Poezi rumune. Ioana Trica
(Fragment nga vëllimi Nata e gjarpërit,
Përktheu B. Ymeri, Amanda Edit, Bukuresht
2013)
Edhepse ka botuar
pak, poezia e zonjës Ioana Trica mund konturohet si një vizion specifik ndaj
botës. Vizioni lirik i saj zhvillohet ndërmjet dy koordonatave: njëra
kosmogonike, duke u ndërlidhur me shenjtërinë pagane, krepuskulare, blagiane,
tjetra iniciuse, duke kundruar metempsikozën vetjake të mitologjive e
doktrinave indiane dhe tejet orientale. Bota, e pastër në gjenezë, është
zhdukur sistematikisht nga inkoshienca e njeriut që përpiqet t’i konkurojë
shpirtligësisë së Demiurgut egoist, si pasojë e së cilës po afrohet apokalipsa.
Purifikimi i njeriut mund të
realizohet përmes zjarrit kosmik, në flakën e të cilit brambullit kujtimi,
duket i padobishëm për sakrificën mistike: „dhe sot në natën e Kërshëndellave//
faniten dritat/ duke u djegur/ ngadalë mbi shtëpi”, e ndjekur nga një gjenezë e
re. Porsi në mitilogjinë indiane, pas ciklit të fundit dhe një apokalipse
shkatërrimtare, universi rikrijohet, pas të cilit degradimi rifillon
pashmangshmërisht: „isha qenja e fundit dhe e parandjeja fillimin// me kokën e
përkulur prisja/ të rrjedhin të gjitha mëkatet në lumin/ që derdhet në detin e
madh”.
Në universin që shkon duke u
shprishur, për shkak rë intervenimit tonë distruktiv, aventura e poetes bëhet e
trishtë dhe solitare: „Në liqenin e mendimeve të mia notojnë të harruara/
trishtimet e vogla./ Shqetsimet i derdhin retë nga nënqielli i bardhë/ i
mëngjezit// në liqenin e mendimeve të mia hedh enë ngjyrash/ nëpër të cilin
shkrepëtima hapsirash të zvogluara në një pikë/ trazohen/ po në liqenin tim me
ujë të qartë.” Poezia nuk sjell shkrepëtima nga efemerja, por fjalët-bërthama, ofrojnë
iluzionin e një „ishulli në mes të vjeshtës”: ajo që bëj unë tani/ është të
hedh fjalë si do/ bërthama/ të ngrira në natë/ e të ndjej veten/ si një ishull
në mes vjeshtës/ kuptimi i
së cilës/ është të vdesë së bashku me mua”.
Momenti i frymëzimit poetik ofron
rastin e komunikimit me shpirtin e artistes, në linjë të inkoshiencës
kolektive, me një entitet tjetër human, duke reflektuar edhe përmes kësaj rruge
unitetin e qenjes: „dikush tjetër ma përshkruan këtë këngë/ dikush tjetër m’i
fshin kujtimet/ që pasonte t’i kemi/ në një qiell tjetër/ në një tjetër
univers”.
Poezia e dashurisë së zonjës Ioana
Trica t’i përkujton çiltritë vegjetale me heshtjen. Delikatesa e gjesteve e
rishenjtërojnë sentimentin e kundërmuar
me atë shqetsim të cilin Eminescu e cilëson me të drejtë si „dhembshurisht e
ëmbël”: „Dashuria është si një zbraztirë/ ku kthehen ujërat/ dhe shirat e
suspenduara në re/ lëre shpirtin/ të shkelë mbi të e të të dhembë/ pastaj do të
vij të të shëroj/ me shirat e mia të çiltra/ që vathët të të tringëllijnë në
veshë/ ndjej përqafimin tënd nga larg/ dëshirën tënde të ashpër e të gjallë./
Prite lindjen e hënës/ të rritet drita në trupin tënd/ mu atëherë/ të më ftosh
rrëshqitshëm si një shelg/ i heshtur e i vetmuar./ Të vërtitem rreth teje/ si
një furtunë e lehtë/ si një lule që hapet ngadalë”.
Nuk është nënvizuar sa duhet aspekti
social në poezinë e zonjës Ioana Trica, e prekuar nga takimi i saj, në cilësi
të përkthyeses, me poezinë e Amerikës Latine: „Ne, të shumtë dhe anonimë/ dimë
kush janë të shenjtërit tanë/ dhe kush janë katilat./ E dimë mirë cilët janë/
tradhëtarët dhe cilët/ janë martirët tanë”. Nën aspekt stilistik, lirika e
zonjës Ioana Trica ngërthen, paralelisht me përfytyrimet e panjohura, edhe një
muzikalitet të veçantë. Aliteracionet dhe rimat e rralla i qartësojnë mendimet.
Në regjistrin aluziv, nga poema në poemë, poetja rritet me „një gjysmë hijeje”.
Kritika letrare do të duhej ta vërejë këtë. (Lucian Gruia)
NJË ISHULL NË MES TË VJESHTËS
Ajo që po ngjet
Në kohën tënde
Në atë vend si një sy
Dëbore
Me askend nuk ka lidhje
Në lëkurën e grisur të akullit
Mbi të cilën ngjiten dritat
Ajo që bëj unë tani
Është të hedh fjalët si do
Bërthama
Të ngrira në natë
Dhe të përfytyrohem
Si një ishull në mes të vjeshtës
Kuptimin dhe domethënia e së cilës
Të vdesë së bashku me mua
KOHA
ME FYTYRË TË HUAJ
Ishte
një rrugë e përdredhur si një
Përkujtim
Mbi
të cilin përkulemi çdo mbrëmje
Ngjyra
guri e druri
Vizatonin
hije
Përmbi
faqen e lumit
Të
mbërthyer në këndet lëvizëse
Të
kohërave
Një
ëndërr e mbyllur në një guacë
Të
akullt
Në
largësi
Koha
me fytyrë të huaj
Më
kundron nga një vend i huaj
REKVIEM PËR USHTARËT E DRITËS
Ndoshta duke e kërkuar spektrin
E ndritur të ngjeshur mes
Fletëve të librit
Do të kullohesh deri në
Degdisjen mes një mjegulle amneziane
Dhe do të vijnë
Ushtarët e Dritës në një
Rrëshqitje të kulluar ujërash –
Atëherë do të gjunjëzohesh mbi shkallët e verbëta
Që ata të kalojnë nëpër ty
Pa u ndalur
Në anën tjetër të botës
Ndoshta ashtu do të kthehen
Netët e dhjetorit
Dhe të gjithë ata që kanë vajtur së bashku me ta
Pa emër, pa kryq,
Pa identitet
Si do ushtarë të përjetshëm të Dritës
FILLIMI
Isha
krijesa e fundit
dhe e parandjeja fillimin…
Me kokën përulur prisja
të derdhen krejt mëkatet
Në ujin e madh
që derdhet në detin e madh
Por mëkatet e mia
derdheshin përmbi kullosë e lule
Ua thanin rrënjët
dhe nuk e kuptoja përse
vdisnin kërminjtë në kopsht
Dhe dikurë vonë isha qiell
dhe isha hënë
Rrëshqisja sëbashku me retë
përmbi detra përbmi liqenj
përmbi kështjella të shuara me shekuj
Derisa nga një re
zbriti
një Njeri i madh
në një zabel të madh
me një sopatë të madhe…
GËZIMI
E mbëltova gëzimin….
E ngultfata mureve
Të dhomës sime
Atje ku dremit ombrella
Në shtratin
Ku flej vetë
E mbëltova lumturinë
Porsi një sëpatë
Në rrugën e hijeve të natës
Porsi
një fryt i çnamatisur
I
shkëputur nga druri i dritës.
GRUAJA E DETIT
Vetë
Nëpër natën e guacave
Gruaja e detit
E përfshin me krahët plot shkumë
Bregun dhe plazhin
E mbështet fytyrën hatashëm
Për një shkëmb
Dhe shikon e menduar kah qielli
Dita lartësohet
Në zemër të detit
Dhe
e thith diellin
Dhe
erën gjetheshkundur
Pastaj
zhytet në humnerë
Dhe
e mbëlton detin
Me peshq
E me anije
Të humbura.
