e martë, janar 01, 2008

KESHTJELLA HIJE DHE MBISHKRIMI I SHQIPTARIT...

Dover Castle and Keep, photos taken around Dover Castle, on the south east coast of Kent, England

Nga Fatmir Terziu

Historia e gjatë e Kështjellës së Doverit e bën atë përditë e më tërheqëse dhe më interesante për studiuest, vizituesit dhe hulumtuesit, por hijet antike që mund të shfaqen nëpër zgavra apo dritëhije janë tjetër gjë.


Nëse puhiza që shket mbi cullufe e që vjen nga Kanali që bashkon Anglinë me Francën, Kontinentin plak, nuk do të ishte e ftohtë, këtu ka dhjetra vende ku mund të humbësh një 24-orësh ditë-natë, dhe t’a nisësh 2008-ën me një kërshëri tjetër realiteti, që kryqëzohet në itinerarin kohë. Kështjella e Doverit të fton pa dorrashka në këtë mori praruese natyrore dhe ti padashje ngërthehesh në molepsjen e saj fantastike. Ke filluar të ngjisësh shkallët drejt Kipit dhe ndeshesh me lutjen figurative të statujës me trup të ftohtë. Brenda të buzëqesh “Lady Sharlet”, që mendohet të ket qenë gruaja e Mbretit Çarli I. Kulla, gjysëm njeri-roje është njohur si patrulluese e dhomave të Kështjellës.
Por ende ndonjë shenjë hijesh nuk është shfaqur, teksa qetësia maksimale të bën t’a ndjesh se ajo, pra hija imagjinare në trurin tënd po afrohet, ashtu si e ke fiksuar, ashtu si e ke dëgjuar, ose si e ke lexuar në librat e shumtë me një histori të gjatë e të madhe…
Dover Castle and Keep, photos taken around Dover Castle, on the south east coast of Kent, EnglandNë një nga librat e saj të shënimeve ndodhet edhe një mbishkrim shqiptar, një mbishkrim i një Njeriu që i dha shumë kulturës dhe demokracisë në një kohë…, një emër që vuri vendin dhe … vazhdon ne Fjala e Lirë

e martë, janar 01, 2008

MANÇESTERI: QYTETI QË S’FLE KURRË




Nga Fatmir Terziu

Është qyteti që të urdhëron mirëseardhjen, ndoshta edhe pse ti nuk e di se ai është vendlindja e Kompjuterit, Hekurrudhës, gazetës Britanike The Guardian dhe një nga vatrat e mëdha të futbollit botëror…


Mançesteri është një nga qytetet e para industriale në botë dhe ndodhet akoma në këtë majë. Është një vend kum und të shihet kombinimi i industrales me arkitekturën moderne që pasqyron në tërësi shpirtin e tij.

Stacioni i Pikadilit është stacioni kryesor i Mançesterit, që lidh qytetin me aeroportin. Qyteti ka gjithashtu edhe rrjetin dhe stacionet e autobuzëve tipik të ritransformuar…

Katedralja …

Që nga viti 1996, kur u hodh një bombë nga… vazhdon në Fjala e Lirë.



























Nuk ka komente: