e hënë, gusht 25, 2008

Poker diplomatik m idis Washingtonit e Iranit!


Pergatiti:Raimonda Moisiu

Xhorxh W. Bush dhe administrata e drejtuar prej tij e kane te qarte cdo gje rreth Iranit: Jo bisedime koke-me-koke!
Por duke mos patur edhe asnje opsion ushtarak, dhe Teherani "po tregon briret " a do ta ndryshoje Bush taktiken me Iranin?


sipas materialit origjinal ne revisten amerikane "Newsweek"


Amerikanet dhe iranianet zyrtarisht nuk kane bisedime per cdo gje dhe rreth asgjeje .Ne kohen e Reganit ,ata paten biseduar ,pjeserisht ,por te dyja palet nuk jane ulur ,qekur Ajatollah Khomeini orientoi Rinine Radikale Islamike ,ne Teheran -midis tyre edhe presidentin aktual te Iranit -Mahmoud Ahmadinejad -per te konfrontuar -SATANIN-ne vitin 1979.Lind pyetja:-Cfare ishte Mohhamad Nahavandian ,nje keshilltar shume afer negociatorit kryesor te programit nuklear ,i cili po vizitonte Uashingtonin,muajin e kaluar?..Autoritet amerikane shprehen se ata nuk kane te bejne fare me viziten e tij.Ne fakt ata mbeten te shokuar kur moren vesh se Nahavandian posedonte nje "Green Card",(leje qendrimi e perkoheshme),qe e lejonte ate te hynte e te dilte lirshem ne Sh.B.A.,si nje qytetar i lire amerikan .Nahavandian ,pat studiuar per ekonomi politike ne Universitetin ,Xhorxh Uashington ,para se ai te ishte anetar i qeverise te Teheranit.Ai pervec te tjerave kishte qene aty edhe per punet e tij personale ,duke shetitur djalin e tij ,e duke vizituar vende turistike dhe treguar pamje nga Amerika.Por nuk qendron vetem kjo.Disa jave te shkuara ne viziten e tij te gjate ,Nahavandian informoi Ambasadorin e Iranit prane OKB-se ,ne New York.Gjithashtu ai pati edhe nje takim me zyrtare te Grupit te Krizave Nderkombetare ,nje organizate aktiviste e vendosur ne Uashington ,qe aty perpara propozoi nje rrugezgjidhje nga ana e Amerikes ,te programit nuklear iranian ,apo e shprehur ndryshe nje plan kompromisi si :Te njohe te drejten e Iranit,per te pasuruar uraniumin ,por edhe te ngrije programin per 3 vjet dhe te vendose pajisjet iraniane nen nje kontroll te rrepte nderkombetar.Gjithashtu, Nahavandian eshte treguar i rrepte dhe i rrembyer edhe me Drejtorin e Grupit per Ceshtjet ne Lindjen e Mesme ,te administrates te Klintonit ,Robert Malley,qe ,lideri suprem iranian Ajatollah Khomeini ,ishte nje njeri lakmitar per te zgjeruar tentativat e bashkepunimit midis Teharanit dhe Uashingtonit ,rreth ceshtjes se Irakut ne vecanti dhe temave te tjera.Idealisht ,kjo do te conte ne nje "Pazarllek",duke ju referuar te gjitha problemeve bilaterale ,duke perfshire ,programin nuklear ,tregetine dhe sigurine .Dikush qe nuk do te identifikohet sepse nuk deshiron te ashpersoje marredheniet e tij diplomatike me Teheranin ,u shpreh se ata e kishin te qarte qe Nahavandian po "u tregonte briret".

Gjithashtu edhe Presidenti aktual iranian , Ahmadinejad duket qe eshte nen nje "presion" midis elites ne fuqi ,ne Teheran,per t'ja kaluar njeri tjetrit me diplomaci.Lideri iranian ,Ahmadinejad ,alternon midis frikes,retorikes epokaliptike ,ne atdheun e tij dhe te treguarit te vullnetit te mire me boten e jashtme -duke i derguar nje leter prej 18 faqesh Xhorxh W.Bush-it .Ndersa ne leter viheshin re edhe tone te ashpra dhe qortuese ne drejtim te politikes amerikane ,por dergimi i letres ,riprezantoi mesazhin e pare :LEADER -TO -LEADER,midis Teheranit dhe Uashingtonit,te ngecura ne vend qe ne kohen e revolucionit ,me 1979."Ne e kuptojme tashme ,qe autoritetet iraniane -jane te detyruara te bisedojne me Sh.B.A-te ,direkt -shprehet Said Shariati-zedhenesi e Partise se Reformimit -ne jemi ne pritje te sinjaleve nga krahu tjeter."..Mesa duket kokefortesia e Bush-it ,nuk ka ndryshuar :Jo bisedime koke-me koke!Uashingtoni,eshte akoma ne bisedime me Britanine ,Francen dhe Gjermanine ,per te nenshkruar diplomacine me Iranin.Ndersa impasi diplomatik ,vazhdon dhe autoritete e Pentagonit -shprehin dyshim e druajtje ,rreth opsioneve militare.,ne te ardhmen ,por edhe nje lekundje e administrates amerikane .Negociatori ,Nensekretari i Shtetit ,Nikolas Burns ,eshte shprehur se -Ai eshte duke pritur per momentin e duhur ,kur ora e Amerikes dhe mundesia e saj e suksesit do te arrijne maksimumin..Ndersa ,ne muajt e sapokaluar ,pergjigja e SH.B.A-se ishte :"Eshte e pamundur per bisedime direkte ,tashme refuzimet nga ana e Uashingtopnit ,nuk jane te percaktuara e te qarta -shprehet i derguari i Europes,i cili punon ne Uashington dhe deshiron te mbetet anonim,per shkak te ndjeshmerise diplomatike.Sh.B.A-te duke e gjetur veten e tyre te izoluar ne Irak,qellimi i tyre aktual eshte te shmangin nje konflikt te metejshem potancial,me Iranin.Administrata e Bush-it po perpiqet te qetesoje dhe binde partneret e saj nderkombetare,ne vecanti Ministrin e Puneve te Jashtme te Gjermanise Frank-Walter -Steinneider,i cili ka argumentuar publikisht ,qe vetem Uashingtoni mund te shkele impasin diplomatik me Teheranin .Bush duket paksa i permbajtur gjithashtu edhe nga nje shmangje e re ,brenda ushtrise se tij.Pergatitja dhe hartimi i listes per goditjen e objektivit ne Iran,vazhdon ende.Por sipas ,disa zyrtareve amerikane ,te cilet nuk jane te autorizuar te bisedojne me MEDIAN,Zedhenesi i Pentagonit i ka thene Bush-it qe ushtra amerikane eshte pesimiste rreth efikasitetit ,te goditjeve ajrore ,kunder Iranit.,Biles ,vete Sekretari i Mbrojtjes ,Donald Rumsfeld ,duket i paqarte dhe aspak i qete .Kur Donald Rumsfeld u pyet se cfare dinte ai ne lidhje me programin nuklear te Iranit por duke i rikujtuar edhe eksperiencen e Irakut ,per armet e shkaterrimit ne mase (dhe nuk gjeten asgje),Rumsfeld u pergjigj shpejt e i menduar :-Padyshim qe di dicka!Gjithashtu ,Rumsfeld thirri ne zyren e tij ,Shefin e Keshillit te Forcave te Armatosura dhe i kerkoi atij te shmange zerat qe do te luanin me opsionet militare. Ushtaraket e shprehin shqetesimin e tyre ,per programin nuklear iranian,qe po perhapet gjeresisht por edhe goditjet do ta kthejne ate pjeserisht.Iranianet paguajne me cfaredo HARACI , dhe numuri ,te vendeve si:Irak,Afganistan , Gjirin,Lebanoni jugor (kunder Izraelit)dhe nepermjet akteve terroriste ne Perendim....Kritiket e administrates se Bush-it duke vazhduar te luajne shahun diplomatik ,do te thote se Teherani shume shpejt do te perfundoje ne nje bombe nukleare..Kritiket shprehen se Bush ,,kundershtoi nje inisiative te Teheranit ,ne 2003 ,per te zhvilluar bisedime direkte .Ne rast se ne do ta kishim ndjekur kete 3 vjet te shkuara , do te ishim ne gjendje,te benim nje marreveshje dhe Irani sot nuk do te kishte 164 centrifuga ,ne ditet e sotme.Por ne rast se ne bejme nje marreveshje tani,me Iranin,ne ndoshta do te na duhet jo vetem te pranojme centrifugat por edhe nje pjese nga aktiviteti i pasurimit te uraniumit ..Por edhe ne rast se presim e tre vjet te tjera ,kush e di fundin se cfare mund te behet e ndodhe?!Vetem me bisedime dhe diplomaci mund te tregohet se si do te perfundoje.



Nuk ka komente: