e enjte, shtator 25, 2008

"Konfidenciale"


(ese)
Elinda Marku


Gjithnje edhe per fjalen qe do te thuash , mbasi e ke menduar ose nuk e ke menduar por thjesht e ndjen si peshe te nje dickaje qe clirohet e prej te ciles clirohesh duke e bere fjale, duhet nje arsye per ta thene, nje qellim per te realizuar me te (fjalen- e ardhur nga ndjenja ose nga mendimi). Ndersa me mua ndodh gjithesesi disi ndryshe .... nga zakonisht e llogjikisht ka ndodhur , ndodh e duhet ndoshta te ndodhe vazhdimisht me serialin njeri, e qe ky serial per efekt mode quhet "njerezimin"
Ndjej pra, nevojen te flas. Te them nje ndjenje ose nje mendim.Shpesh ky i fundit(mendimi) nuk eshte gjithnje i pjekur , i pelqyeshem , e per kete e ndaj fajin me fatin jo fort te mire qe kam qelluar femer ne gjini. Nuk kerkoj objekte si qellimin , ose vleren , apo ku di une c'tjeter duhet per ta bere te arsyeshme fjalen me prejardhje -mendim.
E verteta eshte se, ende nuk kam mesuar te flas. Me pak akoma te shkruaj. E di se , te dish t'i besh keto duhet te kesh mesuar te mendosh. Njeriu, i pamesuar keshtu si une , i pamesuar te mendoje aq sa te di te flase e te shkruaj, ben zhurme ,kur pretendon se eshte duke folur, zhgarravit kur pretendon se eshte duke shkruar.
Pa mundur te beje me shume se sa vetem te pretendoje, ajo qe i tepron pretenduesit eshte Ndjenje.
Pra kete di ta bej , dhe e bej mire.... por e sistemoj lemsh!


***

Pa mberritur tek ajo cka me tepron si pretenduese , per te thene , e per te shkruar.... duhet te sqaroj me shume veten se sa ate qe me degjon kur ka nerva te me degjoje... e nuk ka durim te me marre vesh.Sqarimet ndonjehere jane krijuar me shume per qellimin e mire per te bere lemsh gjithe c'qe e qarte. Eh... nese dikujt (shumekujt) i duhet nje degjues , qe te justifikoje guximin per te folur, nese dikujt i duhet nje leter dhe nje force perfytyrimi e mjaftueshme per te menduar disa lexues , me mua ndodh ndryshe. Une nuk vuaj te kerkoj veshe per fjalen time. Ndonese ende nuk kam filluar te flas me vete . Gjitheashtu as leter per shkrimin tim, e lexues para letres. Ndoshta keshtu duket sikur une po dua te them "se bota per mua do te qe mjaft e bukur pa njeriun , qe degjon, njeriun qe lexon ose njeriun qe prodhon letren.
Jo!
Nuk dua te them keshtu, edhe pse e besoj Borgesin teksa thote : -"Vetem nje njeri ka ekzituar mbi tole!" Dhe jo vetem e besoj se "vetem nje njeri ka ekzituar mbi toke" por foljen "ekzituar" e zgjedhoj gjithnje ne kohen e tashme"ekziston".E besoj ne te tashmen ate qe thota Borgesi .
Dhe e mbroj gjithe ate qe e marr si te vertete. Duke besuar e mbrojtur keshtu , nuk i mohoj aspak degjuesit, lexuesit apo prodhuesit e letres. Sigurisht as veten. S'kam si ta bej kete , edhe po te mundja! S'mund ta bej kete edhe po te dua!

Megjithe serine tone te pafundme, qe perbejme njerezimin.Njerezimin ne numrin njejes, -njerezit ne numrin shumes, vazhdon te ekzitoje vetem nje njeri i vetem mbi toke. Dhe ky i vetmi njeri, nuk ka moshe, nuk ka skadence, as vdekje. Nuk ka fame, nuk ka emer, nuk ka atdhe, etj etj. E keshtu qe nuk i duhet te luftoje, te fitoje, te humbe apo te thirret, sic kemi nevoje ne shumefishimi i tij. Ne copjet.... qe perbejme njerezimin, dhe qe luftojme ne emer te njerezimit. Sa qesharake lufta jone. Sa qesharake!
Per aq kohe sa nuk besojme se vetem nje njeri ekziton mbi toke, dhe genjehemi se edhe ne ekzitojme si njerez vec e vec... ironia e ekzitences tone , ben luften per fame, per para, per toke - atdhe- rrace etj etj etj! Edhe une ekzitoj e pervecme.E pervecme si kopje e atij njeriut te vetem,qe tha Borgesi! Keshtu i jap kuptim kopjes time, duke i minimizuar sa me shume te jete e mundur , ndjenjat e luftes per pasuri, fame , jetegjatesi e ku e di une se per cfare mund te ndjej nevoje ... !
... Secili prej nesh vuan , nga egoja , per ta besuar se eshte njeriu me i ndershem, me i miri, me i mencuri, me i dashuri, me i bukuri, me i talentuari etj etj.Kjo lloji egoje tek disa prej nesh eshte e limitizuar.... e mjafton te ndihet se eshte i tille me i miri, me i bukur, me i afti, me i pershtatshmi, etj per partnerin , te dashurin , bashkeshortin. Ashtu sic ka edhe nder ne , qe limiti i zgjatet e i zgjatet, dhe kerkon qe te imponoje kete besim tek komuniteti ku jeton , e me gjere. Pretendues te tjere , qe duan te bejne te perbotshem besimin se eshte me i miri, me i ...., me ...., dhe i vetmi ne bote.
-Keta te fundit, me syte e mije, edhe kur ve syze zmadhuese, i shikoj maksimalisht te vegjel, dhe i meshiroj si inferiroret e shpallur te atij njeriut te vetem e te vertete qe ka ekzistuar e qe ekziton ne bote. I cilesoj si imituesit me te mire te tij, por si kopjet me te dobeta.

Nuk ka komente: