Isha 16 vjec.Shkruaja shume.Me dilte gjak nga hundet.Ishin poezi thjesht djaloshare dhe intime.Kisha nevoje te ngutshme t'ia lexoja dikujt.Nje dite ne nje tavoline te Bibliotekes Kombetare gjeta nje fletore me poezi,nje fletore te vjeter.Lexova poezine e pare dhe ndieva te me kaplonte gripi,nje temperature e lehte,pak ethe rreqethese.I kam ruajtur disa poezi te atij blloku,i vodha si nje hajdut.
Kjo poete ishte Suzana Selenica,krejt e panjohur sot.Ajo erdhi pas pak dhe nuk tha asnje fjale.Disa poezi t'i kopjova, i thashe.
Per te me foli Bedri Myftari.Ai shkruante tregime perplot ndjenje,qe ia botonte Kadare te Drita.Ai i shkruante ato me laps i fshehur pas makinave te vjetra te shtypshkronjes Mihal Duri.Punonte linotipist turni i trete dhe shkruante tregime.Roland,ajo ia lexon ato poezi kujtdo,po eshte pak e rrezikshme kjo.Shkruan me dore te lire si ne,i shikon gjerat kokeposhte,ka shume absurditet dhe paradoks.
Ajo ishte nje vajze pak si prej ajri,shfaqej pa u vene re,si ajo macja e shtepise dhe ikte tines pa u ndjere si nje mi.Keshtu erdhi dhe shkoi.Shkruante tmerresisht kunder rrymes,pa menduar t'i pershtatej rregullave per te botuar,shkruante thjesht per t'u shprehur.Suzana ishte ne moshen e lajthitjes nga ndjenja e tepert.Kishte sy te bukur plot trishtim.
Une atehere shkruaja per Bethovenin dhe novela per gjera qe s'ndodhnin kurre.Nuk e njihja jeten.Lexoja shume.Ajo lexonte shume gjithashtu.Nuk do ta harroj nje dite vjeshte.
Kjo lloj poezie shkruhet sot.Me vjen keq qe kane humbur.Keto i kisha ruajtur diku dhe s'do te kujtohesha per to sikur te mos shkruaja nje tufe me ese per disa miq shlkrimtare e poete,te cilet regjimi i denoi padrejtesisht si grupi i te rinjve.Kjo vajze qe humbi qysh atehere,pikerisht ate dite vjeshte te trete,m'u kujtua me nje dhimbje si ajo qe na kaplon per nje te aferm. Ai djale qe iu afrua asaj ndoshta ishte fati i saj i mbrapshte.E thashe pak me lart se ajo s'druhej t'i lexonte poezite.Ai qe nje djalosh i gjate,simpatik me nje pardesy,qe i perthyhej nga era.Per here te pare e pashe qe ajo qeshi.Ndoshta dashuronte.Ndoshta dashuronte per here te pare dhe na harroi.Iku.Si ajo vjeshte e trete me aq drite prej vdekjes.Vjeshta vdes me drite.
Une shkruaja si i shkalluar.E beja letren rulete dhe vrapoja te takoja miqte.E hapja ate leter delikate dhe lexoja me nje fryme ate qe kisha shkruar.Nje nate mora vesh lajmin se Suzana ishte arrestuar dhe ishte e semure.U kujtova per vargjet e saj qe i ruaja ne nje dosje.Me erdhi per te qare.Dhe vertet s'i mbajta dot lotet.Ne ate kohe kisha lexuar Gjeniun e Teodor Drajzerit dhe s'me hiqej nga mendja ajo qe thoshte Juxhin Uitlla,se qe te beheshe artist duhej te njihje jeten.Iu vardisa tim eti qe te me merrte me makinen e urgjences, te njihja jeten.Net infarktesh,emoragjish,fruthi,dizanterish,epilepsish,te cmendurish.Nje nga keto net ishim ne spitalin psikiatrik.Atje babai ishte i njohur.E kishin frike,mbreterit dhe kalifet,gjeneralet,Bajroni,Kaligula,shpirtrat e sketerres.Te cmendurit kishin nofka te medhenjsh.Babai u bente nga nje gjilpere dhe i qetesonte.Mbreterit dhe gjenite e botes flinin.S'kishte me cmendine,po nje kopsht femijesh.S'kisha pare fytyra me naive e te pafajshme.Atje m'u tek ta pyesja per elektroshokun.Nuk e kisha pare kete aparat te frikshem.Na futen ne cmendinen e burgut ku ishte me e lehte te behej nje elektroshok.Atje kishte shume gra si fantazma,hije te perhimta,qe hiqeshin brane ne pllakat gri.Nje infermier pasi degjoi c'kerkonte babai vrapoi midis grave rrembeu nje prej tyre dhe e solli duke e terhequr zvarre ne kthinen ku ndodhej elektroshoku.E shtriu me dhune,e lidhi ne ate shtrat metalik te tortures,ndersa ajo kundershtonte pa shume force me nje shprehje pa jete.Infermieri u ngrit mbi te ,sepse ajo nuk hiqte dore nga kundershtimi dhe i vuri gjurin mbi gjoks.Dy pllaka metalike u puthiten pas temthave te saj.C'pamje e llahtarshme,me vinte per te vjelle,dridhesha nga nje dhimbje fizike e paprovuar me pare,,jo nuk e dija se punet do te ndodhnin kaq shpejt.Ishte ajo,Suzana,poetja e absurdit,shoqja ime me e mire.Kur u bera gati te therrisja,te ndaloja ate krim barbar perpara syve te mi,aparati u ndez dhe une pashe si u perpelit ajo me force per disa sekonda,pastaj ra ne fashe.Infermieri shau neper dhembe se ajo s'jepte shenja jete.Ndoshta kishte vdekur.Une therrisja si ne jerm.Ai dhe im ate filluan ta shtypnin me force ne kraharor.Babai e shante. O budalla,po kjo qenka shume e re.Djali e njihka,qenka poete,c'bere o malok!
Ajo vdiq prej torturave sepse nuk tregoi asgje,nuk doli asnje emer nga goja e saj.Cmimi i Malit te Eshtrave qe shume i madh per te.Ne humbje iku,ne humbje vjen.Tani ne Nju Jork eshte vjeshte e trete.Vjeshta vdes me drite.Pas shume vitesh isha ne spitalin psikiatrik te Elbasanit.Hapem dosjet.Dosjet e te semureve.Atje qe shkruar;Epikriza;Agjitacion e propagande. ( ky ishte emri i semundjes ) Mjeket;emrat e hetuesve. Drejtori i spitalit,ministri i brendshem i asaj kohe.Firma.Vula.Tmerr.
Dhe dosja e saj e tille duhet te ishte.Nje dosje e vjeter e verdheme ne nje raft spitali.Po dosjet dergjen per se gjalli e per se vdekuri,dosjet nuk hapen.Midis te zhdukurve eshte dhe ajo, poetja qe s'botoi asnje varg, sepse shkruante per sot,cuditerisht per sot,ajo e kohes se Bitellsave,ajo e vjeshtes se trete,dhe e vjeshtes se Nju Jorkut,qe e shoh perdite.
Nuk ka komente:
Posto një koment