FATMIR TERZIU
Ratiotelevizioni Publik Shqiptar (RTVSH) ka deklaruar se është drejt sistemit DTT i njohur ndryshe si Televizioni Digjital Tokësor (Digital Terrestrial Television). Deklarata vjen nga Zimo Krutaj i Këshillit Kombëtar të RTSH-së së Shqipërisë. Sipas tij ky “është një propozim i konsideruar”. Dhe kjo deklaratë është dhënë në konferencën e Sofjes të zhvilluar para disa ditësh në lidhje me “Rolin e Medias Elektronike në Sigurimin e Dialogut Ndërkulturor në Kohën e Digjitalit”. Kjo konferencë e zhvilluar në fillim e dyjavëshit të dytë të Dhjetorit zbuloi faktin se RTVSH-ja po përgatitet të ketë DTT multipleksin, ku secili do të mbajë mbi 20 kanale televizive.
Sic dihet Televizioni Digjital Tokësor është një zbatim i teknologjisë digjitale për të prodhuar një numër të madh kanalesh me një shërbim dhe funksion të mirë. Shqipëria në RTVSH nëpërmjet funksionit MPEG-4 kërkon që të krijojë mënyra funksionale të operimit të dy kanaleve kombëtare. Një tjetër është në plan me sa duket se njëri, ai ekzistuesi funksionon. Por vec këtyre parashikohen edhe tetë FTA kanale tematike, 11 shërbime rajonale dhe gjashtë kanale me pagesë nga shikuesit.
Duket interesant ky propozim, kur dihet në fakt se Shqipëria është shteti i parë në CEE të programojë DTT, ndërsa shërbimi që operon sot atje nga DitAlb, konsiderohet i palicensuar.
Nuk ka komente:
Posto një koment