e martë, shkurt 17, 2009

British Albanian Kosovar Council në festë



Talat Pllana

British Albanian Kosovar Council organizoi një takim festiv me rastin e një vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një anije të quajtur “HMS President”, një anije tipike e vjetër nga pamja e jashtme, por në brendësi tepër komode u zhvillua kjo festë domethënëse. Kishte ambjente interesante dhe atraktive. Ishte e ndarë në dy kate. Ndodhej në brigjet e lumit Tamiz në Embankment, Blackfriars Bridge EC4Y OHJ të Londrës. Të ftuar dhe pjesëmarës në program ishin i ngarkuari në cilësinë e ambasadorit të shtetit të Kosovës, Dr. Muhamet Hamiti dhe këshilltari i parë i ambasadës shqiptare në Londër Z. Myzafer Alushi me bashkëshorten e tij. I treti i paralajmëruar ishte Dr.Noel Malccolm, mik i Madh i shqiptarëve. Z. Perparim Rama kryetari i BAKC përshëndeti të paranishmit duke kërkuar falje se Dr. Noel Malcolm nuk ka mundur të jetë prezent sonte me ne. Kërkojmë falje se ai ishte i paraparë të mbajë fjalën e rastit.
Përshëndeti të pranishmit John Grogan, MP i Partisë Laburiste. Dr. Muhamet Hamiti dhe Z. Myzafer Alushi përshëndetën më pas. Pastaj në ballroom ekzekuatuan me pijano Yllka Istrefi dhe Masa Tayama. Muzika e tyre solli një kënaqësi për të pranishmit. Mysafirët patën rastin të shërbehen me një darkë në këmbë (koktejl) dhe me nga një pije verë të bardhë. Po përfitoj nga rasti të sjell edhe urimin tim me rastin e festës së shënuar të njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Misioni ynë ende i pambaruar

Te nderuar bashkatdhetar, vëllezër e motra nga të gjitha trojet tona shqiptare, ndihmëtarë të çështjes sonë të shenjtë, miq e dashamirë. Se pari ju pershendes te gjitheve per pjesemarrjen tuaj dhe kam kenaqesin e nderin qe sot jemi mbledhur ketu per te festuar nje vjetorin e pavaresise se Kosoves. Fjalet jane te pakta dhe te pafuqishme ta pershkruajme ndjenjen te cilen ne te gjithe po e perjetojme sot. Kjo dite e pritur me shekuj shenon te arriturat kulminante te aspiratave tona kombetare per lirine dhe Pavaresine e popullit te Kosoves dhe mbareshqiptare. Andaj ne keto momente e kemi obligim qe ti kujtojme dhe shquajme te gjithe ata qe u flijuan, punuan dhe sakrifikuan jeten individuale per te miren e kombit. Si hija që përcjell njeriun,ashtu edhe në mendjen time gjithnjë kalojnë fytyrat e ndritura të të ndjerëve: Indrit Cara, Lutfi Musiqi dhe Liman Reka, te cilet ne momentet me te veshtira per popullin tone, nga Anglia shkuan dhe ju bashuan UCK-se. Ata Ishin peresonalitete që meritojnë çdo respekt dhe dashuri. Ata ishin atdhetarë të përbetuar të kombit. Kosova sot frymon lirshëm, u bë e pavarur dhe e njohur prej shumë shteteve të botës. Me realizimin e Pavaresise se Kosoves shenojme perfundimin e nje kapitulli te mundimshem historik, megjitheate kjo eshte vetem nje pikenisje drejte nje te ardhme me te lumtur dhe me prosperitet per popullin shqiptar. Ne qe jetojme jashte vendlindjes, duhet të organizohemi mirë dhe te bashkeveprojme ne konsolidimin e shtetit tone te ri dhe integrimin e tij ne familjen europiane. Puna jone nuk ka mbaruar. Sot sfidat jane te ndryshme, dhe ende te shumta. Kosova eshte ne nje gjerndje te rende ekonomike, ku nje pjese e madhe e popullates vazhdon te jetoje ne varferi te skajshme. Shendetesia eshte ne gjendje te mjere. Mitrovica mbetet ende e ndare. Instancat dhe strukturat shteterore e politike jane ne fazen fillestare dhe duhet pune dhe angazhim maksimal qe te behen funksionale, transparente dhe ne sherbim te plote te popullit te cilin e perfaqesojne. Pra, secilit prej nesh na takon ta kryejme obligimin tone kombetar. Natyrisht se kjo detyrë nuk është e njejtë për të gjithë, sepse ajo varet nga vullneti, mundësitë, dhe vendi ku veprojme. Para se gjithash, kjo pune kerkon bashkepunim, bashkeveprim dhe kapacitete adaptuese. Ecja me kohën duhet të jete ecje me realitetin që na rrethon duke mbajtur një qëndrim të drejtë ndaj çështjes kombëtare që kërkon angazhim të përhershëm. Një përpjekje në kete drejtim është edhe bashkimi i pesë shoqatave në këte manifestim, si dhe pjesemarrja e juaj qe shenon gatishmerine dhe vullnetin e mire qe eksizton mes gjithe nesh. Per ne fund ju uroj perzemersisht nje vjetorin e Pavaresise se Kosoves, me deshiren qe vitet e ardhshme te jene me te lumtura dhe te begatshme per popullin tone.

Nuk ka komente: