Fatmir Terziu
Dua të them që në fillim se modestia dhe sinqeriteti i njeriut shihet qartë në thënien e hapur të Sherif Bllacës. “Unë nuk jam as poet, as shkrimtar, por një dashamirës që dua me vargje të shprehë dhimbjen, dashurinë dhe mallin nga këto pozicione ku jam”, - shprehet ai. Kështu është shumë lehtë të udhëtosh në këtë modesti mes vargjeve të tij, që sjedhin po atë sinqeritet dhe domethënie në gjuhën shqipe të ruajtur pastër në sepetat e shtrenjta të traditës dhe kulturës së familjes së tij Pejane. Duke lexuar e njohur mirë këtë traditë dhe përkushtim të hershëm të Bllacajve, natyrshëm lehtësohesh dyfish. Njëherazi prej karakterit të Sherif Bllacës dhe për së dyti nga krenaria që shijon në këtë oxhak të pasur qytetar, kulturor dhe patriotik shqiptar. Kjo gjendet edhe në strofat e tentuara poetike të Sherifit, shihet edhe në mesazhin e vëmendshëm e domethënës shpirtëror të njeriut që gjendet i gatshëm në mes ndjenjës, lotit, pikës së djersës dhe rrudhjes mendore për të përcjedhur dashamirësinë e ndjenjën njerëzore tek tjetri, tek brezat. Kjo lloj krijimtarie synon një marëveshje të heshtur dhe shtjellon deri në detaj forcën e karakterit të njeriut në imigrim që pushtohet nga mijëra probleme të jetës që e rrethon. E këtu është pikërisht ky varg që vjen në ndihmë ashtu duke sfidur tërësinë rrethuese.
Në mjaft poezi të Sherif Bllacës, zë vend e tashmja dhe shqetësimi i saj, e shkuara lakohet dhe latohet në stilin popullor dhe e ardhmja është një sfidë në mesazhin e tij të dobishëm. Poezitë e tij “Ajo është bujare”, “Në pranverë”, “Dielli dashuron”, etj kanë një lidhje tepër të ndjeshme me këtë harmoni kohore dhe me stilin e traditën popullore të vargut. Sherif Bllaca ka një arsye të qartë që e gjen forcën e mesazhit tek vetja, tek personalja dhe jetikja. Ai është një ndërlidhje historike që kapërcen emocione dhe dhimbje, një dëshmitar i shumë rrjedhave politike dhe Kombëtare dhe për të flamuri, Skënderbeu, Kombi, Peja dhe tërë Kombi janë simbole zemrash, jo thjesht zgjedhje simbolike për të shprehur dashurinë, dhimbjen dhe ndërtuar mesazhin e tij.
Në leximin kronologjik të vargut të Bllacës shihet një grumbullim vitesh, një magazinim idesh dhe njohurish që shpërthejnë në kohë, vend dhe hapësirë të gjetur. Ai di të fiksojë të mirën, të dënojë regresiven dhe të urdhërojë një ndjenjë për progresiven. Në këtë hapësirë vargu i tij kapërcen disa barriera, që shpesh duken në trajtëformim, gjuhë, strukturë e ligjësinë poetike. Edhe pse ndodh dhe shihet qartë se deridiku është një modesti krijuese jashtë ligjësive, vlerat e krijimtarisë së Bllacës, janë në nivel, pasi ai krijon për të vlerësuar ndjenjën dhe jo për të krijuar të veçantën. Bllaca sjell në mesin e lexuesit atë që ndjen dhe atë që mendon, ndaj edhe pse diku shfaqen mangësi ai ka vlera mesazhi, vlera që duhen parë e vlerësuar mirë.
Unë nuk do të nxitohesha të lartësoja krijimtarinë e Bllacës, por as t’a nënvlerësoja atë. E thënë troç, në këtë sfidë autori ka fytyrën e vet, ka fjalën e thjeshtë, ka një hapësirë që mund të lexohet nën pushtetin e vargut të lirë, nënn ndjenjën e fjalës shqipe të shprehur nga zemra dhe autorësia e lotit dhe dhimbjes në imigrim.
Krahas kësaj poezitë “Nënës”, “Ibrahim Ruugovës” apo mjaft figurave të tjera historike dhe patriotike dhe po aq ato familiare kanë një stil tipik që flet shumë, dhe me pak punë kapin nivele të lexueshme.
Kështu poezia e Sherif Bllacës të bën të ndjehesh mirë, të bën të ndjesh frutin e një njeriu që përkushtohet dhe shkruan pa bujë.
Disa poezi të autorit:
Ajo është bujare
I kaloi të njëqindat
e përjetoi ferrin dhe tmerrin
përjetoi shpatën dhe thikën
gjunjëzoi skamjen dhe frikën.
Ajo rriti dhe ngriti fëmijtë
ajo përballoi djallin dhe t’zitë
nënë Lokja njëqindë vjecare,
akoma është e fortë, Nëna shqiptare.
Ajo tregon të kalueshmen e hidhur
tregon dhe shpesh rrënqethet,
për të kaluarën e saj
mallkon të gjithë të djeshmen.
Ulem pranë saj ta dëgjoj
i pikuan lotët e pleqerisë
të kaluarën fillon të mallkojë
të ardhmen e sotme nis të urojë.
Pikuan në faqe
Në mengjes kur zbardhi dita
në faqe më pikuan dy a tri pika
kah më vinin desha ta di
ato vinin nga sytë e mi.
Për ty malli zemrën m’shkrumoi
nën hijen tënde dua të pushojë
aromën tënde dua ta shijojë
zemra ime aty dua të qëndrojë.
Lulekuqet për rreth ti shikojë
buzëqeshjet atje ti përjetojë
këngët e bukura shqipe ti dëgjojë
jetën e mbetur aty ta përjetojë.
Kulla fortesë
(Kushtuar kullës së Ramë Bllacës)
Ishe zonjë e rëndë,
mbete symbol qëndrese
që edhe tani qëndron,
themelet tua ishin prej çeliku,
s’mundi t’ju bënte asgjë armiku.
U ngrite kur ishte shumë vështirë
dhe ishe ndër të gjitha më e mirë,
nga brendia jote zëri i plakut jehonte,
rrini, rrini këtu shqiptarëve u thoshte.
Ndër foletë e shumta ishe në ballë e para,
në zemrën tënde mësohej ABETARJA,
në dhomat tua zëri i mësuesit jehonte,
mësoni, mësoni fatosave u thoshte.
Ishe shtëpi shkollë shqipe e pare
qëndresa jonë në tokën shqiptare,
ku sot ende qëndron
dhe je krenaria jonë.
Ramë Bllaca u lind në Bllacë më 1872 dhe u vra tradhëtisht nga një
dorë krimineli në vitin 1937 më 27 Gusht. Ai ishte protagonist i
shumë krijimeve popullore si në poezi ashtu edhe në prozë . Ishte
deputet i rrethinës së Suharekës(Therandës),në qeverinë Mbretërore
të Jugosllavis së kraljit. Shquhej si atdhetar, që me punë konkrete e
diplomatike, i doli krah popullit të vet.Haptas u kundërshtoi sundimeve
hegjemoniste serbomëdha,për t’i ndjekur shqiptarët nga trojet e veta,
për t’i asimiluar ose asgjësuar,Thuhet:”Ramë Bllaca,para syve të
deputetëve e bëri copa copa vendimin të cilin e kishin nënshkruar
të gjith pos tij për ti shpërngulur shqiptarët në Turqi.Populli e përjetësoi
në këngë kët akt heroik:
Ky Ramë Bllaca shka ka thanë:
-hiqimza nuk muj’ me dhanë
shqiptarët n’Turki nuk mujnë me shku
pesëqind vjet me ta kem luftue.
B E S A
A mos lufta na e la këtë të keqe,
vallë varfëria na shkretoi
që mos t’fol vëllau me vëlla,
pse koritet ai dert s’e ka.
As për vëlla, as për kojshi,
hiq thotë veshi nuk ma ndin,
vetëm të mbrri thotë pasuri,
fjalët s’i ndal por askund s’mbërrin.
Del e endet nëpër qarshi,
hyn në kafene ulet me pi,
flet për tjerët zi e ma zi,
asnjë t’mirë s’e çon n’shtëpi.
Kurrë Kosova s’ e ka pasë traditë,
mos me shkue as mos me prit,
besë ka pasë dhe siguri,
si për vëlla ashtu edhe për kojshi.
Do të kthehem prapë
Endrra trishtuese
më erdhi në gjumë,
lotët më pikuan
atë s’e desha kurrë.
I thashë nuk të dua,
të më lërë rëhat
e kam vatrën time
nuk largohem dot.
Prapë m’u kërcënua
në gjoks më shtrëngoi,
të zgjohem nga gjumi
ajo më detyroi.
Erdhi nga errësira,
më tha që të shkoj,
t’largohem nga vatra
ajo më detyroi.
Ju kërcënova ëndrrës
iku shpejt me vrap,
unë në vatrën time,
do të kthehem prapë.
1 koment:
Posto një koment