ra mbi gojë dhe mbi fytyrë time ku ajo ma tundte, pa pyetur se unë kisha dy ditë pa u rruar. Vinte gojën në gojën time dhe më thithte frymën. Më erdhi ndërmend pse pihet cigarja, po nuk kisha kohë për ta gjetur duke thithur dhe unë frymën e saj. Ishim krejt të shpartalluar nga mesi e lart e nuk kujtoheshim për t'u zhveshur. Më dukej sikur do të zgjateshim kështu tërë mbrëmjen dhe nuk do të kujtoheshim për të ngrënë dhe për verë. Këmisha ime ishte e hapur dhe më kishte mbetur vetëm kollarja që Vjosa hera-herës më tërhiqte. Ajo nuk donte të ngutej, por mua po më digjej koka për më tej... Gjeta dhe zbërtheva kopsën e minifundit të saj dhe ja shtyva tutje bashkë me intimet dhe doja të puthja kudo ku prekja trupin e saj. Ndjeva duart e saj mbi pantallonat dhe rrëshqitjen e saj në këmbët e mia. Pastaj diçka të ngrohtë dhe të pa përcaktuar, teksa pija gjirin e saj sa majtas -djathtas dhe gjuhën e saj. Tashme ishim të zhveshur, unë kali i saj dhe ajo. Ajo ishte e lehtë si një kitare dhe mua më dukej habi se ç'donte një kitare lart në kalë. Ajo qeshte dhe më duket donte të më hante. Duart e saj binin mbi tërë trupin tim dhe pastaj mblidheshin në një pikë të rrezikshme, në zemër. Pushtimi i saj ishte aq i fortë sa unë, kali i saj, isha dorëzuar pushtetit të saj prej kitare. Ajo më fuste duart me gishtat kot më kot dhe kudo zgjonte tinguj që dridhnin ajrin, objektet e dhomës dhe sidomos krevatin dhe po më nënshtronte me peshën e saj të lehtë prej frymë. Nganjëherë lëshonte ndonjë pëshpërimë sa unë i vura dorën tek buzët për të mos shqetësuar komshinjtë dhe ajo u qetësua duke m'i ngrënë. Isha gati duke u dridhur dhe pata frikë të dridhesha i pari. Më vinte ndërmend një thënie e një gruaje që thoshte se nëse dridhet burri i pari, është e kot pastaj për gruan, dhe për burrin të shpresoj më tek ajo grua për tu dridhur. Pas sa e sa nuk e di, e para u drithë ajo, më pas unë dhe e pyeta ku do të shkonim më pas.
- Do të blejmë një varkë në konçesionare,-tha ajo dhe vuri buzën në gaz e skuqur krejt nga fytyra, ndofta nga mjekra ime e rrojtur që para dy ditësh.
U pa puna thash, me vete, herën tjetër do të bëj dhe do të ngasë një varkë. Nuk e kisha provuar ndonjëherë, po do ta bëja.
- Mirë,- i thash,- patentë kam unë.
- Vërtetë? Atëherë do ta blejmë me të vërtetë. Ti makinën, unë varkën.
Po deti?
Ne u veshëm prapë dhe Vjosa më tregoi pjesën e dollapit që do të ishte për veshjet e mia. Boshatisi çantën dhe pash se kishte prishur një thes me pare dhe më sa duket kishte pirë cigare për të menduar se ç'farë më duhej mua. Nuk e di. Më hipi dëshirë të bëhesha prapë kalë për të, tashmë kisha mësuar, atë punën e kalit të saj. Po ajo me sa dukët herën tjetër do që unë të bëhem det dhe ajo varkë ku të luhatët siç i pëlqen. Vjosa nuk e di që unë do të iki dhe ja ka futur kot, që ka shpenzuar. Kot ja fut dhe unë që do iki dhe shoh se Vjosa po bën prapë tualet për të dalë. Kam frikë se do bëhet e bukur dhe do ta puth prapë, po nuk do ta bëjë se do të humbim kohë me kohën e humbur të saj para pasqyrës dhe unë dua të dalë. Më pëlqen ta kem Vjosën në krahë dhe të shëtis qytetin, mbase kështu do të mbaj mend ç'farë pashë, se kur isha vetëm pash nga munda, por nuk më kujtohet asgjë. M'u kujtuan vetëm historira. Dhe këto të fundit ndofta rastësisht që diçka kam lexuar, sepse historitë me përjashtim të statujave dhe ndonjë ndërtese, nuk para i kupton. Para se të dilnim Vjosa më tha, mos ta prek si dje...Ajo do që të jetë e bukur për krahun tim dhe kështu do të bëjë dhe unë për krahun e saj, por për kohën që do të jem ... Sepse në qoftë se Vjosa e ka mendjen vetëm për kuaj dhe varka, unë nuk do ta kem mendjen fare tek ajo. Do të bëj det dhe kalë dhe hajt udhë e mbarë, dhe do të rri me mikën time, Bunën, në fb. S'do ta vras mendjen për të ngrënë dhe për të pirë se do të m'i bjeri Vjosa sepse i duhet deti dhe kali. Unë prapë ja fut kot se ajo ka bërë dhe pa mua më parë dhe do të jetoj prapë pa një si unë. Vetëm se poezia e saj do të mbes atje në faqen e hiçit të '97-të. Problem i madh, ironizoj me vete, për poezinë e saj të mbetur dhe kujtoj poezinë time që edhe ajo ka mbetur. I them Vjosës të dëgjojmë muzikë, por ajo më thotë se kemi kohë në darkë dhe dalim. Dolëm në rrugë dhe të dy na rrokte era e lehtë e majit si gjithmonë e njëjtë dhe e ëmbël. Moti në riciklimin e tij nuk ndryshon kurrë, njerëzit ndërrojnë. Dhe këtë ja kisha thënë vetës njëmijë herë. Vjosa prishi heshtjen:
- Mon amour qu'est-ce que se passe aujourd'hui?(I dashuri im qysh e kalove sot?).
- Këtu përqark. Mos më pyet ç'farë pash se nuk më kujtohet asgjë. Apo do të më pyesësh se të mendova ty dhe poezinë për ty? Sa e vështirë më duket frëngjishtja?
- Frëngjishtja? Pse nuk bërë xhiro nga porti turistik?
- Ti kërkon më shumë. Unë nuk jam turist. Nuk desha të lodhesha si i tillë.
- Pse ndërrove mendje? Ç'farë të mungon? Edhe mua kështu m'u duk në fillim, shumë e vështirë, por dalëngadalë e mësova frëngjishten dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Vetëm se më mungoje ti. Do ta mësosh më mua.
- Për çfarë? Nuk kam ndërruar asgjë. Pse nuk flasin italisht këtu në Francë?- thash dhe qesha.
- Ke vërtet patentë për varkë? Nuk e di pse? Po flitet anglisht.
- Po.- dhe më kujtohet mendimi që kisha një çast më parë. Nuk di anglisht.
- Atëherë do që të shkojmë vërtetë nga koncesionarja e varkave.
- Për ç'farë?
- Ta blejmë.
- E marrim me qira, pse ta blejmë.
- Jo, do ta blejmë, mos ma prish, paratë i vë unë.
- Natyrisht që ti, pasi unë nuk kam, po pse?
- Ne e blejmë, pastaj e gjejmë bashkë, pse?
- Unë nuk kam patentë,- u talla.- E gjete pse u zhduk imazhi i filxhanit mbi tavolinë?
- Ne nuk e kemi menduar.
- Për ç'farë?
- Ooo!
Unë i hodha një vështrim, por jo pyetës dhe afrova pas vetes.
- E di,- tha ajo,- është këtej,- duke treguar me dorë për nga koncesionaria.
- Ç'më duhet? Ja je ti varka ime, pse do të na hynte në punë një varkë? Do që të mbërrish në atë ishullin atje?
- Këtu nuk ka ishull.
- Ka, po ti nuk e sheh?
Ajo dhe unë hodhëm sytë nga sfondi i detit, krejt i pafund dhe pa ishull. E rrotullova dhe i thashë të shihte sytë e mi.
- E gjete?
- Çfarë?
- Ishullin?
- Më shih thellë!
- Oh,e gjeta. Koka ime tek sytë e tu. D.m.th unë ishull në sytë e tu, për sytë e tu. Imazh i bukur! Ku të shkon mendja?!
- Jo, ti varka në sytë e mi, ose unë makina në sytë e tu. Po këtë do ta bësh poezi?
- Pse nuk i bën ti? Po më thua që ti bëj unë?
- Unë nuk shkruaj më.
- Atëherë, pse i zgjon idetë, më mirë, nëse nuk do t'i shkruash, mos i zgjo!
- Jam mësuar.
- Atëherë ti do të shkruash!
- Unë do të shkruaja vetëm me një kusht.
- Thuamë, dhe unë do ta plotësoj.
- Ok. nëse ti do të më plotësosh kushtin, unë barkën tendë do ta shpie në ishull.
- Ne po flasim për poezinë dhe jo për barkën. Dhe ishull këtu në detin e hapur të Saint-Tropez nuk ka.
Është vetëm koka ime në sytë e tu. Thuamë ç'farë kërkon. Bëjmë marrëveshjen dhe kaq.
- Të thash, ti po kërkon shumë prej meje. Unë dua që ti të përkthesh, nëse unë shkruaj poezi, në gjuhen angleze dhe në frëngjisht.
- Pse të duhet? Botoi në shqip dhe kaq, poezitë shkruhen për qejf. Nuk behën para me poezi, ti dje ma the vetë.
- Dua të dinë që unë do të shpie varkën tënde në ishullin e Saint-tropez dhe që jam shqiptar! Do të thonë që unë shpika një ishull. Vetëm kaq. Jo, do të thonë që jam shqiptar dhe ishull nuk pat.
- Mirë do të përpiqem, ti përkthej në frëngjisht, sepse më të jam më e sigurt se në anglisht. Po i bërë të bukura, ama.
- Më të bukura se ti? Ok.
- Ok do t'i bëjmë bashkë. Pastaj pse ti nuk mëson frëngjisht dhe anglisht. Ok do t'i bëjmë bashkë. Të kujtohet kur më mësove notin në Shkumbin?
- Unë nuk të mësova notin, unë luaja më trupin tënd.
- Mirë, po unë notin e mësova, tani këtë borxh do të ta kthej. Je i kënaqur?
- Po, por për të mësuar duhet të mësoj unë.
Shumë e thjeshtë, thash me vete, do ta gjejmë, do ta bëjmë, do t'i bëjmë d.m.th. në të ardhmen. Tani do të blejmë varkën (Vjosa se unë me ç'farë ta blej) dhe do ta gjejmë më vonë pse e kemi blerë. Lere, thash, se e bën të tallet me mua. Në fakt, shakat midis nesh kishin filluar që dje kur e pash, ose nuk kishin filluar, por kishin marrë vazhdimin e njëzetë viteve të harruar. Ja, e kujtoj notin dhe më kujtoj shelgjishtat, e bashkë më shelgjishtat vitet. Më vjen inat që e kam me kohën, por pikërisht me të e kam. Nuk e kam me hapësirën dhe objektet përreth, natyrisht me njerëzit kurrë.
- Do ta blejmë varkën,- tha Vjosa,- me një zë gruaje të fort.
- Mos bërtit,- i them,- se do të më trembësh.
- Do ta blejmë varkën ...eeen...
- Po unë nuk di të blej varkë? Nuk e kam idenë, një herë dy kam ngarë varkë. Do të mbytemi? Do të mbytësh dhe ti me mua?
- Po pse e çon mendjen tek e keqja?
- Po për të mirat nuk ke pse mendohesh, por të këqijat janë ato që të bëjnë të vuash e të kushtojnë.
- Do të të ndihmoj edhe unë që ti të bëhesh mjeshtër për varkën tonë dhe të mos mbytemi.
- Po unë nuk di as gjuhen të flasë me konçesionerët,- dhe të them të vërtetën nuk e di, në di ta ngas.
- Po unë pse jam? Edhe për varkën do të ndihmoj.
- Po ti nuk di ato që do të doja të pyesja unë.
- Unë do të përkthej. Ç'farë do të pyesje ti? Ti mendo për poezitë!
- Do të pyesja për ç'farë më hynte në punë Varka?
- Të thash se do ta gjejmë bashkë, por më vonë.
Kishim mbërritur vërtetë para konçesionarës. Ishim para tërë atyre varkave të bukura që shkëlqenin dhjetë metra nga deti, i cili, godiste lehtë buzët e rërëta të plazhit. Një burrë i gjatë pak më i ri nga unë, erdhi dhe na uroj për praninë tonë. U përkul lehtë pa na dhënë dorën dhe filloi të fliste.
- Bonjour, en quoi puis-je vous aider? (Mirëdita, si mund tu ndihmojë?).
Vjosa shpjegoi. U kthye nga unë më shpjegoi ç'farë tha burri i gjatë dhe më kujtoi ti vija mend fjalëve.
- Combien d'argent vous voulez dépenser?
Vjosa mu kthye mua:
- Sa mund të shpenzojmë për një varkë?
- Përse hyn në punë varka? Lere këtë komedi!
- Do ta marrim për qejf.
-Të thash,- unë nuk di të blej varkë. Sa lekë keni e dini ju. Lekët e mi janë vetëm një makinë. Nuk dua që dhe për ty të ndodh kështu. Ti bëj llogaritë tuaja, unë erdha vetëm të të shoh, prandaj lere vërtet këtë marrëzi! Unë vura në gojë një cigare, burri i gjatë vazhdonte t'i shpjegonte Vjosës për varkat, e cila u kthye prapë nga unë:
- Unë dua ta blej. Pastaj pak më parë bëmë një marrëveshje. Mos ma prish mua,- m'u duk se ma thanë sytë e saj të gjelbër,- dhe i ktheu përgjigje burrit të gjatë dhe pak më të ri se mua duke i thënë, vous.
Nuk e kuptova shifrën. Burri i gjatë na drejtoi drejt një varke të bardhë me një freçe dhe një zemër. Ishte e bukur, po pak feminuçe. Se si do të më dukej të drejtoja atë varkë në det të hapur. Më vinte ndërmend Odisea në Ishullin e Sirenave kur e lidhën miqtë e tij...Ose po më vinte për të qeshur me veten.
- Vjosa, të lutëm, shihe dhe një herë në mendje, këtë blerje, se po më dukesh tepër e rrëmbyer. Nuk ka kuptim,- dhe mu duk se ja thash vetëm syve dhe jo mendjes së saj.
- Unë prandaj piva cigare.
Burri i gjatë pyeti Vjosën, ajo mua dhe unë i thashë Vjosës, që i tha atij se donte diçka tjetër. Ai vuri dorën në një tjetër, në krahun ton. Një varkë ngjyrë portokalli dhe me një gotë koktej me fruta përzierë. Vjosa priste nga unë që i lash të kuptonte "bëj si të duash".
- Ku do ta mbajmë?- pyeta dhe m'u kujtua vajza që donte një qen dhe ne nuk kishim ku ta mbanim. Vajza tha ta mbanim në shtëpi, po pastaj dolën problemet e shkollës dhe gjëra të tjera dhe e lamë me aq.
- Pse ku rri varka?
- Unë di ku rri makina.
- Makina tani bëhet imja.
Unë tunda kokën. Vjosa la kopjen e dokumenteve dhe një letër bankare për kapar në bangon e burrit të gjatë i cili na tha të dukeshim të nesërmen, më futi dorën dhe dolëm prapë për rrugë. Tani veç poezive të Vjosës që kisha për të lexuar, do të drejtoja dhe varkën e saj. Do të filloja prapë të shkruaja... Ndjeva erën e majit dhe mendimin e kot se njerëzit nuk ndryshojnë kurrë.
- Ç'farë të pëlqen të të bëj për darkë?
- Verë.
- Të kuqe apo të bardhë?
Morëm rrugën drejt një merkate të vogël.
- E shikon atë ishullin atje?
- Deri atje?- qeshi ajo, -nuk shkon dot dhe më larg? Nuk ke fuqi?
- Nuk të premtoj. Gjithçka është subjektive.
- D'accord nous y essayons de les trouver.
- Non capisco.
Do ta provojmë bashkë...
Nuk u mur vesh se ç'farë thamë, unë me timen ajo më të sajën po dukej se kishim thënë se do të kalonim një mbrëmje ku? dhe po të deheshim, ishim në shtëpi dhe mund të flinim kur të donim. Dhe kështu do të ishte një përrallë po të harroja motivin e motivit të motivit tim që gjeta Vjosën.