Nga Fatmir Terziu
Historia e gjatë e Kështjellës së Doverit e bën atë përditë e më tërheqëse dhe më interesante për studiuest, vizituesit dhe hulumtuesit, por hijet antike që mund të shfaqen nëpër zgavra apo dritëhije janë tjetër gjë.
Nëse puhiza që shket mbi cullufe e që vjen nga Kanali që bashkon Anglinë me Francën, Kontinentin plak, nuk do të ishte e ftohtë, këtu ka dhjetra vende ku mund të humbësh një 24-orësh ditë-natë, dhe t’a nisësh 2008-ën me një kërshëri tjetër realiteti, që kryqëzohet në itinerarin kohë. Kështjella e Doverit të fton pa dorrashka në këtë mori praruese natyrore dhe ti padashje ngërthehesh në molepsjen e saj fantastike. Ke filluar të ngjisësh shkallët drejt Kipit dhe ndeshesh me lutjen figurative të statujës me trup të ftohtë. Brenda të buzëqesh “Lady Sharlet”, që mendohet të ket qenë gruaja e Mbretit Çarli I. Kulla, gjysëm njeri-roje është njohur si patrulluese e dhomave të Kështjellës.
Por ende ndonjë shenjë hijesh nuk është shfaqur, teksa qetësia maksimale të bën t’a ndjesh se ajo, pra hija imagjinare në trurin tënd po afrohet, ashtu si e ke fiksuar, ashtu si e ke dëgjuar, ose si e ke lexuar në librat e shumtë me një histori të gjatë e të madhe…
Në një nga librat e saj të shënimeve ndodhet edhe një mbishkrim shqiptar, një mbishkrim i një Njeriu që i dha shumë kulturës dhe demokracisë në një kohë…, një emër që vuri vendin dhe … vazhdon ne Fjala e Lirë
Nuk ka komente:
Posto një koment