e mërkurë, shkurt 04, 2009

Princesha Anne viziton Kosovën



Blerim Uka
Ekskluzive nga Prishtina


Princesha Anne e Mbretërisë së Bashkuar, ka mbërritur sot pasdite për vizitë në vendin tonë.
Vajza e vetme e Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, të Mbretërisë së Bashkuar, Princesha Anne, ka arritur pasdite për vizitë në vendin tonë. Ajo është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni dhe zëvendësministrja Vlora Çitaku, ndërsa i është shmangur kontaktit me mediat. Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, do të shtrojë darkë për Princeshën Anne, ndërkaq nesër ajo do të takohet me ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni.
Gjatë kësaj vizite dyditore, Princesha Anne do të takohet edhe me pjesëtarë të komuniteteve të Kosovës. Kjo është vizita e parë mbretërore që i bëhet Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë.

raport Blerim Uka
foto Blerim Uka

Nuk ka komente: