FILMAT ME TE FUNDIT TE FATMIR TERZIUT:
Nga Fatmir Terziu
Majori 46 vjecar, Trevor Park që ka shërbyer në Royal Horse Artillery në Irak, Afganistan, Qipro, Kosovë , Belize dhe Irlandë të Veriut, është dekoruar me një MBE gjatë një ceremonie në Buckingham Palace. Ushtaraku nga Coventry e mori dekoratën dhe titullin për shërbimin e tij të dedikuar në forcat ushtarake.
Ai iu bashkë ngjit këtyre forcave në Wyken dhe filloi stërvitjen në Bramcote Training Regiment kur ishte vetëm 16 vjec. Më pas ai shërbeu në shumë detyra.
Në Kosovë ai shërbeu me devotshmëri në kuadrin e trupave mike të Britanisë së Madhe. Dekorata e tij është e një rrëndë sie të madhe tani kur Kosova pret Pavarësinë e saj.
Nëna e tij, Audrey Parks, theksoi se ishte më e lumtura në botë për vleresimin e madh te te birit trim.
e martë, janar 01, 2008
SHQIPTARI ZENEL LIKA KRENARIA E BRITANISË
Zeneli kur erdhi në Angli ishte i vetëm, pasi i ati i tij ishte vrarë në Luftë, dhe nuk dinte asnjë fjalë në anglisht, tani pas pesë vitesh është vlerësuar Personi më i Suksesshëm i vitit 2007 në Britani.
19 vjecari, Zenel Lika që iku nga zona e luftës në Kosovë, kur ishte vetëm 14 vjec, të kërkojë strehim në Warwickshire të Anglisë është cilësuar krenaria e Britanisë. Ai është vlerësuar nga “Learning and Skills Council” me një cmim si një nga nxënësit në krye të nxënësve me arritje të mëdha kombëtare.
Kur iu tregua ky vlerësim nga John Fisher, babai i tij përkujdesës që e mori atë dhe e shpëtoi nga rreziku i luftës, si një refugjat i traumatizuar ndjeu një gëzim të madh. Zeneli kur erdhi në Angli ishte i vetëm, pasi i ati i tij ishte vrarë në Luftë, dhe nuk dinte asnjë fjalë në anglisht, tani pas pesë vitesh është vlerësuar Personi më i Suksesshëm i vitit në Britani.
Ai tani flet anglisht me aksentin e zonës. Ai ka studiuar në Queen Elizabeth School, në Atherstone, Nuneaton-based North Warwick-shire dhe Hinckley College. Ai tani punon për AN Tools in Carlyon Road, Atherstone. Manaxheri i tij Alan Naylor është shprehur se ai është një individualitet me shpresa të mëdha për të ardhmen.