(Rreth prozës së Agron Tufës)
Fatmir Terziu
Ashtu si gëzimi, edhe ‘serioziteti i fjalës në prozë, sidomos në prozën e gjatë, duhet kapur në fluturim’ dhe në ‘distancë’, thotë profesori John Bayley, i Universitetit të Oksfordit (Bayley; 1997:7). Agron Tufa, që ka lexuar botën që e rrethon si gjithçka, si hapësirë, si kudondodhje, por edhe që e ka kuptuar ‘botën’ nga erdhi ky rethim, e ndjen me lehtësi ‘llapashitjen e reve rozë’, dhe ndjehet që në fjalitë e para të romanit të tij “Dueli” si një studiues brilant që mund të ketë kënaqur veten duke përqafuar aforizmin e Oscar Wilde’s së famshëm, për këtë qëllim. Oscar që e përqafon shakanë, po aq edhe seriozitetin dhe filozofinë e fjalës, fluturon si ajo dhe jeton në përjetësinë e agimit. Nuk ka asgjë në tërë këtë lidhje që s’mbetet e peshuar rreth urtësisë Wildeniane në prozën e Tufës. Dhe Oskar ndoshta ka gëzuar të paraqiturën fluturake, dhe vendosjen e tij në panteonin e pavdekshëm të perëndisë së artit, ndërsa Tufa me thjeshtësi dhe njohuri të thellë të fjalës filozofike, depërton drejt majave. Oscar thotë: “të dashurosh veten është fillimi i një romani të tërë të jetës”. Jashtë kësaj që thotë, Oscar, çka mund të jetë më shumë se kjo me të vërteta dhe të rreme, mund të jetë në të njëjtën kohë më e rrezikshme apo dhe më dritëshkurtër. Shkrimtari dhe studiuesi shqiptar, Abaz Veizi, e quan këtë “filozofia universale e romanit “Dueli” të shkrimtarit Agron Tufa”. (Veizi; 2007:141). Kadare shkon më tej duke e cilësuar këtë roman si ‘një nga krijimet më të bukura që më ka qëlluar të lexoj këto dhjetë vjetët e fundit të postkomunizmit’ (Kadare; 2007: 179). Pak më gjerë Arta Fuga shton: “i jemi mirënjohës Servantesit të madh për thyerjen magjistrale që i ka bërë skemës së marëdhënieve të ngurta midis dhunuesit, viktimës dhe dalëzotësit. …Tufa, na paraqet estetikisht një spektër shumë të gjerë dhe të ndërlikuar marrëdhëniesh midis dhunuesit, viktimës dhe mbrojtësit të saj, por edhe kujtesës sonë kolektive që ka qenë shpesh e ideologjizuar”. (Fuga; 2007:179).
Vazhdon
Poststruktualizmi
Poststrukturalizmi në prozën dhe poezinë shqiptare, të pas viteve 90-të, më së miri mund të kuptohet si një reagim ndaj përpjekjeve të hershme të strukturalizmit për të stabilizuar procedurat teorike më gjerë, pra në mënyrë më inkorporative. Kështu, në krijimtarinë e kësaj periudhe kohore, në vend të qënit një teori më vete, poststrukturializmi propozoi modelin e një hetimi të shqetësuar për atë ç’ka ishte lënë anash, apo ishte e mënjanuar nga sistemet teorike të strukturializmit. Por, në fakt në vend të kësaj poststrukturializmi argumentoi për një vëmendje të “përqëndruar” në strukturat e një teksti, dhe nga dekonstruksioni i kuptimit të tekstit. Edhe pse poststrukturalizmi përfshiu refuzimin e kërkesës për statusin shkencor-strukturialist, kjo teori në krijimtarinë shqiptare të pas viteve 1990-të, gjithashtu evoluoi nga shqetësimet e përbashkëta të strukturalizmit dhe disa supozimeve themelore të saj. Psikoanaliza, edhe pse e anashkaluar disi, apo edhe e panjohur në gjerësinë e saj, ishte vetë një pjesë e teorisë poststrukturaliste. Duhet theksuar këtu se edhe Zhak Lakan (Jacques Lacan) zakonisht konsiderohet si një poststrukturalist, dhe shqetësimet e psikoanalizës me kuptime të ngjeshura dhe me një tekst të zhdërvjellët poetik apo prozaik në krijimtarinë shqiptare të kësaj periudhe janë zakonisht preokupime poststrukturialiste në heshtje. Por, origjina e psikoanalizës vetvetiu indikoi në aparatin teorik të bashkangjiturën, që në teorinë strukturaliste është e njohur si “Grand teori”. Kësisoj, psikoanaliza në prozën shqiptare në përgjithësi shihet se demostron vështirësinë e krijimit të dallimeve të shkoqitura midis strukturalizmit dhe suksesit të saj. Duke kundërshtuar kërkesat e kohës vetë psikoanaliza, lejoi kritikët poststrukturalistë që të braktisin kërkesat për të perceptuar provat teorike. Madje në të njëjtën kohë, kritikët erdhën të mbështetur në supozimet e veta edhe me ndihmën e organeve të ndryshme të shtypit e medias shqiptare në ‘tranzicion’, duke krijuar kështu një numër të dallueshëm kritikësh, që shfrytëzuan boshllëkun si hapësirë në krijimtari dhe kritikë, dhe ngucën një njohje derivate mes komuniteteve krijuese. Deri në fund të viteve 1990-të kjo dukje kritikësh e kishte më të përshtatshme për të folur për krijimtarinë e penguar dhe totalitare, se sa të analizonte këtë krijimtari nisur nga bashkëkohorja dhe teoritë e psikoanalizës apo poststrukturializmit. Gjë që në fakt i kushtoi vetë ecurisë së kritikës, por edhe krijimtarisë. Në këtë hamulli fjalësh përfituan ata krijues që kishin në xhep një gjuhë të huaj, apo edhe një ‘shok’ apo mik në Botën e Letrave. Dhe shpejt e shpejt vunë prapa emrin dhe krijimtarisë së tyre edhe thëniet, apo vlerësimet e huaja, që shpeshherë ndodhte të ishin marë mes vapës së plazhit, apo diku në festa zyrtare me paratë e taksapaguesve.
Vazhdon…
Nuk ka komente:
Posto një koment