e shtunë, nëntor 22, 2008

KTHIM NE SEZONIN E PLAZHIT


( tregim nga Roland Gjoza )

U rropa nga parate.Me 1600 dollare copen i gjetem biletat Nju Jork - Tirane.Kater vete.Gjithe familja bashke me dhuratat pa fund.Dhe disa zarfe me emra e ca shkarravina hipokrite per shendetin e bythet e forta.Zarfa me leke,qe do te shperndaheshin andej kendej,gjoja per ndihme ,po ne te vertete per te shitur pordhe.E,c'vete,Amerika e punes argeton Shqiperine e qejfit.Kishte filluar hareja e plazheve,e pabeve,diskotekave,xhirove pas darke,me kafe,filma,palle neper shkallet e Piramides,kengetare neper sheshe,duman nga makinat,qejf, or, qejf, gjer ne oret e para te mengjesit.O,ta lumsha,memedhe,e ndjeva veten te ri,mallkova diten kur me ra llotaria Amerikane.C'tu desh o zoti Krisht,qe hodhe syte nga une qyqari,mos te preku gje ajo era e shpelare e preshit dhe e kosit te thartuar qe e holloja me uje?Te erdhi keq o naiv,o tuhaf dhe menjehere me vure ate shenjen e te zgjedhurit?Apo mos ishte ajo nje rastesi banale?Ja,tani, c'fituam atje pa fare qejfe,me shume mall per ketu,padyshim nje autosugjestion i mallkuar,vijme dhe e ndajme me te qara e gezime me kata njerez te qejfit,qe, pse ta fsheh, i kam zili e me vjen te plas.
Me thote gruaja menjane;
-- Ju duken pak.
-- Kush,moj?
-- Parate e zarfeve,prisnin me shume.Ato rrobat s'i zune me dore.I u duken kot.Une korba i kam blere te Mejsi.
-- Mire te te behet,bibe,mbush valixhe e zarfe ti,e pse,qe te dukesh,medemek t'u japesh te kuptojne se ne ne Amerike bejme palle,,jemi te lumtur!
A punonin ata njerez?Ngre supet.Ne mengjes se nga zhdukeshin,shfaqeshin serish,sillnin dicka,flisnin me ze te larte,ia mbathnin prap, ia behnin serish perplot gezim e brockullitje,nje e dy e rrefenin storet e fundit,se aty gjithmone ndodhin ngjarje nga me te pabesueshmet.Na conin me teleferik ne Dajt.Piqej e thekerizej qingji ferlik ne mes te pyllit te bekuar,mbasdite ne plazh gjer kur binin muzgjet,naten ne xhiron e madhe,te Piramida,te rinjte e gdhinin nga Blloku.O zot,i kisha harruar keto magjepsje hedonistike,keto caste vezullimplote te neteve dhe diteve gazmore te Tiranes.Ai plazhi i mbasdites nuk na u nda asnjehere,krejt marramendes,kaos i deshirueshem,vec ajo asimetri e kakofoni ne gjithcka,ndertime,plehra,muzike,mutrat ne det si patate,makinat qe benin gara ne rere,gomaret me kosha plot me fiq e rrush,ciganet me arinj,cmimet e kripura,vjedhjet,aksidentet,vrasjet,pluhuri,duhma e qelbur,parfumi i shtrenjte,na e solli shpirtin ne maje te hundes.Po vetem ditet e para kur ende shisnim pordhe,se me pas, po te na mungonin keto gastrole,do te vuanim shume.I donim ,or,ti,mik,na qante zemra per to.Sa qejf po benim!T'a lumsha Shqiperi!
Me qante zemra per miqte!Ku ishin te bekuarit?
Vidhanili ishte atje para Galerise se Arteve me ate hije mistike te perkore,pak si te papershtatshme per ate yrt atistesh te shkujdesur,qe i benin mutin shenjterise.Ai vilanidh i bukur aq befasues e i nderrueshem neper stine,tjeter ne shi e krejt tjeter ne diell, nuk e kishte vendin aty te ai artificialitet i percudshem,ku lufterat e Aleksandrit e Cezarit s'ishin gje para betejave te lemerishme te ambiciozeve dhe ziliqareve.Artistet jetojne ne kope,po jane me vetmitaret ne bote per shkak te madheshtise,qe se duron hijen e rivalit.Me kishte ardhur ne maje te hundes me kete aradhe tekanjoze,me shume kokecarje,humbje,zvetenim.Po atje me hoqen kembet brane, per ate kafen e mallkuar duke e pandehur veten Kafka,Brak,apo Rajmond Dyval.I takoja brezit surreal te para 90-tes,nje shans i keq per mua.Atje i gjeta,merzenin nen hijen e vilanidhit te perendishem, se ai dukej aq madheshtor mbi ato tavolinat portative,sa miqte e mi te dashur nuk binin fort e sy. Nuk me vune re,s'kishin si te me perceptonin syte e tyre te perqendruar ne tema aq marramendese,sa s'te behej te ktheheshe ne shtepi.Kete te keqe ka arti,ai mavri te zbeh imazhin e familjes,e zhvlereson me gjithsej.U ula ne nje tavoline pa me ftuar.Keta ishin kineaste.
-- Ja,pyesim dhe kete,a nuk e kishte Marlon Brando nje gjysh indian?
Sikur me ra njeri pas koke.U vonova ne pergjigje.S'ma varen me.Ishin kater,Te gjithe miqte e mi.Kisha pese vjet pa i pare.Pagova kafet,nje uiski dhe cigaret.Me pane ne sy.Ia shkrepen gazit.Nuk po pushonin.Padyshim me njohen.
-- Nuk e ditke qe secili paguan te vetat?E hengre.
Sa te lumtur qe ishin.
U ula ne nje tavoline tjeter.
-- Letersia vdiq.Per shkak te atij te mbaruarit Kadarese.Nuk do qe nuk do te iki.
-- Ku?-- pyeta une.
-- Ne muze-- tha njeri
-- Prapa diellit,-- tha tjetri.
-- Aq dem i beka letersise shqipe?
-- E shkaterroi,i vuri derrmen!
-- S'ka asgje te mire?
-- Kush te ftoi ty?Pale,po dhe nderhyn.
Te peste ishin miqte e mi.S'beheshin me te mire.Me shikonin sikur do te me hanin.
-- Te lutem,zoterinj,ka nje moral, e mori fjalen nje ezmer me hunden si pate,mbaron shfaqja, iken ti,vjen tjetri.Me radhe,zoterinj.E hengre cairin?Te befte mire.C'do tjeter?Shko,sa pa te zene hallku me domate.Vjen era vjetersire,or mik,qelb!Pese aktakuza rendojne mbi ndergjegjen e tij,i ka te deshmuara ne shtypin e kohes,me pak pluhur persiper,po s'ka burre nene t'ia zhduke.Fakte monstruoze.Ishte zedhenesi i diktatures,sot eshte zedhenes i kapitalizmit.Pa moral.Nuk kam si e lexoj,zoterinj,s'me ben zemra.Ju lutem,,jo deri ketu!
Ishin vertet te fyer.Une e doja Kadarene.Cmendesha pas Kadarese.Ne Amerike i ishin perkthyer 12 romane.
-- Ne Amerike e duan,--thashe,-- ata do t'ia japin nje dite cmimin Nobel.
-- Cfare?Te kripsha trute.Mbeti Amerika per Kadarene.Pak shkrimtare ka Amerika?
-- Ne romanin tim Tradhtia e Shkrimtarit e kam vene me shpatulla per muri.Pese aktakuza.S'ka nga leviz.Kerkesa per ribotim dhe interesi i madh qe ka ngjallur tregon se ate nuk e do me njeri.Shko Kadare,futu ne studion e ndonje skulptori te te beje bronz per lulishte.
O zot,ata s'po me njihnin.Pagova kafet dhe u ngrita.Ne kohen qe po ikja degjova njerin prej tyre qe pyeti;Po ky kush ishte?
Nuk u ktheva me te vilanidhi.
Gruaja me tha;Mbete ne shtepi.Eshte vape,ku te shkoj?ia prita.Mire ben.Ja,tani do t'ia mbathim per ne plazh.E more vesh?Im vella,Bebi, bleu nje varreze.Varreze?u habita une.Pse te duket e cuditshme?Ai eshte i dhembshur.Ashtu ka qene qe i vogel.Zemer pule.Ajo varreze sipas tij ishte bere per ibret.Arixhinjte kane ngritur cadrat,delet kullosin,varret jane vjedhur.Mire,po c'del nga kjo ne fund te fundit?e pyeta une pa kuptuar asgje.Ti s'kupton vertet,apo ben sikur s'ta kap kaplloqia,,je bere fare matuf,o i zi,ma priti ajo.
Shkuam ne plazh,po nuk u kenaqa.Sec kisha nje si lemsh.Vilanidhi s'me kishte lene shije te mire.Megjithate ,keshtu ishin perhere sezonet e plazheve,pak te zjarrte,pak te rrembyer,qe e kote t'i arsyetoje,sepse fundi i fundit dite pushimi ishin.Ferliku s'na u nda,rakia,birra,tava e dheut,fergesa e mrekullueshme tiranase,uji i ftohte i Dajtit,ajri i fresket,ai thellimi i lehte i mbremjes,ndersa poshte ne Tirane digjte e pervelonte zhegu.
Ua,e zeza,tha ime shoqe,kur po ktheheshim nje nate nga nje dasme,s'kemi me para.Vajti puna e nje viti.Vajti e flamosura.Kam punuar si derri.Vetem per kete dite.Te kthehemi.C'thua,je ne vete?Te kthehemi,se nuk me ben zemra t'u them se s'kam me para.Po nuk e ke pare o tutkun qe plazhet,ferlikun,Dajtin,me the e te thashe,une i kam paguar?
Dhe vertet s'pame me plazh me sy,as Dajt,as ferlik.Dhe fajin e kishim ne,ne doreshternguarit qe nuk e ndanim kafshoren e Amerikes me te dashurit tane te varfer.Po c'na u shkrep te mos jepnim me para?Pse ishim bere papritur kaq te pakuptueshem,te eger,krejt te huaj?
Erdhi dita dhe ikem.Sikur shpetuam.O zot,pse nuk na dhe me shume para?Pse na bere me turp?Te na vije mire qe ikim nga Shqiperia?Ky eshte kulmi.
Gruaja dukej tejet e hutuar,gati e deshperuar.Me tha;
-- Nuk te fola per ate varrezen?Bebi e shiti per truall,atje po ndertohet nje pallat shumekatesh.
-- Mire beri.
-- Si,mire beri,matuf,ne ate varreze ishin varret e prinderve te mi.

Nuk ka komente: