Tregim
Kujtimit të Bacë Hasan Makës
Përparim Hysi
Kisha vjete pa shkuar tek Bacë Hasani.Dikur një gardh na ndante me shtëpinë e tij dhe nuk kish gëzim apo davet pa qenë tek njëri-tjetri.Kur them kështu,e kam fjalën për prindërit e mi,se
unë,pothuaj,isha pak më i madh nga Qemali,djali i madh i Bacës.E quaj bacë se kur zhviloheshin ngjarjet e këtij tregimit tim,Bacë Hasani i kish kaluar të tetëdhjetat.Dhe në kishim vjete pa u parë me të,kjo ndodhte se ne kishim 30-vjete që ishim larguar që aty,kurse Baca mbeti po atje dhe,siç e shihni,sapo e takoj.
Po kur do thoni?!...
* * *
Ka qenë pranverë e vitit 1989 kur shkova atje,tek ajo shtëpia e Bacës mbi një kodër dominuese,në fshatin Petovë të Fierit.Është një kodër disi më e ulët se ajo ku është ngritur manastiri i Ardenicës (objekt shumë i njohur për shumë lexues!). Në po e përmënd këtë,manastirin, e bëj jo pa shkak:nga shtëpia e Bacë Hasanit për tek manastiri në fjalë,po të ecësh mirë,do rreth 40 minuta,kurse nga kjo shtëpi për në Fier,do të paktën nja tri-katër orë të mira.E,ç'ta zgjat?Shkova i përmalluar dhe po me mall më priti Baca.Shtriu duarët e tij të gjata drejt meje dhe,tek më përqafi,më shtrëngoi fort sikur me këtë donte të më shprehte gjithë dashurinë e tij.Se më ka dashur me të vërtetë.Jo vetëm se u rrita aty, si komshinj që qemë,po unë,veç të tjerave,sado që ikëm familjarisht nga Petova,punova për 25-vjet mësues aty dhe s'kish si mos bëja vizita në folenë e vjetër.Pra,shpesh shihesha me Bacën. Por isha transferuar edhe si mësues dhe,siç kuptohet,ndaj dhe takimi i kësaj pranvere qe me mbressa.Më futi në dhomën e zjarrit ku digjej një zjarr që ta donte shpirti,në këtë pranverë,pakëz,si tëftohtë.Aty,mbasi u ula,Baca,gjithmonë i kujdesshëm dhe i shquar përmikpritjen,më ofroi dy jastëkë të mbushur me lesh për t'u mbështeturmë mirë.Sa bëmë ato pyetjet e zakonshme për shëndetin,përfamiljen,Baca tak dhe më zgjati kutinë e duhanit dhe,kur pamosaprovimin tim,më tha:-More jaran apo akoma nuk je rritur ti?Prandaj dhe nuk na mësojnëfëmijtë në shkollë,- shtoi duke qeshur,- se mësuesi është ivogël.Dhe,pasi e drodhi për qejf të vet,e vëndosi në cigarishten e
gjatë,një cigarishte prej sërmi me filograma argjendi mbi të ku pjesaqë vihej në gojë,qe prej qelibari.Cigarishtja tregonte për një terjaqiduhani dhe,pasi e thithi,sikur do të ngopej,tak dhe hapitelevizorin.Në ekran tregoheshin pamje nga demonstratat paqësore nëKosovë.I shikoje pamjet dhe nuk kishe se si mos alarmoheshe.Shantazhimbi këta pjeësmarrës aq paqësor qe jo vetëm i llahtarshëm,por dhe i përgjakshëm.Goditnin pa mëshrië njerëz të moshave tëndryshme:burra,gra,pleq dhe ca më keq:fëmijë!Baca,ca se ishte prejatyre anëve(kishte ardhur familjarisht vet i katër vëlla bashkë megartë dhe një taborr fëmijë),ca se dhe i përjetonte ato goditje qës'ishin të parat,shpërtheu:
-Po shkjau,shkja asht dhe kështu ka me kan!Përnjime,mos kujton se do ndryshojnë.Jo,lum miku,dinjo Bacën ti këtu,more jaran.Ani-ani,po ky magypi(e kish fjalën për Rrahman Morinën,në atë kohë i pëlqyer i Beogradit për Kosovën!)nuk ka çajre pa pague haraç!Se shiko,lummiku,ka ca njerëz që nuk hahen as me qepë dhe as me hudra!E,bash nji aj,Rrahman gabeli( e ndryshoi për mllef) ka me e pague.Se kurrë asaj Kosovës loke s'i kanë munguar trimat.Po hej,-shfryu përsëri,-pritna Zot rrezikun!Përnjimend ka me dalë atje,dobare,ndonjë Isuf!-A ke ndie për Isufin,a?-Jo,bacali!Oh!-bëri.Gati u korita.Mirë pra,Isufi asht i ati i Lutfos.Dhe,papritur miratimin tim për Lutfon(në të vërtetë Lutfon e njihja dhe e kisha takuar në shtëpinë e Bacës),vazhdoi:-Ka kenë ky,Isufi,dymetro burrë!Me të ra plisi prej koke kur po i shtinë sytë.Po trim?Shok veten.Ka pas kenë me Azem Galicën dhe,kur Azemi ka dek,ky,Isufi,ka ra kaçak dhe u bë tmerr për qeverinë e asaj kohe.Aq tmerr qe ba se kërkohej me flori koka e tij.Po zihej rjolli(shqiponja)?Ai po pyjeve,shpellave,maleve dhe,sakaq,grabiste karvane dhe ç'merte prej tyre,darovë për të vorfën.Familja po kish ra në Shqipëri dhe aj,i vetëm atje.
Një ditë-bajram paska kenë-ka xanë vend pas një qvuri të lartë tek vorrezat,veshur tebdil dhe po pret.Dikush ka me ardh,ndaj nuk e hup durimin,aj.Kur ç'po sheh?Dy serb(njiheshin nga veshjet që larg) janë tuj ardhë dhe rruga për aty bie.E aj,Isufi,tuj prit.Janë tuj avit dhe po e tjerrin mirë bisedën.Ç'ka po dëgjon?Po i thotë njani atij tjetrit:-More Vuk sot asht dita e bajramit dhe bash aty tek vorrezat po ua bajmë nga një mutë të madh këtyne kosovarëve.Mirë e ke mendue,ia ka prit tjetri që ça di veta ç'ka po e qujnë,hajd ta zamë,Zuk.E thanë,e bajnë.Aiii?!!!Po pse nuk u shtie,more Isuf?!!!
E,ndërsa ulen,Isufi hiç.As i gjallë dhe as i vdekur.Sa mbarojnë "punë",lidhin pantollat dhe pasi lëshojnë nga nji"T'u baj mirë!",bëhen gati të vazhdojnë rrugën.Kur tak si hije,shfaqet me dy kobure në dorë,veshur tebdil,Isufi.Dhe,ndërsa afrohte drejt tyre,u thotë:-Jam Isufi i Lutfisë,more!Çfarë bëtë dhe çfarë thatë?Sërbët,sa dëgjuan emrin,i zuri e zeza.Ranë në gjunjë e i thanë:-Aman,na fal! -Çfarë thatë?-gjëmoi duke u afruar edhe më:U detyruan që të tregojnë dhe
Isufi:-Kthehuni dhe hajeni atë që keni ba!Ata:-Aman!-Hajeni se ndryshe u vrava!-gjëmoi frikshëm aj.
Dhe u ulën.Secili pjesën e vetë dhe Isufi me kobure në rranx të veshit.Mirëpo kishin dhjerë bajagi(mjaft) dhe nuk mbarohej.Aty,siç mbillet zakonisht për sevap në vorre,kishin mbjellë do qepë e do hudra dhe njani po i lutet Isufit:-A e marr një qepë? Dhe kështu me qepë e me hudra e mbaruan atë që ban.
E kështu,lum Baca,njerëz si RRahman Morina nuk hahen as me qepë dhe as me hudra.Po ka me dalë opet(përsëri) ndonji Isuf apo shumë Isufa.Po janë shtue,more jaran,edhe këta që s'hahen me qepë e me hudra.Dhe qeshi.-Ani,ani,- e mbylli tregimin e tij,-ti ke me e pa vet,se je i ri,po Kosova ka me ik prej sërbit.Vane vath në vesh prej meje.E unë atëherë s'kam me kanë,po ani ta gëzojnë të rinjtë.Tek u mata t'i thosha ndonjë fjalë inkurajuese,ma preu:-E di vet i madhi
Zot,por po e shoh që s'do arrij dot.Por ta gëzoni bre edhe ti,si i këndue që je,thuaje edhe nji fjalë për mue.I premtova duke u larguar dhe,siç e shihni,këtë po e shkruaj për kujtim të tij.Se,sado që e lashë gjallë(po shkonte 90-vjeç),mora vesh që ka vdekur.
Ah,-them,- sikur të ishte gjallë dhe tani dhe ta shihte me sytë e tij se si do vejë puna e Kosovës.Që ta shihte se si "Isufat" i mundën ata që"s'hahem as me qepë dhe as me hudhra" dhe të shihte,veç tjerash, se si"imperializmi amerikan"ka dhënë dhe po jep kontributin më të çmuar për pavarësinë e Kosovës.
Sa do të gëzohej!Paqe mbi varrin e Bacë Hasan Makës!Amen!... korrik 2002-maj 2007
Përparim Hysi,5 janar 2008
Nuk ka komente:
Posto një koment