
Orkestra me 3 kitara elektrike dhe nje bateri.
Suksesi dhe persekutimi per kantautorin nga Korca
VEPROR HASANI
Korce. Dikush e kishte ditur me pare, por lajmi se dicka do te ndodhte edhe ne qytetin e Korces, kishte marre dhene. Gjithcka thuhej nen ze. Ajo qe do te ndodhte peshperitej nga te gjithe. Ishte koha kur Festivali I 11-te I Kenges ne R.T.SH., ishte denuar nga vete Enver Hoxha. Ai festival ishte quajtur “borgjezo-revizionist” dhe si I tille, synonte te degjeneronte rinine e fshatit dhe te qytetit, rrenimin e njeriut te ri. Me kete rast, tani kerkohej edhe kryqezimi I artisteve Korcare. Ende nuk dihej mbi ke do te binte ndeshkimi. Ndoshta si gjithmone ishte dikush qe e dinte, por lajmi I perhapur si thashethemnaje, ende nuk e kishte nje emer. Thuhej se do te behej hataja. Pritej qe shume shpejt te mblidhej Dega e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Korces. Ishin ata qe do te percaktonin se ku do te ngulej thika. Flitej qe ishin percaktuar edhe njerezit qe do te diskutonin. Ata duhet te ishin te ashper dhe te mos benin as edhe nje kompromis.Partia kerkonte denimin e njerezve qe kerkonin te sillnin kulturen dekadente borgjrzo-revizioniste. Ashtu sic kishin bere “ arrmiqte “...
vazhdon tek "Fjala e Lire"
Nuk ka komente:
Posto një koment