e hënë, nëntor 10, 2008

Munxadhënësi…





Profesor –Doktor Skënder Gjoni


« Mbi veprën në 7 kapituj të shkrimtarit të mirënjohur Kasëm Trebeshina »

Pasi i lexova shumë herë kapitujt, Trebeshina t’a them hapur « vepra » më ngacmoi jashtë mase. Po mundohem të shpreh sinqerisht ndjenjat, emocionet, arsyetimet dhe idet që më provokoi kjo « Vepër në 7 kapituj ».

Emocionin e parë që me mbajti nga fillimi deri në fund me intesitet « artistikisht dhe idollogjikisht »në rritje do t’a shprehja shkurt me një thënje popullore :
« Mjaft Kasëm se na hape barkun » duke u ndalur në kufi të politesës zyrtare, jo si ai, Kadri Hazbiu dikur që tha :- 30 faqe lexova nga Dimri i Madh dhe 30 herë pështyva…
Lexuesi do të thoshte : dale, dale, po si shumë shkurt i re… hape lojën…, argumentoje.. Kasemi tashma është shkrimtar i njohur .
E pra me që e hodha hapin po e kërcej vallen. Po i hedh emocionet në letër si mbas kapitujve të « Veprës » ashtu si më vijnë nga leximi, kujtimi dhe meditacjonet e provokuara nga mashtrimet në të.
Siç thua vetë futesh në thelbin e çështjes me një « transparencë » opake të rrallë, të rrethuar me një hije misteri të vazhdueshëm, si p.sh.kur thua: « si-Zonjat e shumta … një njeri… ajo Zonja dhe Zonjat e tjera…Zotërit që lëpijnë kockat… nuk do lind ai që do ma marrë fronin, Zonja që kërkon takim… Fotografia e ime në gazetën e tyre » etj. etj.
Dhe më në fund pas kësaj pregatitje të turbullt, anonime, pa këmbë si gjarpëri, shkëlqen si "teh thike" emri i Ismail Kadares. Thash me vehte: Fillimi është gjithnjë i vështirë sidomos për shkrimtarët e dobët. Vazhdova më tutje me kuriozitet lexim studimin dhe mendova:
De o Kasëm de, n’a egzistoka një farë institucioni i ngritur posaçërisht për të mbrojtur gjallë emrin e I. Kadares. M’u duk vehtja prapa bote. Institucion! Fjala institucion ka lidhje me shtetin apo jo? Dhe Kadareja i madh na qënkej një komunist krejtësisht i zbuluar në kriminalitetin e tij; kriminel komunist nga ata të sigurimit të shtetit…. Po t’a thoshte ndonjë tjetër s’do e besoja kurrë por nga goja jote , goja e një ish hetuesi komunist, e një prej themeluesve të"Armes së proletariatit" ndryshon puna , duhet besuar , duhet të ketë fakte mendova bile serrioze , aq më shumë që argumentat kryesore n’a i merrke nga veprat e Enver Hoxhës dhe Dimri i Madh i Kadares dora vetë. Do t’i marrim pak më poshtë këto thema rebarbative, të përsëritura deri n¨lodhje por me një sy më të hollë, syrin e psikanalistit. Durim...
Lexoj, lexoj dhe e hap gazetën nga e para për të lexuar titulllin ( më beso lexues se gjatë leximit e bëra instiktivisht këtë veprim disa herë). Shqipëria në Identitetin Kulturor...Gjatë veprës tënde o Kasëm, Kultura apo Antikultura e Shqipërisë n’a u përfaqsoka 95% nga I. Kadareja, 5% nga At Zef Pullumbi, 0,01% nga Dritëro Agolli dhe ai i përtejmi Rexhep Qosja, 0,001%. Besoj se më jep të drejtë. Ja një tabllo me numura pa komente në"veprën" :
Përmënden: 35 herë I Kadare
1 herë D. Agolli
12 herë At zef Pumllumbi me nënkuptim"Ai Kleriku"
Këtu o Kasem s’e ke përmbajtur dot veten, menjëherë e aty ku të përvëlon. Habite dynjanë habite o Kasëm Trebeshina. Theme me vehte që do kishe habitur dhe vetë Machiavellon me veprën e tij "Princin" me këtë force kolosale, me këtë fantazi të pa pare ndonjë here dhe urrejtje unikale që të mundokërka shpirtin tend, tejet sensibël prej shkrimtari. Ti nuk njeh lodhje, nuk njeh pengesë, nuk njeh arsye, nuk njeh Moral.. Do të të quaja në gjuhën tone të hershme "Trim Tribun i Poshtërsisë Historiko Letrare" që si një central vigan prodhon helm e vrerë me intensitet të madh, natë e ditë pa pushim!Aferim për besë.
Leximi i veprës më provokoi një pyetje pa i gjetur një përgjigje të sakët. Vras mëndjen të gjej një shëmbull të një urrejtje kaqë të forte, të egër e shpifëse të një shkrimtari për një shkrimtar tjetër, qoftë në anë tjetër të botës. Lexuesi mund të njohë ndonjë! Unë jo. Më ndihmoni o lexues gjithë shqiptarë!
Kam ndigjuar për një kompozitor bashkëkohorë të Mozartit, Salieri, dhe që ky na paskej helmuar Mozartin vetë. Hapa enciklopedin; nuk ishte një prove e vërtetuar. S’kish ngjashmëri aq më tepër që Salieri na qënkej kompozitor i mire, veprat e të cilit u luajtkërkan me sukses akoma sot. Analogji e dështuar fatkeqsisht… Akoma personalisht nuk kam gjetur një rast së paku fare pak analog me rastin unikal Trebeshina. E meriton përbesë Gjeniu i Helmit të quhesh.
Vepra me 7 kapituj"Identiteti kulturo"r na shpaloset me gjithë madhështin e saj mohuese si një pamflet i kuq Anti Ismail Kadare, me të gjitha sindromat psikopatike të Artistit të dështuar kundër Artistit të madh.
Vendi ynë i vockël-i vockël por ka nxjerrë njerëz të mëdhenj në dy kahjet. Janë bërë tentativa anti Kadare dhe më parë nga Lubonja, Klosi, Qosja e ndonjë tjetër, por këta janë liliputë, para gjigantizmit madhështisë dhe forcës tënde. Je i rrallë o Kasëm, i rrallë dhe i pa arritshëm, për shumë kohë akoma, në shpifje e ligësi. Ama për atë Qosen, e ruan dorën, e quan "ai i përtejmi" dhe çoç e akuzon turbull turbull për ca drama e dosje, që lexuesi i zakonshëm as që e merr me mënd se për kë drejtohet fjala Djalli vetë je dhe për besë s’ta kalon njeri; edhe helli edhe mishi. Me ç’duket s’para do t’i prekësh as hijen, shokut të armëve Rexhepit. Në se ai e ka thënë e shkruar hapur," që ne shqiptarët ardhjen e kemi nga lindja", ti e ke dorën më të rëndë por më të hollë në këtë drejtim. Sigurisht të ka trembur dështimi i dhimbshëm I R. Qoses . E pe të arsyeshme të distancohesh pak, apo jo.S’ta ha qeni shkopin…as penën do thoshja. Bën sikur i sulmon islamistët duke e përdorur termin"modern"hisbollah por të transferuar te komunistat e rinj dhe idhtarët e Kadares përzier, si p.sh. Hizbollaun ortodoks Maks Velo që islamistat e vërtetë e rrahën në kafe në mes Tïranës.
Me pak analizë duket qartë që urrejtjen e mllefin e ke kundër Europës dhe Kristianizmit. Termat Kleri,Kleriku që t’i përdor ruajn tek ti formën komuniste të dikurshme megjithëse fjalën e ke për Klerin katolik sot. Historinë e Papëve na e ditke më mire se të Kalifatit që se zë fare me gojë. Inkuizicionin e shan me zjarr e me afsh. " Klerikët me uniforma", thuaje troç o derëzi,Papa me kardinalët e tij. Shyqyr o Allah që bëre Kasëmin t’i thotë Europës "Ndal mos u ktheni nga mesjeta". Ndërsa profetit i bën ndonjë kritik të vockël kalimthi për ferexhen e veshjet dhe këto tepër indirtekte mezi kuptohen? Sa i hollë je o Kasëm.
Po i kthehem përshtypjeve të çastit. Si të vetmin dëshmi të "veprimitaris kriminale" të I. Kadares n’a qënka internimi i Zonjës Janulla dhe të birit . Duke e përmendur shpesh herë n’a e paraqet Zonjën në fjalë të përsekutuar nga i tmershmi Kadare sikur të ishte Shën Mëria vetë me krishtin e vogël". Zoti Kasëm je një fallcifikator dhe gënjeshtar me dimensione të mëdha. Si të besojmë ty e të mos i besojmë vehtes që kemi jetuar në Tiranë, që kemi blerë vaj e kafe tek Janulla për 19 vjet me rradhë (flas në shumës se si unë ka plot që mendojnë e kanë shkruar). Historit e saj i njeh gjithë Tirana. Gjithçka përputhet plotësisht me faksimilet zyrtare të kohës, të botuara në Gazetë si dhe vendimi për internim me arsyet përkatëse. Siç e kanë pohuar hetues, oficerë të sigurimit të asaj kohe dhe shumë të tjerë, dihet e stërdihet që ajo ka qënë agjente e sigurimit, ka provokuar e denoncuar dhe dalë dëshmitare duke futur në burg rreth 10 gra të huaja…,deri dhe dashnorin e saj.. Ti, në një mënyrë fare të qartë i afron mbrojtjen tënde. Mendoj një cast: -ku tema e "Veprës në 7 kapituj Identiteti kulturor" e ku Janulla me vuajtjet e saja.Kjo më kujton Makjavellon mesjetar me formulën famëkaqe :–Qëllimi justifikon mjetin.
Na thua që sapo ndonjë i huaj shkruan ndonjë lavdërim për I. Kadaren, thirret menjëherë në gosti, trajtohet si mik i vendit e përcillet me nderime. Ti e ngatëron me qëllim me kohën tjetër . Atë të Partisë. Më kujton këtu Kryetarët e Partive marksiste –leniniste mbasi i bënin lavërime shokut Enver, priteshin me nderime në plazhe, në gosti, i jepeshin peshqeshe e dollarë, si Miliezi, Amazona, dhe Zhak Gripa që vodhi 10000dollarët e partis e u zhduk etj; etj. pa fund. Po këtu, pak më tutje përmënd Stalinin. Po u kujtoj lexuesve se në vitin 1953 ( pak a shumë duhet të jetë koha që t’i kishe qëndisur atë"letrën e tmershme Enverit") kur vdiq Stalini për të shprehur "mënxyrën e madhe" që na zuri shkruajte një alamet poeme për Stalinin e madh që u botua dhe tek Zëri i popullit. Pata dëgjuar që poema ishte pëlqyer shumë dhe lart, biles kur shoku S. Koleka e kishte lexuar në Byron politike, me zë të lartë e plotë mallëngjim, Komandantit i ishin përlotur sytë.
Gjatë leximit të"Veprës me 7 kapituj" ndihet qartë që ty të dominon një dhimbje e madhe, sikur t’është ngrënë e drejta dhe haku, nënkuptohet nga I. Kadareja.Turbull, turbull kuptohet dëshira e fshehur që shkrimtari më i madh duhet të n’a ishe ti, që disidenti më i shquar të na ishe ti, që çmimin Nobel me pak marifet mund t’a marrësh ose e pakta të propozoheshe ti. Besa, Besën pse jo? Ai Mandela i Afrikës ç’ka bërë më shumë se ti? Ja paska bërë cazë burgth më tepër…por ama s’ka shkruar asnjë vepër, nuk ka asnjë Opus. Simbas intervistës në Kosovë ti me Opuse duhet të jesh më i par se laneti Ismail. Në intervistë ndjehej qartë që ishe krenar për sasinë kolosale të Opuseve që n’a paske shkruar , por s’paske para për t’i botuar. dhe pak fatkeq që s’po gjen subvestion nga qeveria për t’u botuar. Aty për aty më pamjen tënde protestuese, të mjerë dhe qaramane më kujtove thënjen e poetit rebel hungarez Sandor Petft « I DHIER POR KRENAR ». Vujtja yte më prek shumë, aq më tepër që siheqim m’a do zanati të shëroj njerzinë.
I nxitur nga refleksi i terapidhënjes, të këshilloj të mos harxhosh orë e letra për Kadaren. Diagnoza është e thjeshtë : Ty si shkrimtar, si poet, si mendimtar, të ndajnë vite astronomike nga ai.
Në Shqipëri Ismaili nderohet dhe quhet shkrimtar i madh, por në Perëndim njihet e nderohet 1000 herë më shumë. Ti thua si me mëdyshje që u botoka në shumë gjuhë. Po të them që gjithë këto vepra ose Opuse të mrekullueshme të tijat, të përkthyera e të botuara në 40 vënde të botës, gjithë ato artikuj , reçensione, e çmime sjellin para Kasem. Shumë e shumë më tepër se 3500 dollarët qesharake që ti i përmënd e ripërmënd si përvehtësim nga ana e tij. Librat e Kadares janë kudo, ato studiohen në shumë Universitete dhe auditore të botës ku mund të marrin pjesë vetëm njerëz të mëdhenj e të çquar.Në shumë nga këto auditore I. Kadare është i vetmi shqiptar deri më sot që ftohet për t’u dëgjuar. "Të folurit me dy kuptime në krijimtarin e I.Kadares studiohet në mënyrë të veçantë duke vlerësuar dhe evidentuar mendimin disident të tij që ti në "Veprën me shtat kapituj" mundohesh t’a hedhësh poshtë me zell. Atë të folur të guximshme me dy kuptime deri në rrezik, plotë alusione midis dy epokash që krimin e kishin të njëllojtë Epoka e Turqisë me epokën e Partisë, shqiptarët e ndershëm e njohin mirë dhe e kanë diskutuar nën zë mes tyre në kohën e Enverit. Ato shkrime me dy kuptime që n’a ka mbajtur gjallë e na ka bërë të ëndërojmë, sa herë që dilte ndonjë vepër e re e tij. Atë të folur pra që në atë kohë edhe vetë shumë pjestar të rregjimit e pranonin me kënaqësi , heshtazi duke i konsideruar si shigjeta që drejtoheshin kundër personit Enver. Ne shqiptarët e, duam, e çmojmë , e nderojmë shkrimtarin tonë të madh. Një botë e tërë shumë miljonëshe e respekton dhe e admiron shkrimtarin tonë të madh. JU, Ti me hisbollahët e tu si Lubonja, Klosi, dhe ai i « Përtejmi Qosja» e disa të tjerë, vazhdoni t’a pushkatoni e të villni vrerë kundër tij.Ju të persekutuarit nga Partia e Punës. C’far ironije
Po e zbres vështrimin në kapitullin më poshtë.
Të bëjnë shumë përshtypje ty Kasëm, skeletet, zhvarrosjet , zvarritjet. Përmëndja e tyre, shpesh e shpesh zbulon një tronditje të fortë tek ti kur i dëgjon ato fjalë, aq sa nuk arrin t’a fshehësh dot. Pa dyshim që ti ke lidhje me krimin, skëletet, e zvaritjet, vetë ti me siguri ke bërë krime. Në psikanalizë kjo njifet. Nuk është fare rastësi që je i vetmi që e cilëson I.Kadaren. « Kriminel ». Ty të kanë tronditur siç thua dhe vetë fillimisht zvarrisjet tek Dimri I madh dhe pastaj skëletet tek Gjenerali iushtrisë së vdekur. Tek Dimri i madh, në gojën e një shoferi të deklasuar furgo, Kadareja për herën përshkruan kufomat e komunistëve e sekretarëve të partive që populli i kishte vrarë e që shoferi i deklasuar imagjinonte sikur i lidhte mbas furgonit të tijë e i tërheqte zvarrë nëpër rrugët e Tiranës. Kjo pamja makabre m.gj.se gjoja fantazi e shoferit të furgonit. ka tmeruar pa dyshim të gjithë ata që i kishin lyer direkt ose indirekt duart me gjak. Kam ndëgjuar me dhjetra komente kundër Kadares mbi "Dimrin të madhë" me dëshirën për t’a linçuar atë( Kadaren) por ama në përputhje të plotë me ligjet e psikanalizës këto faqe të shoferit që xhvarris sigurimsat asnjeri nuk i komentonte. Të gjithë bënin sikur nuk kujtoheshine t’a kishin lexuar. As E. Hoxha vetë, i kënaqur nga paraqitja e tij në libër bëri sikur nuk e vuri re.Kur asnjëherë nuk kam menduar të komentohen këto faqe përvëluese për komunizmin. Por ama ty kjo s’të paskej shpëtuar. Përkundrazi të është fiksuar në tru si gozhdë që të përvëlokërka pafundësisht dhe çuditërisht në mënyrë të veçantë.
Jam i bindur që xhelozia jote dhe urrejtja për I. Kadaren kuptohet menjëherë si Psikopatollogjike dhe nuk e ka burimin vetëm tek zilia për shkrimtarin. Ti si shkimtar duhet t’a dish që I.Kadare është një gjeni në literaturë e që ti s’ke si krahasohesh me të. Por mendoj ajo që të prek ty dhe shumë të tjerë është fakti se Kadare prek thelbësoren, ju hyn juve në guackë tuaj , ju përshkruan dhe ju demaskon gjatë gjithë krijimtaris së tij
Por t’i kthehemi thelbit: Pra Ismaili ka prekur krimin, ka përshkruar hetuesit, mëndjen e Enverit, botën kriminale komuniste shqiptare. Kushedi sa qindra vetë jeni ju që jetoni akoma fshehur me duar të gjakosura e fantazmash të vdekurish, që keni në koshiencën tuaj të zezë. Ti vetë i zbulon këto sigurisht pa dashje, por të qarta si drita e diellit. E ke lexuar Poemën Pashallarët e kuq apo e ke parë si shumë të tjerë vetëm nga ana artistike gjoja !!! E ke lexuar kritikën e D. Agollit të botuar nga arkivi i shtetit ? Në këtë dokument D. Agolli i bën një kritikë të thellë dhe plotësisht të vërtetë sipas llogjikës komuniste të asaj kohe. Ajo ishte një aktakuzë së bashku me sentencën, që kur e lexojmë akoma sot na bën të dridhemi.
Thua që Kadare ka denoncuar në Min. e Brën. D.Agollin për punë honorari ! Këtë s’e kemi dëgjuar ndonjëherë. Duket e pabesueshme kur mendon që kemi të bëjmë me komunistin e vendosur Dritero Agolli, Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve e artistëve dhe antar i komitetit Qëndror !
Një gjë tjetër më bën përshypje duke lexuar « Veprën tënde » që veprat e Ismailit ti na i lexon me vëmëndje të madhe e jo pa admirim.Ti kopjon idetë e gjetura fillimisht nga ai dhe me kalimin e kohës nga admirimi i fshehur që ke për atë si artist , pa e kuptuar as vet, i bën dhe na i servir si të tuat por të trajtuar në një mënyrë shumë banale si në jerm e në kllapi me gjithë komentin editorit që: « …shkrimtari i njohur K. Trebeshina i bën një analizë të plotë letërsisë shqiptare… » Tema e Krimit kolektiv, Fajit kolektiv, Përgjegjësis kolektive, Anonimati komunist që i mbronte dikur të gjithë kriminelët është trajtuar më parë nga I. Kadare në mënyrë gjeniale e bindëse në shumë vepra. Po ashtu krijon akuza pa vënd dhe fantaziste duke lënë të nënkuptohet në mënyrë krejt të turbullt që Enveri si mbrojtës i Kadares fillon letërsinë nga 0-roja me romanin Gjenerali i ushtrisë të vdekur. Është fëminore nga ana yte që të shpresosh se lexuesi të mos kuptoj ku do të dalësh ti. Më tej i fal Shuteriqit një copë të vogël nga torta e mllefit,vetëm e vetëm që t’i kthehesh përsëri figurës qëndrore të "veprës tënde", pra Kadares. Mundohesh t’a diskreditosh si krijimtari artificiale dhe të rreme romanin e tij të parë të letërsisë të Enverit nga zeroja.
Për t’u treguar i sinqertë në një fare mënyre, përsa i përket figurës tënde si kriminel i sigurimit, kam patur një farë parapërgatitje. S’mund t’a them saktësisht por rreth vitit 1954-56 kam pasur si paciente motrën e Thoma Karramellos që vuante nga mushkritë. Natyrisht u njohta dhe me TH. Karamellon që m’impresionoi menjëherë mbasi kisha dëgjuar nga njerëz të afërt që ai si hetues i kallte datë të gjithëve në kohën e tij. Ai ishte shumë energjik i fortë fizikisht, bjond me flokë të rrëna përpara. Kishte mbaruar liceun e Korçës dhe dinte gjuhë të huaja në mos gabohem. Ishte dhe ai amator i letërsis. I vija rrotull t’a pyesnja për periudhën kur ai kishte qënë hetues. Në 54-56 ai ishte tashmë prej kohe i përzënë nga funksionet. Pak më vonë dëgjova se u internua. Më në fund, një ditë gjeta rastin dhe e pyeta për namin si hetues i egër dhe i tmershëm. Përgjigja e tij më ka ngelur në mëndje: "C’i t’mershëm a derëzi. Unë dhe në hetuesi shkoja me Dante Aligerin në dorë të mbështjellur me gazette.S’isha unë për atë punë. Ka pasur të tjerë,të tmershëm të vërtetë që kishin vdekur të burgosur në hetuesi…" Në vazhdim më përmëndi disa emra. Më ngeli në mëndje emri yt Kasëm Trebeshina (nga vargmali në gjeografi Ttrebeshin , Dhembel, Nemërçkë). Për shumë kohë kët emër nuk e ndëgjova më. Vite më pas përshpëritej për një ish oficer sigurimi që Enveri n’a e kishte plasur në burg mbasi kishte guxuar t’akuzonte në një letër, Enverin vetë, për krime ndaj popullit, dhe që vëllai i tij qënkej gjithnjë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Fierit. Ky tregim gojë më gojë megjithëse pak i besuar n’a krijoi të gjithëve një ndjenjë habije dhe admirimi, por nuk morra asnjëherë mundimin të bëj lidhjen midis Trebeshinës së poezis për Stalinin, hetuesit vrasës Trebishina, dhe Kasëm Trebeshinën pas 91shit. Më vonë u botua dhe "letra e famshme" nga ana jote por asnjëherë nuk u vërtetua njëhësija, nga arshivat e shtetit dhe nga ato të K.Q. Vërtetësia e kësaj letre, për ne që e njohim atë kohë, është sa e çuditëshme aq dhe e pa besueshme, mbasi « Enveri ynë » o Kasëm dihet tashmë që për një dëshmi ose letër të tillë ty do të të varte dhe byrazerin Kryetar Komiteti Ekzekutiv do t’a zhdukte me gjithë familje. Mjafton të kujtojmë që në Konferencën e Tiranës në vitin 1956 të gjith ata që guxuan të ktitikojnë Enverin për gjëra të vogla u shpartalluan plotësisht me burgje, interime, e pushkatime. Po kujtoj dhe nje rast i njohur nga të gjithë. Ai i familjes Sallaku që për një tentativë arratisje kjo familje komunistash të orëve të para, trima e të ndershëm etë pa nakatosur në funksione të dyshimta si puna yte, u shkatëruan plotësisht. Nuriu dhe Abdullai kaluan 18 vjet në burg deri në vitin 91 me rrënjen e komunizmit; Hamdiu sekretari personal i Enverit u internua e s’u pa më kurrë ; Mehdiu u sëmur nga nervat dhe ngeli invalid me të dy prindrit që vdiqën në mizerje dhe të braktisur nga të gjithë; ndërsa Xhaviti, inxhinier me kapacitet të lartë dhe njeri i jashtzakonshëm u pushkatua si "spiun i sovjetikëve" sepse ai kishte bërë studimet në B.S dhe e shoqja ishte ruse. Mirëpo byrazeri yt, ai finoku me syze o Kasëm, mbeti kryetar komiteti deri në pension, e këta Sallakët me radhë nuk e sosën dot jetën që u dha Zoti.
Historia jote Kasëm me këto që na ke servirur kuptohet vetëvetiu që është e dyshimtë dhe pak e besueshme. Në vitin 1970 vetëm për një interpretim poezish u pushkatuan 2 poetë shumë të talentuar që i këndonin natyrës… Më vjen në mëndje gjithmonë oyetja : Kush të shpëtoi ty O Kasëm Trebeshina? Ka dy alternativa: E para, letra jote dhe disidenca jote është një hiç i madhe, ose një mashtrim. E dyta në qoftëse letra yte do është e vërtetë dorën Enverit për ty ia ka ndaluar një dorë tjetër shum e fortë. Mos vallë UDBja ,apo GPUja me shkëmbimet e tyre që mbas vitit 1948 mbas prishjes së marrëdhënjeve me Jugosllavin.
Kjo biografija jote Kasëm ka shumë hije dhe kapërcime që më kujtojnë gropat e zeza si ato të kozmosit. Na flet për krime të tmershme komuniste sikur të ishe vetë jashtë loje ose si nga katedra. Ndërsa në të vërtetë Kasëm ti ke qënë në lojë dhe bile në vijën e sulmit. Janë pikërisht këto krime të tmershme që i ke në ndërgjegje që ti kërkon ti transportosh tek të tjerët me insistim prej të marri. Përsërit « krimet e tmerrëshme komuniste » ku kuptohet se di diçka më shumë se ne të tjerët, të zakonëshmit. Njihen këto fenomene në psikologji e psikanalizë
N’a përmënd Rilindasit ashtu si t’intereson për Europën e përgjumur të inkuizicionit. Naimi i jonë thotë në një varg –që lindja vjen nga perëndimi-. Këtë sigurisht se ke vënë re…eh, vogëlsira. Ka gjithashtu dhe atë vargun e famshëm -Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqipëtar… Këtë nder që t’a dha Shqipëria e ke ndëruar me nënshtetësin turke, siç e the me mburje në intervisten në Kosovë: -unë s’jam shqiptar por jam turk-. Kam bindjen që je i vetmi shqiptar në histori që mburet për një braktisje të tillë të mëmëdheut. Ka t’ë tjerë sa të duash që kanë ndëruar nënshtetësin por deri më sot s’dëgjuam asnjë të mburet për këtë akt, bile përkundrazi evitojnë të flasin për të.
Për t’a mbyllur këtë veprim të turpshëm"të shkrimtarit të njohur" ndaj atdheut mëmë ku i lindi koka do t’i përmëndja një rilindës tjetër të madh Dom Nre Mjeda ku ai mallkon një princ shqiptar që tradhëtoi Shqipërin për Turqi ku i drejtohet tradhëtarit :

Zgaq i përbuzshëm ty Shqipnija të volli
………………………ty të pret Anadolli

Mendoj që të përshtatet në mënyrë ideale.
Më vete mëndja gjithmon te skëletet e gjithë përmëndur në "veprën me 7 kapituj". Kush të prek më shumë skeleti i Fishtës i hedhur në lumin Kir apo Fishta si poet??? Për t’a çvarrosur e zvarritur deri në lumë atë vepër e kanë bërë njerës si ti , ata që këndonin « lule Sofo, lule djalë ». Sa do revoltohej Fishta, Kasëm, sikur të dëgjonte "mbrojtjen » që ti po i afron me kaq dashamirës e miserikordis(mëshirë). Ti një hetues, ish hetues dhe vrasës . Por jo vetëm Gjergj Fishta, por edhe ai Gjegji tjetër Gjergj i ynë e i të gjithë shqiptarëve, Kastriotin e madh që ti o Kasëm Trebeshina n’a e poshtrove në shtyp si askush deri më sot duke e quajtur : »Hajdut kuajsh, spiun i Venedikut dhe i Vatikanit ». A ka fyerje më të madhe për kombin tonë. Disa vite më parë se ti F. Lubonja ngriti tezën famëkeqe « Të çmitizojmë mitet » tezë kundra I. Kadares. (gjithë popujt e botës kërkojnë të mitizojnë figurat e tyre).Vetëm tek ne ndodhin këto fenomene anti kombëtare e perverse vallë ? Po ashtu vitin e kaluar Myftarija shkodrane kundërshtoi vënjen e përmendores së bashkqytetares Nënë Tereza, figurë e Mirësisë dhe sakrificës botërore. Sa të përngjashëm jini bre. Lumë kombi që ju ka o kampione të antikombtarizmit. Doni të hidhni baltë mbi figurat më të nderuara të kombit tonë
Rrezikshmërija dhe Kasëmllëku vjen duke u shtuar nga kapitulli në kapitull tek « Vepra » Mbasi mundohet t’i ngulisë lexuesit në kokë se origjina njerzore dhe kultura kanë ardhë nga Lindja në mënyrë të programuar përzien kulturën e sotme evropiane me veshjet e klerikëve, me kulturën gjoja mesjetare, por vetkuptohet se shigjeta është drejtuar nga kristianismi aktual. Kështu anët më të këqija të fesë kristiane 5 deri 10 shekuj më parë kur lulëzonte inkuizicioni i përzien në mënyrë të hapur me fenë e ditëve të sotme. Po citoj nga Trebeshina : « Uniformat e klerikëve nuk kanë ndryshuar përgjatë shekujve por ka ardhur koha të ndëroj mentaliteti i tyre ». Kjo përkthehet kështu : Kisha, feja dominuese në Europë –nënkupto-pra kultura, mëndësia Evropiane n’a paskej ngelur mbrapa me shekuj dhe duhet të ndryshoj… pra të luftohet kultura-Evropa. Feja dhe Inkuzicionin që ka djegur Xhiordano Brunon me shokë 1000 vjet më parë na e bën njësh me aktualitetin dhe Europën sot. Kasëmi vazhdon t’a diskretitoj fenë kristiane me fjalor idem të Enver Hoxhës kur mbylli kishat , dogji ikonat dhe vrau priftërinjt. Citoj një vënd tjetër : « Ajo që paraqesin klerikët me uniforma si kulturë dhe epërsi mbi të tjerët nuk ka të bëjë fare me kulturën dhe si antikulturë DUHET LUFTUAR DERI NË FUND ». Kjo është thirrje e hapur për luftë midis dy feve.
Duke iu afruar fundit të veprës me 7 kapituj i erdhi rradha viktimës tënde të fundit te nderuarit At Zef Pullumbi, faji i të cilit qëndrokërka simbas teje në faktin që parathënja e veprës së tij monumentale prej 700 faqesh « Rrno vetëm për me diftue » është shkrojtur nga I. Kadare. Kjo vepër përvëluese për hetuesit dhe gjykatësit komunistë e të gjithë atyre që morrën pjesë në këtë masakërr të pa parë e të tmerrshme kundër klerit katolik shqiptar, konfirmon dhe një herë panikun dhe tmerrin që kishte rregjimi komunist nga kultura katolike me qëndër në Shkodër që sot ti e quan antikulturë evropiane dhe bën thirrje « PER T’A LUFTUAR DERI NË FUND »si atëhere mbas çlirimit.
Ati i nderuar Zef Pëllumbi duke e gjykuar nga vepra etij, duket pa dyshim burrë i ndershëm, vrojtues, i zgjuar dhe i hollë. Me gjith moshën e tij të avancuar e ndjek mirë aktualitetin e duhet të merret shembull nga të gjithë.Ai, me këtë parathënje të Kadares bashkëngjitur veprës së tij,të lë të kuptsh qartë se e vlerëson atë si gjeni, si gjith Shqipëtarët e ndershëm dhe e gjithë bota. Në rradhë të parë me siguri i njeh atij patriotizmin e thellë dhe dashurin e pashëmbullt për Shqipërin e Kosovën. Mendoj që At Pëllimbi i njeh mirë veprat e Kadares për Kosovën dhe kosovarët , përpjekjet e tij të pandalura për të diskretituar gjenocidin mbi kosovarët dhe qeverin serbe të Millosheviçit kunër shqiptarëve në Kosovë. Pa dyshim kjo i kujton At Zefit Lahutën e Malësisi të GJ.Fishtës ku me të njëjtën forcë poeti i drejtohet shovinizmit anti shqiptar serb. Ti i përmënd atij disa herë burgun e gjatë si masë vuajtje. Por çfar burgu o Kasëm Trebeshina, këtu është fjala për tortura çnjerëzore të jetuara. S’ta bën zemra t’a zësh me gojëdhe i largohesh si djalli nga temjani titullit dhe përmbajtjes së veprës së tij « Rrno vetëm për me diftue » e të gjithë të vërtetës së tmershme, antinjerëzore,që At Zefi përshkruan në të. Dhe ti n’a i kalon këto 700 faqe me një shaka të kripur që po e citojfjalë për fjalë:« bën kleriku një qerre me burg në kohën e Enver Hoxhës nga Gjirokastra, dhe nuk vë mënd ». A ka mundësi të barazosh një gjenocid të vërtetë me fjalën një « qerre me burg ». Ka vetëm një shpjegimi Kasëm Trebeshina, që ti autori i barazimit të kesh qënë vetë pjestar aktiv në këto vrasje tortura e mbytje. Vetëm një fajtor do provonte t’a kalonte si pat ë keq 35 vjetë burg dhe vuajtjet e klerikut të shenjtë si pat ë keq me humor. Humor vërtetë por humor makabër, një shaka makabër për të mbuluar një të vërtetë makabër .
Ti thua që klerikët apo At Zef Pullumbi duan të shtojnë rradhët me Kadaren. Kjo që ty të shqetson e të tmerron, do ishte rezultat i lavdërueshëm dhe pozitive për unitetin e gjithë shqiptarëve. Konstatoj me kënaqësi që vepra e Kadares dhe mendimet e tij falë parathënjes së librit po kuptohen gjithnjë e më mirë.
Nuk mund të rri pa përmëndur dhe kërcënimet e tua për gjyqin e Strasburgut ! Me burg kërcënoheshim ditën dhe natën në kohën e Enverit, sot me burg kërcënon ish hetuesi komunist Kasëmi At Zefin vetëm se pranoi parathënjen e Kadares. Kasëm Trebeshina këtu t’a themi e këtu t’a lëmë. Po vazhdove kështu me këto që bën e këto që thua jo në Strasburg por në Hag do t’a ndalosh vrapin.
Munxadhënësi i ynë Kasëm nga xhamia e Ankaras nuk kurseu mallkimet në drejtim të Papa Gregorit, Papa Bonifacit, Papa Clementit dhe gjithë atyre Papëve që vazhduan. S’është vështirë të kuptosh që fjalën e ke jo te papët e mesjetës, por te papa i nderuar Vojtila që ndihmoi të shkatërrohej perandoria komuniste.
Në fund të kapituullit 7 shprehesh me kërcënim në numrin shumës : « Ju paralajmërojmë që të mos ktheni më vëndin në mesjetë ». Paralajmërimi gjithmon ka qënë e është si të thuash parandëshkim. Në gjuhën tonë kjo fjalë s’ka ekuivoke të tjera. Për 45 vjet me rradhë na është thënë se « i paralajmërojmë armiqt e brëndshëm e të jashtëm…paralajmërojmë revizionistët… imperializmin… paralajmërim për pushim nga puna …etj ».Kërcënimi mund të kuptohet qartë « ju paralajmërojmë që të mos ktheni më vëndin në Europë »
. Kush jeni ju e kush jemi ne ? Kush është mbas teje që të jep kaq forcë e siguri për të folur e kërcënuar në numurin shumës, për të shkatëruar historinë tonë, kulturën tonë, figurat tona, vuajtjet e sakrificat e një populli që u çpërfytyrua nga tirania juaj komuniste? Populli ynë musliman , katolik ,e ortodoks , kanë jetuar në paqe e miqësi, kanë qarë së bashku kanë luftuar së bashku kanë gëzuar së bashku. Sot ngrihesh ne emër të dikujt e n’a kërcënon pa frikë dhe me arrogancë NE që jetojmë në këtë vënd , që ti e ke mohuar publikisht.
S’të ka shpëtuar as origjina e I. Kadares. Nga e morre frymëzimin Kasëm? Nga K.Resuli? Të jetë vallë Kadareja me origjinë hungareze apo e shtyn pak më thellë thikën dhe kërkon t’j’a gjesh rrënjët te familja e krishterë Kadarja në Shkodër? Dreqi vetë je Kasëm , hulumtues i madh.
Veprën me 7 kapituj e përfundon me dy rrjeshta:
"Dy besimtar të një feje mund të jenë nga kombe të ndryshëm dhe shumë larg gjeografisht nga njeri tjetri". Të kujton kjo parrullën e vjetër Komuniste Proletarë të të gjitha vëndeve bashkohuni kushtrim modern hisbollahësh. Kaso Trimi - e ke nisur veprën si një ateist dhe e ke përfunduar si një....... xhihadist. Mirë në rini, por edhe tani- të tjera bën e të tjera thua......
Duke i dhë në fund këtij shkrimi , megjithë mangësitë nga ana ime, „Vepra me 7 Kapituj" më len përshtypjen e një kazani të madh të kuq, të mbushur plot me mllef, ligësi, cmirë shpifje dhe kërcënime e shkruar me pasion nga shkrimtari i njohur POLIPATRIOTI Kasëm.

Nuk ka komente: