e mërkurë, korrik 03, 2013

HYJNIA E ARBËRIT




              M I H A L     D E D J A









      HYJNIA  E  ARBËRIT







  

              JETËSHKRIM    VARGJE




                 
         







Korrektimi letrar
dhe kopertina
nga autori

       




















 =============  Mihal  Dedja  =============


                           PARATHËNIE

     Përveç shpjeguesit në fund të librit për çdo poezi, po japim disa shënime, ku jeta dhe vepra e kryeheroit ndahet në pesë pjesë, nga 15 poezi secila.
     E para i takon periudhës nga fëmijëria e tij deri në Kuvendin e Lezhës më 2 mars 1444.
     E dyta, nga viti 1444 deri në mbylljen e një cikli të pashoq fitoresh të mëdha më 1457.
     Periudha 5-vjeçare e viteve 1458 - verë 1462, paqë midis Skënderbeut dhe sulltan Mehmetit II.
     Periudha e katërt nga viti 1462 deri kur mbylli sytë në Lezhë më 17 janar 1468.
     Periudha e fundit u ideua vazhdimësi e jetës së një njeriu të madh, si kryehero i shekujve në vazhdim.
     T’i shkëputësh të besuarit të sulltanit një ferman në  fund të një beteje të humbur të osmanëve, ku qe repart rezervë dhe e braktise; të japësh kushtrimin në trojet e vendlindjes në 3-4 ditë e të futesh me guxim në gojën e ujkut (në kështjellë) me fermanin e rremë bashkë me                                    
300 kalorësit që të pasuan pas betejës së braktisur; të asgjësosh garnizonin armik me t’u futur kryengritësit e fshehur në male më parë; të ngresh flamurin e lirisë në bedenat e kështjellës që e njohe, e studiove dhe e  zgjodhe qysh kur ishe me njëfare grade vite më parë aty; të mbledhësh pas tre muajsh princat e të formohet
                                           3

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========


për herë të parë një besëlidhje dhe ushtria e bashkuar nën komandën tënde... Ja gjenialiteti i një strategu të ardhshëm!
                    Dhe kështjellat para tij
                    binin me at’ lehtësi,
                    siç rrok burri vesh’n e tij!
                                      (Llongfellou)

     Nëpër inatin kryeneç të të voglit nuk kalon dhe aq lehtë, ashtu sikurse nuk harroi lehtë si e morën peng në moshën 10 - 12 vjeç; sesi prej atij çasti u rrit peng në shkollën e jeniçerëve; sesi u shqua luftëtar në trojet që otomanët e paepur për pushtim po i merrnin radhë; sesi u detyrua të jetonte me të tjera rite të panjohura fetare; sesi nuk arriti në ditën që mbylli sytë ai princ që ti i bëre gropën më 1418... ti që i kthehesh dhe të birit, (aleatit tënd), teksa bën paqë me pushtuesin e të dyve, duke e sulmuar atë njëkohësisht,- në këtë lojë mes dy zjarresh, a mund ta                                            
falë inati, apo urrejtja e një shpirti të pastër si fatosi?                                      
                   Një arbër trim,
                   sikur në dyluftim,
                   kurrë i sfiduar!

     As ishte parë dhe dëgjuar të vinte një sulltan, siç qe Mehmeti II, për të dytën herë në rrethimin më të madh
                                           4

 =============  Mihal  Dedja  =============


të Krujës; të shkretohej gjithçka arrin dora e ushtarit                                      
mbi një popull të stërmunduar, të përgjakur, të vrarë deri me jetë fëmijësh, grash e pleqsh; që e bëri prijë- sin arbër të ndalej një dimër të tërë në viset italikë, saqë, kur kryeluftëtari iku i dëshpëruar, ahere Papa i dërgoi menjëherë ndihma në të holla, sepse, as bëhej fjalë t’i jepnin pas një ushtri në «ferrin e përgjakur» arbëror komandantit të përgjithshëm të kryqëzatës, i emëruar tre vjet më parë: kryqi kundër hënës! Kështu, nëse kujtoheshin premtimet në rrethimin e bërë para tij dhe as në tjetrin që pasoi të dytin.
                    Strateg që nuk e kish për gjë
                    jetë e ushtarit ku e zë,
i yni prijës.
                    Ngadhënjyes gjersa ish.

     Ja që tradhtia, herë në zemra të fshehta dashnorësh, herë me qese florinjsh për një fortesë a për të vrarë një princ a prijës,- edhe ajo paska pjesën e saj në histori. Nip nga motra ai, luftëtar i denjë deri në kështjellën e vogël kufitare ku qe caktuar komandant, çuditërisht, e la portën hapur, sepse iu «tek» zotërisë së tij të dalë për gjah(!) me tërë garnizonin... dhe osmanët hynë si në shtëpinë e tyre. Princi më i zot i Dibrës ai që kaptoi kufirin në vitin e zi të Arbërit, kur u humb e vetmja betejë pa qenë kryeheroi atje. Ja që zemra e bardhë fal
                                           5

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========


pikërisht atë që u nis një vit më pas në krye të ushtrisë osmane,- princin dibran që u rrop së gjalli vetë i tetë në Stamboll, i zënë rob mbas aq fitoresh krah Gjergj Kastriotit. Ja që zemra e vrerosur fal nipin më të zot në luftë, atë që donte të ishte vetë në fron, atë që tek ne personifikon tradhtarin, Hamzanë.
                   Tërmeti të dredhë tokën;
                   kurrsesi kokën,
                   derëziu ti!

     Pa ndonjë betejë të njohur në viset e pushtuara të osmanëve; pa u sprovuar më parë ushtria e re dhe të bësh plane luftimi në krye të një ushtrie dyfish më të vogël se armiku,- si ajo e Torviollit që e vlen të jetë në studimet akademike; të shpërndash ushtrinë çeta - çeta në një çast të vështirë, në një kohë që njihej njëra anë e strategjisë nga nipi tradhtar; të hamendësojë ai dhe armiku braktisjen nga princërit arbër dhe ta bashkosh papritur në betejën më të madhe, në Ujëbardhë, ballë një armiku pesëfish në numër, doemos që do rendite-she ndër shtatë kapitenët më të mëdhenj të botës, në krye të një ushtrie të vogël.
                   Kurrë pa parë në ndonjë vis;
                   binte shkëmbi
me gjithë lis!

                                           6   

 =============  Mihal  Dedja  =============

                                 
     Nëse mund të harroheshin 14 vjet luftë me rradhë, u arrit një paqe 5-vjeçare. Paqe me pahir, sepse nuk ulej hunda e një perandori që nuk dëshiroi një herë të ish i pranishëm ambasadori i Skënderbeut në oborrin perandorak, në një kohë që palët ndërluftuese i ftonte.  Një paqe që nxitte vendet e Europës, deri në Anglinë
e largët, njëlloj sikur t’u thoshte: Kryqi kundër hënës,
kryqi kundër hënës, por kështu siç veproni ju, kur t’i vijë dita e zezë të vërshojë drejt Europës pushtuesi, do t’ju flakë në të s’ë...s! Paqe me pahir, aq sa mund të shkoje në viset italikë në ndihmë të aleatit napoletan,
i rrezikuar aq shumë në fron.
                   Dhe vetëm pesë pranvera,
                   pa hasmin më tek dera,
                   o, pa të.

     Mbi një mijë libra për kryeheroin tonë, rradhë pas atij të M. Barletit, që e përhapi famën e Skënderbeut në mbarë Europën; legjenda e legjenda, sesi shpata e tij preu një gur më madh,- dhe të çojnë ta shohësh me sytë e tu. Gojëdhëna e gojëdhëna, sesi me doriun e tij kaptoi nga njëra kodër në tjetrën,- dhe të tregojnë dy gjurmat e mbetura në gur ku u hodh kali. Rrëfenja e rrëfenja, sesi shpëtoi ai nga një rrethim duke vënë në brirët e tufës së dhive nga një pishtar,- ato në njërën anë aq të llahtarisura, kurse kryezoti në anën tjetër.                             
                                           7

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========


Legjenda, gojëdhëna, rrëfenja si në një botë përrallash e imagjinatash.
                    E thanë, doli që nga dheu,
në mos shenjti,
Skënderbeu.

     Duke pasqyruar edhe pasvdekjen e një njeriu aq të madh si Skënderbeu, përzgjodha disa pika kulmore që mund t’i quash «vazhdimësi» e jetës së tij deri më sot. Jo më kot dorëzimi i Krujës në vitin 1478 do të zinte vend, si dhe bërja hajmali e eshtrave të tij nga pushtu-esit, duke e konsideruar shenjt atë. Jo më kot arbrit në shekujt e mëpasmë e quanin veten shqiptarë,- mbajtës të shqipes: pra, nipa të atyre që luftuan nën një shqipe si ajo e Skënderbeut. (Mbase një mënyrë kundërshtimi në heshtje ndaj pushtuesit, meqë shumica ndërruan fe, por jo atdhe). Jo më kot rilindësit evokonin epokën e tij në një tjetër kohë zgjimesh të kombeve. Jo më kot u ngrit flamur i tij kuqezi nga I. Qemali më 28 nëntor 1912 dhe E. Hoxha më 29 nëntor 1944. Jo më kot në epokën e një jete të re kryeheroi u portretizua në sa e sa piktura, basorelieve, buste, shtatore e përmendore në vendin tonë e në vise të botës.     

                                                          Autori

                                           8

 =============  Mihal  Dedja  =============











                                      I

                        SIKUR  ZEMRA,
        E  PANDARË  NGA  KRAHARORI
                              (1405 - 1444)











                                           9
































 =============  Mihal  Dedja  =============
         



                   I  MBËSHTJELLUR  ME  FLAMUR                           



        Në çardhak e në oborr,
     vogëlushin ç’e miklon,   
        gaz e dhele dorë më dorë,
         gaz e dhele deri vonë.                       

        Si në duar porsa lerë,
            një nënoke çka e mburr,
        si në duar porsa lerë,                        
           i mbështjellur me flamur.
  

        Në çardhak e në avlli,
                                            me të vogëlthin zgalem;
        valle donte fis i tij,
                                       valle shpatash dhe tre djem.                                               

        Herë-herë, si nëpër erë,
                                            farefisin çka e mburr,
        herë-herë, si nëpër erë,
              i mbështjellur me flamur.
                                          11

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========



  
        Veç një çast në kalërim,
                                                       trok e trok me ta një çast,
        haj seç zog në cicërimë për babanë me trima pas!
        
        Herë-herë, si nëpër erë,
                                            Kastriotë çka i mburr,
        herë-herë, si nëpër erë,
                                           i mbështjellur me flamur.
    
                               * * *

                             












                                          12

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   KURRË  PËR    MOS  HARRUAR



          Ishte ditë e tëra gaz
                    për një djalë, një fatlum.
          Tak-tak-tak, porta një çast,
                    tak-tak-tak, pa pritur shumë.

          Dymbëdhjetë muaj ka viti,
                    aq dhe vite një fëmijë.
          Tak-tak-tak, sekush trokiti,
                    tak-tak-tak, hija përbri.
  
Heshtin lodra, lodërtarë;
ky i huaji diçka paska.
          Do haraçin me të parë,
veç atë, gjë tjetër s’dashka.

Herë e tretë çka shihte djali;
          çfarë dëgjonte, herë e tretë.     
Veç haraçin e vasalit,
          hija s’dashka shumë vërtet.

                                          13

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




Lodërtar me shpata druri,
          siç e gjeti, e la hija.
Mos harrojë një hije burri,
kokën pas
        një çast
            fëmija...

                                 * * *       
















                                          14

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   NJË  KUSHTRIM    MAT  U  DHA



          Princi Gjon në Mat i parë,
dha kushtrimin vetë i pari:
          O në shpinë haraçin barrë,
          o ndër këmbë siç shkelej bari!

          Luftëtarë sa qenë në Mat,
          gjer në Dibër t’i dëgjoje:
          Gjersa rrojnë krahëshpatë,
zot do jenë në këto troje.

          Më i vogli djalë i princit,
mburrej a s’mburrej filizi:
          -Në u mbajtsha mbi dori,
          pritmë, o at, pritmë ti!

                        * * *




                                          15                                

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========


         

                   AMANETI  I  NJË  NËNE


     
          Ju që ikni plagë e brengë,
o ju djem të katër peng;
          në prag nënën tek e lini,
gur u bëftë nëse nuk vini!
   
          Ju të katër nga një vatër,
                   ju të katër zogj pa flatër;
          amanet-o si me bëma,
më të voglin që ka nëna.

          Ditë e kthimit kur të vijë,
                   o ju zogj me të në gji;
          në u kthefshi për një prag,
kurrë një vëlla më pak!

                                  * * *




                                          16

 =============  Mihal  Dedja  =============
         
         


                    AQ  LARG  SA  JE


         
          Shtatë ditë larg,
      aq larg sa je,
nga tëndi prag
    harruar ç’le!

Një tjetër emër,
     të tjera rite;
ç’donte një zemër,
          njatjeta, vite!

          Dije, stërvitje,
   aq edhe peng,
          llërët në rritje
   ç’u tundnin mëngë!

                                  * * *




                                          17

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   SHPIRT  I  PLAGOSUR
                  

         
          A thua, vinte nga një tjetër shteg luftimi;
          në anë
            të vrarët shihte
                 e shihte një grimë.
Për një sulltan,
    për një pushtim,
          këto kurrize dheu me të vrarë...

          Një luftëtar.

                * * *









                                          18

 =============  Mihal  Dedja  =============


                  

                     DYLUFTIM


    
Çka la
            si qerrja
                           pluhur pas,
për atë djalë thonin në çast:
-Shpatën penel,
në s’kishin parë,
          në një duel
shihni krenar.
                    Në dyluftim,
aty i ftuar,
një arbër trim,
kurrë i sfiduar!
     
                       * * *






                                          19

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========


                   

                     VETMET  HISE 

           

          Burimin e rrufiti,
i pirë me lëfyt.
          Burimi që e rriti,
i tiji... sikur sytë.

          Një çast të tijat vise,
përpara sysh një çast.   
          Të vetmet ato hise,
hasmi pa hequr pas!

Në prag e mira nënë;
oxhakut pranë i ati.
Kulla qenka në këmbë;
ja zemra tek e hapi!
 
                     * * *




                                          20

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   MES    HUAJVE    KRUJË

                                     
        
Aq lehtë e lehtë e lehtazi,
(flatërz’ e zogut siç lëmon),
aq lehtazi e fshehtazi
dora
         mbi mure 
                          deri vonë.
Kala e fortë,  
për atë zot,
nëse do mund një dite.
  
Muaj e... vite.

        * * *                      





 

                                          21

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   TRIM  I  LAKMUAR

  

          Tej faqeve të pasme të një muri,
          sado të zgjaten
                                    për t’u puqur
                                                           një çast duart;
aq larg vendlindjes sërish burri,  
në një ofiq aq i larguar.
Nën gradë e shpatë
i ligu fat
gjer pa të shtruar...

      * * *









                                          22

 =============  Mihal  Dedja  =============




                    SI  PËRPARA  NJË  ALTARI

         
        
Aty para atij varri,
          si përpara një altari,
aty para atij varri,                        
ndër vëllezër, ai thosh:
          «Trimërinë për këto troje
atit s’mundi t’ia tregojë,
princit që u sos.»
             
          Një fatos.

              * * *









                                          23

 ============  Hyjnia  e  Arbërit   ==========




                   ME  NJË  ÇETË  TRIMASH  ARBËR

 
              
          Larg nga hija e një tende,
(e një vrasësi në mendje),
pa kqyrur çehren e zbehtë
që i la hija aq vjet
për një kthim...
Hej, seç trim!

          Me treqind të marrë kuaj,
          flakur tej flamur i huaj,
flamur flakësh flakur tej
          një ushtri e një betejë,      
të pabujë...
Gjer në Krujë.

        * * *                          
         




                                          24

 ===============  Mihal  Dedja  ===========




                   ERDHI  PRIJËSI!


         
Herë e parë me një çetë,
një sfidant aq i patutur,
mu në gojë ujkonjës vetë,
në kështjellë,
            aty i futur...
Një nga një ato që binin
kulla, mure e kështjellë.
«Erdhi prijësi!» sokëllinin
Krujë,
           Stelush
    edhe Petrelë.

       * * *







                                          25

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                     LEZHË,  BESA-BESË



T’i shihje në kuvend,
aty në besa-besë:
bedenë hijerëndë,
sikur në një fortesë.
                    Princa të thinjur,
princa të rinj;
shpirt i panginjur
veç për liri.
         
Paçka buza e qeshur
dhe syri aq i qetë;
secili armët ngjeshur,
sekush emblemë të vet.
                    Kreshnikë të thinjur,
kreshnikë të rinj;
shpirt i panginjur
veç për liri.

T’i shihje bri kështjellash,
çka fshihnin plagë lufte;
                                          26

 =============  Mihal  Dedja  =============




          tinguj të dhimbsur telash,
          këputur nëpër dufe!
                    Burra të thinjur,
trima të rinj;
shpirt iu panginjur
veç për liri.

Pa hasmin më në vatra,
as pranga gjithashtu.
Ai që u dha flatra
mes tyre gju më gju.             
                    Trima të thinjur,
trima të rinj;
shpirt i panginjur
veç për liri...

           * * *







                                          27

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   EMBLEMË  HYJNISH



          Dy brirë të artë në përkrenare;
          në mendje ç’kish,
         ta dinin:
          Zemrat e bardha luftëtare
          emblemë hyjnish i prinin!

Si përkrenarja mban të artë
          dy brirë për prijësin Kastriot,
o, si ajo,
                       parmendë e shpatë
          shtrëngoni fort!

                  * * *







                                          28

 =============  Mihal  Dedja  =============











                                     II

                            KRYETRIM
           I  NJË  SHEKULLI  ME  TRIMA
                             (1444 - 1457)











                                          29
































 =============  Mihal  Dedja  =============




                   PRIJËS  ME  HALLE  LERË

          

E njerëzve të lirë ajo stinë  
që pemë e vise vesh;
të tjerëve në sy u ndrin,
një princ i ri veç hesht.
          E zemrave,
                             puqur nga dy,
kurorë u paska vënë.    
          Një tjetër herë, or princ, për ty,
a thua, paska thënë.

                                 * * *


                           






                                          31

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                     PËLLËMBË    TORVIOLLIT

                   

          Kështu, kur u vjen shpirtzi,
          vrasës zemrash të bekuara;
pa kaluar në kufi,
në betejë i gjen rreshtuar.

          Kështu, kur u vjen serbes,
një shpirtzi që s’të fal jetën.
          Që nga malet,
   ndarë në tresh,
          veç në fund i sheh mbi veten.

          Siç shtrëngon grushtin sa dhemb,
          i tërë hasmi në pëllëmbë...

   * * *





                                          32

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   ...DHE  ISHTE  DASMË

                  
        
          Urrejtja paska dallgë të mëdha.
          Dhe ishte dasmë, ditë gëzimi.
          Dhe thua,
      «tersi» s’na u nda,
parzme siç sheh të shqyera,
poçe siç shkel të thyera
aty,
                 të një tërbimi...

                                * * *
   









                                          33

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   STINË  ME  LULE... EDHE  LUFTË


         
          Që tej pasha udhën ktheu:
          Skënderbeu! Skënderbeu!
           
          Pa u shuar i tërë hasmi,
          shih ushtrinë sesi e prapsi!

Pa gjëmuar, pa bërë bujë,
          ç’i la topat për në Krujë!

          Stinë e ardhur lulemaj;
          e përgjakur në një skaj.

          I gjysmuar të mos mbette,
tej kufirit veçse rendte.

          Stinë e ardhur lulemaj;
e përgjakur në një skaj.

   * * *

                                          34

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   BINTE  SHKËMBI  ME  GJITHË  LIS


          1.
          Vargje malesh,
     valë Drini;
          mespërmes armiq që nxinin.

          Hajt të ktheheshe nën heshta!
          hajt të ngjiteshe në kreshta!

          Kurrë pa parë në ndonjë vend;
          binte shkëmbi përnjëmend!

          Po dhe Gjergji me petritë,
          herë e parë aty në pritë.

          2.
          Valë Drini,
                             vargje malesh;
vrasësh pleqsh të mund të kallesh.

          Për nën kreshta çirreshin,
          për nën heshta shtriheshin.
                                          35

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




          Kurrë pa parë në ndonjë vis;
          binte shkëmbi me gjithë lis!

          Po dhe arbri,
           herë e parë,
          me një prijës në altar...

                         * * *
















                                          36

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   MES  DY  ZJARRESH



          Si në çast kur të qafuar
pleksen flokë e sy të pikur
          dhe padashur t’i zë duart
lajkatarja maskë e mikut...
ballë për ballë një fatosi
dyfytyrësh ndal bajlozi
mëkatar.

          O në det, o nën hanxhar.

                         * * *               

          Larg, aq larg,
            buzë kufirit,
kur atje ke një kreshnik,
          gjeneralin, më të mirin,
          Vrana Kontin aq besnik...          
n’ato lugje, shteg e prita,
me dy mijë e ca petrita
armiqtë praps.
                                          37

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




Ose arbri, ose hasmi.

             * * *

Udhë të zëna duke çarë
për dikë, si për një kokë,
krah strategut legjendar, 
krah Huniadit t’ishit tok...
nëse kish më të pabesë
se një mbret që i jep besë
fshehtas hasmit, pastaj ty....

Ose qeni, ose ti.

                   * * *

         







                                           38

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   RËNIA  E  SFETIGRADIT


     
I tërë hasmi mbi fortesë,
dorë e hekurt gjer të presë:
          o dorëzimin,
o rrafshimin,
gjersa ra...

Njëqind mijë mbi një kala.
   
          Shpirtzhuritur plot një çetë,
kulla, mure teksa zbret,
          sikur trimi
          mes luftimit
ul mburojën nën topuzë...

          Për një qen të rënë në pus.

        * * *



                                          39

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   KRUJË  1450

                  

          Para Krujës njëqind mijë,
          sa ç’kish vrasës vetë ai,
                   një sulltan.
          «Mbi të vrarët pirgje lufte,
          Ak Hisar, ç’më lodh më tutje,»
                   thosh mënjanë.

          Pesë muaj për nën mure,
          pa Europën që i mburrej,
ky sulltan.
«Varg mbi varg rrënojash lufte,
          Ak Hisar, ç’më dole tutje!»
                    thosh në anë.

                           * * *





                                          40

 =============  Mihal  Dedja  =============

         


                   ME  DAULLET  E  FITOREVE

         

          Në ditën e dhëndrit,
                                           princit të parë,
daullet e fitoreve u çanë.
          Perla,
                    florinj
                               dhe ar
vashat në valle shpërndanë.
           
                   * * *











                                          41

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                     DUELE  KOMANDANTËSH



          Përballë një shpate me trill rrufesh,
pasha ai që pallën zhvesh:
                    O ta krenojë kokën në sup
para sulltanit,
o në kamaren gjithë turp,
kur humb mejdanin...

                        * * *

  
  









                                          42

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   TRAGJEDIA  E  BERATIT

                   
         
Mijëra të vrarë
          paksa më parë...

          Si vdekja e si gjumi,
ajo që të shtrin pa u ndier,
                                                  mendja e fjetur.
          Në tenda,
                         hije,
    buzë një lumi,
hasmi duke të gjetur.

                         * * *                








                                          43

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   MOISIU  I  PENDUAR

                  

          Laku në qafë paksa më parë;
hapat e heqin... gjurmët zvarrë.
Një fis e pret, i tiji fis;
aq larg sa qe,
                      më larg nuk kish.

          Që tej e panë si vinte hija;
          deri aty hapat tradhtia.
Një prag e pret, i tiji prag;
aq larg sa qe,
                      nuk kish më larg.

Njëzet beteja krah për krah
dhe humbje një... ajo mbi ta.
          Një prag e pret, trimat dibranë;
aq pranë tek vjen,
                             nuk kish më pranë.

                                 * * *

                                          44

 =============  Mihal  Dedja  =============


         

                   E  ZEZË  SMIRË



         Kështu,
   pas fronit,
          një palë sy, kur vëngër venë.
                   Nga smira errur,
                   diç duke tjerrur
hije... hienë.

I tëri yti,
gati për fyti,
rastin kur gjen.

                  * * *








                                          45

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   THANË,  DOLI    NGA  DHEU



          Murmurimë e një ahishtje
çeta - çeta arbri zbriste.
Armiqtë thonin: ishte vjeshta;
fletë të para ata zhveshka.

Andej det dhe këtej mal;
dil, o Gjergj, në je i gjallë!

          Lis e lugje luftëtarët
pas i linin si shtegtarët.
Thoshte hasmi pa të keq:
këmba kurrë andej nuk heq.

Përtej det dhe këtej mal;
dil, o Gjergj, në je i gjallë!

          Ndonjë gur nga trok i çetës,
seç trokiste tatëpjetës.
          Armiqtë thonin për një çast:
diç ka lënë rrëkeja pas. 
                                          46

 =============  Mihal  Dedja  =============




          Andej det dhe këtej mal;
          dil, o Gjergj, në je i gjallë!

          Ledh më ledh përmes taborësh
          ikte freri lak prej dorës...
E thanë, doli që nga dheu,
në mos shenjti,
                                   Skënderbeu.

          Det andej e mal këtej;
          Gjergj, o Gjergj, ç’qe kjo betejë!
         
                 * * *











                                          47

 ============  Hyjnia  e  Arbërit ============




                   PAS  NJË  NGADHËNJIMI



Me shpresat fikur,- sytë pa mbyllur tjetri,
sërish në prag ata,
                              tek zemrat trime.
          Zotër dhe etër
gjithë gjeste,
                     dhurata
                                   e urime.

Pas një ngadhënjimi.

                       * * *
                                








                                          48

 =============  Mihal  Dedja  =============











                                     III

                    HYJNIA  E  ARBËRIT
                               (1457 - 1462)












                                          49
































 =============  Mihal  Dedja  =============




                   OGURI  I  PAQES



          Dëgjoni kasnecin,
         ogurin që dha:
          një vit luftë nuk ka,
                                         as ushtri mbi ta.

          Porsa mbjellur arat,
  jeshilë si lëndinë.
          shkretimet e zjarret
  harruar nga vijnë!

          Dëgjoni kasnecin,
         ogur që pa gdhirë:
          paqe për të mirë,
       mos qoftë me pahir!

          Stinë begatish,
    ardhur verë e mbarë.
          Luftë më nuk kish,
           as dhe trima vrarë.

                                          51

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




          Dëgjoni kasnecin,
         ogur i një prijësi:
          dhe një vit më shumë
     paqe do të kishin.

As djegie shtëpish
           e rrënimi ç’kall;
rrëmbime fëmijësh 
                                         mbetshin në përrallë!

                                       * * *













                                          52

 =============  Mihal  Dedja  =============

         


                        I  VETMI  PRINC

                               

          Për disfatat nga një princ,
          aq në dert urrejtja ish.

          Princ i vetëm Kastrioti,
          as vasal e as vezir;
          pas sulltanit,
si pas porte,
          murmuronin gjuhëmpirë:
Kur e pret,
        ai vegon;
ti në sulm,
       ai gjëmon.
          Përkrah arbërve në troje,
si ushtarit në vendroje...

               * * *




                                          53

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   ZEMRA  E  BARDHË



          Robër të falur nga një prijës,
në udhë sërish,
i lirë siç rend.
          Të bukurat,
                   krahëfluturat,
          i prisnin në të tyrin vend.

          «Unë mjeshtrat turq të mirë i desha
          aq sa të Arbërit mjeshtra,»
fjalët e tij ndër mend.
          Të bukurat,
                              krahëfluturat,
i prisnin në të tyrin vend.

                * * *





                                          54

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   LOT  MBI  VRANA  KONTIN


         
          Qirinjtë e një strategu të sosur,
          ata kullonin në atë kob.
          Më shumë se ata të irnsosur,
          seç lot më shumë, seç lot.

          Të sosurin vajtonte Skënderbeu,
Vrana Kontin,
   dhimbjen e tij.
          Tashmë
    pa një mburojë
                   atdheu,
ai.

* * *






                                          55

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   AQ  HERË  DUKE  THËNË


    
Bora pa shkrirë,
bari pa mbirë,
etër
        e zotër
                               sërish në Krujë me bëmën:
          Së shpejti me ushtri e topa,
së shpejti vjen dhe Europa,
kryqi mbi hënën!

Sikur me gjëmën.

                      * * *








                                          56

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   DITË    HARE

                 
            
Ditë në hare të Kastriotit;
me nusen tok,
   në gju një vogëlush.
          Shtatore që nuk ndjente erë baroti  
buzë detit valëzues,
sakaq.

          Shpirtra në paqë.

          * * *

         








                                          57

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   UDHA  KUR  S’ISH


         
          Në kuvend të prisnim,
fshatçe ne siç dinim.   
Festa nëse ndizej,
vinte kryetrimi.

          Udhës kur kaloje,
të sillte dëshira.
          Si të mos këndoje,
                    kur afron e mira!
         
Ndokush pas një mali
syvëngër të mbetej.
          Kishim kujt iu falnim
dritë e kësaj jete.
         
          Udha kur s’të ndalte,
                   të sillte dëshira.
          Si të mos iu falje,
                             kur të vjen e mira!

                                          58

 =============  Mihal  Dedja  =============



         
Grindje nga mosdija;
mospajtim në gjaqe.
Kur vinte hyjnia,
bota ish në paqe.

Udhën kur s’e kishe,
          të sillte dëshira.
          Si të mos u ndizje,
                   kur të prin e mira!

                * * *













                                          59

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




PËRGJIGJJA  E  SKËNDERBEUT

                  

Pasha që vjen me një mesazh,
në gjunjë sulltanit për t’i rënë;
o ti që pret për një haraç,
pas meje gjurmat duke lënë.
Në emër të një zoti,
flakëz baroti,
cili iu sul tjetrit çado vit?

Pale rrënojat, mizoritë!

               * * *




          

   


                                          60
                                       
 =============  Mihal  Dedja  =============




                   E  NESËRMJA,  SIÇ  VINTE

                    
           
Teatro,
  tempuj,
                                  panteoni,
botë e dikurshme që u mburr.
Nga humbëtirat e kundronin:
aty gërmadhë e zhur.

Rrënojë kalash,
robër gungaçë
         e nesërmja...
Kruja po ra.

      * * *
  
                  





                                          61

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




          HYJNI



Në vatra,
     djepe
      e stoli
shqipja e prijësit të lirisë...
Paksa përpara tij,
e ndalur vis më vis!

Balada,
   rapsodi
      e valle
          të shpirtrave martirë...
          Një çast, o, në ringjallje
prijësi me të arrirë!

             * * *





                                          62

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   PËR  NJË  KANUN    TIJ
         


          Ato po shihnin,
     të përgjumurat netë
në një kanun të Kastriotit:
Një nga një fletët,
si për një sfidë
     a tjetër rit
            të atij moti.

                          * * *











                                          63

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========


           

LUTJE  SKËNDERBEUT



Kam dhe unë lutjen time,
kryetrim, o Skënderbe.
          Të më marrësh në luftime,
veç një herë të shoh atje.

          Tempujve u luten, falen;
unë të lutem ty, o prijës.
          Përgjëro një çunak malesh,
nëse punë nuk të prish.

          Në luftë ati të më marrë,
haj t’i mbushet mendja dot.
          Vetëm prijësi im krenar,  
vetëm ti ia mbushke sot.

          Tempujve u luten, falen;
unë të lutem ty, o prijës.
          Përgjëro një çunak malesh,
nëse punë nuk të prish.

                                          64

 =============  Mihal  Dedja  =============




          Ndonjë kalë a ç’duhet pas,
në oborr ne kemi dy.
          Në betejë të shoh një çast,
veçse kaq dua nga ty.

          Tempujve u luten, falen;
unë të lutem ty, o prijës;
          Përgjëro një çunak malesh,
nëse punë nuk të prish.

                                   * * *













                                          65

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========



                   ITALI  1461
                         
    
          I gjendur befas si në vorbull,
duket ai që i jep dorë.
          Hero i madh,
            ushtri e vogël,
në brigje zbritën atë orë.
Në parzme e mburoja
dykrerëshe shqiponja,
pa kokën pas të kthimit.

Ditë kryetrimash.
                    
Fortesë e parë që kur u mor,
urra, urra rreth një fatosi!
Nga panteoni atë orë,
shihni sërish, Pirro Molosi!
Në parzme e mburoja
dykrerëshe shqiponja
kremtimeve të reja. 
                                      
Ditë hareje.

                * * *
                                          66

 ============  Mihal  Dedja  ==============




                   STRATEGU  DHE  PIKTORI



          Gjithë kujdes peneli i një piktori
                   mbi përkrenaren,
                   shqipen në parzm.
          Strategu ish me shtratin madhështor;
                   si sytë krenarë,
                   balli të praps!

                            * * *












                                          67

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




             DHE  VETËM  PESË  PRANVERA



          Gëzim,
  hare
           e festa,
          sikur për bebëza;
          blerimi siç mbush kreshtat
          e dielli dritën dha.
          Dhe vetëm pesë pranvera,
          pa hasmin e pa zë,
pa hasmëzinj tek dera,
          o, pa atë.

              * * *








                                          68

 =============  Mihal  Dedja  =============











                                      IV

          SE  ASKUSH  TOK  NUK  I  THEU
                             (1462 - 1468)












                                          69
































 =============  Mihal  Dedja  =============




                    INFORMATORËT       



          Shpejtonin prej së largu,
                   këmbët me sa u hanin.
          O prijës, thonin te pragu,
          o prijës, po vjen sulltani!

          Me erën kalëronin,
                   me erën për tek miku.
          O Gjergj, fjalët gjëmonin,
          o Gjergj, po vjen i ligu!

          Që larg, në tjetër portë,
                   u shfaqnin si në pritë.
          Krah teje, kryezot,
          në krah, i thanë, na prit!

                           * * *




                                          71

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   NËSE  DO  NDODHTE...



          Urime të ardhurve luftëtarë nga Europa;   
          këmbën e mbarë!
          Një princ
                          që dinte
                                        dhe t’u thosh:
          -Përpara mbretit tuaj
          arrin sulltani i huaj,
nëse na heqin osh...

                    * * *










                                          72

 =============  Mihal  Dedja  =============




                     TRI  FRONTE,  KUR  LUFTON

                   

Jatagan i nxjerrë nga brezi,
që nga guvë e të pabesit,
befas tri ushtri.
Vetë kuçedra me tri kokë
doli nga e zeza tokë,
thoshte çdo fëmijë.
     
          Nënave në gji.


Jatagan me teh të ndritur,
gur kufijtë paska vërvitur
          lukunia vetë.
Eja, moj kuçedër, eja;
të tri kokat në beteja
ka sekush t’i pret!
         
          Vdekja pa një dert.       


                                          73

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




          Shih, pa shihni ndër aq burra,
turravrap e me flamurë,
          grua ish a s’ish:
          Që tej netëve verore,
          aty hënëzë gazmore,
zonjëza Mamicë.

Krah vëllait prijës.

                      * * *














                                          74

 =============  Mihal  Dedja  =============




                     PAKTË  TRIMAT  E  FLAKTË



          Të mund ta nxirrte hasmin nga Ballkani,
          të paktë i kish trimat e flaktë,-
          sa gurët
    që kullën
          Gjergjit i mbanin,
          të paktë.

          Në pritje të Europës plakë...












                                          75

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   NJË  RENEGATI



          Kërraba dhe një plug,
          dhurata për atë,
në krye të hasmëve renegat.
Bari e bujk,
më mirë ashtu gjithnjë,
sesa mbi vendin tënd
     zjarrvënës i pafat.

                                * * *





                  





                                          76

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   PËR  TETË  KAPEDANË



          Kapedanë të prijësit Gjergj,
nën hanxhar shpirti siç heq.
Larg,
         aq larg
                      të tetë u rropën.
Ç’fat që s’ngopej pa Euvropën!

Tetë martirë, o, pa lëkurë;
skuqte parzmi si flamur!
Larg,
         aq larg
                      të tetë u rropën.
Ç’fat që s’ngopej pa Europën!

                      * * *





                                          77

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   DIÇ  PËR    THËNË

         

Nga sytë këmbët ata,
humbja teksa i la
dot pa i shtrirë.
          Kokulur Ballabani,
          diku, para sulltanit,
diç për të thënë...

                    * * *












                                          78

 =============  Mihal  Dedja  =============




                     BUSHEK



          «Bekuar qoftë për ne kjo gurrë,»
Bushekun mburri padishahu.
I akullt uji për nën gurë;
përmbys dhe çallmat në një krah.

Çallma të rëna,
shtigje të zëna,
pëllumb kur s’vjen, sikur nga nëna.

                         * * *










                                          79

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========

                   


                   ROMË  1466

                           
        
Urime e lëvdata, 
                                    bekime e dhurata 
          në mes kupolës me qirinj e kardinalë.
          I madh ish princi,  
         heroi që prisnin,
e para herë aty në hall.
  
          Një dimër plot
     në atë portë,               
          në mes të Romës, krishtërimit.
          I tillë burri,  
         hyjnia që i mburri
          vatrës aq larg... e një rrethimi.

                   Gjergj kryetrimi.

                              * * *



                                          80

 =============  Mihal  Dedja  =============




                     RRETHIMIN  E  DYTË
         
         
          
        Një mantel kuqezi mbi princin e rënë Tanush.
        (Se edhe festa,
                                vetë ngadhnjimi
                                                           udhët po mbush).

        Tridhjetë beteja krah një heroi deri në fund.
        (Nëse e shihte
                                hasmi në ikje
                                                       dhe tek u mund).    
   
        Diku pashanë mbuloi dhe hasmi, Ballabanin.
        (Turpin më tej,
            atë më tutje
                      s’mund të mbanin).
                                                          
                                         * * *                            




                                          81

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   HEROI,  TRIMAVE    RINJ


  
          Në prita e kala,
                                    siç presim sfidave
          armiq sa na vërviten;
një brohori për bijtë e të rënëve:
si etërit le të rriten!  
Kjo jetë e sfidë,
                          nimfë e rilindur,
me mua erdhi gjer këtu.
Më tej pa mundur për t’iu gjindur,
dhe njëqind vjet,
                            o bij, me ju!

                   * * *







                                          82

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   NGADHËNJYES  GJERSA  ISH

                    
                  
Syrin ç’e nxinë dyzet taborë;
a thua, malin zunë me dorë.
          Kruja veç një,
                                  ajo gjithnjë;
          ajo që praps, mburoja çlë.

         
          E treta herë aty sulltani;
          zot njëqind mijë aty ç’e mbanin.
          Dhe Kruja një,
                                   ajo gjithnjë;
ajo që mur të rënët vë!

         
          Kruja përballë,
    Gjergji në mal;
ajo n’rrethim a hasmi vallë?
          Ajo e tërë mur e mburojë;
          kur Gjergji zbret,
        di të sulmojë.
                                          83

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========



         
Europa hesht
  dhe veçse pret;
nëse fiton, të përshëndet.
Kruja veç një,
                        ajo gjithnjë,
aty ku hasmin në gjunjë vë.                  

                            * * *
















                                          84           

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   PA  MBURRJE



          Fisnik i ardhur nga Europa,
          krenar një çast në këto mure.
          Siç prapsëm një ushtri e topa,
          dhe ty,
            pa mburrje:
          -Të mos u prisnim krahë e deje,
          hordhitë do hynin para teje!

                             * * *











                                          85

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   SE  ASKUSH  ΤΟΚ  NUK  I  THEU 

           

          Një tufë thuprash atë orë,
sekush solli nëpër borë,
pa u vënë re.
Shih e shih ata flokëzbardhur,
sikur zjarrin sheh i mardhur,
që të ngrohesh, sheh.

Një tufë thuprash
atypari,
në mes princash luftëtarë,
pa i thyer dot më trimi.
Ja ashtu ndjehesh me shokë,
krah për krah në luftë tok,
ja, ashtu,
     thosh kryetrimi.

Një tufë thuprash
         veç e veç,
të gjysmuara pa të keq
para burrave të dheut.
                                          86

 =============  Mihal  Dedja  =============




          Ja, ashtu shtrihesh përtokë
në luftimin pa një shok,
ja, ashtu,
     thosh Skënderbeu.

Se askush tok nuk i theu.

                           * * *
















                                          87

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   JANAR  1468

         

          Venus,
                      zambak,
                                     bilbil,
                                               fatos
          gjithçka që lindi me ogur.
Në inde jeta nuk u sos;
dhe vdekja s’ish pa hise kurrë.
Gjëmim në mort
për prijësin Kastriot
kambanat vis më vis!

Para se hasmi t’i gremisë.

                          * * *

         




                                          88

 =============  Mihal  Dedja  =============











                                       V

             PËRJETËSI  E  NJË  FLAMURI
                              PËR  LIRI
                             











                                          89
































 =============  Mihal  Dedja  =============




                   KRUJË  1478

                  
         
          Portat në Krujë  
pa gaz u çelën.
As luftë, as bujë,  
ç’e mban kështjellën?

          Gra në dënesë;
fëmijë pa fat.  
U dhanë në besë,
apo nën shpatë?

Një tjetër stinë
pa prijësin Gjergj.
Stina po nxin  
a shpirti heq?

          Trima t’uritur  
paqe kërkonin.
Me besën rritur,
pa shih ç’rënkonin.

                                          91

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




          Nën një sulltan,
nën diellin qyq,
një mijë krutanë,
trima në kryq!

          Aty me shpresë
çdo beden linin.
          Rritur me besë,
pa shih ç’i grinin!

                                * * *













                                          92

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   LEZHË  1478



Sa shumë rreth një varri osmanë fatlumë!
Eshtrat i varnin hajmali.        
Në luftë,
     pushtime,
           top e trumë,
pak fat, paksa nga një hyjni.  

                    * * *












                                          93

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   I  BIRI... I  NIPI


       
        Valë mbi valë
                                gjer tek ne
                                                   djali i të madhit prijës.
Shpirt i plagosur
          gjer pa u sosur
i trimërisë.

        Valë mbi valë
                                gjer tek ne
                                                   nipi i një kreshniku.
Asgjë më për të humbur
aty nën pluhur
të një të ligu...

                  * * *





                                          94

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   TRAGJEDI  E  NJË  EPOKE



          Sa më larg bregut,     
                                       sa më parë,
          anije të shpërngulurish;
          relike e ikona duke marrë
          të botës që u shprish.
Dhe një portret me vete,
         portet i rrallë,
          si ai që mbante dikush,
(ushtar a ndoshta gjeneral,
me plagë në krah e buzë).                                            
Nga Lindja sytë përherë,
tek lanë një fis,
     tek lanë në prag,  
zvarrisur, prerë,
shpirti siç del nga pak, nga pak.

Sa më larg bregut, ferrit sa më larg...

                       * * *

                                          95

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




U këput fisnikja dorë,
pa ra shpata me aq forë,
thonin arbrit,
                      treqind mijë,
duke zbritur n’Itali...

                        * * *

















                                          96

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   I  ADHURUAR



          Një prift shkodran në Romë ai,
          nga lufta
     e fundit
         i prapsur.
          Librin e tij lexojnë tani
          për burrin më të madh mbi hasmin.
          HYJNI që kish në sfidë e fat
dy krahë të arbrit shqiponjë:
njëra në shpatë,
tjetra mburojë.

                   * * *








                                          97

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   BIJ  SHQIPESH 
          
   

Mbajtës të shqipes
dikur, njëherë;
nipër pas nipash
një Gjergj pa lerë.
Mote të lëna,
jetët siç shkonin;
bij sa lind nëna,   
shqipe u thonin!

                    Arbër sa rronin...

                              * * *








                                          98

 =============  Mihal  Dedja  =============




                     NINULLË



          Nina-nana në ninullë
dhe një emër me pekul.
          Trim m’u bëfsh dhe ti i miri,
i këndoi nëna të birit
jetë e mot.

          Trim si prijësi Kastriot.

                         * * *











                                          99

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========



                   KOHË  RILINDËSE                         


                     
          Ejani, burra të dheut;
ju që prini trimërinë.
Rrokni armët për atdheun;
unë për juve çiftelinë.

U tret Gjergji, armiqtë thonë.
Jo, jo, jo, mali jehon.
Do të rrojë sa flamuri;
po, po, po, cili e mburri!

Do këputej dorë e trimit,
pa të binte mes luftimit.
Do këputet dhe kjo dorë,
pa të heshtë tel i gjorë.
         
          U tret Gjergji ndër aq vjet.
Jo, jo, jo, zemra buçet.
          Do të rrojë sa flamuri;
          po, po, po, cili e mburri!

                          * * *
                                         100

 =============  Mihal  Dedja  =============




NËNTOR  1912


           
Një strehë të ngrohtë atë nëntor,
një strehë për nusen duke lindur.
Udhë e përbaltur orë e orë;
dhe trima plot, me erën grindur.
            
Një strehë atë vjeshtë, nëntor,
një strehë për beben porsa lindur.
Shi edhe baltë deri në Vlorë;
dhe trima pas... shpirtra të gjindur.

                     * * *   









                                         101

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                   NËNTOR  1944



          Në duar partizanësh
             topa e mortaja;
shqipja mbi to,
               ylli në feste.
          Tashmë kreshta të saja,
          të ashpra
      gjersa lufta të reshtte.

                        * * *






  




                                         102

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   SI    MOTET  ME  LEGJENDA



          Për tek Gjergji,
                                    mund të ndodhë,
«prerë» nga shpata e kreshnikut,
do të ndalë një gur.
          Gjurmë e kalit ku u hodh
marramendës mbi armikun,
do të mburrë.
 
          Si në motet me legjenda,
kur u enda...

      * * *








                                         103
                                      
 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                     ÇAST  RINGJALLJE

                    

          Ndër ne e turq,
                                   sikur në valle e kaba,
nëse do ishte kryetrimi...
          «Ju lumtë mbi çka ju mban përkrah,»
do merrnin dhe urimin.

Ai që prapsi
dorën e një vrasësi.

           * * *










                                         104

 =============  Mihal  Dedja  =============




                   KRUJË  1982



          Pesë shekuj larg ishin a s’ishin;
          kështu,
  kur prijësi
          bën për prijësin:
kështjellës mu në gji
një strehëz dhe atij,
Gjergj Kastriotit.
(Bronxi mes nesh,
siç mund të veshë
një burrë motit).

                    * * *                                        
             







                                         105

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




                     VISE    HUAJA



          Se këto vende,
sikur blerimi,
   këto strehë
  e male varg,
për ty,
           shtatore, monumente
dhe ca më larg.

Lirisë në prag.     

       * * *









                                         106

 =============  Mihal  Dedja  =============




                     SHUMË  NUK  DOJA   


         
          Nuk doja unë më shumë të shkruaja,
sesa Barleti tërë uratë;
          dy fletëza në duart tuaja,
sikur dy flatra shqipja mbart.

E varg
  e varg
    për Gjergjin prijës,
e para vjershë, e parë më s’ish.

Më shumë nuk doja të këndoja,
sesa Naimi shpirt rilindës;
për Gjergjin vargjet i rreshtoja
kasnecë që vdesin kryengritës.

          E varg
  më varg
       ashtu gjerdankë,
e para s’ish çka thurja këngë.

                                         107

 ============  Hyjnia  e  Arbërit  ===========




          Në mburrje me pegasin tim,
          më shumë nuk doja gjithsesi;
të paktën,
      krah në rrugëtim,
të paktën, munda ta arrij.

E varg
  e varg
   për çka ia them,
ah, s’erdha dot pa një poemë!

                    * * *












                                         108                                        

 ================  SHPJEGUESI  ================


                                                    I
  1 - Gjergj Kastrioti, djali i katërt (ndër pesë motra) i princit
        Gjon Pal Kastrioti, u lind më 1405.
  2 - Ditë, kur më i vogli djalë gëzonte të dymbëdhjetat dhe një-
        kohësisht i kërkonin haraçin ndaj sulltanit.
  3 - Si aleat i Venedikut në luftë kundër sulltanit, Gjoni u ngrit
        të mos i paguante haraç sulltanit dhe u mund.
  4 - E plagosura zemër e nënës e di kur i marrin djemtë peng,
        sikurse Vojsavës të katër bijtë.
  5 - Në Turqi Gjergji u fut në shkollën e jeniçerëve, ndërsa vë-
        llezërit shërbenin në ushtrinë e Muratit II.
  6 - Në fushata Gjergjit i bënin përshtypje të vrarët për cmirën
        vrastare e pushtuese të një sulltani.
  7 - Me emrin e ri Skënder ai u shqua në disa dyluftime, i ftuar 
        nga sfidantë të huaj.
  8 - Herë-herë ai vinte me vëllezërit e tij në vendlindje për pri-
        ndërit e mbetur vetëm me vajzën e vogël.
  9 - Radha e shërbimit Gjergjit i qëlloi në Krujë, ku i pëlqeu
        pozicioni i saj strategjik.
 10- E largojnë me gradën e lartë,- Skënderbej, me zemrën jo  
        më për ato luftëra të padrejta.
 11- Gjergji vjen prapë në Mat, sapo e njoftojnë për vdekjen e
        të atit, Gjon Kastriotit.
 12- Skënderbeu braktis betejën midis turqve dhe hungarezëve,
        nëntor1443 në Nish dhe kthehet në Dibër.
 13- Me një plan të guximshëm prijësi i ri çliron Krujën edhe
        mbarë principatën e tij.
 14- Heroi i ri bashkon princat arbër më 2.3.1444 në Kuvendin
        e Lezhës, ku zgjidhet komandant i përgjithshëm.
 15- Çdo luftëtar arbër tashmë duhej të mbante tok shpatën dhe  
        parmendën, nëse donte lirinë.
                                         109

 ================  SHPJEGUESI  ================


                                                     II
  1 - I sapo kthyer, heroi i ri mendoi së pari mbrojtjen e vendit
        dhe hakmarrjen e sulltanit, sesa martesën.
  2 - Fitorja e parë e ushtrisë së bashkuar në Torvioll1444 mbi
        pushtuesit e Lindjes.
  3 - Në dasmën e motrës Mamicë ai me disa miq qenë për gjah,
        kur dy princa u përleshën e shkaktuan dhjetëra të vrarë.
  4 - Fitorja e dytë e Skënderbeut më 1446, duke i zënë pashait
        turk dhjetë topa dhe robër.
  5 - Tjetër fitore e atij viti e Gjergj Kastriotit mbi armiqtë në
        trojet e Dibrës.
  6 - Mes dy zjarreve, kryeheroi ynë mundi së pari venecianët
        dhe më pas osmanët në kufi më 1448.
  7 - Kështjella e rrethuar e Sfetigradit u dorëzua më 1449 sull-
        tanit, kur iu pre furnizimi me ujë.
  8 - Rrethimi i parë i Krujës më 1450 dhe tërheqja e turpshme
        e sulltan Muratit II.
  9 - Në vitin 1451 Gjergj Kastrioti u martua me Donikën, bijën
        e princit arbër, Gjergj Arianitit.
 10- Më 1452 Skënderbeu mundi një tjetër pasha, duke i prerë
        kokën me dorën e vet.
 11- E vetmja disfatë më 1455, kur osmanët erdhën papritur në
        Beratin e rrethuar nga Gjergji që ish në Ballsh atë çast.
 12- Pas humbjes së betejës në krye të turqve më 1456, princi
        Moisi Golemi u fal nga kryeheroi.
 13- Një nip dhe trim i zot, siç ishte Hamza Kastrioti, u bë një
        ditë sinonim i tradhtisë tek ne.
 14- Skënderbeu mundi më 2 shtator 1457 një ushtri pesë herë
        më të mdhe të Isak bej Evrenozit dhe Hamzait.
 15- Pas triumfit ambasadorët erdhën sërish me urime, mesazhe
        e dhurata për kryeheroin arbër.
                                         110

 ================  SHPJEGUESI  ================


                                                     III
  1 - Oguri i paqeje njëvjeçare mund të nënshkruhej dhe ndonjë
        vit tjetër nëpërmjet pashait të Shkupit.
  2 - I vetmi ambasador që mungonte në oborrin e Muratit II qe  
        ai i Skënderbeut.
  3 - Meritë e veçantë e kryetrimit. Dinte të bënte dallim midis
        hordhive pushtuese dhe popullit turk.
  4 - Më 1548 vdes njeriu më i dashur për të, gjenerali e këshill- 
        tari i tij besnik, Vrana Konti.
  5 - Njerëz të shquar të fronit dhe altarit betoheshin herë-herë
        për një kryqëzatë «kryqi kundës gjysmëhënës».
  6 - Kryeheroi me pushime në Kepin e Rodonit me gruan dhe
        djalin që kish emrin e gjyshit, Gjonin.
  7 - Gjergji ishte nga ata princa të rrallë që bisedonte me njerë-
        zit e thjeshtë për halle të ndryshme.
  8 - Puthadorëve të sulltanit Gjergj Kastrioti u jepte përgjigje
        të prerë ndaj vasalitetit që i ofrohej.
  9 - Kalorës të shquar europianë me shërbim vullnetar në Krujë
        vlerësonin ndër të tjera rrënimin e munumenteve antike.
 10- Brenda e jashtë kufijve tashmë Skënderbeu qe kthyer hyjni
        e arbërve dhe e lirisë.
 11- Në kushtet e reja të Arbërit, ai shkroi një kanun për të drej-
        tën kanunore të jetës së përditshme.   
 12- Ëndrra e një fëmije që donte ta shihte kryeheroit veçse një
        herë si luftonte mbi armikun.
 13- Në gusht 1461 Gjergji zbarkoi në Itali, në ndihmë të aleatit
        të tij, mbretit Ferdinant të Napolit.
 14- Të mahnitur nga madhështia e një figure gati hyjnore, atij i
        bënë disa portrete në Itali.
 15- Vazhdoi paqja prej gati 5 vjetësh. Arbëria lulëzonte dhe
        arbrit qenë të lumtur.
                                         111

 ================  SHPJEGUESI  ================


                                                      IV
  1 - Skënderbeu kishte rrjetin informativ që e lajmëronte sapo
        nisej ushtria pushtuese nga Lindja.
  2 - Ushtarët e paktë nga Europa duhej ta dinin se asnjë mbret i
        tyre nuk bëhej zot në Krujë po ra ajo.
  3 - Në verën e vitit 1462 Arbërinë e sulmuan tri ushtri osmane
        njëherësh, duke u mundur që të tria.
  4 - Si kryekomandant të kryqëzatës që e bënë, ai nuk mund të
        sulmonte Kostandinopojnë me ushtrinë e tij të vogël.
  5 - Ato qenë dhuratat që kryeheroi i dërgoi renegatit në kufi,
        Ballaban Pashës, që u vërsul mbi Arbërinë.
  6 - Skëndebeu fitoi në Vajkal, por Ballabani i zuri robër tetë
        kapitenë të shquar, që u rropën në Stamboll.
  7 - Përsëri në Vajkal prijësi i madh e shpartalloi Ballaban Pa-
        shën në një betejë të ashpër më 1465.
  8 - Në fushatën e madhe të Mehmetit II më 1466 në Bushek
        (afër Elbasanit) u zhvillua një betejë.
  9 - Në pritje të ndonjë ushtrie, nga Vatikani mori veç bekime
        e dhurata dhe në ikje i nisën ndihma në të holla.
 10- Rrethimi i dytë dhe më i gjatë i Krujës, ku u vranë princi
        T. Topia dhe komandanti i armiqve, Ballabani.
 11- Prijësi i madh i bëri thirrje edhe një herë fshatarësisë duke
        mobilizuar bijtë e veteranëve dhe martirëve.
 12- Edhe në rrethimin e tretë të Krujës Skënderbeu e godiste
        armikun papushim nga jashtë kështjellës.
 13- Fisnikëve nga Europa u thuhej troç për qëndresën heroike,
        por të vështirë, meqë luftonte pa aleatë.
 14- Vetëm ne një gjest të thjeshtë kryeheroi u tregoi princave      
        se ç’mund të bënin të bashkuar kundër armiqve.
 15- Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468 dhe u varros në kishën
        e Shën Kollit në Lezhë.
                                         112

 ================  SHPJEGUESI  ================


                                                   V
  1 - Sulltan Mehmeti II kryqëzoi burrat dhe mori rob gra, pleq
       e fëmijë, kur u dorëzua Kruja në besë më 1478.
  2 - Kur u pushtua Lezha, osmanët hapën varrin e Skënderbeut
        dhe eshtrat i bënë hajmali.
  3 - Në krye të kryengritësve erdhi nga Italia i biri dhe më pas i
        nipi që s’arritën të bënin epopenë e Skënderbeut.
  4 - Treqind mijë arbër emigruan në Itali, meqë nuk donin t’iu
        shtronin pushtuesit dhe fenë që sollën.
  5 - Në bazë të librit të M. Barletit, në Europë u bënë libra his-
        torish, poema, drama e portrete për kryeheroin.
  6 - Një besa-besë në heshtje ajo e arbërve që filluan ta quanin
        veten shqiptarë,- bartës të shqipes.
  7 - Edhe nën robëri nënat shqiptare u këndonin bijve në djep,
        të bëheshin trima si Skënderbeu.
  8 - Në epokën e Rilindjes flamuri kuqezi i Skënderbeut u bë
        prapë simboli i bashkimit të shqiptarëve për liri.
  9 - Më 28 nëntor 1912 flamuri u ngrit në Vlorë nga patrioti i
        madh I. Qemali dhe Shqipëria u bë e pavarur.
 10- Me atë flamur partizanët dhe E. Hoxha çliruan vendin nga
        fashistët më 29 nëntor 1944.
 11- Në mbarë viset ku luftoi e triumfoi kryetrimi Skënderbe të  
        tregojnë përherë ndodhi e legjenda të tij.
 12- Në epokën e afrimit të popujve, sikur të ringjallej, ai do t’u
        uronte paqen dy popujve shqiptar e turk.
 13- Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së kryetrimit u ngritën
        muze, monumente e lapidarë për nder të tij.
 14- Në kujtim të kryeheroit tonë vazhdojnë e ngrihen në botë
        buste, shtatore e monumente.
 15- Gjithçka u nis me një poezi...

                                         113








































 =================  PËRMBAJTJA  ================

 I - SIKUR  ZEMRA, E  PANDARË  NGA  KRAHARORI  9
 1 - I mbështjellur me flamur                                                   11
 2 - Kurrë për të mos harruar                                                   13
 3 - Një kushtrimi sapo u dha                                                  15
 4 - Amaneti i një nëne                                                            16
 5 - Aq larg sa je                                                                      17
 6 - Shpirt i plagosur                                                                18
 7 - Në dyluftim                                                                      19
 8 - Të vetmet hise                                                                   20
 9 - Mes të huajve në Krujë                                                     21
10- Trim i lakmuar                                                                   22
11- Si përpara një altari                                                           23
12- Me një çetë trimash arbër                                                  24
13- Erdhi prijësi!                                                                     25
14- Në Lezhë, besa-besë                                                         26
15- Emblemë hyjnish                                                              28
II - KRYETRIM  I  NJË  SHEKULLI  ME  TRIMA       29
 1 - Prijës me halle lerë                                                            31
 2 - Në pëllëmbë të Torviollit                                                  32
 3 - ...Dhe ishte dasmë                                                                        33
 4 - Stinë me lule... edhe luftë                                                 34
 5 - Binte shkëmbi me gjithë lis                                               35
 6 - Mes dy zjarresh                                                                 37
 7 - Rënia e Sfetigradit                                                            39
 8 - Krujë 1450                                                                        40
 9 - Me daullet e fitoreve                                                        41
10- Në duele komandantësh                                                   42
11- Tragjedia e Beratit                                                            43
12- Moisiu i penduar                                                               44
13- E zezë smirë                                                                      45
14- Thanë, doli që nga dheu                                                   46
15- Pas një ngadhënjimi                                                          48
                                         115


 ================== PËRMBAJTJA  ================

 III - HYJNIA  E  ARBËRIT                                                 49
 1 - Oguri i paqes                                                                     51
 2 - I vetmi prijës                                                                     53
 3 - Zemra e bardhë                                                                 54
 4 - Lot mbi Vrana Kontin                                                      55
 5 - Aq herë duke thënë                                                          56
 6 - Ditë në hare                                                                      57
 7 - Udha, kur kish                                                                  58
 8 - Përgjigjja e Skënderbeut                                                   60
 9 - E nesërmja, siç vinte                                                         61
10- Hyjni                                                                                 62
11- Për një kanun të tij                                                            63
12- Lutje Skënderbeut                                                            64
13- Itali 1461                                                                          66
14- Strategu dhe piktori                                                          67
15- Dhe vetëm pesë pranvera                                                  68
IV - SE  ASKUSH  TOK  NUK  I  THEU                             69 
 1 - Informatorët                                                                     71
 2 - Nëse do ndodhte...                                                           72
 3 - Në tri fronte, kur lufton                                                    73
 4 - Të paktë trimat e flaktë                                                     75
 5 - Një renegati                                                                      76
 6 - Për tetë kapedanë                                                             77
 7 - Diç për të thënë                                                                78
 8 - Në Bushek                                                                                    79
 9 - Romë 1466                                                                       80
10- Në rrethimin e dytë                                                           81
11- Heroi, trimave të rinj                                                         82
12- Ngadhënjyes gjersa ish                                                     83
13- Pa mburrje                                                                         85
14- Se askush tok nuk i theu                                                   86
15- Janar 1468                                                                         88
                                         116

 ================  PËRMBAJTJA  ===============

V - PËRJETËSI  E  NJË  FLAMURI                                89
 1 - Krujë 1478                                                                        91
 2 - Lezhë 1478                                                                       93
 3 - I biri... i nipi                                                                      94
 4 - Tragjedi e një epoke                                                          95
 5 - I adhuruar                                                                         97
 6 - Bij shqipesh                                                                     98
 7 - Në ninullë                                                                         99
 8 - Kohë rilindëse                                                                 100
 9 - Nëntor 1912                                                                    101
10- Nëntor 1944                                                                    102
11- Si në motet me legjenda                                                 103
12- Në çast ringjallje                                                             104
13- Krujë 1982                                                                      105
14- Në vise të huaja                                                              106
15- Më shumë nuk doja se ata                                                          107
         
SHPJEGUESI                                                             109-113
                                                                 

                                     









                                         117