e hënë, nëntor 10, 2008

Ngushëllim nga “Fjala e Lirë”



Nëna, nënës, për nënën, për jetën që na dha e na gatuan, për jetën…
E kush më bukur se Esenini i Madh do të thurrte një letër për nënën. Një letër për të shtrenjtën e zemrave të secilit. Dhe kur e shtrenjta nis udhën mes lulesh, natyrshëm vetëm “Fjala’ mbetet si një çengel ku varren lotët, malli, ikja e arsyeshme, dhe mijëra grimca të tjera, që përshkohen në një udhëtim të shtrenjtë nënë-fëmijë, nënë-bir. Këtë ndoshta tashmë e ka mbërthyer zemra e mikut tonë, njeriut të letrave, MËHILL VELAJ, teksa lajmi për humbjen e nënës nga kjo jetë e ka ndjerë me dhimbje të dyfishtë, në një moment tepër delikat për të dhe familjen e tij. Këtë lajm sapo e morëm vesh dhe ndjehemi nga larg mes hidhërimit të Tij, ndjehemi si shqiptari-shqiptarit, si miku-mikut, si njeriu-njeriut të mirë dhe human. Jeta natyrshëm e kreu misionin e saj. E kreu duke përmbushur një cikël, që solli lotë në zemër të djalit të saj që e deshi aq shumë, që bëri aq shumë sa në bisedë me Mëhillin disa ditë më parë mësova se ç’do të thoshte vlerësimi që lexohet në sy të përlotur, vlerësimi në thinja e rrudha.
Ne grupi i intelektualëve që botojmë dhe drejtojmë “Fjalën e Lirë” shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë.

Nuk ka komente: