(Letër Rektorit të Vlorës)
Nga Dr. Luan Zyka
z. Tanush,
Lajmi i përhapur anembanë se po i hiqet emri Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, shkaktoi një dallgë mediatike ku neoshqiptarët, të shquar për “ndjeshmërinë” kombëtare, sidomos kur nuk humbasin gjë, gjetën edhe një herë rastin për të zbarkuar ndjenjat e fyera kombëtare, krahinore, fisnore, historike, titullore etj., etj.
Pas simbolikës semiotike të emërtimeve, përtej peshës historike që mbart ky emër dhe emocioneve që lidhen me të, qëndron pesha dhe vlera e vetë institucionit. Me këtë mendim, do isha edhe unë mes atyre që nuk shkruajtën për këtë rast, deri sa lexova në internet të dhëna për ecurinë e jetës tënde z. Tanush. Dhe konkretisht më tërhoqën vëmëndjen dy karakteristika: E para, fakti që ke arritur me aftësitë e tua vetjake të bësh atë që të mohuan në atdheun tënd - të kryesh studimet e larta në një vend tjetër, në Amerikë, dhe bile të bëhesh pedagog i Universiteteve amerikane, ku kriter themelor i vlersimit të aftësive është meritokracia. E dyta, shoqëria shqiptare “e njeriut të ri” të kishte mbyllur dyert e shkollës së lartë, kur ti kishe treguar aftësi të veçanta në matematikë. Këto dy karakteristika të përvojës tënde vetjake do të përbënin lëndën e parë të mjaftueshme për çdo njeri në angazhimin e tij në çështjet shoqërore, për të përcjellë tek shoqëria vlerat themelore të meritokracisë amerikane si edhe të këmbënguljes shqiptare për arritjen e qëllimit.
Dua të besoj, se në respekt të vlerave që t’u mohuan, ti nuk ke ngecur në kurthin ideologjiko - psikologjik të së shkuarës tinzare. Shpesh eksperienca është këshilluese e keqe, sidomos kur punon për të ardhmen. Ashtu si i besoj idesë se në Shqipërinë tonë shumë gjëra duhen ndryshuar sa më shpejt dhe kryesisht nga ata që së pari kanë ndryshuar veten, ashtu si jam përpjekur të veprojë në jetën time, - dua të besoj se edhe ti ke ardhur me të njëjtën ide, me të njëjtin mision. Eshtë misioni pra, parësori në jetën e një njeriu që merr përsipër rol shoqëror dhe angazhohet me mënyrën që i shkon për shtat. Dhe ti e ke lëndën e parë për të përpunuar kryerjen e një misioni të tillë.
I nderuar koleg,
Po ashtu, kryesore për një institucion të Arsimit të Lartë është misioni dhe roli i ekzistencës dhe veprimtarisë së tij. Semiotika e emrit simbolik, Isamil Qemali, thjesht përbën një pagëzim brenda kuadrit të misionit dhe rolit të Universitetit tënd. Por zhurma mediatike që pasoi këtët rast zbuloi përsëri pathollogjinë e shqiptarëve që merren me çështje shoqërore - mungesën e një kodi të përbashkët për konceptimin e këtyre çështjeve.
A kemi ne një koncept bazë, të pranuar nga të gjithë, për rolin e Universitetit, apo mjaftohemi me shpalosjen e egocentrizmit historik shqiptar me anë të “konceptimeve origjinale”, zhurmëmadhe dhe sipërfaqësore ?!
Në Ligjin Nr.9832, datë 12.11.2007 që në fillim duket paqartësia e konceptimit të Arsimit të Lartë, ku misioni kryesor i tij sipas këtij ligji është:
a) të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve; të zhvillojë dhe të çojë përpara artet, edukimin fizik dhe sportet; të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj;
b).........
c).......
ç) të kontribuojë në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.
Kjo rradhitje shpreh rëndësinë që i jep ky ligj misionit të Arsimit të Lartë, ku parësori duhet të ishte roli shoqëror i Universiteteve për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë së vendit, pra pika ç. Ky ka qenë historikisht roli i Universiteteve. Aq më shumë në kohën e sotme ku shoqëria njerëzore është shoqëria e dijes, roli i Universiteteve ka marrë karakter më të theksuar dhe më të dukshëm shoqëror. Ky është standarti europian i arsimit të lartë, ku zhvillohen vlerat e lirisë së fjalës, kërkimi dhe mendimi shkencor, dialogu qytetar. Pra, një Universitet që prodhon dije, afron propozime dhe këndvështrime të reja për shoqërinë dhe botën.
A e luajnë këtë rol Universitetet tona në shoqërinë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit ? Cili është emri tyre në shoqërinë shqiptare ? Cili shqiptar do të çonte fëmijën e tij në Universitetet tona nëse do të kishte mundësi ekonomike për ta çuar jashtë vendit ? Cila firmë serioze biznesi do të preferonte një të diplomuar në Shqipëri para atij me diplomë të huaj (përveç administratës publike, ku ndodh e kundërta).
I nderuar koleg,
atje në Amerikë, më shumë se kudo vlerësohen autonomia, liria akademike dhe cilësia e Universiteteve
Autonomia, parim dhe mjet bazë për mbrojtjen e natyrës akademike dhe kërkimore të arsimit të lartë. Autonomi për të mbajtur sa më larg presionin e valëve partiake për qëllime të çastit. Autonomi për të krijuar klimën e duhur të zhvillimit të njohurive dhe ideve të drejtuesve të ardhshëm të shoqërisë.
Po si është deformuar autonomia në Universitetet tona, në klika dhe klube të mbyllura me interesa të çastit ? Zgjedhjet për drejtuesit e Universiteteve me grupe të ngritura mbi bazë të normave të tregut, më jep një votë - të jap një gradë shkencore, një bursë, një projekt, një vend punë për vajzën a për dhëndrin. Ky është konceptimi në praktik i autonomisë së Universiteteve tona.
Po liria akademike që ka degjenuar në krijimin e burokracisë universitare ku për interes të mbijetesës ajo do preferonte edhe një status të kolonisë shpirtërore ndaj Universiteteve të huaja ? Liria akademike është zënë prej fyti nga oligarqitë universitare - varianti ‘intelektual’ i etjes shqiptare për pushtet. Cila është figura e përgjithshme e pedagogut universitar në sytë e shoqërisë shqiptare ? Sa i ngjan meritokracia që ke njohur në Universitetet amerikane me ‘partikracinë’ e atyre që ke përreth ?
Si matet efikasiteti i Universiteteve ? Vetëm me kërkimin shkencor, vetëm me numurin e diplomave, vetëm me numurin e studentave dhe kërkesave për studime ? Edhe sikur këto të ishin në nivele të mira, nuk përbëjnë tregues të plotë dhe të mjaftueshëm për rolin e Universiteteve. Universitetet nuk janë si firmat e biznesit ku efikasiteti i tyre matet vetëm me numura. Lëvizjet e mëdha studentore, në Paris dhe Berkley kishin si motiv ripërcaktimin e rolit të Universiteteve si faktor bazë i zhvillimit shoqëror.
Sepse cilësia e Universiteteve është e lidhur me përgjegjësinë e tyre ndaj zhvillimit të shoqërisë. Ku është lidhja e Universiteteve tona me zhvillimin e shoqërisë ? Nga cili Universitet shqiptar u bë ndonjë paraljamërim për ndikimin e piramidave të famshme të viteve ’90. Ku janë studimet rreth problemeve më të mprehta të shoqërisë së sotme shqiptare ?
I nderuar koleg,
të jemi objektivë, përmbushja e standarteve të mësipërme do ishte ideale për çdo universitet në botë, por në rastin e universiteteve tona, deformimi i këtyre standarteve ka pjellë emrin apo namin e tyre të keq. Eshtë nami pra, ai që duhet ndërruar së pari, Prandaj edhe unë jam dakord që duhet ndryshuar nami - emri i Universitetit tënd, ashtu si shumë Universiteteve në Shqipëri.
Dua besoj se misioni i ardhjes tënde nga Amerika është pikërisht ky - ti bashkë me senatin, trupën pedagogjike dhe faktorët e tjerë shoqërore të ngreni famën e Universitetit. Ta bëni këtë duke ngritur flamurin e vlerave që përmendëm më sipër, duke zhvendosur vëmëndjen dhe përpjekjet nga simbolika e emrave në thelbin e problemeve.
Po të ishte thjesht për emrin tek ballina e Universitetit, nuk ishte fare e nevojshme të merrje një rrugë kaq të gjatë: E di sa shpejt vënë dhe heqin emrat e heronjve shqiptarët ? Mjafton gishti i pushtetit, dhe ata militantë që me zell vënë emrat në institucione, rrugë e rrugica, dhe po këta me nxitim turren të parët në heqjen e tyre. Bile në grevën e studentëve të shkurtit të 1991, njoha shumë syresh prej tyre...Marketingun “politik” shqiptar do e kishte zili edhe Makiaveli vetë.
Dhe atëherë kur t’ia arrini asaj dite, atëhere pra, kur të keni arritur një konfiguracion tjetër të Universitetit në sytë e botës, atëhere mund të vijë edhe koha që të shikoni aty ku është shkruajtur emri i plakut të pavarsisë Ismail Qemali - atij që konkretizoi idenë e shtetit të shqiptarëve, Kjo është simbolika e emrit të tij - simbolika e krijimit, dhe duhet nderuar si e tillë, sepse krijimi dhe krijuesit, ashtu me emrin që i njohu historia, janë të respektuar dhe të adhuruar nga çdo kulturë në botë.
Përshëndetje krijuese
Dr. Luan Zyka

Nuk ka komente:
Posto një koment