TJETËRKUSH
Tjetërkush
ma namatis kohën
Tjetërkush
mi thith shikimet
Zytem
nëpër mbrëmjet e ngrotha
Derisa
e harroj vetveten
Harroj
se ekzistoj
Shikoj përmes dritaret e kohës
Tjetërkush shikon përmes meje
Nxjerr kokën nën strehën e natës
Dhe e kërkoj yllin
Yllin e fatit tim
Është një yll i bardhë
Në një mjegullnajë të huaj
Nga
një qiell i huaj
I
një universi të huaj
Tjetërkush
ma shkruan këtë këngë
Tjetërkush
mi fshin kujtimet
Të
cilat pasonte t’i kem
Në një tjetër qiell
Të një universi tjetër.
MBRETI I ZOGJVE
(Attarit, poet
persan i shek XIII-të)
I mbështjellë në dritën e tij
Flen Simurgu
Mbret përmbi tre botë :
Prej zjarri ajri e zogjsh
Mbret përmbi diellin
E mesverës
Së mesnatës
Përmbi bregun e askundshmërisë
Dhe asnjanshmërisë
Simurgu
Nuk t’i zgjat flatrat e hatashme
Përmbi qiellin tim
Lërma një kënd të shikoj
Lindjen e yjeve
Vallen në qarkun e kohës
Dhe të stinës sime
E mbështjellë me flatrat e dritës
Flen Simurgu
Mbret dhe zog përmbi tre botë
Prej zjarri e ajri dhe njerëzish
Flen Simurgu
Zotërues
Përmbi qiellin e fundit.
PYETJE PËR VETMINË
E pyeta shpirtin
Përse ka nevojë për vetmi
Dhe nuk m’u përgjigj
I pyeta hapat
Përse më mbajnë
Rrugëve të shkreta
Dhe aq larg prej teje
Dhe nuk m’u përgjigjën
Një ditë në portën e shpirtit
Do të rrahë një e huaj
Dhe
nuk do ta njohë askend.
BURRA TË VETMUAR
Burra të vetmuar
Nga druri i rrapit / dru mani
Në gjuhën amtare të botës
Po kthehen
Nën qiellin e parë
Dhe
Qiellin e fundit
Me shikimet plot perëndim
përballë
Dhe lindjen e thatë
Nurra të majit
E të qershorit
Të ndritur / transparentë / të
vetmuar
Rrëshqasin heshtas kah krojet
E panisura.
ATDHEU
I FEMRAVE
Na
ishte një herë atdheu i femrave
I
afërt dhe i largët
I
paprekur nga koha
Apo
nga vdekja
Duke
e strehuar syrin e argjentë
Të
burimeve
Atdheu
i fluturave të bardha
Të
lënduara nga fryma e errët
E
dëshirave tona
Atje
ku dremit e harruar
Dega
e mollës
Rrota
stuhishë të thella
Kalojnë
nën breun e hijes
Rrethepërqark
hënës
KUAJT
E EGËR
Dikush
më pëshpërit në veshin e djathtë:
Në
një jetë të pakuptimtë
Mund
të të shpëtoj
Duke
e ndjekur
Lëvizjen
e vazhdueshme
Të
vetëvetes nga qendra
Përrteh
vërtiteshin sfera
Shkëputeshin
hapësira
Karbonizoheshin
dëshira
Tymi
dhe hiçi i çastit të sotëm
E
terratiste
Kujtimin
e një kohe
Ku
Kuajtë
e egër kullosnin lirisht
Kullosën
me shije prej prushi
PESHKATAR ËNDRRASH
Jam peshkatari i ëndrrave
Banoj në brigjet e natës
Nëpër harta e grumbuj
plastikësh
Dhe prushit të pashuar të
Luciferit
E mbështjellë në heshtjen
tënde
Me vetë lëkurën time
Pres agimet e shkrira në
Jelet e erës
S’është askush pos mendimit të
murosur
Në pragun e djeshëm
Pikojnë çastet nga ora e ujit
Nga kjo natë kush
Më shpëton?
LINDJA E PARË NGA KRIJIMI I BOTËS
Në një pasdite plot
Ngrica
Ngjyrash të vetmisë
Hapeshin kah një dimension i ri
Në kraterin e stinës
Pështjelleshin qarqe të nxehta
Të shkëlqimit
Mbeturina të lindjes
Së parë
Nga krijimi i botës
Vendi nuk ishte i njohur nga askush
Por rigjendej
Në ëndrrën e çdokujt
Dhe në ujërat e hënës së kuqe
Edhe sot në natën e Kërshëndellave
Duken dritat
Duke u djegur
Ngadalë përmbi eshtra
ATDHEU IM I LUMTUR
Atdheu im i lumtur dhe përfytyrimi i tij
I përgëzuar
Në këto kohët e fundit
Duke udhëtuar
Drejt një caku të pacaktuar
Përfytyrimi
I përkënduar gjatë i dridhur
I atdheut tim
Deri tejmatanë epokës së gurit
Bluhet vetë në mijëra ashkla
Dhe secili prej nesh
E mban nga një
Në trupin e tij
DHE DO TË JEMI TË HARRUAR
Dhe do të jemi të paprekshëm
E do të jemi të harruar
Ne qytetarët e fjalës
Të acarit të brendshëm
Të dëborave që i bien përrreth
Pa mëshirë
Hënës së verdhë
Koha është tjetra, koha
E ndryshon dritën dhe ujërat
Porsi gjarpëri lëkurën
Dhe do jemi të dëbuar nga
Ëadrat e ashpra të ditës
Drejt bregut që është
Gjithmonë yni
Atje ku lind
Dielli i bardhë i fjalës
RRUGËVE TË BUKURESHTIT
Nëpër rrugët e Bukureshtit
Dritat digjen në ajrin e zbraztë
Kalojnë gra me sy të mëdhenj prej mjegulle
Si do vjollca ndërmjet
Plepave të levarashtë
Tani kur mungesa ime e atjeshme
Lë gjurmë
Të ngushtuara në mendim
Më duket se jetoj
Jashtë kohës
Duke tubuar mbetjet e nxehta
Të dyshimit
Rrugëve të Bukureshtit
Hapat e mi mungestarë shkëndija në
Globet e arta
Të përfytyrimit
BIOBIBLIOGRAFI
Ioana Trica u lind në lokalitetin Grindu, rrethi i
Jallomicës. Studime universitare në Bukuresht, specializimi
rumanisht-frëngjisht. Poete dhe përkthyese (profesoreshë e gjuhës rumun, boton
në revista dhe vëllime, përkthime nga frëngjishtja, sidomos poezi kontemporane
(Robert Desnos, Jacques Prévert, Corinna Bille, Maurice
Chappaz, etj.), si dhe në retrorumanishte. E joshin gjuhët romake (latine) dhe
kërkon rrënjët e përbashkëta. Përmes një rasti të shortit, rizbulon dhe fillon
të mësojë retrorumanishten, një idiom latin që flitet në Zvicër, sot një gjuhë
e rrallë me rreth dhjetë mijë vetë. E përvetëson këtë gjuhë dhe fillon të
botojë pas vitit 2000, përkthime nga
Luisa Famos, Peider Lansel, Andri Peer, Leo Tuor, Hendri Spescha, Leta
Semadeni etj. Udhëtime dokumentimi (2000-2012) në Zvicër, në zonën e banuar
kompaktësisht me retrorumunë, sidomos në Engadina.
Debutimi në poezi në revistën Viata
Romaneasca, më 2004. Është prezente me poezi origjinale në revista dhe
antologji nga vendi e Franca, Kanada, Argjentina, Qili, Spanja. Ka botuar disa
vëllime me poezi dhe përkthime, ndër të cilat Tjetërkush (Muzeu i Letërsisë
Rumune, 2005), Luisa Famos, Poesias-Poezii (përkthim i përfshirë në indeksin
Unesco, Kriterion, 2005), Kontinente të suspenduara (deliana 2008), El tiempo
con rostro extraňo (Koha me fytyrë të huaj, Obsidiana Press 2008, USA).
Versioni spanjolisht François Szabo, Kryqëzatat e gjumit (Eikon, 2011), Një
ishull në veri, 2013. Është laureate e Çmimit për poezi Naji Naaman, 2009, për dorëshkrimin Burra
të vetmuar/ Des hommes seuls dhei Diplomës së Shkëlqesisë (SIMFEST, 2005) për
përkthimin e vëllimit të Luisa Famos – Poesias / Poezi. Është aktiviste në
qarqet letrare nga Rumania dhe Franca, Zvicra. Ka marrë pjesë në festivale dhe
kongrese poetike në Francë, Yvicër, Greqi, Meksiko. Anëtare e PEN klubit
francez më 2008, prezente ma vargje në disa antologji të përbashkëta edhe në
gjuhën shqipe.
REFERENCA
KRITIKE
Kur në një botë letrare prezantohen gjithfarë maskarrallëqesh banale dhe të
ashtëquajtura “lirike”, paraqitet një poet i pastërt e i sinqertë. Kështu
thënë, zonja që ua prezantojmë, e shpreh vetëveten në fjalë dhe metafora të
freskëta e të patrilluara. Ky fakt duket në të vërtetë i pabesueshëm. Ky është
një rast i mirëseardhur, jo shpesh i hasur në poezinë tonë të viteve të fundit.
Fjala është për Zonjën Ioana Trica. (Florentin Popesku, 2006)
Parashtrohet
pyetja kush është Tjetërkush? Nuk
është autorja dhe as uni i sja, por i
huaji, i paparashikueshmi, edhepse jo aq e shkuara dhe as e ardhshmja... Frika
nuk i përket tjetrit, i unit tënd të dyfishtë është, por i tjetërkujt (...). Me
këtë tjetërkend pason të miqësohesh pa dashje (...). Që nga faqja e parë e deri
te ajo e fundit, ky libër është një “remember” për çastin e dymbëdhjetë, për të
cilin nuk jemi pregaditur ashtu siç as drita s’është e pregaditur për acarin
ksomik. (Monika Mureshan, 2007)
Ioana Trika
shkruan një poezi të qartë dhe misterioze në të njëjtën kohë, me aksente jo pak
herë orakullare/profetike (si në apokalipsën në mbarim të librit). Një poezi e
çuditshme, aq e çuditshme sa që duket se lindet nga një vizion i fshehtë, nëse
jo i një të iniciuari në një doktrinë ezoterike, madje të njërit që ia ndjen erëtimën.
(Stefan
Ioanid, 2008)
Çdo poemë
nga Kryqëzatat e gjumit zbulon një
univers të veçantë të ngjeshur në disa vargje. Forca e sugjestionit del në pah.
Shikojmë në pasqyra të magjepsura urat simbolike të do ideve fluide. Vlen të
theksohet universi paradigmatik i gjendjes emineskiane me vargje si “Pushka e
mbushur/ me diamante” prej 48 karatesh etj. (...) Poezia e Ioana Trikës u
mvishet plagëve me vlera estetike në një pjesë të vjetër të vetmisë së ndritur
ngadalë... (Octavian Mihalcea, 2012)
Në fjalën hyrëse të librit Gid shpëtimi nga obskuriteti, autorja
relaton se si poemat e tubuara autorja relaton se si poemat e tubuara në
vëllimin Kryqëzatat e gjumit. Inicialisht ka mbledhur disa
fjalë/bërthama, të ardhura nga askund, të cilat, duke iu qasur papritmas në
kujtesë, kanë krijuar ide të materializuara në përfytyrime dhe simbole
konvergjente. Nëse e largojmë obskuritetin, që sot na largon nga e vërteta dhe
sakraliteti, na shpalohet esenca e botës, e vendosur tejmatanë dukjeve.
Kështusoj thënë, poezia e Joana Trikës përfaqëson një rrugë depërtimi drejt
botës së përjetshme. (Lucian Gruia,
2012)
Vlera e poemave të
Joana Trikës është e nënvizuar edhe nga mënyra mahnitëse, thuajse unike, për të
konvertuar universin në gjendje dhe sentiment, mu për të nënvizuar madhështinë
e qenjes. Kam fuqi për të përmbyllur duke thënë se vëllimi Kontinente të suspennduara është një fitore e shpirtit të kësaj
poeteshe të jashtëzakonshme, ajo që din të modelojë vetmitë dhe fshehtësitë, në
një kushtrim ndaj fjalëve të pamundura. (Mihai Antonescu, 2008)
Nëpërmjet përmasave
të depërtimit në universin liric të zonjës Ioana Trica, zbulon se gjendesh
përballë një poezie të “rrumbullaktë” dhe sado që të flasish për të, diçka
mbetet pashmangshmërisht e pathënë. Peceta e konceptualizimit e bën të ndjeshme
prezencën, duke u gërshetuar me vlera progressive. Ioana Trika afrohet përmes
ndjeshmërisë poetike, përmes një shpirti modern të poezisë së madhe të botës,
duke u përcaktuar – jo me domosdoshmëri livreske – filiacione të mirëfillta me
eksperiancat lirike të konsakruara. (Victor Sterom, 2010)