Nga Fatmir Terziu
Roehampton University, LondonMedia and Cultural Studies, PoliticsDepartamenti i Artit
Naracioni 'realistik' i romanit më të ri, “Vdekja e Enver Hoxhës”, të shkrimtarit shqiptar Pëllumb Kulla është strukturuar nga një mirëkuptim i kohës si një sukses infinit i tipikes, momenteve të papërsëritshme, vetëpërmbajtjes, por të gjitha këto të lidhura me shkas pazgjithshmërisht. I besuar në këtë strukturim, në trajektoren e të njohurës “kritike” dhe zhvillimit të saj në aspekte jashtë-familiare, është një sens tjetër i kohës, kohës së njerëzve dhe shkallëve biologjike që përfundojnë në ciklin lindje-vdekje. Kulla e gjen këtë të fundit, vdekjen, për të bërë një marëveshje me lexuesin. Por ndërsa vdekja vjen nga shkallë të njohura e tepër argumentative, natyrshëm të shpien të gjesh lidhjet të cilat vetëm pak ditë më parë i pati njëjësuar autori Bel Jacobs, duke marë shkas nga libri “Thinning the herd: Tales of the Weirdly”. Ndërsa libri i Cynthya Ceilan, gjen një pikë referimi tek “Dita e të Vdekurve”, që meksikanët e kanë si ditë të kujtueshme, libri i Kullës, gjen arsye tjetër të krijojë antitezën e një fraze që shkonte për shtat kohës së fillit të kuq, se Enver Hoxha kishte vetëm lindje. Dhe kjo duket që tek kreu i pare tek “FYTYRA E TË VDEKURIT” që vjen në stilin e autorit si një “Rrëfim i një grimiori”, ku autori shkruan: “Kur tingëlloi zilja e portës mua as që më shkonte ndërmend që ai kish vdekur dhe pas gjysmë ore, unë do ta shikoja me sytë e mi, të pajetë, të shtrirë sagjatë, nën një çarçaf të bardhë.”
Pra vdekja e tij vjen si një literacion shkrues, ndërsa ajo i kundron realitetit dhe faktit të rrethit ciklues të lartpërmendur. Libri i Ceilan, ....
vazhdon tek
FJALA E LIRE