e hënë, shtator 01, 2008

"Ah, ju të lumturit, Jeni në mërgim..."



Faruk Myrtaj


Nese arrin te hysh e te dalesh, ne mundsh, nga kjo situate ku te josh autori, ke shkak te thuash se e ke lexuar dhe perjetuar poezine e Vaid Hyzotit.

Ndaj dhe bashkohem me menyren e paraqitjes qe Terziu i blaton krijimtarise se tij:

"...Poezia e Hyzotit mbart jo vetëm intensitetin e emocionit, por edhe legjitimitetin e prezencës nëpërmjet stigmës së tij poetike dhe aplikon një presion konstant filozofik në idenë e tij. Poezia e tij shihet edhe si një udhërëfim në metafizikë dhe politikë, dhe si një përqëndrim filozofik poezia e tij ngjizet nga kjo metafizikë si në poezitë “Vizatim nga Nju Jorku” dhe “Kruja”, në të cilat marrëdhënia midis mendjes dhe natyrës është përcaktuar në një version specifik të pamjes trunore. Mendja e Hyzotit, nuk është vetëm frymëzim natyror, por edhe një stres i grumbulluar vitesh që tenton të bëjë rastin prekës natyror një pamje ‘pavdekësie'..."

Nje lexim i shpejte, internetik i krijimtarise se Vaid Hyzotit te krijon perfytyrimin e nje autori pesimist, por realisht eshte e kunderta; duket sikur ai e perfshine veten ne "shtresen e te pakenaqurve", por edhe kjo eshte iluzion; lexuesi i nxituar bje ne kurthin e ketij autori kur ai "luan me veten" dhe e merre per emigrant te trishtuar, por as kjo nuk eshte e vertete.

Besoj se Hyzoti si krijues eshte si nje anije mes dallgesh detare (mesdhetare) dhe oqeanike (atlantike). "Marrezia" ballkanike, sharmi mesdhetar, shkon e perfshihet dhe bashkohet me ftohtesine dhe racionalitetin amerikan dhe na servir nje lloj poezie qe nenshkruhet prej tij.

"Në Nju Jork ne erdhëm të rritur
Ndaj dhe këmbët dhe nuk mund të zënë...."

Jane rrethanat qe ngrejne mjegull, ndonjehere edhe pluhur, eshte paqartesia e horizontit te dites qe vjen, ajo qe shfaq nje dimension shtese tek poezite e Hyzotit: nuk eshte thjesht veti emigrantesh, largesia nuk eshte ajo qe vuajne rendome ikanaket si ne; madje prirem te besoj se kjo ndjesi eshte nje luks per autorin. Pa e ditur poezia mbart ate qe autori kerkon ta fsheh, per mosbezdisje te lexuesit.

"Ah, ju të lumturit/ Jeni në mërgim...", te ndjek pas si sirenat Odisene. Atdheu ka mbetur pas, prinderit ku tjeter veç atje, e shkuara njerezore -femijeria e autorit, por jo e femijeve- rinia e autorit por jo ajo ç'ka deshirojme per femijet, varferia e atjeshme paliria e atjeshme, dhe pamundesia per t'i gezuar aty ku jemi, jane te perkundertaa qe krijojne nxehtesi tek lexuesi.
Po duhet shtuar pastaj mosha e mesme ku eshte trokitur dhe pa patur nge te degjohet "hyre" jemi brenda, dhe keta trupat tane, qe na duhet t'i marrim me vehte kudo ku na duhet te shkojme me zemer e shpirt dhe aresye, nje mundim me vehte edhe ata...

Vetem ata qe ia dine vleren jetes, ata qe e kane pertypur e ripertypur ate, me te embelat dhe te thartat, por edhe me te hidhurat, vetem ata qe lene gjurmen e vete ne kete jete, ata ia dine peshen vargjeve te tille:

"Gurin e fundit do më vënë si pllakë.
Një dorë e sprovuar
Do të shkruante qarte:
Aq vitlindja,
Kaq vitvdekja.

Dhe do të vërë një vizë në mes,
Vizë të vogël, të shkurtër,

Të shkurtër sa jeta."

Por jeta eshte jete, dhe vjersherimi eshte gjithashtu trajte jete. Sic eshte dhimbja per prinderit, trajte dashurie, huajtur falas prej tyre, dikur...

"Mbyllur sy e veshë,
Do të shkoj në varrezë.
Tek dy varre pranë:
Nëna me babanë...
T'i rrok në krahqafje,
Të pi një duhan

Cigare do ndezim,
Rrathë tymi të tjerrim.
E të rri aq gjatë...
Pllakat-përqafuar;
Porsi dy oxhakë.
Unë- zjarr në të shuar..."

Shembellimi me jetet e tyre eshte gjithashtu forme dashurie, largesia e paneglizhueshme vetem se ofron ndjesi te lagesht, lotesh. Autori na fton te rindezim zjarret, zjarret e mallit, te njeriut, te dashurise.

Nen hirin e trishtimit dhe te ironise, Vaid Hyzoti na shfaq pikerisht tharmin e jetes.
Nuk ka optimiste me te medhenj se pesimistet realiste. Dhe, kur behet fjale per poetet, ne thelb ata te gjithe jane optimiste te pandreqshem!

Nuk ka komente: