e hënë, dhjetor 22, 2008

Poetja imortale

Fatmir Terziu

Sulkuqi, “poetja e hekurt” e trevave shqiptare, vulosi para ca ditësh me vargun e saj përtej modestisë, pa bujë e në heshtje nëpërmjet “Fjalës së Lirë”, himnin poetik të nektarizuar në vite, duke parathënë qetësisht se poezia e saj, versioni i saj e ka bërë atë të pavdekshme në hapësirën poetike mbarëshqiptare, por edhe më tej:

“...ndaj syhapur... /malli qenka dhe i bukur.. /edhe pse të than si eshkë… /Jeta vetë na qenka –mall /Ndaj syhapur çdokush vdes.”

Barazpesha e ditënetëve

Kjo poezi e qëndisur me fjalën e përzgjedhur nikoqire, me stigmën protagoniste dhe me sqimën tradicionale shqiptare, natyrshëm ushqehet me nektarin poetik të Sulkuqit. Sa gratitude është të shpaloset në këtë shekull poetik! Në këtë rrjedhë të poezisë së Sulkuqit, që më shumë se 50 vjet sfilaton mrekullisht, me modën e duhur dhe me një surprizë tejet rinovuese. Më shumë se 50 vjet është në të fjala, gjuha dhe shprehja, figura artistike dhe jetikja, mirëdashësia dhe ndjesia qetësiprurëse. Në cdo qelizë të këtij motivi, Sulkuqian, ndjejnë qetësi burra e gra, të rinj e të reja, gjithëmoshorë dhe gjithëseksorë. Natyrshëm aty ndjehen mirë dhe shijues deri në detaje të poezi-perlës së saj. Ajo nuk njihet si poete e shtresave, as poezia e saj nuk njihet si e varfërve apo sidromë e të pasurve. Poezia e saj që nga ditëlindja e deri tek kjo e fundit i jep shpirt-ushqim të gjithëve, edhe pse del si dielli i agimit mes dy cukave gjelbëroshe, që ngrihet në dy anë të kundërta të globit, si për të barazpeshuar ditënetët poetike:

“I thashë lotit…”

Një ditë pa dritë, një natë pa hënë, /Lotin intim ma shanë e vranë…/I pata thënë lotit tim-/përballë botës mos i dil…/Është kohë e keqe, një Zot e di, /do të të thajnë pa dalë mirë…/Nuk më dëgjoi, nuk më dëgjoi… /Si djal’ plangprishës/pa mua shkoi… /Një dit , ah, ditë, pa mbushur ditën,/kthehet sërish lodhur e tretur… /Lutet e lutet mardhur e ngrirë/përmbi qerpik nga pritja djegur… /I kisha thënë, i pata thanë:-/S’i duhet botës një lot që qan…”

Poetja imortale

Poetja e vargut gjithëushqyes, mund të marrë edhe sinonime të tjera, veç atyre që rubrika dhe ndjekësit ia përkëdhelin, si ‘lulëkuqe’, por ajo mbetet tek ajo që poezia e saj tashmë ka vulosur: është pavdekësia, ‘poetja imortale”. E gjithë krijimtaria e saj në fakt mund të quhet e tillë. Edhe pse në këtë majë moshore vargu i saj siglon një pjekuri me timbër e rezonancë poetike, natyrshëm deficit ii takon kohërave dhe tematikës. Në përzgjedhjen e fundit, Iliriana Sulkuqi, solli aromën e një itinerari-human, që aty nga mesi i katërmujorit të këtij viti u ushqye në flladin Ballkanas: “Pa pyetje –pa përgjigje” e Ilirianës është në këtë udhë dhe natyrshëm ka gjuhën e vet: “Po plas!... /Po plas, po plas, /përse nuk shpika /rrota gjigande sa Dashuria.../Si një bujkrobe do e tërhiqja /gjithë Amerikën tek Vendlindja.../Po plas, plas që askund s’jam- /as ku kam lindur, /as ku do vdes.../Që s’bëra dot një varg të malltë /dhe pse me rrokjen fjeta jashtë./Po plas, po plas, /kujt t’i rrëfehem /që m’troket ikja n’ rrëz’ të veshit,/as bardh, as zi s’më mbeti vargu, /një oqean m’ ndau nga Deti.../Po plas...po plas…/ Që dhe një dorë- /shtatë breza nerv,/shtatë malle varg, /një firmë s’e hedh as për shkronjë,/një firmë s’e hedh as për një varr… /Po plas….Po plas/si në legjendë: /« ...Plasnë si poçe me verë... »

Më thirre?.../ja, erdha./Sa të kaloj mbi njëmijë vjeshtëzat e mia,/Sapo t’ua mbledh gjethet e zverdhura,/Sapo t’ua shtroj tryezën “Hapy Birthday”/Në larg-ikjen time…/Erdha!

E njohur si një aktiviste dashamirëse, në meshën poetike dhe dimensionin e saj human dhe si një tejcuese e stilit poetik të saj në ambiencën dhe poezi-sofrën kosovare, Sulkuqi gatoi me këto poezi, një emër tjetër, ndoshta po aq sa Isuf Myzyri i Madh që këndohet me shpirt e me zemër anembanë, ku shqipja flitet me ëmbëlsi. Por jo vetëm kaq, ajo shuguroi një shkollë, gatoi një poezi model, një projekt-prozë poetike për të tjerët, që synojnë të arijnë frutet e saj.

Shkundja

Poetja në këtë prurje, nuk rilindi, as nuk ndryshoi diçka, veçse na shkundi ne krijuesve, na kujtoi në fakt oreksin e madh të kritikës, për të thënë paksa më shumë, kur dihet se çdo gjë që ajo ka shkruar është një ushqim për të gjithë e meze për të rinjtë e fushave krijuese në lëmin e poezisë.
Ajo riskon si një poete e natyrës, e kënaqur me udhëtimin e saj përgjatë Jonit, apo Egjeut dhe mëtej mes Rivierës dhe sofrës atdhetare, duke sfiduar admirimin dhe parasjellë çdo të mirë në tryezën e saj poetike. Për çdo mirësi, për çdo mirëpritje, për çdo anështrim idesh. Në këtë udhëtim real dhe imagjinar, Sulkuqi gjeti vetveten dhe ne zbuluam e rizbuluam poeten…
Sulkuqi solli me devocion trëndafilat e dhuruar, çmimin e merituar, dhe atë që ka adhuruar, për të themelosur në vargun e saj dashurinë e munguar dhe paksa të harruar nga thinjat dhe rrudhat.
Në varg ajo është më shumë se kaq!

Nuk ka komente: