Elinda Marku
(tregim i jetuar).
"Njerez te vegjel ne vende te medha".
Gjithnje , gjithkund ke menduar te shkosh dikush duhet te te pres. Qofte edhe te shkosh ne qytetin me te afert me fshatin tend, ne lagjen tjeter te te njejtit qytet, eshte gjithnje dikush duke te pritur.Qe te duhet per te te pritur. Qe duhet te te pres.Qofte edhe rastesisht. Te gjitheve na ka qelluar, te jemi nisur per diku afer apo larg, dikush ne mos ka qene duke na pritur ne, e kemi takuar dike qe e ka lumturuar disi e per disa sekonda ardhja jone , ne vendin ku qofte vetem rastesia na perplas. Keshtu ndodh edhe kur zgjedhim fatmiresisht ose fatkeqesisht vende te largeta per t'u pritur prej dikujt. Dhe sa me larg te kesh vendosur te shkosh, edhe ne qofte i vogel, i vogel fare pritesi, te duket i madh. Por qe ky njeri "i madh" te te pres duhet ne mos ta njohesh mire, ta takosh heren e pare, e pastaj ne qofte se takoheni heren e dyte vetem ne mberritje , eshte gjithesesi me e lehte.-
Per te mos thene se N kishte degjuar se ata kishin vendosur te shkonin diku dhe pikerisht atje ku nuk iken dot pa te dale nami si "ikes i madh" Qelloi qe N-ja erdhi dhe hyri nje dite vere , ne dyqanin ikseve te rralles. Hyri brenda me te madh, duke pershendetur me ze te larte sikur kishte per qellim te pershendetej edhe me clientet e dyqanit dhe jo vetem me punonjesit ose pronaret. Ne dore kishte vene nje rrote te madhe, unaze le t'i themi, e cila ishte e zbukuruar trashe fare , me shenjen e dollarit amerikan. $ Nen jaken e kemishes kishte lidhur trashe nje kollare damasku . Copen e kostumit jeshil e kishte nga ato copat qe ne europe e perdorin ne mos per pallto , per pardysy, e sigurte. Mbasi ra mire e mire ne sy, u afrua dhe ul me te rende sa desh e theu ndenjesen dhe priti sa pronari te gjente momentin t'i kushtonte vemendjen e plote. Dhe keshtu u be , mbasi u rralluan klientet N-ja kerkoji me krekosje urdheronjese , te mbyllej dera e dyqanit e te ulej me te se kishte ardhur pikerisht per interes te dyqangjiut. Te dy dolen duke kyqyr deren e dyqanit , ne xhamin e te ciles u var mesazhi , "Kthehem shpejt". Mbasi N-ja deri tani i panjohur, ishte prezantuar , dhe sidomos mbasi kishte prezantuar vendin ku jetonte prej disa vitesh, dhe mbasi ia prishi mendjen iksit se nuk duhet te kete asnje arsye per te mos ikur. Keshtu duke i siguruar garancine , pritjen ne shtepine e tij te madhe, gjetjen e punes, e plot te tjera dhe gjithecka qe ka nevoje nje ikes te gjej ne vendin ku pritet. Dhe keshtu ndodhi. ....
Erdhi garancia, u kalua intervista , u bene dhjetra telefonata me pritesin N, u moren vizat, u blene biletat, u bene gati valixhet, u bene perqafimet dhe perlotjet e rastit dhe fluturoj avioni drejt vendit te larget. Zbriti avioni ne vendin e larget, dhe te ardhurit nuk e gjeten pritesin N ne auroport. N pritesi nuk ishte njeri cfaredo , ishte i madh, i dilnin pune pa pritur pa kujtuar dhe deshen apo nuk deshen te ardhurit, munden apo nuk munden te ardhurit ne vendin e larget e krejt te huaj ,qe me shume se askund dhe me shume se asnjehere u duhej te priteshin ne aeroport e gjeten mundesine te dilnin nga aeroporti. Mbasi dihet se shqipataret nese nuk dine gjuhen ku i tret fati dine nje tjeter gjuhe te nje vendi tjeter te huaj. Dhe taksisti deshi fati fliste pikerisht gjuhen e dyte te te ardhurve , dhe bene si bene e mberriten ne shtepine e pritesit. Ne shtepine e pritesit i gjetem te gjithe , dhe disa komshi, pervec te madhit fare , qe nuk kishte ardhur akoma. Sigurisht nga puna. Sepse vetem mbas mberritjes e mesuan te ardhurit se N-ja nuk jetonte ne vendin e larget krejt ashtu sic kishte treguar ate dite ne dyqan,atje ne vendlindje , por jetonte disi me ndryshe. Sigurisht jetonte mjaft mire, perderisa jetonte si emigrant i ligjshem. Mbas darkes se bollshme , qe pritesi edhe mbas shtate vjetesh i pergjon parqeve te ardhurit e atehershem , nese po groksine akoma mishin dhe rakine e tij.
Te nesermen te ardhurit mbeten vetem me N- pritesin. Mbasi i cili punonte turn i dyte, ne fabrike. Nder te tjera te nesermen u pa e udhes si nga pritesi ashtu edhe nga te ardhurit te behej pagesa e garancise. Ndonese garancia kishte kushtuar vetem 75 dollare, pritesi u kerkoj te ardhurve 2000 dollar. Sigurisht te ardhurit me mirnjohje ia numuruan 2000 dollarshin. Dhe mbas kesaj pyeten se kur do te behej e mundur te dilnin ne apartamentin e tyre. U hodh pritesi:- Kurresesi jo! Ju do te rrini ketu ne apartamentin tim , deri kur te kthehem une nga Shqiperia.-Pritesi pra kishte ndermend te shkonte edhe kete vere ne vendlindje me gjithe familje. Dhe do rrinin te ardhurit pa dale ne apartamentin e tyre, do t'i binte te paguanin muajin qe do te ishte N-ja ne atdhe.Nese te ardhurit do dilnin ne apart. e tyre N-se do t'i shkonte dem 700 dollarshi, duke e paguar apart e duke pushuar nje muaj ne atdhe. Sigusiht qe ashtu u be. Nderkohe te ardhurit i mori dhe i nxori ne restorantin me te afert, per t'i punesuar si pjatalares. Pune tjeter me te mire nuk benin as nuk meritonin te ardhurit. Keshtu qe pjatalaresit shkonin cdo dite (ne kembe ne pune) e ktheheshin ne apartin e N-se cdo dite te muajit qe pushoji N-ja. Me t'u kthyer , pushuesit dhe pritesi i tyre e luten te dilnin ne apart e tyre. Deshi pothuaj dy jave sa te behej sa me e pa mundur dalja ne apartamentin e tyre. Huuuuuf, shyqyr me ne fund dolen. Mirpo te ardhurve pritesi nuk gjeti kurre kohe t'u tregonte se ku do blinin dyshekun , jasteket, tavolinen e bukes te pakten. Te vetmet dyqane qe i kish nxjerre kishin qene dyqani i ushqimeve , "Farmer Jack" dhe "Silvation army". Keshtu qe u desh te ardhureve te flinin ne shtrese nja nje muaj. Belaja me e madhe ishte , se pritesi na kish qelluar shume xheloz , nuk linte askend nga shqiptaret e tjere te mundshem per t'u afruar "miqve" qe kish pritur N-ja. Ai mund t'i vizitonte te ardhurit, viktimat e tij ne cdo ore te dites , dhe po t'u gjente vizitor brenda do fillonte nga te tijat: filanin mos e ler brenda , eshte mashtrues, filani eshte pederast, filani eshte hajdut, filani eshte i marre, filania eshte kurve e ka lshu burri, filani eshte pis e ka lshu gruan e ka marre gru tjeter....e filani e filani. Tmerr i zi, si eshte e mundur thonin te ardhurit me vete , qe ketu qenkan zgjedhur per te ardhur krejt llumi , sipas pritesit. Erdhi dita e duhej dale prej izolimit. Duheshin takuar keto filanet. Dhe filluan filanet te gjithe te jepnin ndihmen e tyre modeste. Dikush i ndihmoj te shkonin ne dyqabin ku bleheshin dysheku, jasteket dhe tavolina e bukes, dhe t'ua transportonte ne apart. Pikerisht sapo ishin futur te blerat brenda rastesia e sjell pritesin N.I cili fillon me pyetje: Ku i blete? Sa i blete? Me ke i blete?Pse i blete? Nje m.u.t. iu paska ndihmuar filani , ua ka fut , ka desh qe te harxhoni leke , sepse si keto qe keni blere ju , une ua kisha gjetur falas , ne kazanet gjigande te plehrave. Pak dite me vone te ardhurit kerkuan ndihme nje shqiptari qe e kishin njohur tek lanin pjatat ne restorant, qe te hapnin nje numer llogarie ne ndonje banke afer. Mjaft i kishin dorzuar cheqet tek pritesi , per t'ua bere parate cash. Dhe keshtu u be. Hapen llogarine e tyre, mbas dy javesh vjen pritesi per vizite. Gjithe pyetje:- Ka ndodhe ndonje e re me ju? Me cfare po jetoni? E vrap te kontrollonte frigoriferin. A nuk ju kane paguar ne restorant? Pse nuk po i thyeni me cheqet? -
-Jo, iu pergjigj njeri prej dy te ardhurve. I thyejme ne filan banke.
-Keni hapur llogarine tuaj , pa me pyetur mua? ma paqi faqen e zeze, pse e bete kete? Ju nuk dini ende anglisht, c'u duhet banka ju? Ai qe ju ka ndihmuar ka dike qe e njeh ne banke e do t'u vjedhe leket. Etj etj etj. Dhe keshtu mbas 6 muajsh pritje , dashuri, perkushtim , mesohet se pritesi i kish shkuar njerit prej miqve te te ardhurve ne shtepi e pothuaj e kish akuzuar, se i kish vjedhur te ardhurit. I kish kercenuar se po ta bente prap do t'a ftonte ti jepte kafe , ose ne atdhe ose ne emigrim . Se keshtu kercenonte pritesi duke te kerkuar te te jape nje kafe. Dhe i kish treguar, se cfare te ardhurish te rrezikshem kishin qene te ardhurit e tij , dhe se te gjithe duhet t'u rrine sa me larg te jete e mundur. Cfare nuk i kishte treguar. Biles me rastin e ketyre tregimeve per te ardhurit e tij, filloj te behej edhe tregimtar i njohur! Tani te ardhurit kishin filluar te ziheshin mbas cdo vizite qe u bente pritesi. Gruaja i ardhur i thoshte burrit te saj te ardhur, ate pritesin qe na ke gjete ti, po erdhi edhe nje here , mbaje mend qe do ta nxjerr jashte. Sh Sh Sh, jooo, mos fol ashtu, eshte turp , te gjithe e dine se na ka pritur. Nuk e bejme dot, duhet ta durojme.Jo e durojme jo nuk e durojme. Se ne fund te fundit pse duhet ta durojme , ne e kemi paguar per garancine , qe paska kushtuar vetem 75dollare e Ai pa piken e turpit na kerkoji 2000. Dhe me mire qe ia kemi paguar se nuk i kam borxh as mirnjohjen.Njeri do e nxjerrim jashte , tjetri jo se nuk ben ashtu se eshte turp. Dhe ndodhi e dyta. Gruaja , si grate qafe shkurtra, nje dite ne mesdite, teksa vjen pritesi per viziten e radhes, nuk duroj dhe i uleriti me sa kishte ne koke, duke i hapur deren , perjashtaaaaaaaaaaaaaaaaa! Pritesi nuk levizi.Pervecse nuk levizi, foli duke u rehatuar ne ndjenjese.- Ule zerin se mua nuk me nxjerrin grate jashte, jam burre veriu une , edhe ky yt shoq eshte burre veriu e nuk urdheron gruaja ne shpine e malsorit. Gruaja e malsorit te ardhur tha me ze edhe me te larte ,- ashtu eshte , por ketu nuk jemi ne fshatin tend as ne katundit e burrit tim ,jemi pikrisht aty ku une mundem me te nxjerr jashte , dhe dil jashteeeeeeeeeeeeee, po deshe merre edhe kete mikun tend me vete, e per aq kohe sa ky miku yt, duke treguar si mik te tij te shoqin e saj jeton ne nje shtepi me mua, ti mos e mesy me kete dere. Jashteeeeee!
... Heshten te dy , por vetem njeri doli prej deres e perjashta. Prej asaj dite e deri kesaj dite e vazhdon, pritesi sajon histori nga me te cuditshmet per te ardhurit. Pret , percielle , permend darkat e garancive te paguara, per ardhes te tjere, te cilet shkon pikerisht ne atdhe dhe i "gjuan". Ne biografite e tij te famshme e shkruan me bold , faktin qe i ndihmon shqiptaret qe sapo emigrojne ne te njejtin vend ku jeton AI. Dhe kjo pune e pritesit, pervec te tjerash quhet "patriotizem". Tani meqe ka pesuar "aksident" ne pune, eshte me leje krijuese, dhe per te perfituar jo vetem parate nga siguracioni, por edhe per t'u dukur si shkrimtar i madh i shekullit, leviz verdalle me nje shkop ne dore....Ka edhe nga ata qe i besojne perrallat e tij, ka edhe nga ata qe e besojne famen e tij. Ai vete jo vetem qe e beson , kerkon edhe te te imponohet. Nje dite , dikush per t'u tallur jo me N , por me ata qe i besojne N-se , kopjon nje cikel me poezi te nje poeti shume te njohur ne shqiperi , dhe jo vetem ne shqiperi, dhe ia tregon si te tijat e duke i kerkuar nje mendim , si autor me libra. Dhe ai me te lexuar poezite me te njohura prej gjithekujt qe ka lexuar nje liber te vetem me poezi, i pergjigjet ne te madh. Cfare l.esh. poezish jane keto pacavure, mos shkruaj me se le nam , shko e digji. U hodh ai qe kish sjell poezite dhe te tjere qe ishin prezent dhe qe degjuan ,e i thane - Si ore N e hengre, po ato jane poezite e I. K, dhe ti thua se jane pacavure, dhe ti nuk i njohe , dhe ti nuk e pakse lexuar te pakten I.K. packa se ke botuar 5 a 7 libra.
Qe atehere pritesi nuk flet per libra, ne park e verdalle. Ama libra vazhdon te botoje nga 3 ne vit.Madje biografi ushtaresh e ushtarakesh. Dobsi qe i ka mbetur qe nga koha kur ishte kapterr. Dhe vazhdon te gjeje nga nje familje fatlume ne vit per t'i pritur.!!!Per t'i pritur....! Tani pret poshte shtepise se te ardhurve te dikurshme , miqte e perbashket, sidomos po qe sa kane ndonje me emer sado pak te njohur, per t"u treguar shpifjet etij te "besueshme". Ama nuk i vjen turp se shpifjet i tregon ne darken qe shtrojne te priturit e tij te atehershem. Madje nuk i vjen turp te thote se :une nuk kam ardhur te ha darken e tij per te rrespektuar ftuesin dhe mikun por kam ardhur ti haje cyl e tu tregoj ju miqve te perbashket se kush eshte ky e kush jam une.
Nga miqte e perbashket ndahet ndonjeri e behet mik i N-se. Te tjere e shikojne me habi. ka edhe ndonje fisnik qe i ve gishtin gojes duke i thene , turp te kesh per mendimin tend, per me teper qe kerkon ti japesh ze ketij mendimi shume te ulet. Kur qenka keshtu edhe cyli edhe miqte qe mund te mashtrosh ketu, ne darken qe shtron ai qe shan , mund ti mashtrosh nje dite tjeter.
... Tani mbas mbarimit te darkes del kafeneve te komunitetit duke treguar se te gjithe miqte qe erdhen ne darken e ftuesit, ia kam bere armiq .Dhe te gjithe po lene koken pas meje, duke me shkruar , telefonuar, premtuar per botime te veprave te mija ne shtypin me prestigjioz ne atdhe. Madje njerin prej tyre e ftova ne shtepi, i tregova kupat dhe titujt qe kam blere. se mos merr vesh ai si blihen cmimet e kupat si keto te mijat. Dhe me ka premtuar se do te shkruaj nje liber biografik per mua, duke qene i sigurte se ky liber nje dite mund te me sherbej kur te jem kanditat per nobel.
... Nuk e kuptoj pse ende vazhdojne njerezia te lexojne qindra e mijera libra. Nuk me shikojne mua, qe edhe pse jam krejt analfabet, jam kaq i famshem e kaq i suksesshem. Lum ata qe me besojne e qe bejne si une. Shume shpejt ky miku qe munda te ftoj ne shtepine time, mund te propozoj qe njeres nga rruget e kryeqytetit te vene emrin tim. N. H. (duket si emer i famshem. Inicialet e emrit tim jane te destinuar per t'u bere te famshem. Kujtoni Nexhmie Hoxhen. Dhe kjo eshte arsyeja e thjeshte pse une nuk e urrej dot kete grua famoze. Ngaqe kam iniciale te njejta me te.
... Ka filluar N-ja e mendon me ze te larte, degjohet qe 1 milje larg...
tetor 2008
Nuk ka komente:
Posto një koment