e martë, shtator 30, 2008

Nje Huckabee per Tiranen


Sami Milloshi

Neqoftese une po kerkoj te kete nje Mike Huckabee per Tiranen ( gje qe them qe ne titull) kete e bej se ne rradhe te pare jam gazetar dhe se me dhimbset shtypi dhe media e Tiranes ne pergjithesi. Se dyti eshte , ne nje fare menyre, edhe e mundeshme. Me kushtin qe te kete pak mirekuptim dhe, sidomos, te kete deshire per te kopjuar( mos u trembni nga folja "kopjoj") nje shembull te mire.
Te mos e zgjas. Kush eshte Mike Huckabee? Ai eshte ish kandidati per president i partise Republikane ne Amerike qe ne garen per nominim u terhoq i fundit nga gara, domethene u terhoq pasi qene terhequr "luane" politike si Rudi Xhuliani dhe Mit Romni. Kur me ne fund, u pa se John McCain ishte i paperballeshem ne gare, edhe
Huckabee terhoq. U terhoq me dinjitet, sic u terhoqen te gjithe.
Huckabee ka qene guvernator i shtetit te Arkansa. I suksesshem. Gjate gjithe fushates manifestoi aftesi brilante komunikimi dhe nje game te gjere idesh terheqese.
Orator i shkelqyer dhe me humor shpesh here , ai fitoi zemrat e milionave. Disa here rrembeu edhe kitaren ,tamam si nje rok star. Por nuk qe e thene. Ky moment i perkiste
John McCain. Ai i fitoi votat dhe ai u nominua si kandidat per president i republikaneve. Pas ketij momenti Huckabee u rreshtua ne nje mbeshtetje totale per John McCain. Fjala e Huckabbe ne mbeshtetje te McCain ne konventen e republikaneve ne Minesota ishte ,sic thuhet, " bombe". Edhe daljet e shpeshta te tij ne kanalin televiziv FOX si ekspert e kane ndihmuar dhe po e ndihmojne zotin McCain.
Por mbreme... Mbreme ishte surpriza. Huckabee u paraqit si drejtues i emisionit te tij
ne kanalin televiziv FOX. Ishte nje befasi shume e kendshme. Si do te paraqitej? A e ka "stofin" e gazetarit televiziv? Cilet do te ishin te ftuarit e tij? Keto e pyetje te tjera
mu sollen neper mend kur pashe zotin Huckabee te shfaqej ne ekran , ne nje salle te mbushur plot e e perplot. Ashtu fytyreqeshur, thua se kishte qene per dekada te tera ne ate rol, tha shkurtimisht e pa buje se cili do te ishte misioni i emisionit te tij. Ne thelb , tha se do te perqendrohej te vlerat morale te Amerikaneve, te ato vlera te cilat, sipas tij,
e bejne Ameriken te forte. Me nje elokuence te habitshme i beri per vete spektatoret ne audience, dhe shume te tjere si une perballe ekranit te televizionit ne shtepi.
I gjithe emisioni ishte ndertuar mbi disa segmenete. Nje interviste me Elizabet Hasellbek, anetare e ekipit te grave qe bejne emisionin "View" ne kanalin televiziv, ABC. Segmenti tjeter ishte ndertuar mbi disa pyetje per pjesemarresit ne salle, te cilave iu pergjigj vete duke shfaqur jo vetem kompetence por dhe modestine e tij karakteristike. Pastaj vjen segmenti me tre eksperte te sistemit financiar te cilet i pyeti vete dhe ftoi edhe pjesemarresit te benin pyetje se si mund te perballohej kriza financiare qe ka kapur sistemin finaciar Amerikan. Dhe me ne fund, nje kenge e kenduar nga grupi ku ben pjese edhe vete zoti Huckabee. Kitara e tij elektrike ishte ajo qe dominonte ... Nje ore emision.
Kjo ishte e gjitha. Tani, une e kuptoj se ne Amerike keto jane gjera krejt te zakonshme qe nje ish guvernator, kandidat per president te behet drejtues i nje emisioni televiziv. Ajo qe une do te deshiroja eshte qe kete dukuri ta shihja edhe ne Tirane. Mendoj se do t'i bente mire shtypit. Pse? Sepse shtypi atje, sic e kane pohuar vete mjaft gazetare eshte ne krize. Dhe nuk ka si te jete ndryshe,kur ka nga ata zera "gazetaresh",qe madje e jusifikojne edhe "te drejten" per spekullim ne shtyp. Keta jane
si amfibe qe e dyzojne vetveten sa te munden duke e prezantuar gjysmen e personalitetit si "politikane te mundshem" dhe gjysmen tjeter si komentatore qe nuk kane pune tjeter, pervecse te pergojojne daljet e kryeministrit ne TV. Njeri prej tyre ,me nje donkishotizem shembullor, e ka shpallur veten bashkekryetar ne nje Komison fantazme per Mbrojtjen e Kushtetutes. A thua se ketij zoterie nuk i mjaftojne kolonat e gazatave per te shfaqur veteveten si mbrojtes i Kushtetutes. Nje tjeter,per fat te keq, e ka nderruar gazetarine me letersine humoristike dhe tashme lexuesi nuk di se cfar te marre per te vertete: faktet , apo fantazine e Zylos se Driteroit ne nje variant te ri. Keta tipa gazetaresh nuk ndjehen rehat ne zanatin e tyre. Duan te bejne perpjete si politikane. Bukur. Por, nuk mund t'i perziejne te dyja, se behet corbe. Shembulli i Huckabee tregon fare qarte se politikani dhe gazetari jo vetem jane te ndare, por edhe kur konvertohen, kjo behet me nje etike te dallueshme. Huckabee e tha qarte dhe e beri divorcin nga gara politike. Ka disa politikane shqiptare qe mund ta ndiqnin shembullin e tij dhe t'i benin nder shtypit shqiptar ne krize. Ashtu sic ka disa gazetare shqiptare qe duhet , me ne fund, te bejne nje zgjedhje: t'i hyjne sfides per karriere politike apo te mbijetojne si gazetare. Dy kunguj nen sqetull nuk mbahen, thote populli.

Nuk ka komente: