e shtunë, prill 18, 2009

Krijuesit vlonjatë, rikthehen tek "Petro Marko"

Ringjallet shoqata e krijuesve “Petro Marko”

Kryetar zgjidhet: Myrteza Mara
Nenkryetare: Eqrem Canaj, Vilehma Vranari,
sekretar: Gezim Llojdia
Krijuesit vlonjatë, rikthehen tek "Petro Marko" katër vjet më pas. Një mbledhje e krijuesve në ambientet e pallatit "Labëria", ka "vulosur" ringjalljen e shoqatës së krijuesve me emrin e shkrimtarit të shquar bregdetas Petro Marko, duke fshirë përgjithmonë degën e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit.


Mbledhja


Shkrimtari Myrteza Mara, i ka bërë të ditur shkrimtarëve dhe poetëve vlonjatë, se shkrirja e degës së lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, që nga qendra, ka sjellë si pasojë edhe suprimimin e degës në rrethe. Kësisoj krijuesit do të aderojnë në shoqatën "Petro Marko", që ka funksionuar katër vite më parë. Mara paraqiti statutin, të drejtat e krijuesve dhe përgjegjësia e shoqatës për t’i ndihmuar ata në botimin e krijimeve të tyre duke aplikuar pranë institucioneve dhe bisnesit. Për miratim e shoqatës dhe statutit të saj, kanë diskutuar dhe firmosur 35 shkrimtarë dhe poetë. Në fund janë bërë edhe zgjedhjet e kryesisë së shoqatës, kryetar i së cilës u zgjodh shkrimtari Myrteza Mara.

Pas mbledhjes Mara ka thënë:

Ishte normale që të riktheheshim tek "Petro Marko", pasi janë shkrirë degët e LSHA nëpër qytete. Tashmë krijuesit aderojnë në shoqatën e tyre, që në bazë të statutit kanë detyrat dhe të drejtat e tyre. Nuk mund të quhet degë e LSHA-së, pa u bërë suprimimi në qendër dhe ajo qëndron në ajër. Ajo që desha të thoja në këtë rast është thirrja që i kemi bërë z. Bani dhe artistëve të tjerë, kryesisht të pikturës dhe muzikës, synon që të bashkohemi të gjithë krijuesit, të aderojmë në një shoqatë të vetme, por kjo është refuzuar. Si kudo, fatkeqësisht edhe në fushën e artit ka dyzime. Gjithësesi, shoqata jonë ka specifikën, sepse ka në gjirin e saj vetëm shkrimtarët dhe poetët, që ka një problematik ndryshe nga artet figurative dhe muzika. Ndoshta edhe pjesa tjetër e krijuesve, duhet të mendojë për të krijuar shoqatën e tyre, me një status të posaçëm për të organizuar veprimtaritë e

1 koment:

Dr. Zakir Ali Rajnish tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.