e hënë, dhjetor 29, 2008

Shanse të reja udhëtimi drejt Tiranës



Fatmir Terziu

“Croatian Villas” njofton se së shpejti do të vihet në fluturim EasyJet, shoqëria më e madhe Britanike e fluturimeve. Kjo shoqëri ka njoftuar se do të vendosë një linjë të re midis Londrës dhe Dubrovnikut në vitin 2009-të. Nga një maji i 2009-tës, sipas “Croatian Villas” pasagjerët do të kenë mundësi që të fluturojnë katër ditë në javë, të hënave, mërkurave, premteve dhe të djelave me një cmim prej 29.99 në rrugë.
Kjo kompani ajrore gjithashtu ka parashikuar edhe fluturime drejt Lanarkës, Napolit dhe santorinit midis Marsit dhe Majit 2009. David Osborne, drejtori rajonal i easyJet për Mbretërinë e Bashkuar thotë se linjat ajrore në Gatvik kanë pësuar ngritje krahasuar me vitet e kaluara duke afruar udhëtime familiare me cmime të ulëta me përkujdesje dhe përgjegjësi.
Por ajo që vjen në ndihmë të shqiptarëve është se “Belle Air” një kompani udhëtimi shqiptare ka vënë në shitje për tre ditë të javës biletat në linjën Shqipëri dhe Kroaci. Kjo kompani do të fluturojë nga Tirana në Zagreb të hënave, mërkurave dhe të premteve, kështu kombinimi i udhëtimeve drejt Tiranës nga Londra do të jetë me interes.

Nuk ka komente: