Aida Dismondy
Bashkohem me mendimin e shprehur nga Z. Milloshi. Do te shtoja se keta ishujt tone jane aq te theksuar sa kur ndonje nga brezi i ri shikon me sy kritik c'brokulliset nen rete e tymit te duhanit sidomos kur vjen puna per nje mentalitet te cilit te pakten per kohen qe jemi dhe vendin eshte i vjeteruar, ishujt jane gati te hidhen ne fyt dhe te te quajne anti-shqiptar ose se je bere shume amerikan?! Te kritikosh nje mentalitet nje menyre te menduari s'do te thote se po tradhton vendin, te mesosh gjuhen e vendit ku banon s'do te thote se ke harruar tenden. Te integrohesh ne jeten e vendit ku banon nuk eshte tradheti ndaj vendit ku u rritem. Por ja qe te tera keto shikohen si tradheti si anti-kombetare, si anti-shqiptare.
Mua me ka mbetur ne mendje pyetja e diplomatit dhe teksa po mendoja mbi te konkludova se nese do te dale ndonje perfaqesues i shqiptaro-amerikaneve ne nje nga zyrat apo funksionet legjislative apo ekzekutive te SHBA-se do te jete nga brezi i emigranteve te vone. Pse? Sepse te hershmit domosdo qe s'do te synojne per pozicione te tilla, te ishte ndryshe s'do te diskutohej kjo ceshtje. Por, ne te ardhurit e vonshem e kemi kete mundesi. Pse, se shumica prej nesh jane te shkolluar, dhe ne pjesen derrmuese i kemi kapercyer veshtiresite e fillimit te emigrimit, e filluam me larje pjatash por ne xhepa mbanim diplomat, mesuam anglishten shkuam dhe shkojme ne shkolla e punuam njekohesisht.Mbaruam shkollat(apo akoma kemi synim te studiojme metej) dhe siguruam jeten private tani ka ardhur koha t'i kthehemi kontributit ne jeten publike. Mjaft qe njeri nga ne (qe e ka lene me kohe turmen te mbetet tek ishujt e tymosur te kafeneve) t'i ver synim vetes se eshte i denje dhe i zot te mbarte mbi supe funksione legjislative apo ekzekutive. Mendoj se eshte thjesht ceshtje kohe, por jo pamundesi.
Respekte,
Aida Dismondy
Nuk ka komente:
Posto një koment