e shtunë, shtator 20, 2008

Te mos kemi frike qe te themi te verteten, miku im.


Aleko Likaj
Natyrisht, i dashur Nevruz!

Serbet apo sllavet nuk mund qe te behen fajtore. Dhe ketu te jap te drejte, por ne momentin e caktuar, dhe ne ate kohe, ka qene nje marrezi kolektive qe i dalldisi drejt kosoves dhe kosovareve. Dhe a e dini se ç'shtrese perfaqsonin ato?. Nuk ishte ushtri e rregullt, por paramilitaret, ose e thene me shqip, zboristet.Ne e kemi provuar kete lloj formacioni luftarak, ku militojne deri ne 45 vjeç. Nuk eshte problemi ketu qe te marrim e te bejme krahasime me kriminelet shqiptare, individe, qofte edhe rrjet mafioz, te cilet kane bere dhe vazhdojne qe te jetojne me filozofine e krimit, por per nje strukture e organizuar qe i kalonte shifrat 60 mije. Shumica prej tyre ishin edhe vendas qe perqafuan ideologjine e genocidit, per te perfituar nga ato qe do te lenin pas shqiptaret. Nje strukture ushtarake e tille, çuditi dhe tmerroi Ballkanin. Natyrisht , te udhehequr nga ideologjia Milosheviçiane , si busull, por edhe strategjia e Vaso Cubroloviqit.I pashembullt ne kete histori. Vete kosovaret, disa vite me pare kane realizuar nje film, "Vjeshta e trendafilave". Mund qe ta shohesh. E ke ne sitin, zemershqiptare, apo thesari. Ka ne qender nje skene te tille perdhunimi. Tani te vijme tek thelbi i problemit qe ngrini ju. Une vete nuk bej pjese ne ate kategori njerezish qe t'i fryje histerise se luftes, por kur eshte puna, qe nje komb i tere, se bashku me qeverite ekstreme qe jane ne Beograd, vazhdojne me mendesite milosheviçiane, duke bere histeri dhune ne dogana, dhe duke mbajtur peng nje qender si Mitrovica, duket me shume se sa paradoksale. Une kam qene ne kosoven e pas luftes, madje qe ne diten e trete te fitimit te lirise se tyre, por edhe me vone, dhe ...jam ndjere keq. Natyrisht, qe sot inspirojme per nje bote pa lufte, ku te zoteroje paqia dhe miresia, rrespekti rreciprok midis kombeve, por kur gjitonet ulerijne si ujqer me britma çakejsh, duhet qe tu kujtohet edhe ajo qe realizuan pak vite me pare ndaj ketij kombi. Edhe pse eshte treguar ndaj tyre nje lloj "falje" per krimet e çmendurise njerezore. Permenda holokaustin e hitlerianeve, qe e kujtojne, dhe nderojne viktimat.Kosovaret duhet qe ta benin edhe kete. Kjo me teper, le te sherbeje edhe si nje mesazh per kriminelet e te gjithe ngjyrave, qe erdhen e zbriten nga Beogradi. Te mos harrojme. Ju lutem ndiqeni se si i fshehin Mlladiçet e viçet e tjere, qe kane drejtuar operacione pastrimi ndaj entnive. Se si organizmat nderkombetare, me "zemergjeresine" e tyre , presin...por serbet, te afermit e atyre qe organizuan genocide te pashembullta, jo vetem qe nuk kane kerkuar falje kolektive, por rendin pas gjykatave. Kete here duan qe te maten ...me boten. Duan qe t'i bejne asaj , karshillek,sfide. Natyrisht , ne "sfond" jane ujqerit...dhe ariu polar, te cilet duan qe te peshtyjne henen e re, sepse mendojne koherat kur "ishin kerthiza e ideoloigjise se Marksi". Te cilen per hir te realitetit e shperfytyruan me ideologjizma te tjera, qe na verifikohen sot si vrastare te pashembullta te njerezimit.
Une jam per nje bashkegzistence midis kombeve, qofte edhe ata qe u gjakosen mes tyre, por ne mes te egzistoje rrespekti reciprok, dhe aspak histeria e luftes.Asaj lufte qe ata i fryjne çdo çast ne kete kohe qe na kerkon te jetojme krejt ndryshe.
Te mos kemi frike qe te themi te verteten, miku im
Miqesisht
Alekua
alekolikaj1@yahoo.fr

Nuk ka komente: