Të shtunën do të bëhen homazhe dhe varrimi
Të dielën u nda nga jeta në moshën 51 vjeçare, Lublin Dilja, profesor i ssociuar, doktor i shkencave, ministër fuqiplotë në Misionin e Përhershëm Shqiptar në Kombet e Bashkuara
Nga Dalip Greca
Askush nuk e mendonte se takimi me ambasadorin Lublin Dilja në darkën e Flamurit, organizuar nga Federat Vatra me 28 nëntor 2008, do të ishte i fundit. Ai ndërroi jetë të dielën pasdite, me 1 shkurt 2009, në një nga spitalet e Manhattan-it në New York. Ishte dalja e fundit e ambasadorit në publik në 96 –vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por ai nuk dha asnjë shenjë se betejës së gjatë e të stërmundimshme me sëmundjen e rëndë, po i vinte fundi
Në fjalimin që mbajti në Darkën e Flamurit, ministri fuqiplotë pranë Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara (siç e kishte funksionin) ishte i kthjellët, elokuent dhe si përherë, i duartrokitur. Dikur nga fundi i darkës gjeta pak kohë dhe u ula pranë tij. Pa guxuar ta pyesja drejtpërdrejtë për shëndetin, po e shihja drejt në sy dhe më shumë se sa pyetje, i përcolla mendimin se dukej mirë me shëndet.
-Vazhdojmë të jetojmë, - ishte përgjigja e tij e shoqëruar me një buzëqeshje, që nuk iu nda edhe në çaste dhimbjesh.
Kështu më ishte përgjigjur edhe herët e tjera. Madje edhe gjatë një takimi, kur kishte ardhur për vizitë nga Shqipëria një shok i tij i shkollës,(edhe miku im) Kadri Gega, dëgjova të njëjtën përgjigje që ai i ktheu po me një buzëqeshje të lehtë, interesimit të shokut të vjetër për shëndetin: - Vazhdoj të jetoj!
Tek po përgatisja këto radhë, dr. Agim Leka, më telefonoi dhe teksa përjetonte dhimbje për të ndjerin Dilja, tha:”Ishte i jashtzakonshëm. Vetëm një njeri me vullnet mund ta zgjaste në ekstrem betejën me sëmundjen e keqe që kishte. 90 për qind e të sëmurëve që mbartin të njëjtën diagnozë, ikin për 6 muaj. Lublini kishte karakter të fortë, ishte kurajoz. Humbëm një njeri të mrekullueshëm, intelektual, diplomat, atdhetar, të gjitha cilësitë i kishte të mira” , e mbylli mesazhin dr. Leka.
Lublini e dinte se betejën e kishte të humbur, por kurrë nuk u tërhoq, luftoi deri në sekondën e fundit. Njerëzit e rrallë, që kanë karakter të fortë mund të përballen si ai me sëmundjen e tmerrshme. Mes tij dhe sëmundjes së pashërueshme ishte shkenca e avancuar e mjekësisë amerikane, ajo që i zgjati ca vite jetë, por dhe ajo ka limitet e veta. Ai nuk u dorëzua derisa mjekësia vetë pranoi mundjen dhe u tërhoq. Atëherë ai mbylli sytë duke pranuar verdiktin e fatit. Pikëlloi bashkëshorten, Norën, djemtë, të gjithë ata që e deshën, na pikëlloi ne miqtë e tij.
Kush ishte Lublin Dilja?
Lindi në qytetin e Elbasanit me 10 tetor 1957. Ishte nxënës me vullnet dhe i pasionuar, kishte prirje gjuhët e huaja. Studimet e shkollës së mesme i kreu në vitin 1972 në Shkollën e gjuhëve të huaja, dega anglisht. Edhe studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në degën e anglishtes në Universitetin e Tiranës. U diplomua në vitin 1980. Pas diplomimit u emërua mësues i gjuhës angleze në shkollën e mesme të Peqinit, natyrisht larg qytetit të vet, Elbasanit.
Lublini nuk ishte nga ata që fut një diplomë në xhep dhe mbyll librat; ai ishte një mik i ngushtë i librit dhe për asnjë çast nuk i ndërpreu studimet për ngritjen profesionale. Ai tregoi aftësi të shkëlqyera pedagogjike dhe drejtuese.
Në vitet 1984-1987, i hyri një kualifikimi të thellë shkencor dhe pedagogjik, një universitet i dytë për të, duke realizuar një kurs të plotë studimesh trevjeçare pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Katedrës së Pedagogji - Psikologji në Universitetin e Tiranës, në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë. Pas studimeve u emërua shef i Katedrës së pedagogjisë dhe Psikologjisë në Universitetin ”Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.
Duke u vendosur në pararojën e arsimit shqiptar, Dilja dha një kontribut të veçantë në fushën e pedagogjisë. Pas rënies së sistemit komunist, ai do të shfrytëzonte hapjen e Shqipërisë dhe do ta vazhdonte betejën për kualifikim të mëtejshëm. Në nëntor të vitit 1992, falë zotësive dhe përvojës, fiton një të drejtë kualifikimi në fushën e studimeve sociale pranë Universitetit të Uashingtonit, Seattle, SHBA.
Pasi la detyrën e kryediplomatit shqiptar në Washington, në kohërënien e shtetit demokratik, Lublin Dilja u kthye në Tiranë dhe iu rikthye aktivitetit pedagogjik dhe akademik. Ai u emrua pedagog në Universitetin e Tiranës dhe paralelisht jepte leksione edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanitit.
Në Universitetin e Elbasanit ai kishte qenë pedagog i Psikologjisë nga viti 1987 deri në 1992. Për dy vite, 1990-1992, ishte emëruar zv/rektor i Universitetit, ndërkohë që në vitet 1991-1992 kryente dhe detyrën e Dekanit të Fakultetit të Mësuesisë për Ciklin e Ulët.
Për një periudhë kohe në vitin 2000 kreu dhe detyrën e drejtorit të departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Aftësitë e spikatura i kishin dhënë hapësirë Lublinit që të kryente shumë detyra; nga viti 1997 deri në vitin 2002, ai kryente detyrën e zv/drejtorit dhe ishte anëtar i Bordit Drejtues të Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare; në vitin 2000 ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Atlantikut të Veriut, po nga viti 2000 ishte anëtar i Akademisë Diplomatike.
Lublin Dilja është autor i shumë publikimeve në shtypin periodik dhe atë shkencor me tematikë prioritare marrëdhëniet ndërkombëtare dhe problemet social-psikologjike.
Karriera e diplomatike
Lublin Dilja, falë pasionit dhe dëshirës, e kombinuar kjo me kontributin e tij për demokratizimin e vendit, i hyri diplomacisë me përkushtim. Në maj-korrik 2003, me sponsorizimin e Ministrisë së Jashtme Britanike, ai kryen një kurs kualifikimi pranë Universitetit Leeds në Angli, ku diplomohet.
Kualifikimi diplomatik do të thellohej më tej me pjesëmarrjen e tij në tetor 2003 në një seminar mbi " Forcimin e Aftësive Diplomatike në Komunikim dhe Negociata" dhe mbi " teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit", organizuar nga Departamenti i Çështjeve ekonomike e Sociale të OKB-së pranë Qendrës së Trajnimit Ndërkombëtar, Torino, Itali, ku sërish pajiset me një diplomë të re.
Diplomati Dilja mbante Gradën Shkencore, profesor i asociuar; doktor i shkencave, edhe pse për modesti asnjëherë nuk u prezantua në publik me gradat shkencore. Ai zotëronte anglishten dhe italishten si gjuhë të huaja.
Kualifikimet diplomatike i hapën rrugën në diplomaci. Fillimisht punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Kabinetin e Ministrit të Jashtëm, nga muaji prill 1992 deri në shtator 1992. Ndërkohë që kreu edhe detyrën e këshilltarit diplomatik pranë presidentit të Republikës, nga marsi deri në nëntor të vitit 1993. Nga nëntori i vitit 1993 e deri në tetor 1997, Dilja kreu detyrën e Ambasadorit të Jashtzakonshem dhe Fuqiplote të Republikës së Shqipërisë në SHBA, njëkohësisht i akredituar në Kanada dhe Meksikë. Ndjehej krenar se përfaqësoi Shqipërinë në Washington, ku pat shërbyer dikur edhe Faik Konica, që i pat çelë rrugën shërbimit diplomatik shqiptar në SHBA.
Lublin Dilja nuk i fitoi meritat vetëm nga emërimet, ai iu nënshtrua edhe votës popullore, duke pranuar sfidën për një konkurim në Elbasanin e tij të dashur në zgjedhjet për deputet. Kandidatura e tij si deputet në Parlamentin Shqiptar, u mirëprit dhe shumica e elbasanësve votoi për birin e vet. Nga shtatori 2001 deri në tetor 2002 Dilja ishte një ndër deputetët më aktiv në Parlament, duke kryer edhe detyrën e sekretarit të Komisionit të Integrimit të Kuvendit si dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm. Por pikërisht në atë kohë sëmundja nxjerr krye dhe politika shqiptare bën paktin njerëzor, e dërgon në Nju Jork si Minister Fuqiplote në Misionin e Perhershem të Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. Edhe pse sëmundja ishte në sulm, ai nuk tregoi shenja dobësie, por e kreu me devocion detyrën e diplomatit.
Veçanërisht ka spikatur vendosmëria e tij për çështjen e Kosovës. Edhe pse ishte në pozicione delikate, ai e ka bërë për vete shtypin. Në muajin shkurt të vitit 2006, shtypi e mirëkuptoi qëndrimin e Diles në Këshillin e Sigurimit dhe e mbështeti. Kur Kosovës i kërkohej të plotësonte standardet, Dilja u pajtua me kërkesën, por nuk la pa ngritur shqetësimet që i kishte përcjellë pala kosovare. Ai deklaronte se nxitës i përmirësimit të standardeve duhet të ishte akti i zgjidhjes së vetë statusit të Kosovës. Argumentet e tij ishin se në vend se ”standardet” të krijojnë kushte për ”status”, “statusi” i krijon kushtet për “standarde të përmirësuara”. Ai e tha haptazi se marrëdhëniet mes serbëve dhe kosovarëve do të përmirësohen, kur serbët e Kosovës të mos shihen si instrument i Beogradit.
Me kurajo diplomati shqiptar kërkoi më shumë pavarësi institucioanle për Kosovën dhe më shumë decentralizim. Ai deklaroi në Këshillin e Sigurimit se përsa kohë që institucionet qendrore të Kosovës nuk ushtrojnë ”statusin” e plotë dhe të vërtetë vetëqeverisës, procesi i decentralizimit mbetet i mjegullt dhe i vështirë për t’u zbatuar.Edhe në takimete tjera ai e ka mbrojtur me vendosmëri çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Ishte pjesë e komunitetit
Lublin Dilja ishte jo vetëm diplomat, por edhe pjesë e komunitetit shqiptar, sidomos në Nju Jork. Në përurime librash, në veprimtari të organizatave të komunitit, në çaste festash, ai ishte mes shqiptarëve. Pjesëmarrja e tij tek Vatra ishte e përhershme. Fjalimin kryesor në Festën e Pvarësisë së Shqipërisë, Vatra për vitin 2008 ia kishte besuar ambasadorit Dilja, sikur të kishin parandjerë të keqen që do të vinte. Ndërkohë që ambasadori nuk mungonte as në festimin e Ditës së Nënës, që organizonin”Motrat Qiriazi” apo në aktivitet e tjerë të komunitetit.
Me shumë dëshirë i ndiqte edhe veprimtaritë kulturore, promovimet e librave, ekspozitat etj.
Kur libri i studiuesit japonez prof. dr. Kazuhiko Yamamoto
“Struktura Etike e Kanunit dhe Nënkuptimet e saj Kulturore" u përkthye në shqip nga dr. Selahedin Velaj, Dilja u bë pjesë e veprimtarisë së organizuar në Manhattan, ku ishte i ftuar edhe autori. Dhe pjesëmarrja e tij nuk ishte sa për të qenë prezent, por aktive. Po kështu kur u prezantua në Qendrën e Kulturës Roozvelt libri i Elmi Berishës “Lidershipi”, ambasadori Dilja veçoi me diskutimin e tij, që hapi vizione për lidershipin në kohët e reja.
Të gjithë e ndjejnë humbjen për njeriun e mirë.
Thanë për ambasadorin Dilja
Ambasadori i Shqipërisë në OKB Adrian Neritani
Lublin Dilja, një figurë e respektuar
Ambasadori i Shqipërisë në OKB Adrian Neritani, ndjehet i prekur nga ikja e parakohshme e diplomatit Dilja. Ai u shpreh për të plot respekt e konsideratë:
“Ai ishte një individ me cilësi të larta dhe të dukshme profesionale. Ai e kombinonte profesionin si diplomat me përgatitjen e tij si pedagog dhe shkencëtar. Duhet theksuar se Lublin Dilja ka qenë Ambasador i Shqipërisë në SHBA në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin".
Ambasadori Neritani tha se cilësitë e veçanta njerëzore dhe profesionale të zotit Dilja u shprehën edhe në detyrën e tij në OKB:
“Ambasadori Dilja ka qenë një figurë publike, jo thjesht zyrtare, një figurë e respektuar nga komuniteti shqiptar i Amerikës dhe nga kolegët e tij diplomatë brenda dhe jashtë misionit të OKB-së”.
Zoti Neritani, e kujton ish-kolegun e tij si një njeri kurajoz deri në minutat e fundit të jetës:
“Ai shfaqi kurajo dhe një ndjenjë të lartë përgjegjësie, duke luftuar deri në fund sëmundjen e rëndë”.
Për shefin e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, zotin Adrian Neritani, ambasador Dilja mishëronte optimizmin, kurajon dhe përgjegjshmërinë për cilësi sa më të lartë në ushtrimin e detyrave të tij. Ai ka shërbyer në funksione shumë të rëndësishme në diplomacinë shqiptare. Por ambasador Dilja ishte edhe studjues, pedagog dhe akademik. Ai ka shërbyer edhe si deputet në Kuvendin Popullor i zgjedhur me votim të drejtëpërdrejtë popullor. Ky kombinim individual cilësish dhe arritjesh do të ishte i adhuruar prej kujtdo.
Ambasador Dilja ishte personazh i njohur dhe i respektuar nga komuniteti, për të cilin ai punoi pa u lodhur.
E vërtetë është që sëmundja e mundoi, por ai ishte tejet kurajoz e optimist deri në momentin e fundit.
Ai do t'i mungojë shumë familjes, shokëve e kolegëve.
Konsulli i Shqipërisë
Dr. Albert Jerasi: Dilja do të na mungojë të gjithëve
Mikun dhe shokun tim z.Lublin Dilja e kam njohur fillimisht që në vitin 1989 kur të dy banonim në Godinën nr.18 në Qytetin Studenti në Tiranë. Në atë kohë ai kryente specializimin pasuniversitar për psikologji-pedagogji, kurse unë kisha 2-3 vjet që punoja si pedagog në Fakultetin
Histori-Filologji.
Që nga ajo kohë e në vijim me sa e kam ndjekur aktivitetin e z.L.Dilja, mund të them me bindje të plotë se ai ishte modeli i intelektualit me kërkesa të shumanshme. Ai ka qenë një pedagog me kërkesa të larta shkencore e
bashkëkohore, një diplomat karriere me shumë përvojë e vizion të qartë, i
cili ka përmbushur me shumë sukses detyra të rëndësishme si Ambasador i RSH ne SHBA dhe së fundit si Zv.Ambasador në Misionin tonë në OKB.
Me formimin intelektual dhe karakterin që kishte z. L.Dilja dinte të krijonte
vetëm miq.
Me pjekurinë, maturinë dhe qetësinë që e karakterizonte z.L.Dilja të
ngjallte respekt të natyrshëm.
Z.L.Dilja ishte një bashkëshort dhe prind shembullor, Ai ishte një mik i
vyer për të gjithë që patën mundësinë ta njihnin.
Z.L.Dilja do të na mungojë të gjithëve.
Kryetari i federates Panshqiptare”Vatra”
Agim Karagjozi: Na iku një mik i mirë Vatrë-s
Kryetari i Federatës Panshqiptare, Agim Karagjozi, ndjehet tepër i trishtuar nga ikja e mikut të Vatrës, siç e cilëson ai ambasador Lublin Dilen.
Vatra e ka dashtë dhe e ka respektuar ambasadorin Lublin Dilja, që kur ai u emërua Ambasador i Shqipërisë në Washngton. Edhe ai e ka përkrahur Vatrën dhe vatranët e konsideronin si pjesë të Federatës.
Z. Karagjozi, e kujton ambasadorin Dilja si diplomat të aftë, atdhetar të mirë, që i ka bërë punë shumë të mira Shqipërisë dhe Kosovës.
-Vatra e mbështeti ambasadorin Dilja në Washington edhe në realizimin e nismës së tij për të blerë godinën e re të ambasadës në Washington. Ishte një kohë kur një segment i vogël i komunitetit shqiptar iu kundërvu ambasadorit dhe deshën ta pengonin finalizimin e inisativës së Diles, por nuk ia arritën. Ai e konkretizoi, ia dha Shqipërisë abasadën e re në një kohë të vështirë, kur Shqipëria po kalonte çaste rebelimi.
Dërgimi i ambasador Diles në vitin 2002 si Ministër Fuqiplotë në Kombet e Bashkaura, ishte pakti më human që ka bërë politika shqiptare, thotë z. Karagjozi, të cilin e kanë shqetësuar në vazhdimësi problemet e rënda që ka pasë ambasadori Dilja me shëndetin.
Duke qenë pranë mjekëve amerikanë, ambasadori mundi të zgjaste ca vite jetë, por fatkeqësisht, fundi sërish ishte tragjik. Ai u nda në një moshë të re, ishte vetëm 51 vjeç shprehet mes dhimbjes z. Karagjozi, i cili shton për Illyria-n:.
- Në takimin e fundit që patëm me të më 28 Nnëtor, në 96-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk m’u duk i rënduar dhe u befasova kur mësova lajmin e dhimbshëm, u shpreh për Illyria-n kryetari i Vatrës.
Ndjehem i lehtësuar, thotë z. Karagjozi, që pa e ditur se si do të shkonte sëmundja, ne i besuam ambasadorit Dilja, përshëndetjen kryesore në Festën e Flamurit dhe ai e kishte përgatitur me shumë seriozitet. Ishte një fjalim që u duartrokit gjatë. Me imazhin e asaj nate, do të jetë në mendjet e vatranëve ambasadori Lublin Dilja.
Ish ambasadori shqiptar në Kombet e bashkuara
Pëllumb Kulla: Dilja, diplomat me vizion të kthjellët
Mikun tim të ndjerë Lublin Dilja e njoha gjatë ushtrimit të detyrave që patëm në truallin amerikan gjatë viteve 1993 deri 1997. Ishte një natyrë e dashur, mjaft serioz dhe i përkushtuar në ndjekjen e problemeve lidhur me misionin e tij në kryeqendrën e Perëndimit, në Uashington. Lubi ishte mjaft miqësor me njerëzit, fjalëmbël dhe komunikativ. Rrezatonte një kulturë mjaft të shëndoshë dhe vizion të kthjellët.
Miqësia jonë nuk pati kurrë as të çara dhe as dritëhije. Kjo më dha mundësi ta ndjek më nga afër dhe të çmoj përkushtimin e tij. Sëmundja e rëndë që iu shfaq para shtatë-tetë vjetësh, në një moshë mjaft të re për të, ishte një goditje e tmerrshme. Veçse, në mënyrë paradoksale, siç i vërtit natyra balancat, tamam në këtë fatkeqësi unë zbulova tipare të reja, edhe më të shëndetshme akoma, në personalitetin e shokut tim. Karakteri i tij i papërkulur, lufta e tij me të keqen brënda shtatit, më bënë që ta dua edhe më shumë Lubin. Sa më afër fundit të pashmangshëm aq edhe më shumë nisën të shkëlqenin vlerat e tij njerëzore. Zelli i tij për zbatimin e detyrave diplomatike në shërbim të shtetit të ri postkomunist ishte shëmbullor.
Edhe pse e parashikuar, humbja e tij më preku thellësisht. Lublin Dilja do të lerë një qoshe të bukur e të ngrohtë në kujtimet e mia personale dhe në ato familjare tok me bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Norën, dhe me dy djemtë e tij të dashur, të cilët i sigurojmë se do t’u jemi pranë. U shfaqim ngushëllimet më të sinqerta dhe u themi atyre se edhe dhimbja jonë është tepër e thellë.
Edhe Misionit tonë diplomatik pranë OKB, ambasadorit Neritani e stafit, i bëjmë të ditur pjesëmarrjen tonë në hidhërimin për humbjen e kolegut dhe mikut të tyre.

Nuk ka komente:
Posto një koment