e premte, nëntor 21, 2008

Nga Arqile V. Gjata

Shumë i nderuar Zoti Fatmir Terziu .

Me sa duket Ju kini projektuar të gërmoni gjithë Qiellin dhe ti merrni atij gjelbërimin . Ndoshta, do të mbetet nje cikërimë gjelbërim dhe për mua .
Kam dëshirë dhe detyrim ndaj Jush, që si mblesërues i unit tim me M.P.I, të Ju përshëndes me një poezi që është pjesë përbërse e vëllimit ‘’ Kurorë me ngjyra ‘’ botuar më 2006, ( ndoshta Ju ka rën në dorë ) .

Kostumi i Poetit

Xhaketa e bardhë
ardhur prej Gjithësie,
me këmishën e kuqe
si në kohën e ciceronëve,
Ky është kostumi i poetit .

Në pyllin e pafund,
shtruar me gjethe dhe fije bari,
mbi një degë ulliri .

Poeti me kostum
thur kurora flokësh,
qepur me rrënjë drurësh .

Kur rrezja e dritës
thyen agimin
e natës së virgjër
nusja me kurorën e poetit
shalon muzën…
nëpër reliket magjike,
copëton kafka poetësh .
Ajo
Ngjit shkallët e kupës qiellore
shtrënguar për gjiri
një grusht me yje .
të porsa çelura
për sytë e poetit
me xnaketë të bardhë
e këmishë të kuqe 12-1-2006.



Në qoftë se nuk mërziteni po Ju drgoj dy a tre poezi të tjera .

Kafka

Dielli i mëngjezit
si një fytyrë lebroze
hodhi dritë në lagjen e varreve .
Mbi një rrasë kafka e ardhur nga larg
trokiste varr më varr .
Me dhëmbët e krimbura
kafshon kryqet e emërave të harruar
kafka e motshme dikur Gjeni
bridhte pas vdekjes
fantazëm,
e uritur,
e pa gjumë
rrëfen tmerret e vdekjes .
Kafka lutet të jetojë përsëri
jetën e shkuar në kushte moderne .
Kushedi se në ç’fije floku
mbas kaq shekujsh do të thithë dashuri,
në cilën vatër do rikëthehet
përsëri kafka Gjeni .


Varri i Peshkatarit

Thellë në mesokanal,
nën algat dhe guaskat,
mbretëria e peshqve,
ka hapur një varr
për peshkatarin .
Varr me rërë dhe ujë të kripur .

Peshq me sy të përlotur
shoqërojnë kortezhin nënujor
të peshkatarit .
Delfinë veshur në zi
këndojnë këngë vajtimi
të riteve detare .

Tufa pulëbardhash,
lidhur krah, për krah,
qajnë me ligje për mikun e tyre
peshkatar .

Arkivoli mbi spirancë
godrt pllakën e funddetit,
rëra kristal ari
mbulon varrin e peshkatarit .


Balada e fustanit të bardhë

Tek qëmtoja brengat
m’u rishfaq buzëqeshja
e një vajze .
Priste një pikë loti
të tretur
t’i çoja tek qetësohej
thërmuar degëve
ngelur në sirtar këpucët e nusërisë,
që askush nuk ia dhuroi .


* * *

Dhimbjen e theva
mes coprave të qiellit arnuar
me shpres për të ndezur
një zjarr….
Tani e shumë vite
vajza po fle
hedhur mbi vete në rërën
e kripur të fshatit
fustanin e bardhë….

Para portës,
nxitoj hapin e viteve,
të kap ditën e largët
të asaj vajze të vrarë
me grushtin shtrënguar në zemrën time .




Lashtësia e dashurisë


Në lashtësi dashuria
çeli sythe .
Mes gjelbërimit të drurëve
nëpër livadhet e virgjëra
thureshin kurora….
Ndër shpella bëhej gjumi
I veshur me gjethe
e fryt pemësh .

Ngrohtësia e flokëve
Zbuste buzët lakuriqe .
Dashuria shkonte te liqeni
i pyllëzuar
mbushur me sy e buzë .

Dashuria nga lashtësia
deri tanin ë darkë
gjendet e varur te pasqyra
e dhomës së gjumit .

Kështu dashuria mori rrugë
deri tek unë !








Fatmir !! Zoti Fatmir !!
Medja .P. Inforrmative gumëzhin gëzueshëm . ( bukur,shumë bukur si dhe më parë ) Ajo(M.P.I ) është një marsh letrar që tregon vlerat dhe dinjitetin e kësaj force letrare elitare që Ju organizoni, drejtoni dhe qëmtoni thellë në shpirtin e krijuesve .
Më lejoni Ju lutem të Ju njoh me një ese modeste të pa botuar nga unë…

Asnjeri të mos vdes pa dobi (esse )

Shpesh hedh shikimin në kohën e ikur të jetës . Ajo iku dhe la pas një mal me dituri . Ti…dhe…. ke pjesën tënde, ke emrin tënd, jetën dhe veprën tënde…
Ashtu në heshtje, ajo kohë më duket si një enë e boshatisur e padobishme, si një shkretëtirë e largët, mbit ë cilën shkëlqen një yll që ndriçon kujtimet, që s’jemi në gjendje t’ i shikojmë në fytyrë . Kujtimet janë rrëfenjëza që s’ kanë vlerë, veç për mua dhe për ty . Ato marin kuptim tani që i kujtojmë dhe padyshim kur kërkon t’ i ngjitësh në një copë letër me bojë, që duhen vite të harohen . E gjithë kjo histori që dua të tregoj më shumë për njerëzit e mi dhe për vete, më ngjall një dëshirë për të qarë ! Të qarët të lehtëson shpirtin, ta shkul nga mendimi atë veprim që ke ndërment të kryesh . Njeriu ka nevojë të qajë…Ky fenomen të jep të drejtë, të ngushëllon, është një mik në çaste të vështira kur të krijohet një lëmsh hidhërimi brenda vetes .
Në çastet që ndodhte kjo histori, kjo copë jetë e dhimbëshme, askush nuk e dinte se çfar do të ndodhte brenda meje, askush nuk më këqyrte se çfarë doja të bëja….vetëm pak dobësi, më shumë forcë dhe….
Unë shikoja gjithë botën . Mbrapa mureve kishte jetë . Dëgjoheshin zëra dhe të qeshura . Dikush ia kish marrë një kënge rinore . Përtej xhamave të dritares dalloheshin kalimtarë, çifte të kapur prej krahu . Lart qielli ishte i pastër dhe priste mikeshën e mbrëmjes të vinte… Para meje m’ u hap një album fotografik . Ja jeta ime fëminore, prindrit, nëna e larguar nga jeta me shumë dhimbje . Në album fëmijtë, dy ëngjëj, ata një ditë do të rriten, do kërkojnë, do pyesin se kujt i pata borxh a frkë . Albumi shfletohej rradhë-rradhë, por shumica e faqeve ishte e pastër, e bardhë, ende të pa shkelura nga jeta…
Unë ndjeja gjithëçka…ndjeja atë që quhet Jetë . Fëmijtë tashmë të rritur, burrëruar, bër prindër , Në ditë feste dhe gëzimi, me mall në sy shtojmë fletët e albumit . Plot miq e shokë, që kurr nuk iu ndam njeri tjetrit . I gëzohem luleve të jetës, mbesave dhe nipërve , Një dashuri më e fuqishme më pushton shpirtin, dashuria për njeriun, për të bukurën, për të ardhmen, dëshira për të jetuar i dobishëm, për të patur një jetë timen, pa luspa dhe rrudha . Megjithëse nuk shpëton dotë nga lotët, jeta është e dashur . A nuk duhet kjo jetë ?!
Duke menduar për të ardhmen, mbi atë që u përket të gjithëve…që nga ai çast iu betova vehtes se, nuk do të vdisja kurr… !!
Asnjeri nuk duhet të vdes i padobishëm .Ashtu si Dielli dhe jeta është një Diell… !
….Dielli po ngjitej ngadalë mes gjelbërimit të ullinjëve drejt bregut të detit . Lart qielli ishte pastruar nga retë . Qyteti gumëzhinte gëzueshëm . Ora në qëndër të tij tregonte çdo çast kohën e saktë…

Arqile Gjata 1-10-2005



Disa mendime mbi trekëndshin

Mendim-Gjuhë-Kulturë në poezin e Stefan Martikos

I dashur lexues ! Më ka ënda të rek shkurtimisht disa mendime për veçansitë e poezisë së Stefan Martikos
Subjekt nuk do jenë prurjet e shumta poetike të Stefanit, por do përmend detaje të trekëndëshit Gjuhë-mendim-kulturë ndër vargjet e poetit . Natyrishtë, shpreh bindjen se nuk marrë përsipër të bëjë krehje të thelluar të arkitekturës inxhinjerike të fjalës poetike të ngjizur ndër vargjet e tij .
Thonë se njeriu vlen aq sa di, por në një masë të madhe vlen dhe sipas mënyrës se si ai ( S.M në këtë rast ) e thotë atë që di . Trekëndëshi i mësipërm është një pllajë ku lëvizë trashgimija gjuhësore e shoqërisë . Si e tillë ajo (gjuha) evolon dhe përsoset e gjitha në funksion të shoqërisë të cilës ajo i përket . Stefan Martiko e ka aktivizuar më së miri ndërgjegjen e tij gjuhësore . Kësisoj ai ka dhënë maksimumin e rendimentit sasijor . Tek krijimet e tij është justifikuar tërësisht parimi i ekonomis gjuhësore . Sa për ilustrm, se si ky trekëndësh që përmenda më lart Mendim-gjuhë-kulturë është aq monolit e i gërshetuar, sa të duket si një i vetëm .
Te poezia ‘’Siujdhesa’’ Stefani mediton : - Popujt e mbetur në atë/ siujdhesë i morën iu zbrazën ujin prej / mushkrive u dhanë frymë dhe / pastaj i vunë të lëvizin rrotën / ose karburant brenda makinës / të digjen .
Mendimi është unuversal dhe po kaq i mbështjellë me shumë kulturë poetike . Dhe më tej bie fjala te poezia ‘’ Pessoa ‘’, fjala ka ndërtim linear, por është strukturore :- Pessoa…ende na tregon se sa e përgjegjëshme para nesh/ duhet të jetë e ardhmja…Tek ‘’ Shpirti i një humbëtire’’ thotë -..është ajo ëndërra…shpirti i një humbëtire ku bien/ tër zogjtë që iu shuan/ motorat nën krahë të fluturimit .
Duke lexuar poezin e S. Martikos lexuesi e prek realitetin e mekanizmit gjuhësor duke patur fjalën në themel si brum arkiteture . Po të kqyeësh me dashamirësi dhe ndjeshmëri poetike, krijimet e Stefanit, konstaton se pothuaj se në të gjitha poezit e tij, del në pah inxhinjeria e mekanizmit gjuhësor në kushtet e decentralizimit gjuhësor (ky fenomen po konretizohet së tepërmi në migracion tek krijuesit ) . Si PËRFAQËSUES I MERITUESHËM I POEZIS MODERNE, me doza hermetike . Stefani të josh me fjalën e tij poetike, për dëshirën tuaj le të lexojmë vargje nga poezia ‘’ Zonjë apo lule ‘’ – Mos u mbështilë ashtu tërë armatura/ pare se të korret bari me / lulet leri në kullotë bishat/ zonja ime e bukur Frymëzimi e shoqëron autorin kudo ku merr frymë dhe poezia fiton një rëndes të fuqishme, si pasojë e fjalës së tij . Kështu ndodh gjithkund, edhe te vëllimi ‘’Heshtat e barit ‘’ dhe te ciklet e tija të fundit :- Një hënë përsipër/ si metafora më e bukur e mendjes së njeriut, Atë natë/ jo vetëm poetët do të dorëzonin leje-kalimet/ për të hyrë në atë parajsë …
Poeti S.Martiko duke synuar të arrijë alternativa të ndryshme dhe të shumta, ka indetitetin e tij social, kulturor e gjuhësor .
Kësisoj, zgjerimi dhe shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që ka çdo fjalë e tij (nënkupto vargun), i ka dhenë parësi kushtit barazfuqi teorike të fjalës poetike .
Në shumicën e poezive Martikoja flet dhe mediton nëpërmjet kuptimit teorik të fjalës . Ku fjala faktike e shkruar në letër, ka vetëm vlerën fillestare, ndërsa mendimi, imagjinata, dritë-hijet e së kundërtave takohen shumë largë ; për ti lën të kuptoj lexuesit, se asgjë nuk jepet falas (sidomos në poezi) Si rrjedhojë poeti kërkon nga lexuesi elitar punë shpirtërore të vullnetshme për ta ndier poezin si një dhuratë të çmueshme . Si për shëmbull te poezia ‘’ Prej kafkës rrjedh truri i tepërt’’ –Kur dëgjojmë veten, kjo kuvendore/ E lashtë e ka hapur portën Po/ rrjedh prej kafkës tani/ tru i tepërt . Si dhe në poezitë ‘’Njeriu brenda teje që s’duket’’, ‘’Jeta mbi kal nuk lodhet’’
Natyrisht shmbuj të tillë në prurjet poetike të Stefanit janë të shumta, por po mjaftohem me një shëmbull karakteristik të vargut të Martikos : - Këtë mëngjes të pashëm kalorsjak…Dhe akoma më kot bien për të / kambanat . Ai është i bukur…me kovat e ujit në duar që/ ujiste lulet / shpirt njeriu ishte . Ndër këto vargje lexuesi ndjen rrjedhje deri në ngopje shpirtërore . Shpirt njeriu ishte, dhe Stefani i tillë është, shpirtë njeriu dhe në poezi .
Në poezin e S.Martikos lexuesi, jo vetëm ngarkohet emocionalishtë, por dhe dallon mënyrën si e vendos fjalën,si e ndërton vargun, si e thur poezinë. Poeti përbën një shkollë të vetin, ndoshta si konluzion, nuk gaboj kur them se : SHKOLLA POETIKE E VARGUT TË MARTIKOS do jetë nyje studimi nga kritika dhe estetë të ndryshëm .
Mendoj, se ka ardhur koha, që pena të mendimit kritik dhe estetë në botën mbar shqiptare, të marrin përsipër angazhimin e studimeve të poetëve dhe prozatorve të veçant, që kanë arritje dhe pika kulmore në krijimet e tyre letrare. Pas imendoj, se nuk ka një mënyrë të kritikës të mirëfilltë letrare, që përveçëse disa recesjoneve që botohen në shtypin shqiptarë në Athinë, ose në ndonjë rjet elektronik . Kjo bën që letërsia (proza dhe poezia)të hallakatet në vlerësime subjektive, ti për mua dhe unë për ty . Dhe ky, pak a shumë është një realitet, që sigurishtë duhet huluntuar .
Dua të shpreh mendimin tim rreth një fenomeni që dalëngadalë po zë vend e pa vend ndër poezit e Stefanit, kjo dukuri bën pjesë në metodën e modernizmit ekstra-abstrakt, pra, mungesa e shenjave të pikësimit . Kjo mënyrë e të shkruarit bën që, Mendimi Estetik dhe Kuptimi Teorik i Fjalës të krijojë antipode, që gjithësesi krijohet një absurd, jo vetm në gjuhësi, por dhe artistikisht . Dhe për më tepër bën që ta largojë lexuesin, pasi lexuesi kërkon të gjej veten, shpirtin dhe rinovimin e vlerave të tij . Si te poezit ; ‘’Njeriu është bimë’’, ‘’Jeta i lutet vdekjes’’dhe në ndonjë tjetër .
Ju faleminderit

Nga Arqile V.Gjata

Diskutm i mbajtur në takimin letrar kushtuar poetit Stefan Martiko .
Më 23-7-2006 Athinë

Nuk ka komente: